Tag: prestigjioze

  • “Shqipëria po mahnit vizitorët”/ Revista prestigjioze e cilëson vendin tonë si një nga destinacionet turistike në Europë

    “Shqipëria po mahnit vizitorët”/ Revista prestigjioze e cilëson vendin tonë si një nga destinacionet turistike në Europë

    Shqipëria po mahnit vizitorët me bukuritë e saj, historinë e pasur dhe mikpritjen, duke u shfaqur si një destinacion sekret turistik në Europë, shkruan revista “Business News This Week”.

    Revista prestigjioze ndalet në mënyrë të detajuar për vendin tonë, duke nënvizuar se Shqipëria ofron peisazhe natyrore marramendëse, plazhe të pastra, trashëgimi të lashtë dhe përvoja udhëtimi të përballueshme, duke e bërë destinacionin perfekt për turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende përtej atraksioneve kryesore evropiane.

    Riviera Shqiptare është padyshim vendi i plazheve perfekte si Dhërmiu, Jala dhe Himara, por ujërat e kristalta, shkëmbinjtë dhe rëra e bardhë e bëjnë Shqipërinë një nga rajonet bregdetare më të bukura të Europës, shkruan “Business News This Week”.

    Më tej, në fokusin e revistës prestigjioze janë Alpet Shqiptare, që ofrojnë shtigje fantastike, lugina të bukura, liqene alpine dhe biodiversitet të pasur, ku atraksionet që ia vlejnë për t’u vizituar janë Valbona dhe Thethi. Ndërsa në jug, revista “Business News This Week” sugjeron Parkun Kombëtar të Llogarasë, perfekt për turistët që kërkojnë pamje të paharrueshme.

    Gjithashtu, trashëgimia kulturore e Shqipërisë, që është e rrënjosur në një histori të gjatë të ndikuar nga qytetërime të shumta, tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare, ku rrënojat e lashta e qytetet osmane u ofrojnë vizitorëve një vështrim magjepsës në të kaluarën.

    Njëherësh, Shqipëria është shtëpia e disa prej thesareve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Butrinti, Berati dhe Gjirokastra.

    Në përmbyllje të artikullit, “Business News This Week” shkruan se për turistët që kanë një buxhet të kufizuar, Shqipëria është një nga destinacionet më të mira në Europë.

  • New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë

    New York Times përfshin filmin shqiptar “Pikë uji” në listën e 5 filmave për t’u parë

    Media prestigjioze amerikane, “New York Times” ka përfshirë filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina në listën prestigjioze të “Five International Movies to Stream Now”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare një platformë që rrallë e ka pasur në median prestigjioze ndërkombëtare.
    “Budina e mbush filmin me ngjyra gri e blu që të japin ndjesinë e zymtë të një bote ku nën fasadën e pasurisë fshihet ligësia,” shkruan “The New York Times”.
    Ky vlerësim nga një prej mediave më të njohura botërore konsiderohet si një hap i madh për kinemanë shqiptare në arenën ndërkombëtare, sepse e vendos “Pikë Uji” mes prodhimeve më të fuqishme që po tërheqin vëmendje globale.
    Producentja e këtij fimi, Sabina Kodra ndau lajmin e mirë: “Pikë Uji” vijon rrugëtimin ndërkombëtar. Prestigjiozja amerikane ‘New York Times’ përfshin produksionin kinematografik të Robert Budinës në Listën e 5 Filmave Ndërkombëtarë për t’u parë”

  • Diella ‘mban fjalim’ në konferencën prestigjioze: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë

    Diella ‘mban fjalim’ në konferencën prestigjioze: Nuk jam këtu për të zëvendësuar udhëheqësit njerëzorë

    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së OKB, në New York, kryeministri Edi Rama bën të ditur se dje, 21 shtator, ministrja virtuale Diella mori pjesë në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative”.
    Ky event mbahet nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve dhe mblodhi sipërmarrës dhe ekspertë inovativë nga e gjithë bota për të diskutuar rreth trendeve dhe projekteve më të fundit në teknologji dhe investime.
    Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Rama ftoi qytetarët të ndiqnin video-mesazhin e ministres për Inteligjencën Artificiale, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë në skenën globale të inovacionit.

