Prilli sjell energji pak më pozitive nga ana astrologjike. Ditët e para të tij, ndodh kthimi në vijë të drejtë i planetëve që deri më tani ishin në prapavijë (Mërkuri, Afërdita) duke na dhënë një hov të ri. Gjithsesi, vështirësitë dhe pengesat do të vijojnë të jenë të pranishme, paralajmëron astrologia Chrysanthi Kalogeri në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
Sipas astrologes, ngjarjet e marsit do të ndikojnë edhe këtë muaj. Situatat ndërlikohen paksa nga data 19-25 prill dhe mund të përshkallëzojnë në konflikte.
Chrysanthi Kalogeri: Muaji prill nuk është aq i ngarkuar sa marsi. Do të kthehet Mërkuri në datën 7 në kurs të drejtë, do të kthehet Afërdita kështu që mbarojnë problemet në prapavijë që kemi filluar që nga nëntori dhe na kanë lodhur dhe kanë sjellë pengesa e vështirësi. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që disa nga aspektet që do të shohim në muajin prill, do t’i kenë bazat e rrënjët në muajin mars sepse hëna e plotë në Peshore në datën 13, na sjell përballë konflikteve, pengesave, prishjeve të marrëdhënieve që i kanë rrënjët te planetët në prapavijë, eklipset dhe sidomos të atij të datës 29 mars. Një periudhë e vështirë vjen nga data 19-25 me Marsin në Luan që takon Plutonin ku do të ketë një situatë pak shpërthyese, një luftë të hapur. Gjatë prillit, do të kemi kontradikta për pretendime territoriale në nivel botëror, por edhe konflikte në nivel social, politik apo personal ku qëllimi i tyre është në interesa financiare. Kjo kryesisht me kalimin e planetëve në shenjën e Demit pas datës 20 dhe hënën e re më 27 prill dhe rezultatet do t’i shohim në maj. Brenda prillit mund të kemi fenomene natyrore sepse implikohet Marsi me Plutonin. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm sidomos rreth datës 13 dhe 19-25 prill, por edhe me hënën e re në Dem ku do t’i shohim rezultatet më pas.
Dashi – Gjatë këtij muaji do të jeni shumë aktivë deri në datën 20-25, përqendrohuni në marrëdhënie e bashkëpunime. Mos u nxitoni, mos merrni mendime të nxituara para datës 25. Do të zgjidhni probleme lidhur me punën, familjen, pronën gjatë kësaj periudhe. Pas kësaj date, fokusohuni në sferën financiare dhe sigurinë e brendshme.
Demi – Gjatë muajit prill e deri në datën 20 veproni më të tërhequr, në intimitet, rishikoni planet tuaja, gjeni kohë të çlodheni, shikoni një film me të dashurin tuaj, bëni planet për hapat e menjëhershëm pas kësaj date. Jini të kujdesshëm nga data 19-24 të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Mbroni marrëdhëniet personale e profesionale dhe do të keni mbështetje e mundësi të realizoni ndryshimet që doni. Ndoshta këto ndryshime mund të vijnë të detyruara sesi është momenti të përshtateni.
Binjakët – Është një periudhë ku akoma keni probleme nga e kaluara, probleme në jetën profesionale, sociale ose personale dhe për momentin, të lindurit në 10-ditëshin e tretë, merrini me qetësi këto çështje. Do ta gjeni veten më mirë pas datës 7 dhe kryesorja, kapni shanset që ju paraqiten dhe përfitoni nga to. Periudha është erotike për ju në datën 25, por mos u nxitoni dhe mos merrni vendime përfundimtare. Pas datës 25, fokusohuni në jetën intime që do t’i vini në zbatim pas datës 20 maj.
Gaforrja – Është një periudhë pozitive 10-ditëshi i parë i muajit sepse mund të rishikoni gjërat për të ardhmen, të udhëtoni, të arrini dhe të përforconi pozitat dhe arritjet tuaja. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, por edhe të tjerët, duhet të përpiqen të kenë një ekuilibër midis karrierës, jetës sociale e familjes. Mos i acaroni gjërat, mos u bëni gërnjarë dhe pas datës 24-25, fokusohuni në sferën financiare ku do të keni të ardhura, por duhet të jeni edhe parashikues sepse do të dalin shpenzime aty ku s’e prisni. Mbështetuni në forcat tuaja sepse të tjerët jo se nuk duan t’ju ndihmojnë, por ndoshta s’do të kenë mundësi.
