Tag: prezantoi

  • Trump prezanton “vizat e arta”… në vlerë 1 milion dollarë

    Trump prezanton “vizat e arta”… në vlerë 1 milion dollarë

    Presidenti amerikan, Donald Trump prezantoi një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

    Përmes postimeve në rrjete sociale, Trump tha se viza do t’iu mundësojë blerësve të saj “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi, për të gjithë personat e kualifikuar e të verifikuar”.
    Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar.
    Për herë të parë, e ashtuquajtura “Karta e Artë Trump”, u prezantua më herët gjatë vitit dhe mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”.
    Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë rekord” dhe kushton 1 milion dollarë për të vërtetuar se një individ do të kontribuojë shumë për SHBA-të, sipas faqes zyrtare të programit.
    Bizneset që i sponsorojnë vizat për punëtorët e huaj duhet të paguajnë 2 milion dollarë, pa përfshirë tarifat shtesë. Një version tjetër i vizës që përfshin edhe kushte shumë të favorshme për taksa, u tha se do të jetë gati shumë shpejt, për 5 milion dollarë.
    Tarifat shtesë qeveritare mund të ndryshojnë në varësi se kush aplikon, siç bënë të ditur autoritetet. Kur Trump e prezantoi planin për herë të parë, i krahasoi vizat me ato ekzistuese, në kuadër të programit të njohur si “Karta e gjelbër”, që emigrantëve me të ardhura të ndryshme, iu mundëson të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.
    Zotëruesit e këtij lloji të lejes së qëndrimit mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh. Por, Trump ka thënë se programi i ri është specifik për profesionistë “të nivelit të lartë”.
    “Ne duam njerëz që janë produktivë“./TAR

    Top Channel

  • Modeli i ri AI Gemini 3 nga Google impresionon

    Modeli i ri AI Gemini 3 nga Google impresionon

    Pak përpara datëlindjes së parë të Gemini 2, Google prezantoi Gemini 3 Pro. Normalisht kompania pretendon se sistemi i ri është modeli AI më inteligjent që ka lançuar gjer më sot duke ofruar arsyetim të nivele të larta dhe performancë lider në vibe coding.

    Lajmi i mirë është se këto pretendime të kompanisë mund ti provoni menjëherë ndërsa Gemini 3 Pro është i disponueshëm në pjesën më të madhe të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
    Google vuri theksin tek disa testime për të treguar performancën e Gemini 3 Pro. Në Humanity Last Exam, një prej testeve laboratorike AI më të vështira, modeli dha një rezultat saktësie 37.5 përqind duke mundur kështu liderin e kaluar Grok 4 me një diferencë prej 21.1 pikë përqindje.

    Këtë rezultat e arriti pa u mbështetur në mjetet e kërkimit në ueb. Në LMArena Gemini 3 Pro është në krye të tabelës me 1501 pikë.
    Por cilat janë përfitimet praktike të Gemini 3 Pro? Në aplikacionin Gemini, modeli i ri do të përkthehet në përgjigje që janë më koncize dhe të formatuara më mirë. Gjithashtu, ai mundëson një veçori të re që Google e quan Gemini Agent (Agjenti Gemini). Ky mjet bazohet në Project Mariner, inteligjencën artificiale të Chrome për shfletim në ueb, të cilën kompania e prezantoi në fund të vitit të kaluar.

    Ai i lejon përdoruesit t’i kërkojnë Gemini-t të kryejë detyra për ta. Për shembull, ta zëmë se dëshironi ndihmë për menaxhimin e kutisë suaj të email-it. Në të kaluarën, Gemini do të kishte ofruar disa këshilla të përgjithshme. Tani, ai mund ta bëjë atë punë për ju.
    Për të provuar Gemini 3 Pro brenda aplikacionit Gemini mjafton të zgjidhni opsionin “Thinking” nga menuja e zgjedhjes së modeleve. Modeli i ri ofrohet për të gjitha planet, AI Plus, Pro dhe Ultra.
    Në Google Search Gemini 3 Pro debuton brenda AI Mode. Në praktikë, Gemini 3 Pro në AI Mode do të gjejë informacione më të besueshme dhe relevante për pyetjet që bëni. /PCWorld Albanian

  • Opozita i ktheu shpinën, si iu përgjigj kryeministri?