  • Miqësoret prestigjioze, Kombëtarja U-21 luan me Gjermaninë & Zvicrën

    Miqësoret prestigjioze, Kombëtarja U-21 luan me Gjermaninë & Zvicrën

    Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.
    Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.
    Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
    Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

  • RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

    RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

    Radiotelevizioni i Kosovës është përzgjedhur në finalen e madhe të njërës prej garave më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e prodhimeve audiovizuale edukative “Japan Prize 2025”.

    Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i televizionit në RTK, Rilind Gërvalla, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Jam i lumtur t’ua kumtoj lajmin se RTK është përzgjedhur në finalen e madhe të Çmimit Japonez ‘Japan Prize 2025’. Projekt-propozimi i përzgjedhur ka të bëjë me futbollin e vajzave dhe rrëfimet e futbollisteve vendore, ëndrrat dhe synimet e tyre drejt kampionateve”, ka shkruar Gërvalla, teksa ka falënderuar ekipin realizues Aleksandra T. Jovanovic, Gjergj Anton Filipaj, Dardan A. Berisha, Ersin Samli dhe Asako Matsushima Kubota për punën e palodhshme.

    Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar në faqen e “Japan Prize”, edicioni i këtij viti ka pranuar 373 aplikime për vepra audiovizuale dhe projekt-propozime nga 58 shtete dhe rajone të botës. Fituesit e çmimeve do të shpallen më 25 shtator, ndërsa ceremonia përmbyllëse e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 20 nëntor në Tokio, gjatë “Japan Prize Festival Week”./rtk/KultPlus.com

  • “Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

    “Forbes” u rekomandon amerikanëve Shqipërinë

    Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas.
    “Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.”
    “Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë.
    “Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat sociale për shkak të ujërave të saj mahnitëse ngjyrë bruz dhe vijës bregdetare të bukur që rivalizon ishujt grekë, por kushton shumë më pak. Qytete si Vlora ofrojnë jetë në bregdet pa turma turistësh ose çmime të fryra të pasurive të patundshme që gjenden diku tjetër në Evropë”.
    “Megjithatë, ajo që e dallon vërtet Shqipërinë është dashuria e saj e sinqertë për amerikanët. Në vitin 2007, George W. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi vendin. Udhëtimi i tij u prit me gëzim”, shkruan revista prestigjioze e biznesit “Forbes”.
    “Teksa shumë vende evropiane zbatojnë kufizime të rrepta për vizat Shengen, Shqipëria shtron tapetin e kuq. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për një vit të plotë pas mbërritjes, pa pasur nevojë për dokumente, tarifa ose aplikim për vizë. Është një ofertë e jashtëzakonshme krahasuar me shumicën e vendeve të tjera, të cilat lejojnë vetëm qëndrim nga 1 deri në 3 muaj”./ Klan News

