Tag: prill

  • Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ja delegacioni që do të shkojë në Vatikan

    Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ja delegacioni që do të shkojë në Vatikan

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut.

    “Në këtë kremtim do te marrin pjesë të gjithë ipeshkvitë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tone”, theksohet në njoftim.
    Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën do të përbëhet nga:
    Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,
    Sh. I. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
    Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjte ne Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
    Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar, theksohet në njoftimin e Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH-it.

    Top Channel

  • Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë

    Më 24 prill mbahet mesha për shpirtin e Papa Françeskut në katedralen e Shën Palit në Tiranë

    Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka njoftuar se ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të kremtohet mesha për shpirtin e Papa Françeskut.

    “Në këtë kremtim do te marrin pjesë të gjithë ipeshkvitë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tone”, theksohet në njoftim.
    Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën do të përbëhet nga:
    Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit,
    Sh. I. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
    Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjte ne Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
    Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar, theksohet në njoftimin e Dom Mark Pashkja, zëdhënës i KISH-it.

    Top Channel

  • Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën

    Goditet një ndërtesë banimi në Odesë, Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën

    Një sulm me dronë nga forcat ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës në Ukrainë, në një zonë të dendur me popullsi, duke lënë të lënduar të paktën tre banorë, përfshirë një fëmijë.

    Sulmi u krye gjatë një periudhë kur po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta siguruar një armëpushim për luftën në Ukrainë, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia në vitin 2022.

    Kryetari i komunës së Odesës, Hennadiy Trukhaniv, shkroi në rrjetet sociale më 22 prill se shumë apartamente janë dëmtuar dhe se “banorët janë në shok.”

    Shërbimet e emergjencës publikuan foto dhe video të ekipeve zjarrfikëse që luftonin zjarret në atë që u përshkrua si infrastrukturë civile.

    Në mbarë vendin, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi dhjetëra sulme me dron gjatë natës.

    Në një deklaratë thuhej se “38 dronë Shahed janë rrëzuar në lindje, veri, jug dhe qendër të vendit”. Po ashtu u tha se janë kapur edhe 16 dronë të tjerë.

    Sulmet erdhën një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se forcat e tij po sulmonin caqe civile në Ukrainë.

    Duke folur më 21 Prill për një sulm në qytetin verior Sumi javën e kaluar, ku u vranë 35 persona, ai tha se caku ishte një ndërtesë civile, por se aty ndodheshin ushtarë.

    Pas sulmit, kreu i administratës ushtarake lokale ukrainase u shkarkua pas akuzave se kishte organizuar një ceremoni dekorimi ushtarak në qytet.

    Më 22 prill, autoritetet në Kiev raportuan gjithashtu dëme në shtëpi dhe automjete pas sulmeve të natës nga Rusia. Por, kreu i administratës ushtarake rajonale, Mykola Kalashnyk, tha se nuk ishte goditur asnjë cak i infrastrukturës kritike.

    “Gjashtë shtëpi private, katër makina, tre ndërtesa ndihmëse dhe tre garazhe u dëmtuan si pasojë e një sulmi armik. Ka pasur gjithashtu një zjarr në një kantier ndërtimi”, shkroi ai në Telegram.

    Më vonë, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan sërish në mes të raportimeve të reja për praninë e dronëve rusë.

    Rusia gjithashtu kreu sulme të gjera me raketa të hënën e Pashkëve, më 21 Prill, pas përfundimit të një armëpushimi 30-orësh të shpallur prej saj. Kievi pretendoi se forcat ruse e shkelën armëpushimin 3.000 herë.

    Më 22 prill, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, e hodhi poshtë armëpushimin si një “operacion marketingu” nga Putini, i cili synonte kryesisht presidentin amerikan, Donald Trump, që është shprehur i irrituar për vazhdimin e sulmeve ruse, ndërsa ai shtyn përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim.

    “Armëpushimi i Pashkëve, i cili u shpall disi papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion simpatik, që synonte të ndalonte padurimin dhe zemërimin e presidentit Trump”, u citua të thoshte Barrot nga agjencia e lajmeve AFP në televizionin FranceInfo.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, tha se kishte biseduar me Barrot një natë më parë për të koordinuar qëndrimet përpara një takimi në Londër më 23 Prill.

