Tag: prill

  • Shakespeare: Mos e shpenzo dashurinë tënde për dikë që nuk e vlerëson atë

    Shakespeare: Mos e shpenzo dashurinë tënde për dikë që nuk e vlerëson atë

    Shekspiri

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga William Shakespeare

    “Si të më duash, si të më urresh, të dyja do të jenë me ty. Nëse më do, unë do të jem përherë në zemrën tënde. Nëse më urren, unë do të jem përherë në mendjen tënde”.

    “Pritshmëritë e larta janë rrënjët e çdo trishtimi”.

    “Ki më shumë nga sa tregon. Fol më pak nga sa di”.

    “Kur fjalët dështojnë, muzika flet”.

    “Nuk ka asgjë të mirë, apo të keqe. Të menduarit i ndajnë gjërat në të mira, apo të këqija”.

    “Duaji të gjithë, besoju disave, mos i bëj keq askujt”.

    “Disa kanë lindur të mëdhenj, disa sigurojnë madhështinë, ndërsa disa e kanë madhështinë të lindur brenda vetes”.

    “Fati nuk është i shkruar në yje, por tek vetja jonë”.

    “Mos e shpenzo dashurinë tënde për dikë që nuk e vlerëson atë”.

    “Ec ngadalë dhe me zgjuarsi. Ata që nxitohen, pengohen dhe bien”.

    “Është më mirë të jesh tri orë përpara, se sa një minutë me vonesë”.

    “Gjithmonë janë personat e gabuar, ata që mësimet e duhura në jetë”.

    ======================================

    LEXO EDHE:

    WILLIAM SHAKESPEARE, FAKTE “INTERESANTE” QË NDOSHTA NUK I DINIT PËR TË

    Sipas burimeve më të sakta historike, Shakespeare u pagëzua më 26 prill 1564. Sipas traditës së kohës, foshnjat pagëzoheshin kur ishin tri ditësh, që do të thotë se ai lindi ndoshta më 23 prill. Megjithatë, duke qenë se William lindi atëherë kur përdorej kalendari i vjetër i Julianit, data 23 prill mund t’i përkojë 3 majit sipas Kalendarit Gregorian. Me fjalë të tjera, ai ishte i shenjës së Demit.

    Ai vinte nga një familje e madhe dhe kishte 7 vëllezër e motra. Megjithatë, më i njohuri ndër të afërmit e tij ishte një kushëri i dytë nga e ëma, me emrin William Arden. Ai u bë i famshëm sepse u arrestua për komplot kundër Mbretëreshës Elisabeta I, u burgos në Kullën e Londrës dhe më pas u ekzekutua…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Xhaferri, kreu i “turbullirave”/ Qafoku: Në 2026 do jetë përballë Berishës! Diplomatët e huaj duan ndryshimin në PD 

    Xhaferri, kreu i “turbullirave”/ Qafoku: Në 2026 do jetë përballë Berishës! Diplomatët e huaj duan ndryshimin në PD 

    Gazetari Roland Qafoku në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se diplomatët e huaj duan ndryshimin në Partinë Demokratike. 
    Gjatë intervistës, Qafoku komentoi deklaratën e kreut të Forumit Rinor Besart Xhaferrit i cili një ditë më parë i kujtojë kreut të PD Sali Berisha të zbatojë statutin. Qafoku tha se Xhaferri u tregua shumë korrekt në mendimin e tij, ndërsa shtoi se në prill të 2026 Xhaferri pritet të ketë një betejë të parë me Berishën. 
    “Është treguar shumë korrekt dhe nuk ka kërkuar fare asnjë ndryshim asgjë. Dhe nuk i shpëtoi. Besart Xhaferri për mendimin tim është treguar i qartë dhe i bindur dhe në prill të 2026 ai do të ketë një betejë të parën sepse ai është i ri në politikë…Besoj që kjo është një betejë jo vetëm e Besart Xhaferrit në PD, por ajo që më bën përshtypje është se çdo politikan brenda PD i kanë humbur betejat me Berishën…Në PD tashmë ka një lëvizje. Edhe diplomatë të huaj po lëvizin për të mbështetur një grup politikanësh brenda PD. Kjo besoj është zhvillimi tjetër brenda asaj që tha Xhaferri. Deri në prill ka shumë kohë…Zoti Xhaferri i ka shkuar në zyrë zotit Berisha dhe ia ka thënë atje…Ai i ka shkuar në zyrë doktorit dhe ia ka thënë. Është i ftuar nga një Kongresmen. Është kryetar i Forumin Rinor… E ardhmja nuk është zoti Berisha…”, tha ai. 
     

