Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.9 lekë.
Euro do të blihet me 98.5 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë.
Franga zvicerane do të blihet me 104.3 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë.
Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.8 lekë dhe do të shitet me 116 lekë.
Dollari kanadez këmbehet me 62.4 lekë në blerje dhe me 64 lekë në shitje.
Tag: prill
-

Kursi këmbimit 24 prill
-

Akoma pa bërë një javë nga Big Brother, Gjesti nis me koncerte
Showbiz E Mërkurë, 23 Prill 2025 14:52
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti, ka qenë sensacion i këtij viti.
Me 184 ditë izolim nga Big Brother Kosova në atë të Shqipërisë, ai rrëmbeu zemrat e të gjithë publikut.Ndonëse nuk ka kaluar akoma një javë që nga përfundimi i këtij reality shou, këngëtari pejan po vazhdon me angazhime.
Në një postim të ri, ai njofton se më 25 prill do të performojë në një klub të Tiranës.Nuk ka dyshim se Gjesti do të jetë një nga artistët më të kërkuar të këtij viti nëpër mbrëmje.
Ai madje do të ketë edhe një çmim të lartë marrë parasysh famën e fituar këtë periudhë.
I njëjti vlen të ceket se fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh nga Big Brother. -

Lutje për shpirtin e Papës, më 24 prill mbahet mesha në katedralen Shën Pali në Tiranë
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka bërë publike kalendarin e ceremonive fetare në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Ditën e enjte, më 24 prill, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, do të mbahet një meshë për shpirtin e Atit të Shenjtë, ku do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave të vendit.
Në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet më 26 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Shqipëria do të përfaqësohet nga dy arqipeshkvij: Imzot Giovanni Peragine i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj i Tiranë-Durrësit.
Papa Françesku mbylli sytë përgjithnjë në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte diagnostikuar me pneumoni dypalëshe dhe qëndroi disa javë i shtruar në spitalin Gemelli të Romës. Vdekja e tij vjen një ditë pasi u shfaq në Sheshin e Shën Pjetrit për t’u uruar “Gëzuar Pashkët” mijëra besimtarëve. -

Beteja për t’u ngjitur në Superiore, luhen nesër “play off”-et e Kategorisë së Parë
23 Prill 2025
12:24
Alfred Lleshi
Ndeshjet e fazës “play-off” të Kategorisë së Parë do të luhen më 24 prill. Burreli do të përballet me Pogradecin në stadiumin “Liri Ballabani”, ndërsa Besa sfidon Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00.
Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”, në një tjetër përballje vendimtare për një vend në kampionatin elitë edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, më 26 dhe 27 prill do të zhvillohen dy sfidat e “play-out”-it në Kategorinë e Parë, ku do të përcaktohen skuadrat që do të sigurojnë mbijetesën për sezonin e ardhshëm. Kukësi do të përballet me Orikun më 26 prill, ora 16:00, në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa një ditë më pas, më 27 prill, ora 15:00, Kastrioti do të sfidojë Luzi 2008 në stadiumin e Vorës. Skuadrat që dalin fituese nga këto finale do të kenë të drejtën të garojnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/2026. -

Kategoria e Parë/ Nesër luhen ndeshjet play-off, sfidat play-out luhen të shtunën & të dielën
Ndeshjet e fazës play-off të Kategorisë së Parë do të luhen më 24 prill. Burreli do të përballet me Pogradecin në stadiumin “Liri Ballabani”, ndërsa Besa sfidon Apoloninë në stadiumin “Niko Dovana”. Të dyja ndeshjet do të luhen në orën 15:00.
Fituesit e këtyre dy çifteve do të kualifikohen për një finale të dytë, që do të zhvillohet më 30 prill. Ekipi që triumfon në këtë finale do të përballet më pas me skuadrën e renditur në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”, në një tjetër përballje vendimtare për një vend në kampionatin elitë për edicionin e ardhshëm.
Ndërkohë, më 26 dhe 27 prill do të zhvillohen dy sfidat e play-out-it në Kategorinë e Parë, që do të përcaktojnë skuadrat që do të sigurojnë mbijetesën për sezonin e ardhshëm. Kukësi përballet me Orikun më 26 prill, ora 16:00, në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa një ditë më pas, më 27 prill, ora 15:00, Kastrioti ndeshet me Luzi 2008 në stadiumin e Vorës.
Skuadrat që dalin fituese nga këto finale do të kenë të drejtën të garojnë në Kategorinë e Parë për sezonin 2025/2026. -

