Tag: prill

  • Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut

    Më shumë mjete të regjistruara, dominon importi nga Koreja e Jugut

    Gjatë periudhës janar-prill 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 29250 mjete, sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

    Prej tyre, 81.6% përbëhen nga autovetura, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, regjistrimet janë rritur me plot 104%.

    Në raportin zyrtar theksohet se flota shqiptare po rinovohet ndjeshëm, me 4726 mjete të gjeneratës së fundit (0-3 vjet të vjetra) të regjistruara vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, një rritje prej 62% krahasuar me janar-prill 2023.

    Sa i përket origjinës së mjeteve të importuara, Republika e Koresë kryeson me 29.3% të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 16.5%, Italia me 15.2%, Zvicra me 8%, Kina me 7% dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.8%.

    Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe janë kryer 2541 çregjistrime të përhershme, duke shënuar një rritje prej 12% në krahasim me vitin 2024, një tregues se shumë automjete të vjetra po nxirren përfundimisht nga qarkullimi.

    Ky trend i rritjes së regjistrimeve dhe rinovimit të flotës është një sinjal pozitiv për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes mjedisore në vend.

  • Në 4 muaj, rreth 1.8 miliardë euro pagesa në vend! BSH: Vetëm në Prill, mbi 33 mijë transaksione

    Në 4 muaj, rreth 1.8 miliardë euro pagesa në vend! BSH: Vetëm në Prill, mbi 33 mijë transaksione

    Transaksionet dhe pagesat në AIPS/EURO kanë pësuar vetëm rritje gjatë vitit 2025, sipas Departamentit të Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.
    Më konkretisht, vetëm gjatë muajit Prill të këtij viti në total janë kryer 33.338 pagesa në Euro ose mbi 5390 pagesa më shumë se në muajin Mars apo rreth 7500 pagesa më shumë krahasuar me Janarin e 2025 referuar të dhënave zyrtare.
    Nga ana tjetër, edhe vlera e transaksioneve dhe pagesave në Euro ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë 4 muajve të parë të vitit aktual, ku vetëm në muajin Prill rezultuan transaksione në shifrën e 536 milionë Eurove.
    Ndërsa në total gjatë periudhës Janar-Prill 2025 u regjistruan rreth 1.8 miliardë Euro pagesa të tilla, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Referuar këtij institucioni pagesat bankare në distancë “home banking” po shënojnë gjithnjë e më tepër vitet e fundit, ku vetëm për vitin 2024 numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla, ndërsa në fund të vitit të shkuar, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%.

  • Në 4 muaj, rreth 1.8 mld Euro pagesa në vend/ BSH: Në Prill mbi 33 mijë transaksione

    Në 4 muaj, rreth 1.8 mld Euro pagesa në vend/ BSH: Në Prill mbi 33 mijë transaksione

    Transaksionet dhe pagesat në AIPS/EURO kanë pësuar vetëm rritje gjatë vitit 2025, sipas Departamentit të Sistemit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë.
    Më konkretisht, vetëm gjatë muajit Prill të këtij viti në total janë kryer 33.338 pagesa në Euro ose mbi 5390 pagesa më shumë se në muajin Mars apo rreth 7500 pagesa më shumë krahasuar me Janarin e 2025 referuar të dhënave zyrtare.
    Nga ana tjetër, edhe vlera e transaksioneve dhe pagesave në Euro ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë 4 muajve të parë të vitit aktual, ku vetëm në muajin Prill rezultuan transaksione në shifrën e 536 milionë Eurove.
    Ndërsa në total gjatë periudhës Janar-Prill 2025 u regjistruan rreth 1.8 miliardë Euro pagesa të tilla, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Referuar këtij institucioni pagesat bankare në distancë “home banking” po shënojnë gjithnjë e më tepër vitet e fundit, ku vetëm për vitin 2024 numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla, ndërsa në fund të vitit të shkuar, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin arriti në 1.35 milionë, në rritje vjetore me 23%. Klan News

  • Termometri shënoi 51.6 gradë Celsius, rekord i ri temperaturash në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Termometri shënoi 51.6 gradë Celsius, rekord i ri temperaturash në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan të premten temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin maj, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2003. Merkuri u ngjit në 51.6 gradë Celsius, sipas Qendrës Kombëtare për Meteorologji (NCM).

