Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka zbuluar se kur pritet të zhvillohet Kuvendi i PD-së, duke bërë të ditur edhe afatet ligjore të brendshme të partisë.
Hoxha u shpreh se në muajin prill përfundon mandati katërvjeçar i kryetarit, Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së PD-së, ndaj brenda këtij muaji do të zhvillohen zgjedhjet e reja në parti.
Ai theksoi se Sali Berisha e ka konfirmuar pjesëmarrjen në garë.
“Në prill është e sigurt se mbarojnë afatet si për kryetarin, ashtu edhe për Këshillin Kombëtar dhe për Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbushet katërvjeçari i mandatit dhe do të ketë garë. Zoti Berisha e ka thënë: “Ka garë, unë jam në garë, do të rikandidoj. Tani, kush do të kandidojë le të futet ta sfidojë. Po fitoi, unë do të shkoj i pari t’i jap dorën për këtë gjë”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, Kuvendi është parashikuar të mbahet në prill megjithatë, ai la të hapur mundësinë që Kuvendi të zhvillohet edhe më herët, nëse situatat politike brenda partisë apo zhvillime të tjera e kërkojnë një gjë të tillë.
“Kuvendi është i përcaktuar që do të mbahet në prill, pasi është organi që mund të përmbysë dhe të ndryshojë statutin e PD-së. Nuk e di, PD mund të mbajë edhe një kuvend më herët se prilli, pasi mund të kemi ngjarje më herët”, tha Hoxha.
Tag: prill
-

Gara në PD, kur mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri/ Demokrati zbulon afatet
-

Kullat 30-katëshe në Liqenin e Farkës filluan para se të jepej leja! Kush janë VIP-at që qëndrojnë pas?
Në mbledhjen e datës 18 prill 2025, të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, u miratua edhe një projekt me numër rendor 45. Bëhet fjalë për një leje ndërtimi të emërtuar “Albora’s Lake”. Ndërtimet do të bëheshin në zonën e Farkës, ndërkohë që ende nuk është zbardhur edhe leja e ndërtimit, planimetria dhe të dhënat e të gjithë projektit.
Ndërkohë, disa javë pas miratimit, vetë kompania përfituese “Lion Construction”, publikoi një maket për ndërtimet, ku krahas vilave dhe godinave të ulëta, në atë zonë do të bëheshin edhe kulla deri në 30 kate. Një projekt masiv, që përfshin pjesën lindore të Liqenit të Farkës, ngjitur me Unazën Jugore që lidh qytetin e Tiranës me zonën e TEG-ut.
VoxNews ka mësuar se punimet për atë kompleks kanë filluar shumë kohë para se të miratohej leja në KKTU. Më saktësisht, leja është dhënë në muajin prill 2025, ndërkohë që fadromat dhe mjetet e rënda kanë shkuar në zonë në vjeshtën dhe dimrin e vitit 2024. Madje, në atë kohë banorët e zonës denoncuan edhe një firmë që po bënte sheshime pa asnjë leje përkatëse, me mjete të rënda.Faksimile: Vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i miratuar në mbledhjen e datës 18 prill 2025
Midis muajit dhjetor 2024 dhe janar 2025, eskavatorët e një firme private (nënkontraktore) shkuan në gjithë zonën dhe bënë gërmime. Madje, gërmimet sollën shembjen e një rruge të sapo ndërtuar, që lidhte të gjithë lagjen me Unazën e Madhe të Tiranës. Megjithëse pati denoncime, asnjë institucion ligjzbatues nuk mori masa dhe, duke qenë se firmat kishin vendosur “tentakulat” në KKTU, historia kaloi pa asnjë problem.Harta e zonës ku do të vendosen 17 kulla nga 30 kate
Koha kaloi dhe erdhi muaj prill 2025, ku Këshilli miratoi edhe projektin e “Albora’s Lake”, një “rezidencë banimi, hotelerie dhe shërbimesh” me vendndodhje në Farkë Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lion Construction”.