    Takimi në Londër ka për qëllim të mbledhë së bashku Britaninë, Francën, Gjermaninë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, pas një mbledhjeje në Paris më 18 Prill bisedimet e para të përbashkëta në këtë format që prej marrjes së detyrës nga Trumpi.

    Barrot tha për FranceInfo se vendet evropiane përdorën atë takim për t’i komunikuar Uashingtonit vijat e tyre të kuqe për një marrëveshje. Trump ka thënë se shpreson që një marrëveshje të përfundojë këtë javë, gjë që shumë vëzhgues e shohin si tepër ambicioze.

    Por, si një tjetër shenjë që diplomacia po merr vrull, Putini tha më 21 Prill se ishte gati për bisedime të drejtpërdrejta me Zelenskyn – diçka që ai e kishte refuzuar deri kohët e fundit.

    Kjo u prit me skepticizëm nga analisti politik ukrainas, Ihor Reiterovich, i cili i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se ishte “manipulim standard një përpjekje për ta paraqitur Rusinë si forcë paqeruajtëse, gjë që në fakt duket tepër cinike”./REL

  • Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën, goditet një ndërtesë banimi në Odesë

    Rusia vazhdon ta bombardojë Ukrainën, goditet një ndërtesë banimi në Odesë

    Një sulm me dronë nga forcat ruse ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin e Odesës në Ukrainë, në një zonë të dendur me popullsi, duke lënë të lënduar të paktën tre banorë, përfshirë një fëmijë.
    Sulmi u krye gjatë një periudhë kur po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta siguruar një armëpushim për luftën në Ukrainë, pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia në vitin 2022.
    Kryetari i komunës së Odesës, Hennadiy Trukhaniv, shkroi në rrjetet sociale më 22 prill se shumë apartamente janë dëmtuar dhe se “banorët janë në shok.”

    Shërbimet e emergjencës publikuan foto dhe video të ekipeve zjarrfikëse që luftonin zjarret në atë që u përshkrua si infrastrukturë civile.
    Në mbarë vendin, Forca Ajrore e Ukrainës raportoi dhjetëra sulme me dron gjatë natës.
    Në një deklaratë thuhej se “38 dronë Shahed janë rrëzuar në lindje, veri, jug dhe qendër të vendit”. Po ashtu u tha se janë kapur edhe 16 dronë të tjerë.
    Sulmet erdhën një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi se forcat e tij po sulmonin caqe civile në Ukrainë.
    Duke folur më 21 prill për një sulm në qytetin verior Sumi javën e kaluar, ku u vranë 35 persona, ai tha se caku ishte një ndërtesë civile — por se aty ndodheshin ushtarë.
    Pas sulmit, kreu i administratës ushtarake lokale ukrainase u shkarkua pas akuzave se kishte organizuar një ceremoni dekorimi ushtarak në qytet.
    Më 22 prill, autoritetet në Kiev raportuan gjithashtu dëme në shtëpi dhe automjete pas sulmeve të natës nga Rusia. Por, kreu i administratës ushtarake rajonale, Mykola Kalashnyk, tha se nuk ishte goditur asnjë cak i infrastrukturës kritike.
    “Gjashtë shtëpi private, katër makina, tre ndërtesa ndihmëse dhe tre garazhe u dëmtuan si pasojë e një sulmi armik. Ka pasur gjithashtu një zjarr në një kantier ndërtimi”, shkroi ai në Telegram.
    Më vonë, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan sërish në mes të raportimeve të reja për praninë e dronëve rusë.
    Rusia gjithashtu kreu sulme të gjera me raketa të hënën e Pashkëve, më 21 prill, pas përfundimit të një armëpushimi 30-orësh të shpallur prej saj. Kievi pretendoi se forcat ruse e shkelën armëpushimin 3.000 herë.
    Më 22 prill, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, e hodhi poshtë armëpushimin si një “operacion marketingu” nga Putini, i cili synonte kryesisht presidentin amerikan, Donald Trump, që është shprehur i irrituar për vazhdimin e sulmeve ruse, ndërsa ai shtyn përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim.
    “Armëpushimi i Pashkëve, i cili u shpall disi papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion simpatik, që synonte të ndalonte padurimin dhe zemërimin e presidentit Trump”, u citua të thoshte Barrot nga agjencia e lajmeve AFP në televizionin FranceInfo.
    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, tha se kishte biseduar me Barrot një natë më parë për të koordinuar qëndrimet përpara një takimi në Londër më 23 prill.
    Takimi në Londër ka për qëllim të mbledhë së bashku Britaninë, Francën, Gjermaninë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, pas një mbledhjeje në Paris më 18 prill — bisedimet e para të përbashkëta në këtë format që prej marrjes së detyrës nga Trumpi.
    Barrot tha për FranceInfo se vendet evropiane përdorën atë takim për t’i komunikuar Uashingtonit vijat e tyre të kuqe për një marrëveshje. Trump ka thënë se shpreson që një marrëveshje të përfundojë këtë javë, gjë që shumë vëzhgues e shohin si tepër ambicioze.
    Por, si një tjetër shenjë që diplomacia po merr vrull, Putini tha më 21 prill se ishte gati për bisedime të drejtpërdrejta me Zelenskyn – diçka që ai e kishte refuzuar deri kohët e fundit.
    Kjo u prit me skepticizëm nga analisti politik ukrainas, Ihor Reiterovich, i cili i tha Current Time të Radios Evropa e Lirë se ishte “manipulim standard – një përpjekje për ta paraqitur Rusinë si forcë paqeruajtëse, gjë që në fakt duket tepër cinike”./REL

  • Gjithçka që duhet të dini nëse keni në plan të vizitoni Romën dhe Vatikanin pas vdekjes së Papa Françeskut

    Gjithçka që duhet të dini nëse keni në plan të vizitoni Romën dhe Vatikanin pas vdekjes së Papa Françeskut

    Turistët që udhëtojnë drejt Romës në javët e ardhshme duhet të përgatiten për ndërprerje të shumta për shkak të ceremonive që ndjekin vdekjen e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill nga një goditje në tru që solli koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, sipas Vatikanit.

    Atraksione kryesore si Bazilika e Shën Pjetrit dhe Kapela Sistine do të përballen me mbyllje të pjesshme, radhë të gjata dhe siguri të shtuar. Trupi i Papa Françeskut do të qëndrojë për homazhe deri më 26 prill, ndërsa funeralet dhe përgatitjet për rizgjedhjen do të ndikojnë ndjeshëm në lëvizjen e turistëve në Vatikan.

    Rreth 15-20 ditë pas vdekjes do të nisë konklava, që zhvillohet brenda Kapelës Sistine dhe zgjat derisa të zgjidhet Papa i ri. Kapela do të mbyllet gjatë kësaj kohe, por pjesët e tjera të Muzeut të Vatikanit do të mbeten të hapura.

    Ekspertët e udhëtimeve parashikojnë një rritje të ndjeshme të çmimeve të fluturimeve drejt Italisë, pasi pritet që miliona besimtarë të zbresin në Romë për të marrë pjesë në këtë moment historik.

    Trupi i Papës do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ndërsa ceremonia pritet të thithë turma të mëdha në Sheshin e Shën Pjetrit, me një pjesëmarrje të krahasueshme me atë të vitit 2005 gjatë funeralit të Papa Gjon Palit II./ Euronews – Syri.Net

  • Lajm i shkëlqyer! FSHF nis kampionatin e gjimnazeve, nis më 22 prill

    Lajm i shkëlqyer! FSHF nis kampionatin e gjimnazeve, nis më 22 prill

    Federata e Futbollit, në bashkëpunim me kompaninë “Elka”, do të zhvillojë kampionatin e shkollave “Replay Cup”, një nismë që synon të promovojë futbollin në shkolla dhe të nxisë përfshirjen e vajzave dhe djemve në këtë lojë.
    Në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 16 ekipe të shkollave nga 8 shoqatat rajonale të futbollit: Tirana, Durrësi, Shkodra, Lezha, Elbasani, Gjirokastra, Korça dhe Fieri.
    Skuadrat e djemve do të garojnë në nivel gjimnazesh, me pjesëmarrës të moshave 15-16 vjeç, ndërsa vajzat do të përfaqësojnë shkollat 9-vjeçare, me moshat 13-14 vjeç.
    Sipas një kalendari të përcaktuar, 8 ndeshjet e para do të zhvillohen nga data 22 deri më 25 prill. Ekipet fituese do të kualifikohen direkt për në fazën gjysmëfinale që do të zhvillohet më 29 prill, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe finalja e madhe do të luhet më 2 maj.
    Përveç atmosferës sportive dhe argëtimit, kampionati “Replay Cup” do të dhurojë edhe çmime të ndryshme për skuadrat fituese.

