Tag: prill

  • Rritja e PBB-së në Bullgari ngadalësohet

    Rritja e PBB-së në Bullgari ngadalësohet

    Ekonomia e Bullgarisë u zgjerua me një ritëm pak më të ngadaltë në tremujorin e parë të vitit 2025, tregoi së fundmi një raport nga zyra e statistikave.Të dhëna të veçanta zyrtare treguan se inflacioni i çmimeve të konsumit u zbut në muajin prill në nivelin më të ulët në katër muaj.Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.1% në bazë vjetore në tremujorin e parë, pas një rritjeje prej 3.4% në tre muajt deri në dhjetor.Për sa u përket shpenzimeve, konsumi i përgjithshëm u rrit me 7.1% në bazë vjetore në tremujorin e parë dhe formimi i kapitalit bruto u rrit me 6.1%. Ndërkohë, eksportet ranë me 3.4%, ndërsa importet u rritën me 6.2%.Në bazë tremujore, PBB-ja shënoi një rritje prej 0.6%.Në vende të tjera, inflacioni i çmimeve të konsumit ra duke arritur nivelin më të ulët 4-mujor prej 3.5% në prill, nga një rritje prej 4.0% në mars.Tarifat e transportit ishin 3.1% më të ulëta krahasuar me vitin e kaluar dhe kostot shëndetësore ranë me 5.4%. Ndërkohë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 5.9%.Çmimet mujore të konsumit ranë me 0.8% në prill, nga një rritje prej 0.2% një muaj më parë. Kjo ishte rënia e parë në shtatë muajKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Importet e hidrosanitareve, janar-prill 2025

    Importet e hidrosanitareve, janar-prill 2025

    Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës i…

  • Tmerr në SHBA/ Vdekjet e pashpjegueshme ngjallin frikën e vrasësve serialë, 13 të vdekur për 3 muaj

    Tmerr në SHBA/ Vdekjet e pashpjegueshme ngjallin frikën e vrasësve serialë, 13 të vdekur për 3 muaj

    Adriana Suazo

    SHBA- Zbulimi i trupit të Adriana Suazo-s në një zonë të pyllëzuar në Milton, Massachusetts, ka rritur shqetësimet në të gjithë Anglinë e Re (New England) në lidhje me numrin e vdekjeve të pashpjegueshme në këtë zonë në muajt e fundit. Kufoma e Suazos, 21 vjeçe nga Bostoni, u gjet nga një kalimtar të dielën, më 1 qershor. Sipas prokurorit të çështjes, trupi i saj nuk kishte shenja të dukshme traume dhe shkaku i vdekjes po hetohet nga Zyra e Mjekut Ligjor.
    Vdekja e Suazos është më e fundit në një seri rastesh shqetësuese.
    Që nga marsi i vitit 2025, të paktën 13 trupa janë gjetur në të gjithë Massachusetts, Connecticut, Rhode Island dhe Maine, shumë prej tyre në zona të largëta ose të pyllëzuara. Ndërsa departamentet lokale të policisë dhe prokurorët e distriktit vazhdojnë të hetojnë çdo rast individualisht, vëllimi i madh dhe afërsia kohore kanë çuar në spekulime se kemi të bëjmë me një vrasës serial. Por vetëm publiku mendon kështu!
    Agjencitë ligjzbatuese kanë kundërshtuar idenë e një autori të vetëm, duke përmendur mungesën e lidhjeve mjeko-ligjore në secilin rast.
    RASTET E TJERA:
    Më 6 mars, 35-vjeçarja Paige Fannon u gjet e vdekur në lumin Norwalk në Connecticut. Më vonë atë muaj, më 19 mars, trupi i copëtuar i 58-vjeçares Suzanne Wormser u gjet në një valixhe në Groton, Connecticut. Shoqja e saj e dhomës u arrestua, por vdiq pak më vonë në paraburgim. Denise Leary, 59 vjeç, u gjet e vdekur në New Haven më 25 mars, e ndjekur një ditë më vonë nga 56-vjeçarja Michele Romano, kufoma e të cilës u gjet në pyllin e Foster, Rhode Island.
    “Trendi” vazhdoi edhe në prill!
    Më 9 prill, një kufomë e paidentifikuar u gjet në Killingly, Connecticut. Më 20 prill, një trup u nxor nga lumi Seekonk në Pawtucket, Rhode Island, i ndjekur nga një trup tjetër i gjetur në lumin Connecticut pranë Rocky Hill më 27 prill. Po atë ditë, një trup tjetër u zbulua në Taunton të Massachusetts. Më 22 prill, trupi i 45-vjeçares Meggan Meredith u gjet pranë një shtegu biçikletash në Springfield të Massachusetts.
    Ndërsa më 30 maj, 34-vjeçarja Jasmine Wilkes u gjet e vdekur në Edgewood Park në New Haven. Rasti u ndoq nga Adriana Suazo. Të jetë e gjitha një rastësi?/ZËRI

  • Shifrat e para: Tarifat shpërblejnë Trumpin! Defiçiti tregtar përgjysmohet, por ka një truk…

