Tag: prezenca

  • Ekzekutimi i gjyqtarit me armë zjarri në sallën e Apelit, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

    Ekzekutimi i gjyqtarit me armë zjarri në sallën e Apelit, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

    Reagimi::
    Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
    Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Top Channel

  • LAJM I FUNDIT/ Ekzekutimi i gjyqtarit me armë zjarri në sallën e Apelit, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

    LAJM I FUNDIT/ Ekzekutimi i gjyqtarit me armë zjarri në sallën e Apelit, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

    Reagimi::
    Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
    Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.

    Top Channel

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prezenca e OSBE: Të tronditur! Sulm ndaj shtetit të së drejtës

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prezenca e OSBE: Të tronditur! Sulm ndaj shtetit të së drejtës

    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe plagosjes së dy personave të tjerë.
    Përmes një njoftimi për mediat, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shkruan se janë thellësisht të tronditur lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
    Duke dënuar me forcë këtë akt të dhunshëm, Prezenca e OSBE-së shkruan se sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
    Teksa mbështet përpjekjet për më shumë siguri dhe pavarësi të sistemit gjyqësor, Prezenca e OSBE-së kërkon hetim të shpejtë dhe të pavarur të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme.
    Reagimi i Prezencës së OSBE:
    Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.
    I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.
    Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.
    Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.
    Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. 

  • Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit

    Ambasadori Tarran takim me kreun e SPAK: OSBE e vendosur të mbështesë luftën kundër korrupsionit

    Ambasadori Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë prezenca e OSBE në Tiranë përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook.
    Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
    Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit. Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar një punë gjithëpërfshirëse me një gamë të gjerë institucionesh për adresimin e përqindjes së lartë të të paraburgosurve në Shqipëri. Po ashtu, Prezenca po përgatit një trajnim të ri për parandalimin e pastrimit të parave, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional në hetimet komplekse.
    Që nga viti 2021, Prezenca bashkëpunon ngushtë me SPAK-un dhe aktorë të tjerë gjyqësorë përmes projektit të saj rajonal të monitorimit të proceseve gjyqësore, duke analizuar efektivitetin e reagimit gjyqësor ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimet e fundit kanë përfshirë edhe trajnime e tryeza të specializuara për veprat penale të lidhura me prokurimet publike, për kërkimin ligjor dhe kontratat e partneritetit publik-privat.
    Prezenca e OSBE-së mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri në çuarjen përpara të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës në vend.

    Top Channel

  • Gazetari Hitaj: Prezenca e Veliajt në sallë nuk do të ndryshonte asgjë, vetëm do të sillte show

    Gazetari Hitaj: Prezenca e Veliajt në sallë nuk do të ndryshonte asgjë, vetëm do të sillte show

    Gazetari Arbër Hitaj deklaroi se prania e Erion Veliajt në sallën e Këshillit Bashkiak nuk do të kishte sjellë ndryshim në votimin për shkarkimin e tij.
    I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Hitaj shtoi se prezenca e kryebashkiakut do të sillte show në dëm të tij.
    Gazetari nënvizoi se kjo situatë është bonus që po i jepet opozitës për zgjedhjet.

    “Nuk mendoj se po të ishte Veliaj në sallë do të ndryshonte diçka. Madje do të ishte një shoë që do të ishte më në dëm të Veliajt. I kam parë të gjitha palët të sekëlldisur. Kjo situatë u bë nga SPAK, jo nga denoncimet e PD. Kjo është edhe një përgjigje ndaj opozitës që ato që thoni ju nuk janë të vërteta. Është bonus që i jepet opozitës për zgjedhjet. Sekëlldisje ka edhe nga mazhoranca”, u shpreh gazetari Hitaj.
    /vizionplus.tv

  • Fëmija nuk rritet vetë. Pse prezenca e të rriturit është thelbësore

    Fëmija nuk rritet vetë. Pse prezenca e të rriturit është thelbësore

    Prezenca e të rriturit. Fëmija që në çastin e lindjes ndjen dhe kupton se ka ardhur në një botë të stërmadhe dhe ky fakt i provokon shumë frikë sepse është i paaftë të egzistojë i vetëm.

    Kështu prezenca e të rriturit është e domosdoshme. Atij i nevojitet i rrituri për ta asistuar (ushqyer e kuptuar) dhe mbrojtur.

    Me rritjen e fëmijës, prezenca e të rriturit kthehet në model (për qëndrimin, të ecurën, të folurën, gjestet, etj) për sjelljen.

    Detyra e të rriturit është të vëzhgojë fëmijën që ai të mos mbetet në proçesin e imitimit por të evoluojë dhe të arrijë tek vetevetja.

    Të gjithë individët përshkojnë të njëjtën rrugë por gjithsecili me mënyrën e tij. Nuk duhet harruar që çdo njeri është autentik. Madje i rrituri këtë karakteristikë duhet të stimulojë sepse kjo garanton inteligjencën kreative dhe shëndetin mendor.

    Fëmija ka mekanizmat e tij, për të përftuar mjedisin. Edhe veprimet e të rriturit ai i përfton sipas mënyrës së tij. Është detyrë e të rriturit që çdo veprim që ndërmerr ndaj fëmijës t’ia artikulojë me fjalë, të mos e lërë fëmijën vetëm me fantazinë e tij.

