Tag: prezanton

  • Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

    Arbana Osmani prezanton projektin e saj të ri, ja ku do ta shohim moderatoren

    Moderatorja Arbana Osmani ka prezantuar projektin e saj më të ri, “Mirëmbrëma Yje Kids”.
    Sipas saj, ky program nuk do të jetë vetëm një emision argëtues, por një hapësirë e ngrohtë dhe pozitive, ku të vegjlit janë protagonistët kryesorë me ëndrrat, mendimet dhe sinqeritetin e tyre të pastër.
    Moderatorja ende nuk ka dhënë një datë për nisjen e programit, teksa nuk ka nguruar të shprehë entuziazmin e saj për këtë format, tashmë të ardhur në versionin kids.

  • Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

    Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar finalizimin e Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane, një projekt që pritet të transformojë mënyrën e qarkullimit në qytet.
    Beci theksoi se ky plan i ri i jep fund lëvizjes kaotike dhe trafikut të pakontrolluar, duke e çuar Shkodrën drejt një modeli më të sigurt dhe më të organizuar. Sipas tij, qendra e qytetit do të bëhet më e qetë dhe më e aksesueshme për këmbësorët, korsitë e biçikletave do të jenë më të sigurta, ndërsa lagjet dhe shkollat do të përfitojnë masa shtesë për mbrojtjen e komunitetit.

    Postimi

  • Rejnxhers prezanton trajnerin e ri, gjermani: Ne duam të fitojmë

    Rejnxhers prezanton trajnerin e ri, gjermani: Ne duam të fitojmë

    Gllazgou Rejnxhers, ekipi i famshëm skocez në radhët e të cilit aktivizohet mesfushori kuqezi Nedim Bajrami ka prezantuar sot trajnerine ri.

    “Mezi pres të jem pjesë e këtij klubi fantastik futbolli. Ne duam të fitojmë, na duhen fitore sepse duam të ndryshojmë situatën aktuale.”

    Këto ishin fjalët e para të Danny Rohl si trajner i ri i Rangers Glasgow sot gjatë prezantimit zyrtar në krah të presidentit Andrew Cavenagh dhe menaxhmentit të klubit skocez.

    Trajneri 36-vjeçar gjerman, ish-lojtar i Sheffield Wednesday, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2028.

    Vazhdo leximin

  • Shkarkoi Tramexanin, AEL prezanton Hugo Martins

    Shkarkoi Tramexanin, AEL prezanton Hugo Martins

    AEL Limasol ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Hugo Martins si trajnerin e ri të ekipit të parë, duke zëvendësuar ish ndihmësin e Xhani de Biazit te Shqipëria, Paolo Tramexani-n.

    Marrëveshja do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual, me një opsion për një vit tjetër. AEL bëri me vetëdije një zgjidhje më sfiduese, një zgjidhje që u konsiderua thelbësore për të ardhmen e klubit.

    Martins u ble nga Etnikos Achnas, një investim që synonte të siguronte cilësi dhe perspektivë. I konsideruar si një trajner në zhvillim e sipër, portugezi krenohet me njohuri të thella si të futbollit qipriot ashtu edhe të zonës së Limasolit.

    Vazhdo leximin

  • Kryeministri Rama prezanton programin: Shqipëria 2030 në BE, kryefjala e këtij mandati

    Kryeministri Rama prezanton programin: Shqipëria 2030 në BE, kryefjala e këtij mandati

    Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në seancën e sotme plenare po prezanton pikat kryesore të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
    Kryefjalë e këtij programi është Shqipëria 2030 në BE. Shefi i qeverisë tha se 83 mandate që qytetarët i besuan mazhorancës janë një borxh që nuk mund të shlyhen vetëm me fjalë por me punë dhe përkushtim.
    Rama: Dua t’i them shumicës, se jo një mandat, por vite të tëra politike nuk mund të mjaftojnë për të shlyer besimin që na dhanë shqiptarët këtë herë. 83 mandate janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt. Është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim, me durim, vullnet dhe përkushtim në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri. Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë do të keni gjithë vëmendjen tonë. Ky mandat i ri është provimi ynë i madh i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi, përkon me kohëzgjetejn e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE-së. suksesi i këtij rrugëtimi do të varet nga këmbëngulja jonë. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati, Shqipëria evorpiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë./vizionplus.tv