Më vonë, vetë kompania publikoi maketet në internet, ku rezulton se kullat dhe të gjitha njësitë do të vendosen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës. Nga ana më jugore kufizohen me një tjetër kompleks, “Rolling Hills Lake”, ndërsa në zonë janë bërë edhe disa vila. Por, super projekti përfshin një zonë të stërmadhe, ku krahas kullave do të bëhen edhe banesa dhe vila individuale.Maketi i kullave dhe njësive që do të ndërtohen në Farkë
Ky është një nga projektet më të mëdhenj të miratuar ndonjëherë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Vetëm me një vendim janë dhënë 17 kulla 30 katëshe, në një zonë që deri para disa vitesh konsiderohej e gjelbër. Por, babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadhe me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.Mjetet e një firme duke kryer punime në muajin dhjetor 2024 dhe janar 2025 në zonë
E gjithë zona, sipas fotove dhe videove që disponon VoxNews, është sheshuar në dhjetor 2024 dhe janar 2025. Mjetet e një firme, që besohet se është nënkontraktore e firmës që përfitoi mega projektin, shkuan në zonë dhe bënë gërmime dhe sheshime. Madje, pa asnjë leje ndërtimi dhe në shkelje të plotë.
Mjetet gërmuan disa metra, duke rrezikuar edhe lagjen e vjetër në atë zonë. Sipas videove dhe fotove, nga gërryerja e gjithë zonës, një pjesë e rrugës lidhëse të lagjes me Unazën Jugore të Tiranës u shemb. Asnjë firmë dhe asnjë shtetar që i lejoi këto punime nuk u procedua.Faksimile: Firma “Lion Construction” është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina
Në fakt, firma që bëri ato punime nuk është në lejen e KKTU-së. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, ndërtues të 17 kullave nga 30 kate dhe të gjithë zonës me njësi banimi, shërbimi dhe hotelerie, është kompania “Lion Construction”.
Kjo firmë është në pronësi me nga 50 % të aksioneve nga Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy njerëz me lidhje të forta. Bardhjus Bushaj, i cili njihet edhe si Dhjusi, dyshohet se përdor paratë e kunatit të Lulzim Bashës për të ndërtuar. Ndërkohë, aksioneri tjetër Erion Gina është kunati i Aleksandër Frangajt, një biznesmen që krahas mediave, tashmë është fokusuar fuqishëm në ndërtim.
Të dy, si Dhjusi dhe Gina, janë ortakë të ngushtë të z. Frangaj në kompani dhe projekte të tjera të ndërtimit në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit “në hije” të këtij projekti kanë lobuar fuqishëm që të mos merrej asnjë masë për gërryerjet dhe shembjen e rrugës. Dhe, po këta njerëz dyshohet se kanë ndërhyrë fuqishëm që KKTU t’u jepte lejen./ Gazeta Korieri.com
-

Gola, ndeshje dhe rekorde historike, ja të gjitha statistikat e derbit të Milanos
Derbi i parë i sezonit 2025-2026 mes Interit dhe Milanit vlen për kreun e Serie A. Ekipi i Cristian Chivu udhëheq (po ashtu si Roma) me 24 pikë, ndërsa ai i Allegrit, me 22 pikë, synon të kalojë rivalin ndërqytetas. Për Interin, pas blerjes së përbashkët së “San Siro” me Milanin, ekziston mundësia e ndërprerjes së serisë negative prej 5 ndeshjesh pa fitore kundër kuqezinjve.
Ky do të jetë derbi i 245-të i Milanos, me 91 fitore të Interit, 71 barazime dhe 82 fitore të Milanit. Golat: 341 Inter, 322 Milan. Në Serie A: 182 ndeshje (70 fitore Inter, 57 barazime, 55 fitore Milan). Në “Coppa Italia”: 29 ndeshje (9 fitore Inter, 9 barazime, 11 fitore Milan); Në “Primera Categoria”: 14 ndeshje; në “Divisione Nazionale”: 8; në Champions League: 6; në “Campionato Alta Italia”: 2; në “Supercoppa Italiana”: 3.
Shënuesit: Shevchenko 14 gola, Meazza 13, Nordahl dhe Nyers 11. Në aktivitet: Lautaro Martinez 9 gola, synon të arrijë 10.Më shumë ndeshje: Paolo Maldini 53, Javier Zanetti 45, Giuseppe Bergomi dhe Alessandro Costacurta 43.Trajnerët historikë: Nereo Rocco me 25 derbi, Helenio Herrera me 20 (Inter), Giuseppe Viani me 20 (Milan).