    Kjo temperaturë u regjistrua në orën 13:45 në Sueihan. Rekordi i mëparshëm, 50.4 pikë, ishte vendosur vetëm një ditë më parë në Abu Dhabi. Në prill, Emiratet përjetuan mot të pazakontë të nxehtë për sezonin, me temperaturën mesatare maksimale që arriti në 42.6 gradë.

    Autoritetet u detyruan të lëshonin paralajmërime për banorët, duke u kërkuar atyre të pinin shumë ujë dhe të shmangnin aktivitetet në natyrë gjatë orëve më të nxehta të ditës. Më 27 prill, termometri tregoi 46.6 gradë, duke iu afruar rekordit absolut për muajin prill që ishte vendosur në vitin 2012, me 46.9 gradë.

    Brenda 30 viteve, numri i ditëve shumë të nxehta është pothuajse dyfishuar në të gjithë botën. Shkencëtarët theksojnë se valët e përsëritura të të nxehtit janë padyshim një tregues i ngrohjes globale. Këto valë të nxehti pritet të shumohen, të intensifikohen dhe të zgjasin më shumë.

  • Horoskopi i Ditës – 24 Maj 2025: Disa marrin lajme të mira, të tjerë përballen me surpriza të papritura

    Horoskopi i Ditës – 24 Maj 2025: Disa marrin lajme të mira, të tjerë përballen me surpriza të papritura

    Dita e sotme sjell energji të përziera në yje – disa do ndihen të frymëzuar, të tjerë mund të ndihen të përhumbur. Lexoni çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj:
    Dashi (21 Mars – 19 Prill)Një takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës. Mos refuzo një ftesë – mund të fshihet një mundësi e artë pas saj.
    Demi (20 Prill – 20 Maj)Fokusohuni në financat. Sot është dita e duhur për të bërë plane konkrete për investime apo kursime. Por kujdes nga shpenzimet impulsive.
    Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)Komunikimi do jetë arma juaj më e fortë sot. Një bisedë e sinqertë zgjidh një keqkuptim që ju ka shqetësuar kohët e fundit.
    Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)Emocionet janë në kulm. Në vend që të mbylleni, kërkoni një shpatull për të mbështetur – dikush afër jush do tregojë mbështetje të sinqertë.
    Luani (23 Korrik – 22 Gusht)Kreativiteti juaj shpërthen sot. Është koha për të ndjekur një ide të vjetër që keni lënë pezull. Mos kini frikë të dilni në skenë.
    Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)Rendi dhe organizimi do ju ndihmojnë të shmangni stresin e një dite të mbushur me angazhime. Jepni prioritet shëndetit tuaj mendor.
    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)Dashuria troket në mënyrë të papritur – mund të jetë një mesazh, një telefonatë apo një takim i rastësishëm. Zemra juaj do dijë si të përgjigjet.
    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)Intuita juaj është më e fortë se kurrë sot. Dëgjojeni atë para se të merrni një vendim të rëndësishëm që lidhet me punën ose marrëdhëniet.
    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)Dita kërkon fleksibilitet. Mund të ketë ndërrime planet, por në fund, do kuptoni që ishte për të mirën tuaj. Mos u ngurtësoni.
    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)Koha për të mbledhur frytet e punës. Një njohje profesionale mund të hapë rrugë të reja. Ruani modestinë dhe vazhdoni përpara.
    Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)Jeni në qendër të vëmendjes – dhe e meritoni. Sot është dita kur një ide juaj më në fund dëgjohet nga dikush që ka ndikim.
    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)Ndiheni emocionalisht të ngarkuar, por gjithashtu më të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Jepni kohë vetes, një shëtitje në natyrë do bëjë mrekulli.

  • 820 mijë vizitorë të huaj në Prill

    820 mijë vizitorë të huaj në Prill

    Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj nga vende të ndryshme të botës edhe përgjatë muajve të pranverës.
    Këtë e dëshmojnë edhe shifrat zyrtare të Ministrisë së Turizmit, ku vetëm muajin e kaluar ishin 820 mijë vizitorë të huaj që shijuan Shqipërinë, nga 550 mijë që u regjistruan në muajin Mars të këtij viti.
    Ndërsa referuar po shifrave zyrtare gjatë 4 muajve të parë të 2025 janë regjistruar 2.45 milionë vizitorë që kanë hyrë në Shqipëri, kundrejt 2.33 milionë vizitorëve në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
    Në muajin Prill, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës ku Evropa Jugore zë 74% të hyrjeve, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13%.
    Nga ana tjetër flukset turistike në vendin tonë kanë shënuar kërkesë të lartë në strukturat akomoduese të vendit, ku vetëm gjatë muajit Mars netqëndrimet gjithsej u rritën me 30,8% nga Jugu në Veri sipas INSTAT.
    Rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare me +20,6% dhe në hotelet e akomodimet e ngjashme me +27,6%.
    Të ndarë sipas kombësive në Mars, shumica e të huajve të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri ishin 23% nga Italia, ndjekur nga Kosova me 15% dhe me 10% nga Gjermania.
    Këto të dhëna reflektojnë rritjen e interesit nga tregjet kryesore të Rajonit dhe Evropës për të vizituar vendin tonë./ Klan News

  • Eksportet në rënie, u ulën me 5% për Prillin

    Eksportet në rënie, u ulën me 5% për Prillin

    Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5 %, në krahasim me muajin Mars 2025. Ku tekstile dhe këpucë është një nga sektorët me rënien më të ndjeshme sipas INSTAT.
    “Përsa i përket sektorit të modës, është ndërrimi i stinës dhe është një periudhë më e vakët manifatura që punojnë me modën. Por, kësaj do t’i shtoj edhe disa faktorë të tjerë, të cilët janë të brendshëm dhe të jashtëm. Të brendshëm janë rritja e kostove dhe zhvlerësimi i Euros”, tha Florian Zekja.
    Për shkak të rënies së Euros, sektori fason po vuan goditje të vazhdueshme prej gati dy vitesh. Qeveria ndërhyri nëpërmjetë kredisë sovrane për të zbutur goditjen, por sipas Zekjas afatet ishin penalizuese për bizneset, ndaj këto mbështetje duhet të vijojë.
    “Garancia shtetërore u firmosë në Prill, por u lançua në fund të Korrikut, në fund të Gushtit. Ishte një garanci shtetërore me afat, deri në fund të Tetorit dhe biznesi në një periudhë kaq të shkurtër e kishte shumë të vështirë aplikimin. Megjithatë, unë them që ishte një mekanizëm shumë i mirë që duhet të përdoret përherë nga qeveria dhe duhet të jetë përherë në treg”, tha Florian Zekja.
    Koordinatori i “Pro Eksport Albania”, Florian Zekja, tha se synimet e tyre janë ciklet e mbyllura të prodhimit, dhe mekanizimi ndërsa eksportet kryesore i kanë në vendet e Bashkimit Europian.
    “Sektori i manifakturës klientët i ka të orientuar kryesisht drejt Europës, pra, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Spanjës. Objektivat tona dhe sfidat tona për të ardhmen janë rinovimi dhe automatizimi sa i madh i linjave, si për t’u bërë të pavarur nga fuqia punëtore, por edhe për të rritur cilësinë dhe rendimentin”, tha Florian Zekja.
    Në sektorin tekstil dhe këpucë janë të punësuar rreth 65 mijë punonjës në mbarë vendin./Klan News

  • Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin

    Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin

    Të ardhura që arkëtohen nga buxheti i shtetit kanë shënuar tendencë rënëse në muajin prill, për herë që nga qershori i vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, në prill u arkëtuan 64 miliardë lekë në buxhet, me një rënie prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Për periudhën janar-prill, të ardhurat arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si gjithmonë këto muajt e fundit, peshën kryesore në rritjen e të ardhurave e mbajnë të punësuarit, përmes kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagave, kryesisht në administratën publike. (nga 14.4 miliardë lekë që është rritja totale e të ardhurave në buxhet, nga sigurimet u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë më shumë).
    Shpenzimet e përgjithshme publike, për katërmujorin 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë. Buxheti ka rezultuar në katër muajt e parë të 2025-s, me një suficit prej 38.5 miliardë lekë, ndërkohë që parashikonte të rezultonte me një deficitit prej 25 miliardë lekësh, çka nënkupton se buxheti nuk ka shpenzuar rreth 63 miliardë lekë (rreth 630 milionë euro), të planifikuara për katër muajt e parë të vitit. Vitet e fundit ka gjithnjë një përqendrim të shpenzimeve në muajt e fundit të vitit.
    Të ardhurat, peshën kryesore e mbajnë kontributet  
    Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale, për muajin janar-Prill 2025, arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3 % të planit të periudhës.
    Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 14.45 miliardë lekë më shumë ose 6.2 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.6 për qind të planit vjetor.
    Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Prill 2025, janë në shumën 163.9 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 0.9% më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Prill të vitit 2024, janë mbledhur 16.6 miliardë lekë ose 11.3% më shumë.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Prill 2025 u realizuan në vlerën 72.4 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Prill 2025, janë 48.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në masën 20 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Prill 2025.
    Të ardhurat nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në vlerën 786 milionë lekë, në masën 83.4 % kundrejt planit të periudhës Janar – Prill 2025.
    Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Prill 2025, janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 52 milionë lekë ose 1.9% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim në masën 89.7% kundrejt planit të periudhës.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 91.5 miliardë lekë, 13.1 miliardë lekë ose 16.7% më shumë se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 3.6% më shumë.
    Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 25.5 miliardë lekë, 5.9 miliardë lekë ose 29.9% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, dhe me realizim 2.1 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar – Prill 2025 janë 5.4 miliardë lekë.
    Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.5 miliardë lekë.Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 29.2% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 14.6% më shumë se plani i periudhës Janar – Prill 2025.
    Taksat nacionale, për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 14.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024.Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe realizim në masën 103.4% të planit të periudhës.
    Shpenzimet:Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë me një realizim në masën 94.3 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5 për qind më i lartë ose rreth 21.49 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 25.2 për qind të planit vjetor.
    Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 për qind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë./ Monitor

  • Inflacioni zbriti në 2.3%, zgjedhjet dhe turizmi rritën fuqinë blerëse të konsumatorëve

    Inflacioni zbriti në 2.3%, zgjedhjet dhe turizmi rritën fuqinë blerëse të konsumatorëve

    Inflacioni po shfaq sërish tendenca rritëse.

    Në muajin prill Instituti i Statistikave raporton për një rritje të treguesit të çmimeve me 2.3% krahasuar me prill 2024. Pavarësisht se në këtë periudhë kemi një dalje të prodhimit vendas në treg dhe një ulje e çmimeve, në realitet nuk ka ndodhur kështu.
    Për ekspertët e ekonomisë faktorët ndikues janë kryesisht zgjedhjet por dhe fillimi i sezonit turistik.
    Sipas INSTAT ndalur sipas grupkategorive janë ushqimet që rritën më shumë inflacionin kryesisht zarzavatet e bulmetrat ndikuan më shumë, pasuar nga qiratë, mobiljet por dhe argëtimi e kultura si pasojë edhe e shtimit të flukseve turistike.
    Rritja e inflacionit është lamëruar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon vendosjen e këtij treguesi në objektivin prej 3%. Ndërsa rrezik mbeten edhe presionet e jashtme.
     

    Top Channel

  • Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

    Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

    Inflacioni ka shënuar rrije për muajin Prill. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Prill është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.
    Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, pavarësisht se duhet të ndodhte e kundërta sepse në treg në këtë periudhë dalin produktet vendase. Por ecuria negative e prodhimit bujqësor ka sjell rritje të inflacionit në nivelin më të lartë të 15 muajve të fundit.
    Sipas INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit janë grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 dhe më pas janë grupet e tjera  që kanë pësuar rritje më të ulët, si mobilje, mirëmbajtje shtëpije, veshjet, këpucët por edhe hotelet dhe kafenetë.
    Në grupin e ushqimeve, konsumatorët hasin ccmime më të larta për “zarzavate përfshirë patatet” me një rritje 7,7 %, pasuar “vajra dhe yndyrna” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 % ndërsa rritje më të ulët kanë “bukë dhe drithra” me 1,4 %./ Klan News