  • William Shakespeare, fakte “interesante” që ndoshta nuk i dinit për të

    William Shakespeare, fakte “interesante” që ndoshta nuk i dinit për të

    Shekspiri

    Sipas burimeve më të sakta historike, Shakespeare u pagëzua më 26 prill 1564. Sipas traditës së kohës, foshnjat pagëzoheshin kur ishin tri ditësh, që do të thotë se ai lindi ndoshta më 23 prill. Megjithatë, duke qenë se William lindi atëherë kur përdorej kalendari i vjetër i Julianit, data 23 prill mund t’i përkojë 3 majit sipas Kalendarit Gregorian. Me fjalë të tjera, ai ishte i shenjës së Demit.

    Ai vinte nga një familje e madhe dhe kishte 7 vëllezër e motra. Megjithatë, më i njohuri ndër të afërmit e tij ishte një kushëri i dytë nga e ëma, me emrin William Arden. Ai u bë i famshëm sepse u arrestua për komplot kundër Mbretëreshës Elisabeta I, u burgos në Kullën e Londrës dhe më pas u ekzekutua.

    Shumëkush nuk e di që përveçse ka shkruar disa prej dramave më legjendare në histori, Shakespeare ishte dhe aktor, ai ka luajtur në shumë prej tyre.

    Për shkak të shpërthimit të murtajës në Evropë, ai nisi të shkruajë poezi, duke qenë se teatrot në Londër u mbyllën nga 1592, deri në 1594. Nuk kishte kërkesë për drama në këto kohë, kështu që ai përfundoi sonetat e tij në vitin 1593.

    Me sa duket, vetëvrasja nuk ka qenë tabu për shkrimtarin e famshëm, duke qenë se ndodh plot 13 herë në veprat e tij. më e famshja, sigurisht që është ajo e Romeos dhe Zhuljetës.

    Teoritë konspirative thonë se William Shakespeare nuk ka qenë autori i vërtetë i veprave të tij, megjithatë, të gjithë studiuesit thonë se gjithë dokumentat dhe dëshmitë e kohës nuk të shpien tek ndonjë kandidat tjetër, si autor i këtyre veprave.

    Sipas Oxford English Dictionary, Shakespeare ka futur pothuaj 3 mijë fjalë në gjuhën angleze, vlerësime të tjerë flasin për një shtesë në fjalor nga 17 mijë në 29 mijë fjalë. E pabesueshme!

    Ai ishte një fans i madh i Homerit, babai i poemave epike, dhe admironte gjithashtu veprën e Chaucerit, madje, ai ka përdorur shumë prej poemave të Chaucerit si burime për veprat e tij.

    Gjatë jetës së tij si shkrimtar, Shakespeare shkroi të paktën 37 vepra, 154 soneta dhe një numër poemash të tjera. Shumë historianë mendojnë se ka disa “vepra të humbura” që ai i shkroi, apo për të cilat bashkëpunoi me të tjerë shkrimtarë.

    Edhe pse katolicizmi ishte rreptësisht i ndaluar në kohën e tij, ky i fundit ishte një katolik i devotshëm.

    Shakespeare vdiq në moshën 52 vjeç në vitin 1616. Në gurin e varrit që iu vendos në fillim, ishte i skalitur ai që mbante një çantë me drithë, por në Stratford e zëvendësuan çantën me një pendë në vitin 1747./bota.al

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    Shakespeare: Mos e shpenzo dashurinë tënde për dikë që nuk e vlerëson atë

    ObserverKult

  • Grabitën 4.6 mln euro në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal. Në fuqi dënimin me 122 vite burg

    Grabitën 4.6 mln euro në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal. Në fuqi dënimin me 122 vite burg

    Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për grupin që kreu grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019, ku u morën 4.6 milionë euro. 
    Anëtarët e grupit, pas dënimit nga Apeli, kishin bërë rekurs duke kërkuar uljen e dënimit, por kërkesa e tyre është rrëzuar, duke vulosur kështu përfundimisht vendimin me 122 vite burg në total për 7 të pandehurit. 
    Sipas vendimit, Klement Çala është dënuar me 20 vite burg, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala, si dhe Oltion Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, do të vuajnë nga 17 vite secili. Ndërkohë, Talo Çela, i cili vijon të jetë në arrati, është dënuar veçmas me 19 vite burg. 
    Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 prill 2019, kur grabitësit, të maskuar dhe të armatosur, hynë në pistën e aeroportit me një fugon të përshtatur me logon “Hetimi Tatimor” dhe nën kërcënimin e armëve morën 7 thasë me para që po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia, u vra në shkëmbim zjarri organizatori kryesor, Admir Murataj, i konsideruar “koka” e grupit. 
    Pas hetimeve të gjata, vëllezërit Çala u arrestuan në mars 2020 në Qerret, ndërsa për Talo Çelën procesi vijon i ndarë. 

  • Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

    Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026

    Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.
    Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.
    Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.
    Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.
    Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.
    Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane.

  • Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë/ Ky është autori rumun, në kërkim prej muajit prill (FOTO)

    Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë/ Ky është autori rumun, në kërkim prej muajit prill (FOTO)

    Daniel Cornea-Renato hoxhaj

    VLORË- Daniel Cornea është shtetasi rumun, i cili vijon të jetë në arrati që prej muajit prill, si autori i dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt. Ky i fundit punonte roje në një subjekt privat, ndërsa u ekzekutua më 27 prill në Vlorë, në lagjen “Hajro Çakërri”. 
    Pamjet filmike të publikuara më herët nga ZËRI, tregojnë autorin rumun të qetë, me maskë dhe kapele, veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin. Nga burime është mësuar se 53-vjeçari ishte një vrasës me pagesë që ishte kontraktuar nga Dubai për të kryer vrasjen në Vlorë. Po ashtu, mësohet se pasi ka qëlluar mbi 58-vjeçarin, rumuni Daniel Cornea ka dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë Botës. 
    Në hetim për këtë vrasje është nën hetim edhe 26 vjeçari me inicialet I. S., i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale. 
    Në lidhje me vrasjen në pranga është vendosur Kleanth Bylyku alias Armando Gega, i cili u arrestua më 1 gusht. 42-vjeçari me dy emra akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Ditën e vrasjes Kleanth Bylyku ka lëvizur në të njëjtin automjet me personin që e ka ekzekutuar. Bylyku ka qenë personi që e ka ndihmuar me lëvizjen, i ka dhënë informacionet e duhura për viktimën madje i ka siguruar edhe armën e zjarrit siç konfirmohet. Në pranga në lidhje me ngjarjen është vendosur më herët edhe Eris Mehmetaj i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Renato Hoxhajt. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. 
    Ndër personat e shpallur në kërkim është edhe Alesio Dobrozi, i cili sipas informacioneve të fundit ndodhet në Dubai. Dobrozi është i njohur për autoritetet shqiptare dhe ka qenë më parë i përfshirë në incidente kriminale. Në vitin 2021, ai bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin, i vrarë kohë më parë në Athinë kishin hyrë të armatosur në një lokal në Lezhë. 
    Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Autori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë tip “Range Rover” që është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë, ndërsa rezulton se ky mjet është blerë rreth 3 javë para krimit në Tiranë. Vrasja dyshohet të jetë porositur nga Dubai, ndërsa për të vënë në jetë planin e ekzekutimit të Hoxhajt më 27 prill, autorët kanë përdorur 3 automjete./ZËRI

  • Dyshohet se ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë/ Zbulohet foto e rumunit

    Dyshohet se ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë/ Zbulohet foto e rumunit

    Ky në foto dyshohet se është Daniel Corneas, rumuni i dyshuar si ekzekutor i Renato Hoxhajt, i vrarë më 27 prill të këtij viti në Vlorë. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Cornea rezulton të ketë precedentë të theksuar kriminalë në fushën e krimeve kundër personit.
    Identiteti i tij është bërë i mundur të konfirmohet pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë ku shihet ekzekutori teksa largohet nga vendi i ngjarjes pas vrasjes.
    Me maskë dhe kapele, ai i zë pritë Hoxhajt sapo ky del nga banesa ku e qëllon me 4 plumba pistolete. Më pas arrin të humbasë gjurmët duke u larguar në një shteg me bimësi, në drejtim të kodrës “Kuzum Baba”.
    Grupi hetimor dyshon se ekzekutimi i 58-vjeçarit Renato Hoxha u porosit nga Dubai, ku strehohen disa grupe kriminale. Ekziston dyshimi se viktima mund të ketë qenë informator i grupit kundërshtar.
    Të arrestuarit si bashkëpunëtorë të kësaj ngjarje janë: Kleanth Bylyku, i cili u arrestua më 1 gusht, teksa udhëtonte me një mjet tip Audi i bardhë. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.
    Më 30 prill u arrestua Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Ai dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin lëvizi autori në Vlorë ditën e ngjarjes.
    Mehmetaj ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi. Në rrjetet sociale ai shfaqte shpesh jetën luksoze në Dubai.
     