    Shifrat e para: Tarifat shpërblejnë Trumpin! Defiçiti tregtar përgjysmohet, por ka një truk…

    Të dhënat më të pritura nga Donald Trump kanë mbërritur. Tarifat po japin efektet e tyre të para.
    Dhe këto janë efekte që janë muzikë për veshët e presidentit amerikan: deficiti tregtar amerikan në prill është përgjysmuar, falë një rritjeje të eksporteve dhe një rënieje të importeve.
    Dhe anasjelltas, Kanadaja po ecën keq: deficiti tregtar arrin nivele rekord. Por pas këtij ribalancimi midis dy vendeve që dikur ishin miq të mirë, por tani e shohin njëri-tjetrin me dyshim, ekziston një element që drogon shifrat që e bëjnë Trumpin të lumtur: rezervat.
    Në kuptimin që tregtarët amerikanë në muajin mars grumbulluan produkte evropiane ose kineze në funksion të tarifave të 2 prillit, duke bërë shumë blerje. Kështu, rënia në prill ishte edhe më e dukshme.
    Sipas Departamentit të Tregtisë të SHBA-ve, deficiti tregtar ishte 61.6 miliardë, një rënie më drastike nga sa kishin pritur ekonomistët.
    Në mars, megjithatë, ai kishte arritur një rekord negativ prej 140.5 miliardë për shkak pikërisht të nxitimit për rezerva.
    Fakti është se nga një muaj në tjetrin deficiti tregtar është më shumë se përgjysmuar, pra -55%.
    Në detaje, eksportet u rritën me 3% (289.4 miliardë dollarë), ndërsa importet ranë me 16.3% (351 miliardë dollarë).
    Kush po e pëson më shumë është Kanadaja, fqinji dhe dikur aleati më i mirë i SHBA-ve.
    Deficiti tregtar i Kanadasë arriti një nivel rekord prej 7.1 miliardë dollarësh në prill 2025, nga 2.3 miliardë dollarë në mars, tha Instituti i Statistikave të Kanadasë.
    Pasi SHBA-të vendosën tarifa për mallrat kanadeze në mars, tarifa shtesë u vendosën në fillim të prillit, veçanërisht për automjetet motorike të prodhuara në Kanada.
    Shitjet në SHBA u tkurrën me 15.7%, ndërsa eksportet në vendet jashtë SHBA-ve u rritën me 2.9%.
    Shkurt, për momentin Trump mund të shpallë fitoren. Duke pritur të dhënat e majit, të cilat do të japin një tregues tjetër të shëndetit të tregtisë, si amerikane ashtu edhe globale.
    Gjithashtu sepse këto ditë i vetmi fakt i sigurt është pasiguria, siç kujtoi sot presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

  • Shifrat e para: Tarifat shpërblejnë Trumpin, deficiti tregtar përgjysmohet, por ka një truk

    Shifrat e para: Tarifat shpërblejnë Trumpin, deficiti tregtar përgjysmohet, por ka një truk

  • Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor.Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar ndjeshëm vlerat e viteve të mëparshme.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet e grupit të qeramikës janë rritur 29% sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, me vitin 2019 importet janë rritur 92%.Pas një rënie të moderuar nga pandemia Covid-19 në vitin 2020, importet nisën të rimëkëmben. Në vitet 2021–2024, volumi i importeve për grupin e qeramikës për muajt janar–prill qëndroi mes 76 dhe 79 mln kg, duke treguar një rikuperim të qëndrueshëm.Sipas përfaqësuesve të operatorëve të pajisjeve hidrosanitare rritja e importeve për periudhën janar-prill është ndikuar nga intesifikimi i aktiviteteve ndërtimore në vend që ka çuar edhe për një kërkesë në rritje për materiale ndërtimi, sidomos për produkte qeramike, si pllaka dhe hidrosanitarë.Për janar-prill 2025 importet u kryesuan nga India dhe Spanja, duke zënë përkatësisht secila 23% dhe 22% të peshës së totalit të periudhës. Pjesa tjetër e importeve dominohet nga Turqia me 13% të peshës, e ndjekur nga Serbia me 12% dhe Italia me 10% të peshës së totalit.Sipas përfaqësuesve të një prej kompanive të shitjes së hidrosanitareve rritja e importeve është e ndikuar tërësisht nga sektori i ndërtimit në jug të vendit, ku është përqendruar zhvillimi i projekteve turistike, si resorte, komplekse rezidenciale dhe hotele, por edhe të kryeqytetit.Ndërsa kërkesa e konsumatorit familjar për hidrosanitare vijon të jetë me rënie që pas pandemisë së Covid-19, për shkak të emigracionit të familjeve të reja.Ndonëse projektet e mëdha turistike dhe ndërtimet urbane në Tiranë mbajnë gjallë kërkesën për qeramikë, pritshmëritë e operatorëve për të ardhmen janë pesimiste, ku presin rënie të kërkesës për apartamente nga familjarët, e ndikuar nga emigracioni dhe çmimet e larta të shitjes, e cila pritet të reflektohet edhe në sektorin e tyre. / D.AzoBurimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Importet e hidrosanitareve rriten 29% për janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    Importet e hidrosanitareve rriten 29% për janar-prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

  • Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë

    Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë

    Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Kjo vlerë më e ulët është e nxitur kryesisht nga rënia e kredisë për bizneset dhe korporatat jofinanciare private.
    Në muajin Prill të vitit 2025 kredia e re e dhënë për binzeset regjistrohet në 20.5 miliardë lekë, nga 24.8 miliardë lekë në Prill të vitit 2024. Rënia vlerësohet në pak më shumë se 4 miliardë lekë ose 17.6%.