    Ashtu si një i rritur nuk mund të orientohet drejt në një mjedis të panjohur dhe i duhet ndihmë ashtu edhe fëmijës i duhet asistencë për ta eksploruar mjedisin që të mund të rritë veten.

    Sot koncepti se të rriturit rrisin fëmijët është lëkundur. Të gjithë specialistët madje dhe prindërit vetë kanë pranur se fëmija çdo gjë e bën vetë por në prezencën e të rriturit./ Living

  • Prezenca e forcave federale në Uashington ndikon te lagjet, dëshmitarët tregojnë për arrestime masive

    Prezenca e forcave federale në Uashington ndikon te lagjet, dëshmitarët tregojnë për arrestime masive

    Lagje historikisht të gjalla dhe me diversitet, si Columbia Heights, po përjetojnë një qetësi të pazakontë si pasojë e prezencës së shtuar të forcave federale të rendit. Vendosja e këtyre forcave, një politikë e administratës së Presidentit Donald Trump, po shtrihet përtej qendrës së qytetit dhe po ndikon direkt në jetën e përditshme të banorëve.
    Fotografitë e publikuara nga agjencia e lajmeve AP tregojnë oficerë të armatosur nga agjenci të ndryshme federale si FBI, Marshallët Federalë dhe Policia e Parkut, të angazhuar në arrestime brenda komplekseve të apartamenteve në lagje si Petworth. Kjo prani e madhe policore ka ngjallur shqetësim tek banorët.
    Yanna Stelle, një 19-vjeçare banore në Petworth, përshkroi për AP-në një skenë të mbingarkuar me oficerë, duke thënë se kishte “të paktën 20 oficerë në korridore”.
    Përveç ndërhyrjeve të drejtpërdrejta, prezenca e tyre ka ndikuar edhe në ekonomi. Gloria Gomez, një shitëse frutash 58-vjeçare në Columbia Heights, shprehu shqetësim për rënien drastike të biznesit të saj. Ajo tha se “biznesi është më keq tani sesa ishte gjatë pandemisë”, duke shtuar se situata ka qenë në përkeqësim gjatë tre javëve të fundit.
    Dëshmitë nga jeta e përditshme tregojnë ndikimin e thellë të politikave të Trump, të cilat fillimisht ishin fokusuar në patrullimet në qendër të qytetit, por tashmë po ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetet lokale.
     

  • Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

    Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me draftin për Kodin e Ri penal.
    Pas publikimit të tij edhe kritikave si nga përfaqësuesit e BE-së, kreu i SPAK-ut, kreu i Dhomës së Avokatisë e deri tek juristë të tjerë.
    Konkretisht, në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, OSBE thekson rëndësinë e Kodit të ri Penal si një ligj themelor që kërkon një proces të kujdesshëm dhe konsultim para miratimit.
    Gjithashtu, OSBE shton se megjithëse nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara në draft, janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete.
    ‘Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.”, theksojnë përfaqësuesit e OSBE-së’
     

  • Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

    Prezenca e OSBE, takime informuese në disa bashki për ndihmën juridike falas

    Çdo qytetar ka të drejtën për akses të barabartë në drejtësi, pavarësisht gjendjes ekonomike, sepse drejtësia është një e drejtë, jo një privilegj. Prezenca e OSBE në Shqipëri, në vijim të nismës për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe pushtetit vendor, këtë javë, zhvilloi takime informuese dhe bashkëpunuese në bashkitë Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës.
    Këto takime shërbyen për të ndërtuar ura bashkëpunimi, jo vetëm me përfaqësues vendorë, por edhe me organizata të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbështesin qytetarët për të pasur akses më të mirë në sistemin e drejtësisë. “Përmes bashkëbisedimeve me qytetarët në terren dhe me përfshirjen në media lokale, përhapëm më gjerësisht informacionin mbi të drejtën për ndihmë juridike falas për ata që kanë më shumë nevojë”, theksoi Prezenca e OSBE në një postim në rrjetet sociale.
    Sipas prezencës së OSBE, kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe të sigurojë që askush të mos mbetet pa zë për shkak të pamundësisë ekonomike.

  • Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, prezenca e këtij futbollisti në dyshime

    Ndeshja ndaj Salzburg në Botërorin e Klubeve, prezenca e këtij futbollisti në dyshime

    Sipas asaj që El Chiringuito raportoi ditët e fundit, Mbappe-së do t’i duheshin të paktën dhjetë ditë për t’u rikthyer në formën 100%. Shanset për ta parë atë në fushë si titullar kundër Salzburgut janë minimale.
    Real Madrid po përgatitet për ndeshjen ndaj Salzburg, takim ky i vlefshëm për Botërorin e Klubeve. Prezenca e Mbappe, i cili vuajti nga gastroenteriti, është në dyshim.
    Për të kuptuar më shumë, te Los Blancos duhet të presin edhe pak, me trajnerin Xabi Alonso që ka gati formacionin edhe pa të. Kujtojmë që Mbappe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Kupën e Botës për Klube.