Tag: prill

  • “Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill

    “Opera Gala” në skenën e TKOB, shfaqja vjen për publikun në 17 dhe 18 prill

    Në datat 17 dhe 18 prill, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të përcjellë magjinë e tingujve klasike përmes shfaqjes “Opera Gala”.
    Si një përmbledhje ariesh dhe duetesh nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar, kjo shfaqje i ofron publikut një udhëtim përmes emocioneve të Verdit, Puccinit, Mozart si dhe kompozitorëve të tjerë që kanë lënë vulën e tyre në muzikën lirike.
    “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. një Gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori solistët baleti dhe muzika gjithashtu. kemi Verdin, Pucinin, Moxartin, Straus dhe të gjithë këta vijnë të gjithë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen  e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Renato Zanella.

    Ky produksion bashkon të gjithë trupat artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një performancë që bashkon mjeshtërinë, pasionin dhe shpirtin artistik të disa prej zërave më të fuqishëm të operës.
    “Opera Gala” do të prese të gjithë publikun e kryeqytetit dhe jo vetëm në datë 17 dhe 18 prill në orën 20.00./vizionplus.tv

  • Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

    Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

    Ditën e sotme (16 prill) në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seancë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
    Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Për këtë aryse seanca u shty për datën 23 prill.

    Në këtë seancë të GJKKO është e mundur qe gjykata të vendosë dhe për zëvendësimin apo zbutjen e masës.

  • Sali Berisha takim me shqiptarët në Selanik më 27 prill

    Sali Berisha takim me shqiptarët në Selanik më 27 prill

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojë në 27 prill një takim me shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi.Sipas njoftimit të PD, takimi do të mbahet në qytetin e Selanikut, në orën 11:00, në Selanikut.
    Njoftimi i PD-ASHM:                               Të dielën, më 27 prill, në orën 11:00, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ do të organizojë një takim me Diasporën shqiptare në qytetin e Selanikut. Në këtë aktivitet do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, ku do të prezantojë edhe programin e Shqipërisë Madhështore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
    Ky takim synon të forcojë lidhjet me bashkatdhetarët jashtë vendit dhe të dëgjojë nga afër shqetësimet dhe propozimet e tyre për të ardhmen e Shqipërisë.

  • Berisha tregon datat për takimin e fundit me diasporën

    Berisha tregon datat për takimin e fundit me diasporën

    Sali Berisha ka njoftuar takimin e radhës me shqiptaret e diasporës. Kreu i PD-së pritet të vizitojë Selanikun në 27 Prill. Ky do të jetë takimi i fundit i Berishës në diasporë, pasi ka bërë disa të tilla në Itali dhe Greqi, i fundit ishte në Breshia në Itali ditën e diel në 13 prill. Kryedemokrati do të kërkojë votën e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje. Në Britani dhe SHBA, Berisha ka marrë pjesë në takimet e diasporës përmes teknologjisë online, ndërsa takimet që ka zhvilluar në diasporë fizikisht janë:
    Breshia 13 prill

    Napoli 23 Mars
    Milano 2 Mars
    Athinë 23 shkurt
    Parma 22 shkurt
    Romë 9 Shkurt

  • Berisha njofton takimin e fundit me diasporën, fton emigrantët të mblidhen më 27 prill në Selanik

    Berisha njofton takimin e fundit me diasporën, fton emigrantët të mblidhen më 27 prill në Selanik

    Kryetari i Partisë Demokratike njofton takimin e radhës me shqiptaret e diasporës. A2 CNN mëson se kreu demokrat pritet të vizitojë Selanikun në 27 Prill.
    Ky do te jete takimi i fundit i Berishës në diasporë, pasi ka bërë disa të tilla në Itali dhe Greqi, i fundit ishte në Breshia në Itali ditën e diel në 13 prill.
    Kryedemokrati Sali Berisha do të kërkojë votën e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje.