    Opozita i ktheu shpinën, si iu përgjigj kryeministri?

    Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë dërguar në Parlament kap vlerën e 8,8 miliardë eurove dhe vjen i shoqëruar nga 8 projektligje, të cilat u diskutuan me procedurë të përshpejtuar në komisione.
    Në momentin e nisjes së fjalës së Ramës, deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, veprim të cilin kryeministri e ironizoi duke thënë se “më mirë shpina sesa fytyra juaj”.
    Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke thënë se edhe Bashkimi Europian e vlerëson Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit. “Isha Bruksel, Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave. Dhe ata mendojnë se në Shqipëri, si sot, korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë”, tha Rama.
    Rama prezantoi elementët kryesorë të buxhetit, duke njoftuar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga janari 2026, ndërsa brenda mandatit synohet të rritet deri në 700 euro. Po ashtu, ai foli për një “falje të madhe” fiskale për bizneset, përmes një marrëveshjeje të re që lejon fshirjen e detyrimeve të vjetra dhe korrigjimin e deklarimeve financiare.
    Kryeministri mohoi se bashkë me pensionet dhe pagën minimale do të rriten edhe kontributet. “Normat që aplikon Shqipëria janë më të ulëtat në rajon, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë”, tha Rama. “Gjithçka do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, punonjësit e administratës dhe në sektorin publik, është vetëm rezultat i rritjes ekonomike”. 

  • BBC shkruan për “fjalën” e Diellës në Kuvend: Rama e prezantoi para deputetëve

    BBC shkruan për “fjalën” e Diellës në Kuvend: Rama e prezantoi para deputetëve

    BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audiencës së saj të gjerë sekuenca nga momenti i “fjalës” së ministres virtuale në Kuvend, pak para votimit të programit qeverisës.
    Postimi i BBC në rrjetet sociale:
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi para deputetëve në parlament “ministren e tij të re të Inteligjencës Artificiale”.
    Ky hap ishte më shumë simbolik sesa zyrtar, pasi Kushtetuta e Shqipërisë kërkon që ministrat e qeverisë të jenë shtetas që kanë mbushur të paktën 18 vjeç dhe që gëzojnë aftësi të plota mendore.
    Partia Demokratike në opozitë e ka quajtur këtë nismë “qesharake” dhe “antikushtetuese”.

  • Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

    Cilat janë armët e reja që prezantoi sot Kina në paradën ushtarake

    Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze ndaj blerësve të mundshëm.
    Ja disa nga pajisjet që u ekspozuan:
    Dronë gjigantë nënujore: U prezantuan mjetet nënujore pa ekuipazh AJX002 me përmasa të mëdha, që ngjajnë me nëndetëse dhe mund të operojnë deri në 20 metra thellësi.
    Dronë të pajisur me inteligjencë artificiale: Kina prezantoi gjithashtu dronë sulmues të fshehtë (stealth) të pajisur me AI, të aftë të fluturojnë krah për krah me avionë luftarakë me pilot.
    Raketat Dongfeng-5: Raketa ndërkontinentale strategjike bërthamore, të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat e silove në veri të Kinës, të cilat mund të përdoren për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.
    Ujqër robotikë: Një njësi robotësh me katër këmbë, të aftë për zbulim në vijën e frontit, për transport furnizimesh dhe madje edhe për të kryer sulme precize ndaj objektivave, sipas mediave shtetërore kineze.
    Armë me lazer: Arma me lazer LY-1, e montuar mbi një kamion të blinduar HZ-155 me tetë rrota. Sipas analistit të mbrojtjes nga “Pacific Forum”, Alexander Neill, ajo mund të çaktivizojë ose djegë elektronikën e objektivave.