Statistikat e veçanta të derbit të Milanos:Ndeshja me më shumë gola: 11, Inter-Milan 6-5, 6 nëntor 1949.Fitorja me diferencën më të madhe për Interin: 0-5, 6 shkurt 1910.Fitorja me diferencën më të madhe për Milanin: 0-6, 11 maj 2001.Seria e fitoreve radhazi e Milanit: 6, periudha 5 shkurt 1911-9 shkurt 1913 dhe 30 maj 1946-11 prill 1948.Seria e fitoreve radhazi të Interit: 6, periudha 18 janar 2023-22 prill 2024.Fitore më shumë në një vit kalendarik: Interi, 5 (2023).Barazime radhazi: 4, 29 shtator 1935-7 shkurt 1937.Ndeshje më shumë pa humbje: Interi, 17, 10 nëntor 1929-7 shkurt 1937.Ndeshje më shumë pa pësuar gol: Milani, 4 (10 nëntor 1974-15 qershor 1975; 24 tetor 2004-12 prill 2005); Interi, 4 (18 janar 2023-16 maj 2023).Ndeshje më shumë radhazi me të paktën një gol: Interi, 12 (7 nëntor 1954-22 mars 1959; 10 prill 1993-22 nëntor 1997; 19 prill 2022-2 prill 2025).Goli më i shpejtë për Interin: Sandro Mazzola, pas 13 sekondash lojë, 24 shkurt 1963.Goli më i shpejtë për Milanin: José Altafini, pas 25 sekondash, 26 mars 1961.Goli më i vonshëm për Interin: Christian Eriksen, 96’, 26 janar 2021.Goli më i vonshëm për Milanin: Cristian Zapata, 96’, 15 prill 2017.Shënuesit më të mirë të Interit në një derbi: Giovanni Capra, Amedeo Amadei, István Nyers, Diego Milito dhe Mauro Icardi, 3 gola secili në ndeshje të ndryshme.Shënuesi më i mirë i Milanit në një derbi: José Altafini, 4 gola, 27 mars 1960.Më shumë derbi në një sezon: 5 (2022-2023 dhe 2024-2025).Më shumë derbi në një vit kalendarik: 5 (2023).Ndeshja me arkëtimet më të mëdha: Inter-Milan 1-0, 16 maj 2023 (12.547.765 €).
Rekorde të veçanta:Saul Malatrasi: i vetmi që ka fituar titullin, Kupën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale me të dyja klubet.Zlatan Ibrahimovic: i vetmi që ka qenë golashënues më i mirë i Serie A me Interin (2008-09) dhe Milanin (2011-12).Romelu Lukaku: shënuesi më i vazhdueshëm në derbi, 5 ndeshje (21 shtator 2019-21 shkurt 2021).Edoardo Mariani: golashënuesi më i ri në derbi, 16 vjeç e 359 ditë, 27 shkurt 1910.Zlatan Ibrahimovic: golashënuesi më i vjetër në derbi, 39 vjeç e 115 ditë, 26 janar 2021. -

12 vite burg për vrasësin e Stiven Toshkëzit, familjarët reagojnë ashpër në gjykatë, shoqërohen në Polici
Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkëzi
TIRANË-Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me 12 vite burg të riun Axel Hoxhaj duke zbritur 6 vite nga vendimi I Shkallës së Parë që e dënoi me 18 vite heqje lirie. Ulja e dënimit ka shkaktuar tension në gjyq, ku policia ka bërë shoqërimin në komisariat të familjarëve të të ndjerit Stiven Toshkesi. Aktualisht në komisariat ndodhen nëna e të riut Toshkesi, vëllai dhe kunata.
Fajtor për “moskallëzim krimi” është shpallur edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt, i cili ishte gjithashtu prezent në momentin e vrasjes të të riut.20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill 2024 në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Shkaku i ngjarjes së rëndë fillimisht u raportua konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Megjithatë pak javë pas vrasjes doli dhe një tjetër konflikt i të riut. Konflikti për një vajzë ka nisur me një person tjetër. Bëhet fjalë për Arbëri Murataj, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë.
Arbër Murataj i kishte ngacmuar të dashurën dhe më pas e ka marrë në telefon Toshkësin për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxhar. Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte. -

Turizmi kurativ, llixhat e Elbasanit tërheqin 10 mijë vizitorë nga muaji prill në shtator
Edhe pse sezoni turistik kurativ po shkon drejt fundit të tij, llixhat e Elbasanit vazhdojnë të jenë të tejmbushura me turistë të kësaj natyre.
Gjatë periudhave prill-maj dhe shtator nëntor ujërat termale në Tregan frekuentohen nga rreth 10 mijë turistë, 90% e të cilëve shtetas te Kosovës.
Të ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë vizitorët zgjedhin këtë zonë për shkak të cilësisë së ujërave termalë, çmimeve ekonomike, natyrës së fshatit dhe mikpritjes. -

Albin Kurti: Ish-opozita vendos për datën e zgjedhjeve në Kosovë, dhjetor ose prill
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa ka folur për mandatimin e Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja është në dorën e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Kurti ka vlerësuar se nëse Kuvendi nuk voton për Qeverinë Konjufca, zgjedhjet e reja do të mbahen në dhjetor të këtij viti. Ndërsa nëse qeveria e re i merr votat e nevojshme, zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në prill, kur edhe duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.
“Opozita e ka në dorë që të zgjedhë rrugën e mëtejshme. Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill. Cilado prej tyre për ne është e pranueshme”, ka thënë Kurti të premten.
Sipas tij, situata më e favorshme aktualisht është votimi i qeverisë së re në krye me Glauk Konjufcën.
“Ta kemi një qeveri e cila voton buxhetin e Kosovës, Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, pastaj buxhetin për RTK-në, buxhetin për Komunat e Prishtinës, Zubin Potokut dhe Gjilanit, mund të ketë edhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare dhe të bëhemi gati që në prill të shkojmë në zgjedhje, për shkak se duket që kur me kaq shumë vështirësi mbërrihet te numri 61, për rizgjedhje apo të presidentes e kemi të vështirë t’i bëjmë 80 deputetë në sallë, andaj më mirë është që të kemi një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill”, ka shtuar ai. -

Kurti: Opozita ka në dorë fatin e Qeverisë së re! Ose zgjedhje në dhjetor ose Konjufca 1 e zgjedhje në prill
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi politik të mbajtur në Gjakovë, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke komentuar zhvillimet e fundit për procesin e formimit të Qeverisë së re.
Kurti duke pranuar se nuk arriti që të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër, tha se pa vonesa do të mirren menjëherë pas balotazhit, me mantadarin e dytë, që sipas tij, “opozita e ka në duar që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.”
“Në situatën në të cilën ndodhemi ne kemi dëshmuar që pa vonesa ecim përpara, prej komisioneve për verifikimin e mandateve pastaj me propozimin për Albulena Haxhiut, pastaj me ndryshimin e propozimit për shkak se këtë na e inponoi Gjykata Kushtetuese jo me të drejtë besojmë ne, dhe derisa e zgjodhëm kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën dhe u konstitua kryesia e Kuvendit ashtu edhe ne siç e kemi sugjeruar me Nedat Rashiqin si njërin prej nënkryetarve, pra aty e kemi edhe Albulenën, Kujtim Shalën e kemi Vlora Çitakun, Emilja Rexhepi, por e kemi edhe një serb që e pranon Republikën e Kosovës, dhe kontribon si për shtetin ashtu edhe për komunitetin serb.
Dhe tash së fundmi, me qenë se unë nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë edhe propozimin tjetër, pa vonesë me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit dhe çfarë duhet theksuar është që opozita e ka në duar që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.
Cila do prej neve është e pranueshme, le të bashkëpunojmë e lë të ecim përpara. Ne i duam zgjedhjet, por edhe më shumë se zgjedhjet dëshirojmë ta formojmë qeverinë sipas rezultateve të 9 shkrutit kur dolëm fitues. Duke mos harruar që ne kemi 48 deputet që është më shumë sesa LDK e PDK marrë së bashku, këto kanë 24, përkatësisht 23.”, tha Kurti për tvsyri.
Kurti tha se për Republikën e Kosovës më e favorshmja është që të votohet Glauk Konjufca, për të pasur një qeveri që do të mund të miratojë buxhetin dhe planin e rritjes.