    Në Britani dhe SHBA, Berisha ka marrë pjesë në takimet e diasporës përmes teknologjisë online, ndërsa takimet që ka zhvilluar në diasporë fizikisht janë:
    Breshia 13 prill
    Napoli 23 Mars
    Milano 2 Mars
    Athinë 23 shkurt
    Parma 22 shkurt
    Romë 9 Shkurt

  • Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Kursk, Rusia fajëson Ukrainën

    Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Kursk, Rusia fajëson Ukrainën

    Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet rajonale ruse më 15 prill.
    “Kursku është bërë objekt i një sulmi masiv nga armiku gjatë natës”, thuhet në një postim të administratës rajonale të Kurskut në Telegram.
    Disa apartamente në një ndërtesë shumëkatëshe morën flakë si pasojë e sulmit me dronë, tha kryetari në detyrë, Sergei Kotlyarov, në Telegram. Ai shtoi se banorët janë evakuuar në një shkollë të afërt.
    Dronët goditën gjithashtu një garazh të ambulancave, duke lënë të dëmtuara 11 automjete, sipas administratës së rajonit.
    Më shumë se 20 shpërthime goditën qytetin, sipas kanaleve në Telegram, Baza dhe SHOT, të cilat shpesh publikojnë informacione nga burime brenda shërbimeve të sigurisë dhe forcave të rendit.
    Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Ukraina nuk e ka komentuar akuzën e Rusisë deri më tani. Të dyja palët mohojnë se kanë në shënjestër civilët.
    Trupat ukrainase kryen një inkursion në rajonin e Kurskut në gusht, por forcat ruse kanë pasur sukses në muajt e fundit në shtyrjen e trupave ukrainase përtej kufirit.

    Sulmi i 15 prillit pason një sulm me raketa nga Rusia më 13 prill që la të paktën 34 persona të vdekur në qytetin ukrainas të Sumit, kryeqyteti i rajonit të Sumit, i cili kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë.
    Shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës tha se dy fëmijë ishin mes të vrarëve në sulm, i cili ndodhi teksa ukrainasit festonin një ditë të shenjtë. Të paktën 117 persona të tjerë – përfshirë 15 fëmijë – u plagosën.
    Zyrtarë nga e gjithë bota dënuan Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin më 14 prill.

  • Turneu UEFA Development U16 për djem/ Shqipëria nis nesër grumbullimin

    Turneu UEFA Development U16 për djem/ Shqipëria nis nesër grumbullimin

    Federata e Futbollit është gati për organizimin e turneut të katërt europian për këtë vit. Bëhet fjalë për turneun e grupmoshës U-16, “UEFA Development” për djem që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-25 prill. Në  këtë turne do të marrin pjesë Shqipëria U-16 si edhe edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe San Marinos, teksa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Kombëtarja shqiptare U-16 do të nisë të mërkurën grumbullimin në Durrës, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, teksa trajneri Andrea Tedesco ka bërë publike edhe listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë kompeticion të rëndësishëm për moshat. 12 prej lojtarëve janë pjesë e kampionateve europianë ndërsa 11 fubollistët e tjerë janë pjesë e klubeve shqiptare.

    Turneu do të nisë më 20 prill, ku ndeshja e parë San Marino – Kosovë do të luhet në ora 11:30 ndërsa në orën 15:00 do të zhvillohet takimi tjetër mes Shqipërisë dhe Andorrës. Ndeshjet e dyta të turneut do të luhen më 22 prill, me Kosovë – Andorrë në orën 11:30 dhe Shqipëri – San Marino në orën 15:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 25 prill, me Andorrë – San Marino në orën 13:00 dhe Shqipëri – Kosovë në orën 15:00.

    Vazhdo leximin

  • Serbia mban seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Serbia mban seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re

    Rajoni E Martë, 15 Prill 2025 12:04
    Në Kuvendin e Serbisë sot është duke u mbajtur seancë, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Qeverisë së re serbe.
    Në propozimin për përbërjen e kabinetit janë 30 ministra, prej të cilëve 10 janë emra të rinj.