  • “Më tha qesh…”, Giorgia Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun

    “Më tha qesh…”, Giorgia Meloni rrëfen bisedën e fundit me Papa Françeskun

    “Të hënën, në takimin e fundit, ai më tha ‘qesh’. Ishte një këshillë që i pëlqente të ma përsëriste shpesh”, tha ajo.
    Papa Françesku do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj të varfërve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe angazhimin për një Kishë të thjeshtë dhe të hapur për të gjithë.​
    Në një tekst të pabotuar, Papa Françesku shprehej se “vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por një fillim i ri”, duke reflektuar besimin e tij të thellë në jetën e përjetshme.​
    Papa Françesku, Ati i Shenjtë i Kishës Katolike, ndërroi jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare.
    Sipas njoftimit të Vatikanit, vdekja e tij u shkaktua nga një goditje në tru, e pasuar nga dështim kardiak dhe cirkulatorik të pakthyeshëm.
    Ndërsa mëngjesin e sotëm u mor vendimi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga e premtja, 25 prill, deri të dielën, 27 prill, në Shën Pjetër.
    Trupi i Papa Françeskut do të qëndrojë i ekspozuar për besimtarët për të bërë nderimet e fundit. Funerali do të mbahet të shtunën, 26 prill, në orën 10:00, dhe do të pasohet nga varrimi në Bazilikën e Shën Marisë Madhore në Romë, sipas dëshirës së tij për një varrim të thjeshtë .​

  • Vatikani: Papa Françesku do të varroset më 26 prill

    Vatikani: Papa Françesku do të varroset më 26 prill

    Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, njoftoi Vatikani të martën.Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare.
    Ai vdiq nga sulmi në tru dhe si pasojë nga dështimi i pakthyeshëm i zemrës, tha Vatikani.Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.
    Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.
    Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.
    Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.
    Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë. Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital.
    Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropës që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar.
    Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.
    Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.
    Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.
    I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.
    Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor./REL

  • Epoka e fatit të keq merr fund për këto 3 shenja Horoskopi, në prill

    Epoka e fatit të keq merr fund për këto 3 shenja Horoskopi, në prill

    Deri në fund të muajit prill, të gjitha shenjat e horoskopit do të kenë mundësi për rritje personale. Por disa prej tyre ndodhen në një fazë të veçantë dhe do të lënë pa negativitetin. Për këto tri shenja, fundi i muajit prill 2025 sjell fundin e një epoke të gjatë fati të keq.
    Gaforrja
    Më 18 prill 2025, Marsi largohet nga Gaforrja dhe hyn te Luani, duke i dhënë fund një faze të vështirë për këtë shenjë Uji. Marsi ka qenë burim tensioni që nga dhjetori 2024, kur nisi prapavija e tij. Edhe pse prapavija përfundoi në shkurt, sfidat vazhduan – deri tani.

    Me këtë tranzicion, Gaforrja përjeton një çlirim emocional dhe mendor. Rritet vetëbesimi, forcohen kufijtë personalë dhe rritet ndjenja e vetëvlerësimit. Tani është momenti për të vendosur veten në plan të parë dhe për të ndjekur pa kompromis atë që ka vërtet rëndësi.
    Peshqit
    Tani, Peshqit ndihen më të qetë dhe të balancuar emocionalisht. Marrëdhëniet do të marrin një kthesë pozitive, vendimet financiare do të jenë të mira dhe vetëbesimi është në kulm. Ky është momenti për të lënë pas çdo situatë të rëndë, të dëmshme apo të pasigurt dhe për të ndjekur dëshirat. Energjitë e mira janë në horizont – mjafton t’i besoni.
    Demi
    Prilli mbyllet fuqishëm për Demin me një Hënë të re më 27 prill, pikërisht në shenjën e tyre. Kjo sjell qartësi emocionale, dëshirë për fillime të reja dhe një rigjallërim shpirtëror që e bën këtë periudhë shumë transformuese.
    Ide të reja do të tërheqin mundësi të mëdha. Aura jote do të shkëlqejë. Universi po punon në prapaskenë për të hapur dyert drejt potencialit maksimal të Demit.

  • Parashikimi i motit për sot, 22 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 22 prill 2025

    Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme.Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësirave të shpeshta, të cilat pasmesditës pritet shtim i tyre, duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor, ku shirat do të jenë në formë shtrëngate.
    Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore lindore.Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.