Tag: pretencën

  • Shtyhet seanca/ SPAK nuk jep dot pretencën për të akuzuarit e “Sterilizimi-t”

    Shtyhet seanca/ SPAK nuk jep dot pretencën për të akuzuarit e “Sterilizimi-t”

    Ilir Beqaj

    TIRANË- SPAK nuk ka mundur që të japë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Sterilizimi”. Seanca gjyqësore për sot është shtyrë për shkak se dy avokatët mbrojtës mungonin, ndaj edhe prokurorët e SPAK nuk mundën që të bënin shpalljen e pretencës. Në këto kushte, hetuesit Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan shtyrjen e seancës me arsyetimin se të gjithë të pranishmit duhet të jenë në sallë për leximin e konkluzioneve përfundimtare.
    Seanca e radhës është lënë për datën 25 qershor, në orën 13:00, kur edhe pritet që SPAK të shpallë konkluzionet për të pandehurit që kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Por mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo për shkak se ky i fundit zgjodhi që të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. 
    Për dosjen “Sterilizimi”, të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh.
    Lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej më shumë se një viti.
    Beqaj është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e Sterilizimit po e hetojnë prokurorët Kondilli dhe Nakuçi, ndërsa atë të ‘Check up’ po e heton prokurorja Elida Kaçkini. SPAK ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj edhe për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për çështje të cilën ndodhet në burg prej datës 4 korrik 2024./ZËRI

  • Operacioni “Flakë në det”, SPAK jep pretencën, ja sa vite dënim kërkon për të akuzuarit

    Operacioni “Flakë në det”, SPAK jep pretencën, ja sa vite dënim kërkon për të akuzuarit

    SPAK lexon pretencën për operacionin “flakë në det” prokuroria lexoi vetëm marzhin e dënimit, ata kërkohet që të shpallen fajtorë për  “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

    Lënda narkotike nisej nga Patoku në drejtim të vendeve të tjera të BE-së dhe do të bëhej edhe shkëmbimi në det me velierën me emrin Vilua.
    Dy shtetasit e huaj kur pikasën policinë i vendosen flakën dhe tentuan të largohen me një varje të vogël. Sipas hetimeve të SPAK dyshohej që veliera të kishte një sasi shumë të madhe droge.
    Arlind Isamailukaj  15 vite burg me  gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
    Gzim Cela  16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
    Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
    Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
    Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
    Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
    Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
    Alket alias Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
    Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
    Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/  8 e 4 muaj vite burg
    Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
    Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
    Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg.
    Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qershor ora 11:30.

    Top Channel

  • Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    Dosja ‘Toyota Yaris’/ SPAK shpall pretencën, kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

    SPAK shpall pretencën për avokatin Radovan Çelën, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.

    Prokuroria e Posaçme kërkoi gjashtë vjet burg, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar t’i zbresë dënimi në katër vjet burg.

    Top Channel

  • SPAK jep pretencën për fraksionin e dosjes “5D”

    SPAK jep pretencën për fraksionin e dosjes “5D”

    Prokuroria e Posaçme dha pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”.SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumë sportësh Tirana, Deborah Keçi, por për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 muaj burg.
    SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien në shërbim prove për 2 vjet si dhe dënimin alternative, 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.Për Teuta Gurin, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkoi 6 muaj burg duke përfituar edhe nga gjykimi i shkurtuar.
    Prokurori kërkoi pezullimin dhe përfundimisht dënimin 2 vjet shërbim prove dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike. E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të këtij komisioni, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.
    Prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit prej 3 milion lekësh. Përfitues i kontratës publike është shoqëria “5D” për dy tendera: njëri i “Tirana Parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre.
    Seanca e radhës u caktua në 8 Maj dhe do të jetë radha e mbrojtjes për të shpalosur konkluzionet e saj./KlanNews

  • Dosja “5D”, SPAK jep pretencën për Deborah Keçin dhe të akuzuarit e tjerë

    Dosja “5D”, SPAK jep pretencën për Deborah Keçin dhe të akuzuarit e tjerë

    Prokuroria e Posaçme dha pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”. SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumsportësh Tirana, Deborah Keçi, që për shkak të gjykimit të shkurtuar do ti zbriste në 8 muaj burgim.
    Po ashtu u kërkua pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për 2 vjet si dhe dënimi alternativë 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
    Sakaq, për Teuta Gurin, anëtare e KVO, u kërkua dënimi me 9 muaj burg, që me uljen e 1/3 së dënimit do të zbriste në 6 muaj. Dënimi sipas SPAK pezullohet dhe vendoset në provë për 2 vjet si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
    E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të KVO-së, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.
    Prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit, 3 milion lekë, ku ishte përfitues i kontratës publike Shoqëria “5D” për dy tendera, njëri i “Tirana parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre.