Tag: prift

  • Ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.

    Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
    I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.

    Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

    Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.

    “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë ​​dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.

    Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.

    Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.

    I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.

    Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.

  • “Heq magjitë, shëroj kancerin”/ Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në…

    “Heq magjitë, shëroj kancerin”/ Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në…

    Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale. 
    Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”. 
    I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge. 
    Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve. 
    Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para. 
    “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari. 
    Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës. 
    Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin. 
    I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë. 
    Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë. 

  • Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Një ish-model që u bë prift dhe ‘bekonte’ qytetarët me kokainë, detaje tronditëse nga skandali në kishën greke, 46-vjeçari: Heq magjitë, shëroj kancerin

    Detaje të reja janë zbuluar nga skandali në Greqi, ku një prift që shërbente në zonën e Atikës, u kap me kokainë dhe kanabis, që i fshihte brenda kishës, teksa rezultoi se ishte pjesë e një bande kriminale.

    Prifti i rremë 46-vjeçar ishte shkarkuar nga Kisha e Greqisë, por vazhdonte ta paraqiste veten herë si prift dhe herë si “Kryepeshkopi i Kalendaristëve të Vjetër”.
    I akuzuari dyshohet se rrëfeu para policisë se fshihte drogën në kishë dhe pretendoi se ai vetë ishte përdorues droge.
    Sipas raportimeve nga mediat greke, drejtuesja e bandës foli rreth mënyrës se si iu afrua 46-vjeçarit dhe e bindi atë të bashkëpunonte. Hetimi i Policisë tregon se ajo ishte përgjegjëse për rekrutimin e anëtarëve të organizatës kriminale dhe ofrimin e udhëzimeve të plota për anëtarët në lidhje me trafikimin dhe transportimin e paligjshëm të emigrantëve.
    Në fakt, duke folur për televizionin MEGA, një banor i zonës tha se 46-vjeçari tha se ai ‘hiqte magjinë dhe shëronte kancerin’, duke futur besimtarët në një tjetër kurth e duke përfituar kështu para.
    “Që në fillim, na ra në sy për keq dhe se diçka nuk shkonte mirë me të. Si e morën një hapësirë ​​dhe e shndërruan në kishë? Ata shisnin gjëra që zakonisht shesin manastiret. Pashë që prifti ishte më parë ka qenë model, pastaj u bë kuzhinier dhe kishte dhe një kanal në Youtube. Ata gatuanin këtu, priftërinjtë blinin patate nga tregu lokal, ai kishte disa njerëz që shpërndanin kartolina për festat dhe ndihmonin. Në komunikimin e parë që pata me të, ai më mallkoi. Sepse i thamë të ulte altoparlantët dhe ai u zemërua. Pasditeve ai thoshte: ‘Eja, më lejo të të heq magjitë dhe të shëroj pacientët me kancer”, rrëfen qytetari.
    Ndërkohë në vazhdën e hetimeve janë zbuluar edhe biseda mes priftit në fjalë dhe anëtarëve të tjerë të bandës.
    Në bisedat e tyre me njëri-tjetrin, anëtarët e rrjetit “e pagëzuan” drogën si “qiri” dhe “sprej” për kokainën, ndërsa për kanabisin përdornin fjalët ” kafe ” dhe ” makarona” për kanabisin.
    I njëjti raport thotë se për oficerët e policisë që e arrestuan, ai e deklaroi veten fajtor për të gjitha akuzat, megjithatë, përpara hetuesit, pritet që ai të ndryshojë qëndrim dhe të pretendojë se nuk di asgjë.
    Hetimet e policisë po vazhdojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit, si dhe çdo “klient” që bleu drogë nga kjo bandë… e veçantë.

    Top Channel

  • Një prift që shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 46-vjeçari, drogën e fshihte në kishë

    Një prift që shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet 46-vjeçari, drogën e fshihte në kishë

    Një prift 46-vjeçar, i njohur edhe si një personazh Yotube-i është arrestuar me akuzën për trafik kokaine dhe kanabisi.

    Ngjarja u shënua në ishullin grek Rodos, ku priftit i gjetën dhe sekuestruar kokainë me peshë 2,238 gramë dhe kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë. Një tjetër klerik është arrestuar gjithashtu në të njëjtin rast, i cili duket se i ka dhënë drogë një personi të tretë në Rodos për ta transportuar atë në Athinë.
    Sipas policisë greke, prifti 46-vjeçar, i cili ka një precedent penal për dhunë fizike, duket se ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e dyshuar të bandës, pasi ai mori pjesë, ndër të tjera, në trafikun e drogës. Informacionet tregojnë se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar ruheshin brenda një kishe në Atikë.

    Top Channel

  • Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman(Foto)

    Prifti që shpëtoi 101 myslimanë nga pushkatimi gjerman(Foto)

    Një prift pak i njohur i cili për hirë të së vërtetës, meriton të jetë hero!

    Bëhet fjalë për dom Zef Gilën.

    Nga informacionet që na jep dom Artur Jaku, prift i dioqezës së Shkodrës, pasi dom Zefi mbaron studimet në Romë, shugurohet meshtar nga Papa Piu XII. Në kohën kur lufta e Dytë Botërore tashmë ishte ndezur, do të vihej në udhëtim për në Shqipëri përmes Adriatikut ku siç e përshkruan vetë “nga lart qiellit bombardierët plumbues të aleateve, në det minat e siluret e nëndetseve që ndanin më dysh anijet n’udhëtim Itali-Shqipëri.

    Nxënësi dhe pasardhësi i dom Ndre Mjedes, meshtari që fliste 8 gjuhë të huaja nuk u kursye duke i shërbyer Zotit dhe besimtarve, madje pa dallim feje.

    Gjatë shërbimit të tij baritor e vuri jetën në rrezik disa herë, si atëherë kur një fshatar muslimanë nga Barbullushi kishte vrarë një ushtar gjerman, ku sipas ligjeve të rrepta gjermane për një ushtar të vrarë duhej të vriteshin 101 burra si hakmarrje. Me ta marrë vesh dom Zefi që ishte i vetmi qe fliste gjermanisht, u del përballë 4 mitrolozave gjermanë dhe gjeneralit. Me zgjuarsinë e butësinë e tij, arriti ta bindë gjeneralin që t’u falet jeta këtyre burrave me pëkatesi muslimane.

    Një tjetër akt fisnik i tij ishte shpëtimi i tre ushtarëve italianë (robër lufte) nga ushtria gjermane ku do u kërcënohej jeta seriozisht.

    Por siç e pershkruan ai “e keqja e madhe erdhi nga të (mitë) komunizmi”.

    Në moshën 35-vjeçare, e arrestuan dhe për një vit e izoluan duke e rrahë dhe torturuar. Atëherë, për munges provash e dërguan në kampin e Tepelenes, Vlores e Tiranes. Ato vite atje ai thoshte me dhembje:

    “Nëse ferri ka formë kampi, ai ishte realizimi perfekt”.

  • Ja çfarë tha Hafiz Ali Korça kur e veshën si prift “Priftërinjtë janë vëllezërit e mi..”

    Ja çfarë tha Hafiz Ali Korça kur e veshën si prift “Priftërinjtë janë vëllezërit e mi..”

    Gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, feja ka qenë shumë e piketuar me sulme dhe ndalesa. Një ndër figurat publike që hequr nga këto tortura është edhe Hafiz Ali Korça i cili ka qenë atdhetarë i pashoq.

    Persekutimet e komunistëve ndaj tij ishin të llojshëm, që nga burgimet, e rrahjet deri tek poshtrimi i tij në publik. Atë për ta poshtëruar e kishin veshur me rroba të priftit, ndërsa ai u ishte përgjigjur në mënyrë maestrale.

    Kjo është ajo çfarë tha hazir Ali Korça, Allahu e mëshiroftë, kur e veshën atë si prift: “Priftërinjtë janë vëllezërit e mi. Jam i nderuar të mbaj veladonin e secilit prej tyre. Por ju komunistët jeni turpi i këtij dheu!”/KohaIslame

  • Prifti rrëzohet nga çatia e kishës/ 63-vjeçari po bënte disa rregullime, dërgohet për mjekim në spital

    Prifti rrëzohet nga çatia e kishës/ 63-vjeçari po bënte disa rregullime, dërgohet për mjekim në spital

    Është rrëzuar nga çatia e kishës, një prift në Korçë. Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
    Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
    Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

  • Kryepeshkopi Joani rrëfen sfidat dhe miqësinë me Ramën, kryeministri: Flisnim për fenë

    Kryepeshkopi Joani rrëfen sfidat dhe miqësinë me Ramën, kryeministri: Flisnim për fenë

    Edi Rama dhe Joan Pelushi

    TIRANË- Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi, ka qenë i ftuari i sotëm në podcast-in “Flasim” me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit rrëfeu miqësinë e vjetër, që në vitet ’80, me kreun e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Rama zbuloi për ndjekësit e tij se me At Joanin, kishte një lidhje të vjetër, që në kohën kur kryepeshkopi punonte në një spital psikiatrik. 
    Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet ’80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë. Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?
    Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. M’u kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Falenderova Zotin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Jo vetëm që lexova Ungjillin, por pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift dhe për t’i shërbyer Zotit lindi atëherë. Në atë kohë të bëheshe prift, ishte e paimagjinueshme.
    Më pas, kryepeshkopi Joan tregoi edhe për eksperiencën e tij të punës në spital, duke dhënë edhe këshilla për të gjithë ata që vazhdojnë të punojnë në institucione të tjera. Sipas tij, çelësi për t’u kujdesur për njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor, është dashuria dhe durimi.
    “Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut, vazhdimisht njerëzit thonë Zot na ruaj mend. Të gjitha sëmundjet janë të vështira. Nuk mund të shpjegojmë dot pse i ndodh dikujt dhe pse nuk i ndodh dikujt tjetër. Këta njerëz duan ndihmesë. Ka disa lloje vështirësish, ka vështirësi varfërie, ka një varfëri shpirtërore, ka dhe një version tjetër sikurse janë problemet e shëndetit mendor. Sepse ti nuk do të kesh atë feedback-un që ti do i bësh diçka dhe ai të thotë ‘shumë faleminderit’. Për shembull, ti mund t’i çosh ushqimin, ai mund të ta hedhë në fytyrë. Dhe njerëzit që punojnë aty, është mirë që edhe të trajnohen. Duhet një trajnim i vazhdueshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë. Por, ata thellë brenda vetes, pavarësisht sëmundjes, e ndjen kur dikush i do. Kërkon një durim shumë të madh, ashtu sikurse Zoti është i duruar me ne. Isha i përgatitur shpirtërisht, por është tjetër të përballesh realisht me të. Në fillim, ndjeva dhembshuri për këta njerëz, sidomos kur aty ishte dikush me të cilin isha rritur. Kjo më shtyu akoma më tepër për të qëndruar. Edhe kur më propozuan të shkoja në ca vende të tjera, nuk pranova.”
    Ndërsa kryeministri Edi Rama ka rikujtuar momentin kur djali i tij, Greg Rama u vendos në koma mjekësore pasi u diagnostikua me kancer. Në rrëfimin e tij, Rama zbuloi se i biri ishte futur edhe në koma mjekësore famaceutike dhe në këto momente decizive, mjekja i ishte drejtuar Zotit për ndihmë.

    Edi Rama: Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me të përballë pas futjes në koma dhe i them “Po tani?” Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”. 24 orët e para tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reaminacionit e të thotë… kur i them “ si vazhdon?”. Ajo ngre kokën dhe bën me dorë? I thashë ‘çfarë po më tregon tavanin, unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më thotë “Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma”. Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose e bënin edhe për fëmijë të tjerë. I thashë ‘çfarë është kjo histori që shkoni e lutemi në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë”. Më thoshe që “e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. ishte qartësisht një njeri që besonte, por thoshte quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa./ZËRI

  • Kryepshkop Joani rrëfen sfidat dhe miqësinë me Ramën, kryeministri: Flisnim për fenë

    Kryepshkop Joani rrëfen sfidat dhe miqësinë me Ramën, kryeministri: Flisnim për fenë

  • “Kur ecnim bashkë në rrugën Myslym Shyri pas…”/ Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Vendosa të bëhesha prift kur…

    “Kur ecnim bashkë në rrugën Myslym Shyri pas…”/ Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Vendosa të bëhesha prift kur…

    Kryeministri Edi Rama ka treguar njohjen me Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, teksa Hirësi Joan Pelushi ishte i ftuar në podkastin e tij “Flasim”. Kreu i qeverisë tregoi se ka një njohje shumë të vjetër me Kryepeshkopin Joan, teksa rrëfeu se bisedonin së bashku për fenë mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate në vitet ’80
    “Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift”, iu drejtua Rama.
    Ndërsa Kryepeshkoi Joan zbuloi se kur e mori këtë vendim: “Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Bindja për t’u bërë prift dhe për t’i shërbyer Zotit lindi atëherë”.
    Edi Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë. Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?
    Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim.
    Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. M’u kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Falenderova Zotin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Jo vetëm që lexova Ungjillin, por pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift dhe për t’i shërbyer Zotit lindi atëherë. Në atë kohë të bëheshe prift, ishte e paimagjinueshme.