  • ZYRTARE/ Flamurtari prezanton goditjen e merkatos, sjell në Vlorë lojtarin e Cagliari-t

    ZYRTARE/ Flamurtari prezanton goditjen e merkatos, sjell në Vlorë lojtarin e Cagliari-t

    Tashmë është zyrtare. Alessandro Bolzani është përforcimi më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” arritjen e marrëveshjes me Cagliari-n për transferimin e 20-vjeçarit. Një goditje për Flamurtarin në këtë merkato.
    “Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan. Bolzan vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi! Mirë se vjen në Flamurtari F.C , Alessandro”, ka njoftuar klubi Flamurtari./Sport Ekspres/

  • Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

    Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

    Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë veprimi, të quajtur “Flamingo”.
    Kjo raketë përfaqëson përparimin më të fundit të industrisë vendase të mbrojtjes dhe synon të rrisë ndjeshëm kapacitetet strategjike të vendit.
    Sipas burimeve, “Flamingo” është projektuar për të goditur objektiva në distanca mbi 3,000 kilometra. Detajet teknike nuk janë zbuluar ende nga autoritetet ukrainase, por ekspertët mendojnë se ajo mund të ketë karakteristika të krahasueshme me raketën FP-5, e prezantuar nga kompania britanike Milanion Group në panairin IDEX 2025 në Abu Dhabi.
    Ky model përmban një kokë luftarake prej 1,000 kilogramësh, peshë totale rreth 6 tonë, hapje krahësh 6 metra dhe shpejtësi deri në 900 km/orë. Përveç kësaj, ai përdor një sistem të kombinuar udhëzimi që përfshin navigim satelitor të mbrojtur nga ndërhyrjet elektronike.
    “Flamingo” vjen si vazhdimësi e progresit të Ukrainës në zhvillimin e armëve raketore, pas suksesit të raketës “Neptune”, e cila në vitin 2022 shënoi një kthesë të rëndësishme duke fundosur kryqëzorin rus Moskva.

  • Palnikaj: Kanuni i Lekë Dukagjinit na prezanton kudo si shqiptarë!

    Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar albanalogu Mark Palnikaj për të folur lidhur me Kanunet që ekzistojnë në vendin tonë dhe si e kanë rregulluar ato jetën edhe në momente kur shteti nuk ka qenë ekzistent.

    Ai foli për rëndësinë që Kanuni i Lekë Dukagjinit kishte për popullin tonë ku u shpreh se na jepte një sens identiteti. Albanologu tha se Kanuni ishte përshtatur me kohën dhe ishte një ekuivalent i mirë i Kushtetutave më të njohura si ajo e amerikës apo evropiane. A theksoi se Kanuni i Lekë Dukagjinit është përkthyer në 8 gjuhë të botës.

    “Kur turqit bënë rinovimin e legjislacionit të tyre krahas xhibalit, dhanë urdhër që të zbatohet ky ligj i ri. Kur erdhën në Shkodër, në malësi nuk të dëgjojnë sepse kanë një Kanun të tyre dhe me të kishin zgjidhur gjithçka. Shumë gjëra në Kanun janë ndryshuar për t’u përshatur me kohën. Kanuni i Lekë Dukagjinit është i pari pas Kanunit të Shkodrës, ligj i kodifikuar puro shqiptar. Kjo na bën nder sepse na prezanton anembanë botës si shqiptarë edhe pse jemi një vend i vogël. Nenet që janë aty përputhen me Kushtetutën evropiane dhe amerikane. Ka vlera të mëdha dhe ndaj është përkthyer në 8 gjuhë të botës. Kanuni ka evoluar.”, u shpreh albanologu./M.K/dritare.net