VATIKAN/ Trupi i Papa Françeskut vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit, nisin HOMAZHET publike
Trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes, ku do të mund të bëhen homazhe përpara varrimit, që do të mbahet ditën e shtunë.
Ceremonia e zhvendosjes së trupit nga rezidenca Casa Santa Marta do të jetë në orën 09:00, ndërsa Kardinali Kevin Farrell do të udhëheqë një lutje të veçantë. Ndërsa, janë bërë me dije edhe oraret, kur do qëndrojë e hapur Bazilika për qytetarët. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Bazilika do të qëndrojë e hapur për publikun në këto orare:Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
E mërkure, 23 Prill: 11:00 – 24:00
Enjte, 24 Prill: 07:00 – 24:00
E premte, 25 Prill: 07:00 – 19:00Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Që prej orëve të para të ditës, turma vizitorësh janë parë përpara Bazilikës, për të nderuar Papën.
-

Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE
Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën (22 prill) se nga maji do t’i kushtojë më pak kohë komitetit të “Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) të krijuar nga presidenti amerikan për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet federale.
Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën (22 prill) se nga maji do t’i kushtojë më pak kohë komitetit të “Efikasitetit të Qeverisë” (DOGE) të krijuar nga presidenti amerikan për të reduktuar në mënyrë drastike shpenzimet federale.
“Ndoshta duke filluar nga muaji i ardhshëm, nga maji, koha që do të ndaj në DOGE do të reduktohet shumë,” tha zoti Musk gjatë një konference kushtuar rezultateve të fitimeve të tremujorit të parë të prodhuesit të makinave elektrike.
“Duke filluar nga muaji i ardhshëm, do t’i kushtoj shumë më tepër kohë Teslës”, shtoi ai.Top Channel
-

Trupi i Papa Françeskut vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe publike
Bota E Mërkurë, 23 Prill 2025 09:44
Trupi i Papa Françeskut do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit këtë mëngjes, ku do të mund të bëhen homazhe përpara varrimit, që do të mbahet ditën e shtunë.
Ceremonia e zhvendosjes së trupit nga rezidenca Casa Santa Marta do të jetë në orën 09:00, ndërsa Kardinali Kevin Farrell do të udhëheqë një lutje të veçantë. Ndërsa, janë bërë me dije edhe oraret, kur do qëndrojë e hapur Bazilika për qytetarët.Bazilika do të qëndrojë e hapur për publikun në këto orare:
E mërkure, 23 Prill: 11:00 – 24:00
Enjte, 24 Prill: 07:00 – 24:00
E premte, 25 Prill: 07:00 – 19:00
Që prej orëve të para të ditës, turma vizitorësh janë parë përpara Bazilikës, për të nderuar Papën. -

A e dini pse 23 prilli quhet Dita Botërore e Librit?
Data 23 prill është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca.23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor./vizinplus.tv -

Shtyhet ndeshja Inter–Roma, shkak bëhen 5 ditët e zisë në Itali pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut
Ndeshja mes Interit dhe Romës, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën, nuk do të luhet në këtë datë. Federata Italiane ka vendosur që sfida të shtyhet për të dielën, më 28 prill, në orën 15:00, për shkak të pesë ditëve të zisë kombëtare të shpallura në Itali pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Interi kishte kërkuar që ndeshja të luhej sipas planit të mëparshëm, të shtunën, duke pasur parasysh ndeshjen e rëndësishme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet më 30 prill. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pranuar nga autoritetet kompetente.
Kështu, skuadra zikaltër do të përballet me një kalendar të ngjeshur, duke luajtur përballë Romës më 27 prill dhe më pas përballë Barcelonës vetëm tre ditë më vonë.