Luani – Në 10-ditëshin e parë mund t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me sferën financiare dhe mbështetjen që kërkoni për të bërë ndryshime në jetën sociale ose sferën profesionale. Me pak punë e vështirësi, nëse do të insistoni do të gjeni mbështetje. Kryesorja është që në datën 11, Marsi kalon në shenjën tuaj dhe do tëjetë një periudhë shumë aktive për ju, do të krijoni, do të realizoni dyfishin e punës në krahasim me një periudhë tjetër. Jini shumë të kujdesshëm nga data 19-25 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 5-6 ditët e para të shenjës. Jini të kujdesshëm me hënën e re në Dem në datën 27 ku duhet të mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë. Përgjithësisht periudha deri në datën 19-20 është e mirë për ju, hapen horizonte të reja. Përpara se të merrni vendime përfundimtare për planet afatshkurtër, mirë është t’i hetoni edhe njëherë dhe të mos nxitoheni për fillimet që doni të bëni.
Virgjëresha – 10-ditëshi i parë i muajit është shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet tuaja personale, profesionale, një bashkëpunim financiar që donni të bëni. Do të spastroni marrëdhëniet tuaja, disa do të forcohen, do të shkojnë në një hap tjetër, për disa të tjera do të merrni vendime përfundimtare. Në pjesën e parë të muajit dhe në datën 20-25, fokusohuni më tepër në sferën financiare, jini të kujdesshëm e parashikues, të kujdesshëm në detyrimin ndaj të tjerëve dhe të fokusuar në mënyrën sesi do të menaxhoni xhepin tuaj. Pas datës 20, periudha është shumë e mirë për ju dhe sidomos pas datës 25 ku do të keni ndryshime në lidhje me planet për të ardhmen.
Peshorja – Është një muaj shumë i rëndësishëm ku vëmendja juaj do të jetë te marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe do të keni disa ndryshime. Duhet të përqendroheni te vetja dhe të shikoni çfarë doni, të kujdeseni më tepër për veten. Do të gjeni, ndryshoni punë dhe të keni arritje. Pas datës 25, fokusohuni në sferën financiare dhe bëni një menaxhim të mirë aty.
Akrepi – Periudha është shumë e ngarkuar në përditshmëri e punë ku duhet të jeni të kujdesshëm, por duhet të kujdeseni edhe për shëndetin, të çlodheni, të evitoni prapaskenat nëse keni probleme që mund t’ju ekspozojnë. Pas datës 20-24, vëmendja duhet të jetë te marrëdhëniet e bashkëpunimet ku do të ketë ndryshime. Kini kujdes nga data 19-24 të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 4-5 ditët e para të shenjës.
Shigjetari – Është periudhë shumë aktive, do të jeni shumë sociale, por pengesat mund të ndikojnë në anën psikologjike. Mos e lini veten të bjerë, por fokusohuni në jetën tuaj personale, erotike, çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe zgjidhini me qetësi. Pas datës 25, fokusohuni te përditshmëria dhe ndryshimet në punë.
Bricjapi – Muaji është shumë aktiv sidomos në 10-ditëshin e parë të tij ku jeni në lëvizje, me kontakte, me udhëtime të vogla ku doni të promovoni punën, veten e planet. Muaji prill kërkon përkushtim në një ekuilibër mes sferës sociale, punës dhe familjes. Kini kujdes në presionet që do të keni nga të tjerët, bashkëshorti, bashkëpunëtorët apo familja dhe trajtoni me qetësi presionet. Periudha do të jetë më e mirë nga data 20-25 që do të jetë erotike e krijuese.
Ujori – Është një periudhë me fat, fokusi në 11 ditët e para është sfera financiare. Mund të keni një përfitim që s’e prisni. Në pjesën e parë të muajit, foksuohuni në plane që keni për të ardhmen, por mos merrrni vendime përfundimtare. Nga data 19-24, shumë të kujdesshëm të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Nga data 20, foksuohuni në shtëpi e familje ku mund të ndryshoni vendbanimin.
Peshqit – Një periudhë shumë e mirë për ju, Neptuni ka ikur, por prekeni nga probleme personale e familjare. Do të keni zhvillime shumë të mira. Gjatë muajit prill, fokusi do të jetë në sferën financiare, në iniciativat që doni të merrni të cilat duhet të jenë shumë të kujdesshme. Pas datës 20, do të udhëtoni, komunikoni, lëvizni e bëni kontakte që do të ndikojnë në cilësinë e jetës.