  • Shqipëria në top 50 plazhet evropiane, përfshi Gjirin e Gramës dhe Gjipenë

    Shqipëria në top 50 plazhet evropiane, përfshi Gjirin e Gramës dhe Gjipenë

    Dy nga plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe Gjiri i Gjipesë, janë përfshirë në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Evropë për vitin 2025. Ky vlerësim i veçantë erdhi pas një procesi përzgjedhjeje nga rreth 1000 profesionistë udhëtimesh dhe një juri ndërkombëtare, në platformën e njohur globale “The World’s 50 Best Beaches”, e cila referohet edhe nga media prestigjioze Forbes.Gjiri i Gramës është renditur në vendin e 12-të, ndërsa Gjiri i Gjipesë në vendin e 30-të, duke kaluar edhe disa prej destinacioneve më të njohura të bregdetit evropian si ato në Spanjë, Itali, Greqi dhe Francë.Plazhet u përzgjedhën bazuar në kritere të rrepta që përfshijnë natyrën, qetësinë, autenticitetin dhe përvojën unike që ato ofrojnë vizitorëve. Kjo përfshin pamjet mbresëlënëse, mjedisin e paprekur, dhe largimin nga zonat e mbipopulluara, duke ofruar një lidhje të thellë me natyrën.Gjiri i Gramës, një perlë e bregdetit të Jonit, tërheq vëmendjen me ujin kristal dhe masivet shkëmbore që krijojnë një peizazh unik. Ndërsa Gjiri i Gjipesë, i pozicionuar në hyrje të një kanioni spektakolar, është simbol i ekoturizmit dhe aventurës, duke ofruar pamje të papërsëritshme dhe natyrë të virgjër.Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë listë prestigjioze dëshmon rritjen e Shqipërisë si një destinacion elitar në Mesdhe, falë bukurive natyrore, përmirësimeve infrastrukturore dhe projekteve ambicioze turistike.Në këtë mënyrë, Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një perlë e turizmit mesdhetar me vlera natyrore të rralla dhe përvojë unike për vizitorët.https://worlds50beaches.com/top-50-european-beaches/Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Dy nga plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare, Gjiri i Gramës dhe Gjiri i Gjipesë, janë përfshirë në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Evropë për vitin 2025. Ky vlerësim i veçantë erdhi pas një procesi përzgjedhjeje nga rreth 1000 profesionistë udhëtimesh dhe një juri ndërkombëtare, në platformën e njohur globale “The World’s 50 Best Beaches”, e cila referohet edhe nga media prestigjioze Forbes.Gjiri i Gramës është renditur në vendin e 12-të, ndërsa Gjiri i Gjipesë në vendin e 30-të, duke kaluar edhe disa prej destinacioneve më të njohura të bregdetit evropian si ato në Spanjë, Itali, Greqi dhe Francë.Plazhet u përzgjedhën bazuar në kritere të rrepta që përfshijnë natyrën, qetësinë, autenticitetin dhe përvojën unike që ato ofrojnë vizitorëve. Kjo përfshin pamjet mbresëlënëse, mjedisin e paprekur, dhe largimin nga zonat e mbipopulluara, duke ofruar një lidhje të thellë me natyrën.Gjiri i Gramës, një perlë e bregdetit të Jonit, tërheq vëmendjen me ujin kristal dhe masivet shkëmbore që krijojnë një peizazh unik. Ndërsa Gjiri i Gjipesë, i pozicionuar në hyrje të një kanioni spektakolar, është simbol i ekoturizmit dhe aventurës, duke ofruar pamje të papërsëritshme dhe natyrë të virgjër.Përfshirja e këtyre dy gjireve në këtë listë prestigjioze dëshmon rritjen e Shqipërisë si një destinacion elitar në Mesdhe, falë bukurive natyrore, përmirësimeve infrastrukturore dhe projekteve ambicioze turistike.Në këtë mënyrë, Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një perlë e turizmit mesdhetar me vlera natyrore të rralla dhe përvojë unike për vizitorët.https://worlds50beaches.com/top-50-european-beaches/

  • Revista prestigjioze promovon Gjirokastrën, Rama: Është në fokusin e udhëtimeve unike

    Revista prestigjioze promovon Gjirokastrën, Rama: Është në fokusin e udhëtimeve unike

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social Facebook  ka ndarë një artikull të publikuar në revistën prestigjioze të udhëtimeve “Islands”, e cila i kushton një vëmendje të veçantë qytetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar si një prej destinacioneve më tërheqëse për turizmin në Shqipëri.
    Në artikullin e revistës, Gjirokastra përshkruhet si një qytet i veçantë prej guri, i njohur për kalanë historike, rrugicat me kalldrëm dhe gatimet tradicionale të pasura me shije autentike.
    “Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, e cila nuk është më vetëm një adresë në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni i një udhëtimi unik, që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, nëpër kalldrëmet mes ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri, kulturë, aktivitete artistike, zeje, kulinari e jashtëzakonshme i pagëzuar si qyteti sharmant prej guri, në revistën e njohur të udhëtimeve “Islands”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Rama dhe Macron inspektojnë shkollën prestigjioze franceze të kodimit ”Ecole 42”: E dedikuar teknologjisë

    Rama dhe Macron inspektojnë shkollën prestigjioze franceze të kodimit ”Ecole 42”: E dedikuar teknologjisë

    Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës. ”Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në Facebook.

