Tag: prezantimi

  • Spaleti sot seanca e parë me Juven, nesër prezantimi

    Spaleti sot seanca e parë me Juven, nesër prezantimi

    Koha e Luçiano Spaletit si trajner i ri i Juventusit ka ardhur: vetëm çështjet teknike dhe praktike kanë vonuar njoftimin zyrtar, i cili, përveç rrethanave të paparashikuara, pritet sot, kur ai do të drejtojë edhe seancën stërvitore të pasdites së ekipit.

    Prezantimi do të bëhet nesër. Ish-trajneri i ekipit kombëtar do të nënshkruajë një kontratë deri në qershor, me një rinovim automatik nëse kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

    Rreth mesditës, Luçiano Spaleti doli nga J Medical, ku kishte shkuar për kontrollet e tij të zakonshme mjekësore, dhe u takua me tifozët. Ai bëri fotot e tij të para dhe nënshkroi autografe si trajner i Juventusit.“Hajde, trajner, sill nder dhe respekt fanellës: e meritojmë”: kjo ishte kërkesa e tifozëve drejtuar Spaletit jashtë J Medical.

    Vazhdo leximin

  • Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”/ Zbardhet axhenda…

    Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”/ Zbardhet axhenda…

    Në 13 dhe 14 tetor Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
    I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
    Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit.
    Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
    Pjesëmarrësit e forumit do të përfshijnë përfaqësues të lartë qeveritarë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe nga rajone të tjera të botës.
    Agjenda:
    Dita I
    Data 13 tetor 2025:
    11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi
    12:00–12:55 Ceremonia e hapjes
    12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
    14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
    15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër
    16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes
    17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje
    Dita II
    Data 14 tetor 2025:
    08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
    09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë
    09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike
    11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë
    12:00–12:45 Hackathon
    14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin
    15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë
    16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore
    17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje

  • Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, zbardhet agjenda

    Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6, zbardhet agjenda

    Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

    TIRANË- Të hënën dhe të martën, më 13–14 tetor, Tirana do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor). Ishte kryeministri Edi Rama ai që vetëm 2 ditë më parë bëri me dije lajmin, teksa e cilësoi forumin, një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota. 

    Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis partnerëve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). I mbështetur nga Komisioni Evropian, ky samit është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.
    Në këtë eveniment do jetë i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të cilët do të bëjnë dhe hapjen e punimeve të forumit, në orën 12:00.
    Më poshtë do të njiheni me agjendën e këtij eventi.
    Data 13 tetor 2025
    11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi
    12:00–12:55 Ceremonia e hapjes
    12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
    13:10–14:15 Dreka
    14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
    15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër
    15:55–16:15 Pushim
    16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes
    17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje
    Data 14 tetor 2025
    08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
    09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë
    09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike
    10:30–11:00 Pushim
    11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë
    12:00–12:45 Hackathon
    12:45–14:00 Dreka
    14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin
    15:00–15:15 Pushim
    15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë
    16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore
    17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje

  • Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, zbardhet agjenda

    Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, zbardhet agjenda

    Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një event i cili bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
    Ky forum, i mbështetur nga Komisioni Evropian, synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
    Më poshtë do të njiheni me agjendën e këtij eventi.
    Data 13 tetor 2025
    11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi
    12:00–12:55 Ceremonia e hapjes
    12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
    13:10–14:15 Dreka
    14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
    15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër
    15:55–16:15 Pushim
    16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes
    17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje
     
    Data 14 tetor 2025
    08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
    09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë
    09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike
    10:30–11:00 Pushim
    11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë
    12:00–12:45 Hackathon
    12:45–14:00 Dreka
    14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin
    15:00–15:15 Pushim
    15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë
    16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore
    17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje

  • “Bizneset u joshën nga paqja për të mos paguar”

    “Bizneset u joshën nga paqja për të mos paguar”

    Flet eksperti fiskal Artur Papajani Prezantimi i “Paqes Fiskale” në prill krijoi një efekt psikologjik të fortë te tatimpaguesit, duke i joshur ata drejt pritshmërisë për të nxituar me pagesat e detyrimeve, sipas ekspertit fiskal Artur Papajani. Ai e lidh gjithashtu detyrimin prej 4,7 miliardë lekësh të papaguara në muajin maj me ndikimin e drejtpërdrejtë psikologjik që solli prezantimi i proje…

  • Modriç/ Prezantimi i kroatit te Milan pas Botërorit të Klubeve

    Pas dakortësimit në parim, numërimi mbrapsht për mbërritjen e Luka Modriç te Milani ka filluar. Kampioni kroat, ndërsa po garon në e Kupës së Botës për Klube me Real Madrid në SHBA, është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij të jashtëzakonshme me kuqezinjtë.