  • Departamentit Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dosjen hetimore për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal

    Departamentit Amerikan i Drejtësisë ka publikuar dosjen hetimore për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal

    Pjesë nga dosja e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane për ish-zyrtarin e lartë te FBI, Charles McGonigal

    Për pagesat dhe marrëdhëniet e fshehta

    Charles McGonigal pranoi se kishte marrë 225 mijë dollarë cash nga një shtetas shqiptar, i cili përshkruhet në raport si i lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Këto pagesa nuk u raportuan sipas ligjit, dhe ai nuk deklaroi natyrën e vërtetë të marrëdhënies me këtë person. Marrja e parave, ndërkohë që McGonigal mbante funksionin e shefit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, përbënte një shkelje të rëndë të rregullave të brendshme dhe ligjeve federale amerikane.

    Për takimet me Kryeministrin dhe zyrtarët shqiptarë

    Gjatë vitit 2017, McGonigal udhëtoi dy herë në Shqipëri. Në këto vizita, ai zhvilloi takime me Kryeministrin e Shqipërisë, përfshirë një darkë private të organizuar nga një biznesmen shqiptar. Në komunikimet e tij të brendshme, McGonigal i referohet reformës në drejtësi në Shqipëri si një ‘mundësi e madhe’ për angazhim dhe zhvillim biznesi, duke e parë atë në funksion të interesave të tij personale pas daljes nga FBI. Në asnjë rast, ai nuk raportoi këto takime sipas kërkesave ligjore për një zyrtar të lartë të FBI-së.

    Për ndërmjetësin shqiptar dhe kompaninë kineze

    Në dokument përmendet edhe një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare, i cili shërbente si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një kompani energjie kineze. Ky person luajti rolin e ndërmjetësit kryesor mes McGonigal dhe autoriteteve në Tiranë. Raporti thekson se ky kombinim i lidhjeve politike dhe interesave të biznesit ndërkombëtar rrit rrezikun e ndikimit të huaj në zyrtarët amerikanë të sigurisë.

    Për shkeljet e raportimit dhe fshehjen e fakteve

    Pas kthimit nga udhëtimet e tij, McGonigal dorëzoi dokumente ku nuk përmendi që kishte qenë në Shqipëri, nuk deklaroi takimet me Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe nuk përmendi që shpenzimet e disa prej aktiviteteve ishin mbuluar nga të tretë. Këto veprime përbëjnë një shkelje flagrante të rregullave të FBI-së dhe të ligjit federal, pasi çdo kontakt me përfaqësues të huaj kërkon transparencë dhe raportim të detajuar.