“Për Republikën e Kosovës më e favorshmja është të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri e cila e voton buxhetin e Republikën e Kosovës, Planin e Rritjes për BE, pastaj buxhetin për Radio Televizionin e Kosovës, buxhetin për ato tri komunat që kanë ngelur fatkeqësisht me buxhetin me vitin 2024, siç është Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, mund të ketë edhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare dhe të bëhemi gati që në prill të shkojmë në zgjedhje, për shkak se duket kur me kaq shumë vështirësi mbërrihet tek numri 61, për rizgjedhje apo zgjedhje të presidentes e kemi të vështirë t’i bëjmë 80 deputet në sallë. Andaj, më mirë është të kemi një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill,” tha Kurti.
Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk mund të vendoset vetëm nga VV-ja, pasi vendimi është në dorën e opozitës.
“Por, natyrisht këtë ne nuk mund ta vendosim vetë, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Së pari, u zëvendësua Albulena me Dimal Bashën, unë me Glauk Konjufcën, vetëm ne kemi lëvizur, ndërkohë që kemi fiksim, bllokim, dhe një lloj refuzimi për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare,” përfundoi Kurti. -

“Ja këndoj këngën, sma ndjen për asnjë”/ Dosja ‘flakë’ mes Ballukut dhe Berberit: E çoj ku duhet…
Sigurohet dosja e SPAK për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që zv kryeministrja ka me ish kreun e ARRSH Evis Berberi. Në biseda sqarohet se si manipulohej tenderi për Tunelin e Llogarasë, që më pas iu dha kompanisë turke, me një ofertë 50 mln euro më shtrenjt se ajo e kompanisë “Gjoka”.
Pjesë nga biseda:
Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.
Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet.
Belinda Balluku: “Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.
Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.
Evis Berberi: “Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”. -

“U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje në 100- vjetorin e ndarjes nga jeta, “Heroin e Popullit”, Avni Rustemin. Avni Rrustemi, emri i të cilit sot është vendosur në shenjë nderimi në shkolla dhe rrugë të ndryshme, lindi në Libohovë në një familje atdhetare.
I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.
Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913 dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris, Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit. Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6 muajve. Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.
Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.VEPRIMTARIA – Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28 nëntor 1918 demonstratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër të Kalabrisë dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Toptanin.
Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve, duke bashkuar të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). Shqiptarët e shohin Avni Rustemin si një hero kombëtar që luftoi për demokratizimin e Shqipërisë dhe vrau Tradhtarin Kombëtar Esat Pashë Toptani, i cili do t’ua shiste vendin fqinjëve. Avni Rustemi ka qenë objekt edhe i shumë filmave artistikë, në shumicën e tyre ai shfaqet si hero kombëtar, që vrau tradhtarin e kombit. “Dy Krisma në Paris” është një dramë e Sheri Mitës, Pëllumb Kullës me temë vrasjen e Essad Pashë Toptanit në Paris dhe gjyqin e Avni Rustemit.ATENTATI – Më 31 maj shkoi në Paris ku zuri një dhomë në hotelin “Prince Albert”. Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes “Montmartre”, në hotelin “Toulerie” ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. “Castiglione”. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personeli i hotelit e çarmatosi. U mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.
Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartëmonedha franceze e italiane – për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati ishte i shtyrë nga Aqif pashë Biçakçiu – djali i tezes dhe rivali politik i Esai Pashës – dhe paratë për ta financuar u nxorën nga fondet e Këshillit të Naltë.
RIKTHIMI – Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri. Kur u kthye, u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 katundari. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Tromara sekretar, Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Pejani inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria Ypi urdhëroi mbylljen e kësaj federate. Në këto kushte Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”.Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i Zogut dhe duke pasë bërë aleancë me Bajram Currin, kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës. Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxori fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit. Veprimi i shoqërisë “Bashkimi” dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924.
Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani etj.. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill, duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane. Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit Gjilanin. Kur arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi “Avni Rustemi”, Pazari i Ri), në çastin që Rustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadriun, u qëllua me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemorragjia.
VARRIMI – Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonia u bënë si në Tiranë, ashtu dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza barti trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin “Beograd”, i cili nisi rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924.