Tag: prill
-

“Situatë shpërthyese”, astrologia parashikon periudhën e vështirë për shenjat gjatë prillit
-

“Kushtojini vëmendje shëndetit!”, horoskopi javor, 31 mars – 6 prill, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Këtë javë do të ndjeni një rritje energjie dhe motivimi. Është një kohë ideale për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me punën. Jeta e dashurisë mund të jetë e trazuar, por biseda e sinqertë zgjidh gjithçka.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Fokusi juaj është te financat – mund të gjeni një burim të ri të ardhurash. Marrëdhëniet romantike janë të qëndrueshme, por përpiquni të jeni më fleksibël në komunikim. Kushtojini pak më shumë vëmendje shëndetit tuaj.
Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Do të jeni jashtëzakonisht të shoqërueshëm dhe karizmatik këtë javë! Mundësi të reja biznesi ose njohje që ju sjellin dobi janë të mundshme. Në dashuri, ndodh diçka emocionuese, ndoshta një takim befasues.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Do të ndjeni nevojën për tërheqje dhe introspeksion. Është një kohë ideale për zgjidhjen e dilemave emocionale. Kujdes me kolegët në punë, pasi mund të ndodhin keqkuptime.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Dinamika në punë dhe në jetën shoqërore po përshpejtohet. Ndiqni ritmin tuaj dhe mos e shtyni veten shumë. Ndryshime të papritura janë të mundshme në dashuri, lëreni intuitën tuaj të jetë udhërrëfyesi juaj.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Puna juaj po shkon mirë, por përpiquni të mos merrni shumë përgjegjësi. Përqendrohuni në prioritetet. Jeta dashurore sjell stabilitet dhe siguri, por mos harroni për gjestet e vogla romantike.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Krijimtaria juaj është në kulmin e saj, shfrytëzojeni për të arritur qëllimet tuaja. Në dashuri jeni simpatik dhe tërheqës, por mos lejoni që dilemat t’ju paralizojnë. Besoni intuitës suaj.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Kjo javë sjell një mundësi për një rivendosje emocionale dhe biznesi. Sfidat janë të mundshme, por mund t’i zgjidhni lehtësisht nëse qëndroni të qetë. Mos e lini pas dore pushimin dhe kujdesin për veten.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Optimizmi juaj ju sjell sukses! Kjo është periudha e përsosur për udhëtime, mësime dhe përvoja të reja. Jeta e dashurisë është interesante, por kini kujdes të mos premtoni më shumë sesa mund të jepni.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Fokusi juaj është te financat dhe planet afatgjata. Progresi është i sigurt, por jini të durueshëm. Në dashuri mund të lindin mosmarrëveshje, ndaj zgjidhni fjalët me kujdes.
Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Do të ndjeni një valë frymëzimi dhe idesh, të cilat mund t’ju sjellin mundësi të reja biznesi. Ndryshime të papritura po ju vijnë në dashuri – mund të shfaqet dikush nga e kaluara.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Kjo është koha kur i përkushtoheni vetes dhe emocioneve tuaja. Puna mund të sjellë stres, por gjithçka zgjidhet me durim. Jeta e dashurisë sjell butësi dhe mbështetje – kënaquni me ndjenjat tuaja.
Këshilla për të gjitha shenjat: Kjo javë sjell mundësi për rritje, por edhe sfida që testojnë durimin. Qëndroni besnikë ndaj vetes dhe mos harroni të mbështeteni në intuitën tuaj. Pasuria favorizon guximtarët! -

Trump i vendos afat TikTok-ut, pronar jo-kinez deri më 5 prill ose do të mbyllet në SHBA
Marrëveshja për të shitur TikTok nga kompania e saj mëmë kineze tek një blerës jo-kinez do të arrihet para së shtunës, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti ka vendosur një afat më 5 prill në janar që TikTok të gjejë një blerës jo-kinez ose do të përballet me mbyllje në SHBA për arsye sigurie kombëtare, që do të hyjë në fuqi këtë muaj sipas ligjit të vitit 2024.
“Ne kemi shumë blerës potencialë”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
“Ka një interes të jashtëzakonshëm për TikTok, unë do të doja që TikTok të vazhdojë akoma”Top Channel
-

“Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin prill, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023.
Muaji prill nuk ka ndyrshim nga marsi, deri në datën 7. Jemi me hënën në mbushje dhe emocioni do jetë shumë i mirë. Kemi një hyrje shumë të rëndësishme në Prill. Neptuni te Dashi, deri në Janar 2026.Ky Neptun si ndikim te individ nuk e prek shumë. Më të privilegjuarit janë Dashi dhe Peshorja.