    Nëse analizojmë huanë e dhënë të cilësuar sipas aktivitetit të tyre ekonomik rezulton se vazhdojnë të dominojnë në marrjen e kredive “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, që përfitoi 8.7 miliardë lekë, ose 17.2% më pak krahasuar me Prillin e vitit të kaluar, por njdeshëm më shumë krahasuar me Marsin e të njetit vit. Pesha e kredisë që shkon për tregtinë ndaj totalit të kredive të reja të dhëna për muajin Prill vlerësohet në 43%.
    Në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Industria përpunuese” me përkatësisht 4.36 miliardë lekë dhe 2. 53 miliardë lekë kredi të re. Theksojmë se “Ndëtimi” dhe “Industria përpunuese” janë ndër sektorët që shfaqën rritje krahasuar me vitin e mëparshëm, prej 25% dhe 45% respektivisht.
    Pesha që zënë këto sektorë ndaj totalit vlerësohet në 21.7% për ndërtimin dhe 12.5% për industrinë përpunuese. Pra rreth 77% e kredisë totale u alokua drejt këtyre 3 sektorëve.
    Nga ana tjetër, sektorët që kanë marrë më pak kredi gjatë këtij muaji janë “Arsimi” dhe “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike” me 37 milionë lekë dhe 60 milionë lekë respektivisht. Këto sektorë kanë marrë relativisht më pak kredi krahasuar me sektorët e tjerë duke treguar një orientim më të ulët të tyre drejt investimeve me huamarrje.
    Nëse analizojmë shifrat në terma vjetorë vëmë re se sektori që ka përjetuar rënien më të madhe është pikërisht arsimi pasuar nga aktivitete të tjera shërbimi.

    Nga Xhorxhina Deda / ScanTV

  • Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi, rriten në euro

    Depozitat në lekë në rënie për të dytin muaj radhazi, rriten në euro

    Individët dhe bizneset kanë kursyer më pak në muajt e parë të 2025-s, në raport me vitet e mëparshme, ku tendenca ka qenë më e dukshme për monedhën vendase.Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në prill, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit prill ishte 640 miliardë lekë, me një rënie prej 0.75%, ose rreth 5 miliardë lekë në krahasim me muajin e mëparshëm.Ky është muaji i dytë kur tendenca e depozitave në monedhën vendase është në rënie, ndryshe nga janari dhe viti 2024, kur tendenca ishte me rritje të fortë.Në ecurinë e prillit ka ndikuar rënie e depozitave të korporatave financiare, që janë tkurrur me 6.1 miliardë lekë, ose 6.3$ më pak. Kursimet e rezidentëve janë rritur shumë lehtë me 0.3%, duke mos arritur të amortizojnë tkurrjen e depozitave të bizneseve.Me bazë vjetore (prill 2025/prill 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 9.27%, ose gati 60 miliardë lekë më shumë.Euro është rikthyer në prill si monedha më e preferuar për të kursyer. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët arriti në 8.056 miliardë lekë në fund të muajt prill, me një rritje prej 45 milionë eurosh, ose 0.6% më shumë se muaji i mëparshëm.Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët. Ky përmirësim erdhi pas një rënieje prej 80 milionë euro të depozitave në valutë.Me bazë vjetore (prill 2025/prill 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7%, ose 566 milionë euro më shumë.Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të prillit, stoku total i depozitave ishte 1.37 trilionë lekë, me një rënie prej 0.35% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 4.8 miliardë lekë më pak, e ndikuar nga rënie e kursimeve në lekë.Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.Burimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

    INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

    Aksidentet rrugore kanë rënë me 17% në 4 muajt e parë të këtij vitit, në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Sipas INSTAT, nga Janari deri në Prill këtë vit janë regjistruar 413 ngjarje, nga 500 që pati në 2024-ën.
    Në 88% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
    Ndryshe nga vjet kur të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç shkaktuan numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, këtë vit pjesa më e madhe e tyre është kryer nga grupmosha 35-44 vjeç, dukë zënë 21% të totalit të ngjarjeve rrugore.
    Fatmirësisht edhe numri i të aksidentuarve është në rënie.
    Konkretisht, këtë vit në 4 muaj ka pasur 589 jetë të humbura dhe të plagosur, rreth 100 më pak sesa në vitin 2024.
    Nëse ndalemi vetëm tek të dhënat e muajit Prill, janë shënuar 112 aksidente, 9% më pak sesa vjet.
    Numri më i lartë i këtyre ngjarjeve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00.
    Tv Klan