    Masimiliano Alegri, i rikthyer në krye të kuqezinjve, e konsideron atë një gur shahu qendror në projektin e tij: Modriç do të jetë lideri i ekipit, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, me menaxhim të kujdesshëm të minutave, por një rol vendimtar në ekuilibrin e grupit.

    Plani i bashkimit me klubin ku Igli Tare ka pozicionin e drejtorit sportiv është programuar. Në fund të Kupës së Botës për Klube, Luka Modriç do të mbërrijë në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të zyrtarizuar lidhjen e tij me Milanin. Më pas ca ditë pushime përpara se të bashkohet me ekipin, ndoshta pas turneut aziatik të “Djallit”.

    Vazhdo leximin

  • Virtz te Liverpul, prezantimi këtë fundjavë

    Liverpul dhe Florian Virtz tani janë vetëm një ‘hap’ larg zyrtarizimit. Sipas The Athletic, mesfushori sulmues gjerman do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore deri në fund të javës, ndoshta të premten, pas pushimeve të tij.

    Disa nga testet mund të fillojnë që të enjten. Klubi anglez ka arritur një marrëveshje me Bayer Leverkusenin në bazë të një tarife fikse prej 100 milionë paundësh, plus 16 milionë në bonuse të lidhura me objektivat individuale dhe të ekipit.

    Operacioni përfaqëson jo vetëm transferimin më të shtrenjtë në historinë e Liverpulit, por edhe një rekord të ri për futbollin britanik.

    Vazhdo leximin

  • Aleksandër-Arnold, nesër prezantimi te Real Madrid

    Pas Dean Huijsen, radha e anësorit anglez për t’u prenatuar te Los Blancos. Axhendë e ngjeshur, pritet dyndje tifozësh.

    Prezantimi i Aleksander-Arnold si lojtar i ri i Real Madridit është caktuar: klubi Merengues ka njoftuar se anglezi do të prezantohet nesër, të enjten më 12 qershor, në orën 12:30 në Real Madrid City, ku ai do të veshë fanellën e bardhë para tifozëve për herë të parë që nga përfundimi i transferimit të tij nga Liverpul me të cilin sapo fitoi titullin kampion në Premier League.

    Ky është njoftimi për shtyp që u shfaq në faqen e internetit: “Real Madrid CF njofton se prezantimi i lojtarit tonë Trent Alexander-Arnold do të zhvillohet nesër, të enjten, në orën 12:30 CEST, në Real Madrid City. Përpara kësaj, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, do të mirëpresë Trent Alexander-Arnold për ceremoninë zyrtare të nënshkrimit që do ta lidhë lojtarin tonë të ri me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Trent Alexander-Arnold do të flasë me median në sallën e shtypit të Real Madrid City.”

    Vazhdo leximin

  • Xhiro e Italisë “zbarkon” në Tiranë, sot prezantimi i skuadrave në sheshin Skënderbej

    Xhiro e Italisë “zbarkon” në Tiranë, sot prezantimi i skuadrave në sheshin Skënderbej

    7 Maj 2025

    10:38

    Telesport

    Sot në mbrëmje, ora 18:30, në sheshin Skënderbej do të bëhet prezantimi i skuadrave dhe çiklistëve pjesëmarrës në edicionin nr.108 të Xhiros së Italisë. Ky turne do të nisë këtë vit nga Shqipëria, ku do të zhvillohen 3 etapat e para.
    Edhe pse etapa e parë do të nisë nga Durrësi ditën e premte (Durrës-Elbasan-Tiranë, 160km e gjatë), prezantimi do të kryhet në kryeqytet, në sheshin kryesor. Një event që pritet të mbledhë mijëra dashamirës të këtij sporti dhe jo vetëm.
    Shqipëria ka kohë që përgatitet për këtë event të madh, një nga më të rëndësishmit në botë në sportin e biçikletës. 180 garues do të ngjiten në skenë duke përfaqësuar skuadrat e tyre, ndaj pritet një atmosferë elektrizuese.
    Siç dihet, në vendin tonë do të zhvillohen tri etapa, ku ajo e dytë do të zhvillohet në kryeqytet, një kronometër individual (13.7km e gjatë). Ndërsa etapa e tretë do të jetë në Vlorë, teksa do të garohet përgjatë bregdetit.

  • Prezantimi i programit të “PD-ASHM”, mbërrin te Pallati i Kongreseve Chris LaCivita!

    Prezantimi i programit të “PD-ASHM”, mbërrin te Pallati i Kongreseve Chris LaCivita!

    Drejtuesi i fushatës së koalicionit të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar për prezantimin e programit politik.
    LaCivita u pa i shoqëruar nga aleati i PD-së, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.