    Mandatari për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, Gjuro Macut, në ekspozenë që paraqiti para deputetëve serbë, tha se institucionet duhet të funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se kjo është detyra themelore e Qeverisë së re.
    “Serbia është e lodhur nga ndarjet dhe bllokadat. Askush nuk ka e as nuk guxon të ketë më shumë të drejta se tjetri, dhe kjo është e vetmja masë e vlerës”, tha Macut.
    Ai tha se protestat dhe pakënaqësitë janë “shprehje natyrore e ndarjeve të rinisë, por jo edhe bllokadat dhe mohimi i të drejtave të të tjerëve për të punuar, për t’u shkolluar dhe për të jetuar normalisht”.
    Ai shtoi se prioriteti i tij i parë është funksionimi i shkollave dhe fakulteteve.
    “Kur ia mohon dikujt të drejtat, siç janë e drejta për lëvizje dhe arsimim, atëherë bëhesh uzurpator i lirive të të tjerëve. Detyra ime është që të gjitha pakënaqësitë t’i diskutojmë në të gjitha forumet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj dhe ta mbështesim rininë tonë në përpjekjet e tyre, por gjithmonë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, dhe në një mënyrë që askush të mos ketë më shumë të drejta se të tjerët”, tha Macut.
    Macut tha se kërkesa e tij si mandatar do të jetë që ministrat “të jenë më shumë pranë popullit dhe me popullin”.
    “Qeveria duhet të fitojë lëvizshmëri dhe efikasitet në shërbim të popullit”, tha Macut.
    Macut më 14 prill i ka dorëzuar Kuvendit propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar.
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 6 prill ia ka besuar mandatin për formimin e Qeverisë së re endokrinologut dhe profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Macut. Vuçiq më parë ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e Qeverisë së re, në të cilat nuk kanë marrë pjesë partitë opozitare.
    Opozita ka propozuar formimin e një qeverie tranzitore, gjë që është refuzuar nga koalicioni qeverisës në Serbi.
    Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.
    Vuçeviq dha dorëheqje pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe që po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
    Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët që nga fundi i nëntorit 2024 po bllokojnë dhjetëra fakultete në gjithë Serbinë.
    Në qendër të kërkesave të tyre, të adresuara ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL

  • 15 prill Dita Botërore e Artit/ UNESCO: Arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin

    15 prill Dita Botërore e Artit/ UNESCO: Arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin

    15 prill, Dita Botërore e Artit e njohur kështu tashmë si një festë për promovimin dhe zhvillimin e tij. Kjo ditë u shpall nga UNESCO, në vitin 2019, në nder të Leonardo da Vinçit, një prej artistëve më të famshëm në histori.
    Tema e Ditës Botërore të Artit 2025 është: “Kopshti i shprehjes: Kultivimi i komunitetit përmes artit”. Tema e Ditës Botërore të Artit ndryshon nga viti në vit, duke u fokusuar në aspekte të ndryshme se si arti ndikon në shoqëri dhe në jetën tonë personale. UNESCO thotë se, arti ushqen kreativitetin, inovacionin dhe diversitetin kulturor për të gjithë popujt anembanë globit dhe luan një rol të rëndësishëm në ndarjen e njohurive dhe inkurajimin e kuriozitetit dhe dialogut. Zhvillimi i mëtejshëm i artit çon më tej mjetet tona për të arritur një botë të lirë dhe paqësore.
    Çdo vit, më 15 prill, festimet e Ditës Botërore të Artit ndihmojnë në përforcimin e lidhjeve midis krijimeve artistike dhe shoqërisë, inkurajojnë ndërgjegjësimin më të madh për diversitetin e shprehjeve artistike dhe nxjerrin në pah kontributin e artistëve për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo ditë është gjithashtu një rast për të theksuar edukimin artistik në shkolla, pasi kultura mund të hapë rrugën për arsim gjithëpërfshirës dhe të barabartë.

  • Universiteti i La Sapienzës i vë emrin “Ilaria Sula”/ Një hapësirë e re studentore, pjesë e inaugurimit edhe familjarët

    Universiteti i La Sapienzës i vë emrin “Ilaria Sula”/ Një hapësirë e re studentore, pjesë e inaugurimit edhe familjarët

    22-vjeçarja, e cila u vra nga i ish i dashuri, ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistikore. Ceremonia u zhvillua në prani të rektores Antonella Polimeni, prindërve dhe vëllait të Ilarias, të cilët së bashku zbuluan pllakën kushtuar asaj.
    “Ilaria Sula, studente e Sapienzës, të mos harrojë të gjitha gratë viktima të femicideve, e ardhmja e të cilave nuk mund të shkruhet më”.
    Iniciativa u organizua me rastin e 722 viteve të historisë që nga themelimi i Universitetit më 20 prill 1303 nga Papa Bonifaci VIII dhe 90-vjetorit të qytetit universitar më 31 mars 1935. Ilaria Sula u zhduk më 25 mars dhe u gjet e vdekur më 2 prill, e mbyllur brenda një valixheje. Ai që rrëfeu për vrasjen e vajzës ishte ish i dashuri i saj Mark Samson, i cili e goditi me thikë për vdekje në shtëpi, më pas e hodhi trupin derisa policia e gjeti atë.