  • Zëri që bashkon Shqipërinë me jazz-in evropian, Elina Duni nderohet në Zvicër

    Zëri që bashkon Shqipërinë me jazz-in evropian, Elina Duni nderohet në Zvicër

    Elina Duni, këngëtarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare me zë të rrallë dhe stil të veçantë, do të nderohet këtë vit me Çmimin Zviceran të Xhazit, një ndër vlerësimet më prestigjioze për figurat kryesore të skenës jazz në Zvicër.Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 28 qershor, në kuadër të Festivalit të Xhazit Ascona, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës jazz në Evropë.Duni, e lindur në Tiranë në vitin 1981 në një familje artistësh, filloi të performonte në moshën pesëvjeçare për Radio Televizionin Shqiptar. Pas rënies së regjimit komunist, ajo emigroi me nënën në Gjenevë, ku studioi piano klasike dhe më pas u përqendrua në jazz, duke u diplomuar në Hochschule der Künste në Bernë.Sot, ajo është nën kontratë me shtëpinë diskografike prestigjioze ECM Records dhe konsiderohet si një nga zërat më origjinalë të skenës evropiane të jazz-it. Kritikët e kanë cilësuar si një artiste që ka “ripërtërirë gjuhën e jazz-it duke frymëzuar brezin e ri të muzikantëve”.Përmes projekteve të saj muzikore, si “Matanë Malit” dhe “Dallëndyshe”, apo bashkëpunimit me kitaristin Rob Luft në albumin “Partir”, Duni ka shkrirë me finesë elementët e xhazit me muzikën tradicionale shqiptare dhe ballkanike, duke krijuar një stil poetik dhe emocional që i ka dhënë asaj vlerësime të shumta ndërkombëtare.Çmimi Zviceran i Xhazit jepet që prej vitit 2007 dhe ndër fituesit e mëparshëm përfshihen emra të njohur si Orkestra Zvicerane e Xhazit dhe Othella Dallas. Elina Duni i bashkohet kështu panteonit të artistëve që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore zvicerane dhe më gjerë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Elina Duni, këngëtarja dhe kompozitorja zvicerano-shqiptare me zë të rrallë dhe stil të veçantë, do të nderohet këtë vit me Çmimin Zviceran të Xhazit, një ndër vlerësimet më prestigjioze për figurat kryesore të skenës jazz në Zvicër.Ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 28 qershor, në kuadër të Festivalit të Xhazit Ascona, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës jazz në Evropë.Duni, e lindur në Tiranë në vitin 1981 në një familje artistësh, filloi të performonte në moshën pesëvjeçare për Radio Televizionin Shqiptar. Pas rënies së regjimit komunist, ajo emigroi me nënën në Gjenevë, ku studioi piano klasike dhe më pas u përqendrua në jazz, duke u diplomuar në Hochschule der Künste në Bernë.Sot, ajo është nën kontratë me shtëpinë diskografike prestigjioze ECM Records dhe konsiderohet si një nga zërat më origjinalë të skenës evropiane të jazz-it. Kritikët e kanë cilësuar si një artiste që ka “ripërtërirë gjuhën e jazz-it duke frymëzuar brezin e ri të muzikantëve”.Përmes projekteve të saj muzikore, si “Matanë Malit” dhe “Dallëndyshe”, apo bashkëpunimit me kitaristin Rob Luft në albumin “Partir”, Duni ka shkrirë me finesë elementët e xhazit me muzikën tradicionale shqiptare dhe ballkanike, duke krijuar një stil poetik dhe emocional që i ka dhënë asaj vlerësime të shumta ndërkombëtare.Çmimi Zviceran i Xhazit jepet që prej vitit 2007 dhe ndër fituesit e mëparshëm përfshihen emra të njohur si Orkestra Zvicerane e Xhazit dhe Othella Dallas. Elina Duni i bashkohet kështu panteonit të artistëve që kanë lënë gjurmë në skenën muzikore zvicerane dhe më gjerë.