Sipas gazetarit Roland Qafoku, zemrën ia nxorën Avni Rustemit për ta ruajtur dhe trupin ia balsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim”. “Si një objekt trofe zemra e Avni Rustemit u vendos në kushte ruajtjeje në një vazo, e zhytur në një solucion që e ruante përjetësisht dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës Nasho Qirko, që shërbente në farmacinë numër 1 të qytetit. Për 39 vjet zemra u ekspozua në farmaci, e vetmja farmaci në Shqipëri që shërbente për dy funksione; për të blerë ilaçe, por edhe si një ekspozitë për të parë zemrën e Avni Rustemit. Pas vitit 1963 nuk ka asnjë të dhënë se ku përfundoi zemra. Ekziston një kërkesë që zemra të kthehej në vendlindjen e Avniut në Libohovë, por nuk është konfirmuar kurrë që zemra të ketë shkuar atje”, – është shprehur ai. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit. Vrasja e Esat Pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe në të rinjtë përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët.
Këto ide u mishëruan në formimin e shoqërisë “Atdheu” dhe shoqërisë “Bashkimi” pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj “rinie fashiste shqiptare”, e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me grupin komunist që shkoi në Bashkimin Sovjetik. Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave, u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjën të tërhequr. Atje u formua një komitet revolucionar i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit.
Eqrem bej Vlora e përshkruan te “Kujtimet” si “një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës”. Pas pushtimit italian, qe ndër figurat antizogiste të cilat u nderuan nga administrata bashkëpunuese, duke iu dhënë emri sheshit ku u vra, ndërsa në Vlorë u zhvillua një ceremoni nderimi ku përmendej se ideali i tij ishte fashizmi. Nderimi i tij vijoi përgjatë regjimit komunist, ku përpos të qenit antizogist që përputhej me narrativën fashiste, shtohej edhe aspekti revolucionar kundër shtresave të pasura, duke u nderuar me titullin “Hero i Popullit”.
© Panorama.al -

Propozimi për zgjidhjen e krizës, Kurti: Glauku kryeministër, unë ministër i Jashtëm
Lëvizja Vetëvendosje ka përzgjedhur nënkryetarin e saj Glauk Konjufca si mandat për krijimin e qeverisë së re, pas dështimit të Albin Kurtit për t’u votëbesuar në seancën e Kuvendit më 26 tetor.
Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes tha se propozimin e Konjufcës e bëri për shkak të vlerësimit dhe besimit të madh që ka për të.
“Unë dua të bëj një propozim të menduar mirë, e bëj jo për të bërë një lajm. Kemi ofruar mundësi për zgjedhje qysh në qershor, kur e pamë se nuk duan bashkëpunim. Kemi marrë refuzimin e ftesave për bashkëpunim, gjersa na kanë bërë të pamundur çdo qeverisje në koalicion me ta. Po ia japim mundësinë opozitës që t’i kursejë vendit dy palë zgjedhje, sepse mjafton njëherë të shkohet në zgjedhje në prill kur vjen çështja e zgjedhjes së presidentit. Jemi gati për zgjedhje sot, edhe në dhjetor, edhe më shumë gati në prill, por po e japim këtë mundësi si zgjedhje për këtë bllokim të kotë që është bërë”, tha Kurti.
Kurti ka theksuar më tej se Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, por po ashtu edhe e përgatitur për to. Sipas Kurtit ky propozim është gjithashtu një mënyrë për të shkurtuar periudhat e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme, duke evituar dy palë zgjedhje në dhjetor dhe prill.
Ai ka njoftuar gjithashtu se kabineti do të vazhdojë me të njëjtin përbërje që ai ka propozuar, pasi vetë kryeministri në detyrë do të jetë i propozuar për postin e ministrit të Jashtëm në vend të Konjufcës.
“Unë marr vendin e Glaukut dhe Glauku timin. Le të votojmë buxhetin, plani i rritjes, le të bëhen disa punë të domosdoshme”, u shpreh Kurti.
Sakaq, të mërkurën më 5 nëntor skadon afati kur presidentja Vjosa Osmani do të vendosë nëse do të mandatojë ndonjë mandatar për kryeministër apo do të shpërndajë Kuvendin për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja.