Tag: prestigjator

  • “Këneta zgjodhi një humorist për Tiranën”/ Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh i Shqipërisë je ti, prestigjator

    “Këneta zgjodhi një humorist për Tiranën”/ Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh i Shqipërisë je ti, prestigjator

    Në podkastin ‘Flasim’, Edi Rama u ndal te kandidatura e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.

    Kryeministri u shpreh se opozita ka zgjedhur një aktor humori për Tiranën, që dikur me imitimet për Ramën, “shkrinte gazi Kongresin e PS”.
    Menjëherë ka ardhur reagimi i Binajt, i cili e quan Ramën si aktorin më të madh të Shqipërisë dhe një prestigjator.
    “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj.

    Top Channel

  • “Rama si prestigjator!“ Binaj: U merr shqiptarëve 140 mln euro për incinerator, pa vënë asnjë tullë

    “Rama si prestigjator!“ Binaj: U merr shqiptarëve 140 mln euro për incinerator, pa vënë asnjë tullë

    Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga e gjithë opozita për zgjedhjet për kreun e bashkisë Tiranë, Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës ku ai e quante atë vetëm një aktor që të bën për të qeshur.
    “Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë!”, shkruan Binaj. “Prestigjator!”, vijon ai në postimin e tij.
    Mesazhi:
    Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!

    Edhe pse është vetë artist, Rama e sumoi sot në podkastin e tij Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.
    Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.
    “Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.” – tha Rama.