Do ketë ndikim shumë të fortë në kushtet ekonomike, politike dhe klimatike të vendeve dhe botës.
DashiËshtë një muaj që qëllimi dhe kryefjala është kontrolli i ekonomisë. Ndikimi i Neptunit do të ndihet vetëm te të lindurit në ditën e parë të shenjës. Marsi te Lunaët favorizon ndryshimet, pavarësisht se deri në datën 19 vazhdojnë të kenë vonesa. Periudha më e gëzuar dhe më e shpejtë dhe me ndryshime thelbësore nis me 19 prill. Kujdes me risqet ekonomike në ditët e fundit prill.
DemiMarsi te Gaforrja, në momentin që kthehet mërkuri dhe venusi në të drejtë, është shumë më favorizues se Marsi te Luanët. Në prill do ndihen mirë me veten dhe më të kthjellët, pavarësisht vështirësive të marsit. Do jeni produktiv dhe me rezultate të mira, por ndjesia e muajit është që bie ritmi i punës. Emocionet dhe familja janë çështjet kryesor të muajit. Mund të dali në mes të muajit tematikë një çështje leku.
BinjakëtJupiterin e kanë në të drejtë dhe këtë herë jo me ndikime negative. Janë vendosur në të drejtë njëri në datën 8 dhe tjetri në datën 13. Janë në një pozicion jo shumë komod për binjakun në vetvete, por do i zotërojnë mirë. Neptuni te Dashi, të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të nisin të mendojnë si do ishte e përditshmja e tyre nëse do kenë ndryshime të mëdha të papritura, në aspektin e punës. Shija e prillit është e mirë për ata që merren me sporte dhe me gazetarinë.
GaforrjaMë në fund do largohet Marsi nga Gaforrja. Kjo do ndihmojë dhe lehtësoje shumë Gaforren. 13-19 prill do jetë periudha më e rëndësishme për ju. Do vendosin në agjendën e tyre detyrime që mezi i pret. Humori, energjia dhe ritmi do jenë shumë më mirë nga periudha shkurt-mars.
LuaniMarsi te Luanët bën që të veshin atletet dhe të nisin vrapin. Ndryshon ritmi dhe agjenda. Do ndihen ndryshe në raport me të tjerët. Do mund të shijojnë vëmendjen në të gjitha ambjentet. Prilli do jetë i ndarë në 2 pjesë. 8-16 jep shije të mirë për çështje që i keni nga nëntori 2023. Pjesa e dytë do merren intensivisht në karrierë dhe me zhvillime të rëndësishme.
VirgjëreshaMërkur-Venus te Peshqit përballë tyre. Sqarime, rregullime, korigjime, riorganizime do ndodhin në çdo lloj fushe që bashkëpunojnë dhe veprojnë. Vendosini në agjendë, shfrytëzoni maksimalisht këtë moment për të korigjuar çfarë është e mundur. Marsi te Lunaët shënon mbylljen e disa detyrimeve për të hapur vend për detyrime të tjera.
PeshorjaMarsi te Lunaët ju shkon shumë. Minimalisht e zotëroni mirë dhe impenjimet do i shijoni shumë më tepër. Me çështjet që i përkasin familjes nuk ju gjen shumë komod. Me çështjet që i përkasin profesionit është ajo që ju gëzon shumë dhe e shijoni gjatë gjithë muajit. Agjenda e Peshores shtohet, rregullohet dhe vendoset në qendër të vëmendjes. Mos harroni që me neptunin ballë për ballë, keni kohën dhe momentin tuaj. Kjo vazhdon nga sot deri në 2039. Tregohuni të guximshëm.
AkrepiPër sa kohë mërkuri dhe venusi janë te peshqit, do kenë një shije më të mirë në ambjentet familjare. Beqarët e akrepave është një muaj që do rezultojë shumë i ngrohte dhe me pasion. Marsi te Luanët do lehtësojë të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë, por do ngatërrojë të lindurit në 10 ditëshin e 3. Këtë muaj do e shijojnë maksimalisht të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë. Pjesa tjetër duhet të presin pak për t’i çuar gjërat ekonomike aty ku duan.