    Përfundimet e DOJ mbi çështjen shqiptare

    Departamenti i Drejtësisë përfundon se McGonigal ka keqpërdorur informacion konfidencial dhe pozicionin e tij publik për interes personal dhe për të avancuar interesat e individëve të lidhur me qeverinë shqiptare. Ky abuzim i autoritetit jo vetëm që dëmtoi integritetin e FBI-së, por ngriti edhe shqetësime serioze mbi ndikimin e huaj dhe korrupsionin që lidhet me marrëdhëniet e tij në Shqipëri.
    Marrëdhënia e McGonigal me Person B, i cili kishte lidhje me CEFC
    Në periudhën e ngjarjeve të përshkruara, Person B ishte konsulent për qeveri dhe biznese të huaja mbi investimet ndërkombëtare dhe, përveç punës së tij për CEFC China, ai shërbente si këshilltar joqeveritar i Kryeministrit të Shqipërisë.
    Në prill 2017, McGonigal i kërkoi Person A (i përmendur në aktakuzën e DDC) që ta prezantonte me Person B. Sipas raportit të FBI-së që dokumenton intervistën e Person A në janar 2022, Person A u tha hetuesve se ai ishte prezantuar për herë të parë me McGonigal në pranverën e 2017-ës nga një ish-agjent i FBI-së. Pas këtij prezantimi fillestar, Person A darkoi me McGonigal, gjatë së cilës ky i fundit e pyeti nëse e njihte Person B, pasi emri i tij kishte dalë si bashkëpunëtor i CEFC. Person A u tha hetuesve se McGonigal nuk përmendi ndonjë hetim të FBI-së dhe as mënyrën si kishte dëgjuar për Person B, dhe se nuk dinte nëse FBI po hetonte CEFC. Sipas Person A, gjatë darkës ai e telefonoi Person B në prani të McGonigal, i tha se ishte ‘me FBI-në’, dhe McGonigal e pyeti Person B në telefon nëse do të udhëtonte drejt SHBA-së që të mund ta takonte. Sipas Person A, McGonigal kishte pyetje për Person B në lidhje me CEFC.
    Mesazhet e McGonigal tregojnë se takimi mes tij dhe Person B ndodhi në një restorant në Nju Jork më 10 prill 2017. Komunikimet e brendshme të FBI-së tregojnë se atë mëngjes McGonigal kishte kërkuar një përmbledhje mbi Person B nga vartësit e tij, dhe agjenti i çështjes (Case Agent 1) e informoi atë më vonë gjatë ditës. Ky agjent i tha hetuesve se kishte përcjellë se Person B ishte ‘një shqetësim’ për ekipin hetimor, edhe pse në atë kohë ai vetë nuk ishte objekt hetimi, pasi nuk kishte prova që ta lidhnin me aktivitetet kriminale të Patrick Ho. Megjithatë, për shkak të afërsisë së tij me Ho dhe pagesave nga CEFC për të ndihmuar objektivat e saj në Europë, Person B shihej si i implikueshëm. Agjenti tha se ishte i ‘shokuar’ kur McGonigal pyeti nëse takimi me Person B ishte ide e mirë, pasi ai mendonte se kishte dhënë mjaftueshëm informacione për ta kuptuar që një takim i tillë dëmtonte hetimin.
    Një agjent mbikëqyrës i tha hetuesve se kishte pasur një bisedë private me McGonigal në zyrën e tij, ku e këshilloi të mos takonte Person B. Por McGonigal i tha se donte t’i fliste Person B për hetimin e FBI-së, sepse mendonte se kjo do të ndihmonte marrëdhëniet dhe mund ta shtynte Person B të jepte informacion. Sipas agjentit mbikëqyrës, McGonigal linte të kuptohej se donte t’i ndante detaje mbi arrestimet që FBI po konsideronte apo, në përgjithësi, se CEFC dhe personat përreth saj ishin ‘njerëz të këqij’ ose ‘në telashe’. Megjithë këshillat për ta shmangur këtë gjë, McGonigal megjithatë u takua me Person B më 10 prill 2017.
    Sipas intervistës së FBI-së me Person B më 15 dhjetor 2021, gjatë takimit të tyre në prill 2017, McGonigal i bëri pyetje mbi Ho, CEFC dhe kryetarin e kompanisë CEFC China. Pyetjet ishin diskrete dhe McGonigal nuk i zbuloi shumë rreth punës së tij në FBI. Person B tha se kishte përshtypjen se McGonigal po e vlerësonte si burim të mundshëm konfidencial. Ai nuk i kërkoi ndonjë veprim të drejtpërdrejtë, por Person A i kishte thënë se McGonigal donte të qëndronte pranë tij sepse CEFC ishte e rëndësishme për qeverinë amerikane. Person B tha se kishte kuptuar që SHBA po kryente një vlerësim të rrezikut për CEFC.
    Në një intervistë tjetër të vitit 2022, Person B tha se McGonigal i kishte dhënë kartvizitën e tij të FBI-së dhe e kishte pyetur për punën, klientët dhe tema të tjera. Ai i kishte treguar se punonte për CEFC China dhe merrte rreth 50 mijë dollarë në muaj.
    Dy ditë pas këtij takimi, më 12 prill 2017, McGonigal i shkroi një bashkëpunëtori të biznesit, Sergey Shestakov, duke i thënë se kishte ‘siguruar një kontakt shumë të mirë në qeverinë shqiptare për zhvillime të ardhshme biznesi. Gjithmonë duke punuar për të ardhmen.’
    Në një email më 24 prill 2017, McGonigal i dha disa të dhëna agjentit mbikëqyrës mbi takimin me Person B, duke konfirmuar se kishte folur me të për rolin e tij në CEFC dhe se planifikonte ta takonte sërish.
    Në muajt që pasuan, McGonigal zhvilloi disa takime të tjera me Person B në Nju Jork dhe jashtë saj. Në një rast në qershor 2017, Person B la pushimet me familjen në Florida për të takuar McGonigal, Person A dhe ish-agjentin e FBI-së. Në një tjetër rast, ai e prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë.
    Person B gjithashtu priti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë vizitës së shtatorit, Person B organizoi një darkë private mes McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa në nëntor ata u takuan përsëri.
    Megjithatë, McGonigal nuk i raportoi këto kontakte të vazhdueshme me Person B te ekipi i çështjes në FBI. Sipas agjentit mbikëqyrës, McGonigal shpesh kërkonte përditësime për arrestimet që priteshin, por fshehu faktin se po vazhdonte takimet me Person B. Ai gjithashtu nuk raportoi sipas rregullave të FBI-së kontaktet me një shtetas të huaj, as udhëtimet e tij jashtë vendit me Person B, siç kërkohej nga politika e FBI-së dhe kushtet e autorizimit të tij të sigurisë.

  • VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

    VIDEO/ 1 shtator 1928 – Kur Ahmet Zogu shpallej Mbret i Shqiptarëve

    Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli Ahmet Zogun “Mbret të Shqiptarëve” me emrin Zogu I, duke shënuar kthesën historike nga republikë në monarki.
    Ceremonia u zhvillua në sallën e bardhë të Parlamentit, ku morën pjesë deputetë, krerë fisnorë dhe përfaqësues të misioneve të huaja. Në betimin e tij, Zogu theksoi ruajtjen e bashkimit kombëtar, pavarësisë dhe të mirës së popullit.
    I lindur në Burgajet të Matit më 1895, Zogu kishte mbajtur më parë poste si ministër, kryeministër dhe president. Në vitin 1938 u martua me konteshën hungareze Geraldina Appony, ndërsa më 7 prill 1939 u largua nga Shqipëria pas pushtimit fashist. Ahmet Zogu ndërroi jetë më 9 prill 1961 në Paris, në moshën 65-vjeçare. TemA

  • Ulet numri i lejeve të ndërtimit nga bashkitë/ INSTAT: Institucionet e tjera s’raportojnë, s’kemi shifra

    Ulet numri i lejeve të ndërtimit nga bashkitë/ INSTAT: Institucionet e tjera s’raportojnë, s’kemi shifra

    Vrulli i ndërtimeve duket se po stopon, të paktën bazuar në lejet e miratuara në tremujorin e dytë të këtij viti. 352 leje ndërtimi u miratuan nga bashkitë në këtë periudhë nga 354 leje të miratuara vjet. Numri më i madh i lejeve i takon qarkut të Durrësit me 156 të tilla, ndërsa shtim të lejeve thotë INSTAT ka pasur edhe në Korçë dhe Shkodër.
    NUMRI I LEJEVE TË MIRATUARA 
    Prill-Qershor 2024      354 leje
    Prill-Qershor 2025      352 leje
    Rënia                           -2 leje
    Sipërfaqja e ndërtimore në të gjithë vendin është rrudhur me 67% thuhet në raport, nga 844 mijë metër katror në tremujorin e dytë vjet në 278 mijë metër katror këtë vit.
    SIPËRFAQJA NDËRTIMORE
    Prill-Qershor 2024      844.137 m²
    Prill-Qershor 2025      278.389 m²
    Rënia                         -565.748 m²
    Vlera e përafërt e këtyre ndërtimeve të reja është parashikuar afro 184 milionë euro, nga 337 milionë euro vjet me rënie prej 45.5%.
    VLERA E NDËRTIMEVE TË REJA
    Prill-Qershor 2024      337 mln euro
    Prill-Qershor 2025      184 mln euro
    Rënia                          -150 mln euro
    Këto shifra tregojnë se në vend po ulet volumi i ndërtimeve shumëkatëshe, por kjo nuk është plotësisht e vërtet pasi vetë në raportin e INSTAT për herë të parë evidentohet se ‘ata nuk disponojnë të dhëna’ nga institucionet shtetërore që miratojnë leje ndërtimi, siç përshembull është Këshilli Kombëtar i Territorit, që aprovon lejet për kullat apo resortet e mëdha.
    “Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor”, sqaron INSTAT.
    Edhe tek lejet e bashkive vlera më e madhe e sipërfaqes ndërtimore është tek godinat me shumë kate, dhe pse si numër ka më pak leje. Ky është trendi i ndërtimeve që po vjen edhe si rezultat i pakësimit të trojeve për të ndërtuar, e që po sjell godina me dhjetëra kate.
    LEJET E NDËRTIMIT/ KATET
                       Leje             Sipërfaqe
    1 kat             84             10.098 m²
    2 kate          138             30.565 m²
    3+ kate         45             48.900 m²
    Rezidenca      4              29.488 m²