ShigjetariMë në fund Mërkuri dhe Venusi në të drejtë me Diellin e vet. Kjo dmth që minimalisht dinë çfarë duan dhe çfarë duhet ndryshuar. Ëështë e sigurt që që nga sot ndryshon shija e të përditshmes. Do jetë shumë e këndshme dhe me shumë optimizëm. Do përmirësohet energjia e tyre sa më shumë i afrohemi datës 19. Pas 19 Prillit kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm. Marsi te Luanët është një hyrje shumë e favorshme dhe me punë që përshpejtohen.
BricjapiNë pjesën e parë mbyllin të gjitha çështjet që i përkasin dimrit. Mund të jetë ndryshim zyre, shtëpie, pune. Çfarë ndryshimesh kanë marrë përsipër nga mesi i vjeshtës vjet do i përshpejtojnë dhe do i realizojnë me sukses. Marsi te Luanët të Bricjapët favorizon ata që janë të qartë me gjërat e tyre. Ka që në mesin e dhjetorit vjet dhe deri tani që duket sikur vrapon dhe nuk njeh formë tjetër të funksionuari. Do të ndryshojë dhe do të lehtësohet agjenda e tyre duke lënë hapsirë edhe për gjëra emocionuese dhe argëtuese.
UjoriU shkon shumë Marsi ballë për ballë. Ka zhvillime dhe bashkëpunime të reja. Ka habitat të ri profesional. Shija e të resë në punën e tyre do jetë prezent patjetër pas datës 19. Deri në datën 19 duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë detyrime me shtetin, me të tretët, dokumenta zyrtare. Plutoni është aty dhe në lëvizjet e pa menduara do përballen me korigjime që marrin kohë dhe para.
PeshqitMërkuri në të drejtë do i lehtësojë minimalisht me një agjendë pa anulime dhe pa vonesa. E dyta do sjelli qartësim në situata të ngarkuara emocionale që mund të kenë patur në familje nga mesi i shkurtit. E treta një bilanc më i qartë dhe më i sigurt në lëvizjet ekonomike. Është muaji i parë që Peshqit do mund të shijojë pranverë në mënyrën si ëndërron në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e dytë të prillit do shijoj shumë pranverë në mënyrën si jeton dhe në të përditshmen. Kalimi i Neptunit te Dashi, do duhet të jeni racional.
/vizionplus.tv -

“Ta lartësojmë veprën e martirëve tanë”, përkujtimet e “2 Prill 1991”, i pranishëm edhe kreu i PD- së Berisha
Në ceremoninë përkujtimore të “2 Prill 1991”, do të marrë pjesë dhe kryetari i PDSH- së Sali Berisha. Lajmin e ka dhënë përmes një puiblikimi në rrjetet sociale, drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boiçi.
“2 Prilli për shkodranët nuk është thjeshtë një datë. Është kujtesa sesa shtrenjtë e kanë paguar shkodranët betejën e tyre për liri. Sot më shumë se kurrë amaneti i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës kumbon më fort se kurrë dhe bashkë, do ta çojmë deri në fund. Kam nderin, që me pjesëmarjen e Prof. Dr. Sali Berishës, t’ju ftoj që më 2 Prill ta lartësojmë veprën e martirëve tanë.”, shkruan nënkryetari i PDSh- së, Luçiano Boçi. -

Nesër afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Pas 1 prillit nisin gjobat
Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking.
Janë rreth 144 mijë individë sipas Tatimeve që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave deri më 1 prill 2025. Deri më 26 mars numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara.
Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shty më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.
Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA,
Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://ëëë.tatime.gov.al -

Vrasja e Stiven Toshkësit/ Dënohet me 18 vite burg autori Axel Hoxhaj
Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze
TIRANË- Axel Hoxhaj është dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e Stiven Toshkësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill të 2 viteve më parë në kryeqytet. Ndërkohë që fajtor për “moskallëzim” krimi është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.
20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte.
Por edhe pse i përfshirë, Arbër Murataj është i shpallur në kërkim dhe ende nuk ka përfunduar në prangat e Policisë./ZËRI -

Gazetari ironizon Ramën: Programi do të ishte më i besueshëm nëse do e bënte publik me 1 Prill
Ditën e djeshme (29 mars), kryeministri Edi Rama prezantoi programin “Shqipëria 2030”, me të cilin Partia Socialiste do të kërkojë rikonfirmimin në pushtet.
Rama dje premtoi rritje të pagës minimale në 500 euro, rritjen e pagave në sektorin publik, ndihmën për çiftet e reja dhe integrimin e vendit në BE.
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar premtimet elektorale të Ramës për 11 Majin, teksa shkruan se programi do të ishte më i besueshëm nëse do e bënte publik me 1 Prill, e cila përkon me ditën e gënjeshtrave.
“Programi do të ishte më i besueshëm nëse do të bëhej publik pas dy ditësh, më 1 Prill!”, shkruan Dervishi në Facebook e tij. -

Humbi vëllain nga kanceri në moshë të re, aktorja bën postimin emcionues: Shenjat që më dërgon ai
Eva Mendes ka bërë një postim pranveror, në natyrë, por me një mesazh të trishtë. Aktorja nderon vëllain e saj, Carlos Mendez, i cili u nda nga jeta më 17 prill 2016, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje me kancerin.
“Më 2 prill, vëllai im do të kishte ditëlindjen.
“Ai vdiq pothuajse nëntë vjet më parë. Më pak se dy javë më vonë, linda fëmijën tim të dytë.Sa herë që i afrohet ditëlindja, unë filloj të kërkoj shenja se është ai”. Sigurisht, e gjithë kjo mund të jetë vetëm në kokën time, por preferoj të mos e besoj. Kjo nuk është një ide e mirë.Kështu që ja ku jam, kam filluar të shoh zemra kudo dhe ta ndjej atë pak më afër meje. Dhe më shumë do të pasojnë. Jam e sigurt .
Vëllai i saj i vogël, komenton nën postimin e saj: ” Më mungon shumë “.
Në një intervistë të mëparshme për vdekjen e vëllait të saj, ajo kishte thënë: “Është shumë e vështirë. Falë Zotit, unë pata fëmijën tim . Kështu që kishte diçka për të ecur përpara me jetën time.”Një nga kujtimet e saj të preferuara me vëllain e saj ishin pushimet e tyre : ” Në Ditën e Falënderimeve, Krishtlindjet, apo ndonjë darkë tjetër të madhe , ishte ai që gatuante gjithçka”. Sigurisht që më mungon tepër, çfarëdo që të them është pak, por e mbaj këtë traditë . Më vjen mirë që e mora prej tij. Nuk mendoj se mund ta vazhdoj në të njëjtën mënyrë, por vjen me disa kujtime vërtet argëtuese .”
/vizionplus.tv
-

15 Ditë Prill/ Vepra që përball të shkuarën me të tashmen është një ftesë për reflektim! 12 aktorë sjellin 50 personazhe në Teatrin Kombëtar
“15 Ditë Prill” është shfaqja që i flet të shkuarës por bazohet te e tashmja, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen.
Vepra e Anisa Markarian vjen në skenën e teatrit nga regjisorja Driada Dervishi, që për gati 100 minuta përshkruan festimet diktatorit.
Një qytet-bunker, që pretendon të mbrojë, por në të vërtetë asfikson personazhet…
“Kur bie Urthi dhe banorët e Urthit (të burgosurit) shohin për herë të parë horizontin zbulojnë se bota vazhdon. E dyta, i bëjmë pyetje vetes përpara kësaj lirie që kemi para syve, duhet të gëzojmë apo të shqetësohemi. Është një dilemë e madhe sepse edhe demokracia është një bisedë për t’u fituar“-shprehet shkrimtarja Anisa Markarjan.
15 Ditë Prill në fakt i takon një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e përsëriten fatalisht.
“Është një teatër një përcjell mjaft satirën, parodinë, por nga ana tjetër është një teatër social me nota politike. Shpresoj që një shfaqje teatri mund të ndikojë jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ndryshuar. Dhe secili në miniuniversin e tij, mund të bëjë diçka për të ndryshuar gjëra që kemi 35 vite që presim t’i ndryshojmë për mirë“-shprehet regjisorja Driada Dervishi.
Skenarit dinamik, skenografisë së pasur dhe efekteve të shumta u japin jetë 12 aktorët që interpretojnë plot 50 role. Qytetarë, zyrtarë, artistë e intelektualë, që e kanë të ndaluar të vërtetën. Ndaj për Ida Raez fundi është tragjik.
“Ida për kohën do të quhej rebele dhe kështu e pëson sepse do të thotë të vërtetën me çdo kusht. Dhe në një kohë kur e vërteta e vetmja quhej vetëm ajo e partisë, ishte e vështirë dhe prandaj personazhi e pëson“-shprehet aktorja Alesia Xhemalaj.
Një udhëtim që zgjon kujtesën dhe të fton të reflektim, shfaqja u pëlqye nga publiku, që mbushi sallën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë.Top Channel