Në një mënyrë apo në një tjetër, seanca e parë konstituuese e Kuvendit të ri është në dorë të Sali Berishës. I takon atij si deputeti më i vjetër në moshë të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri kur Kuvendi të zgjedhë kryetarin e ri. Para 4 vitesh Berisha e refuzoi këtë privilegj e ishte koha kur ai rrinte në prapavijë dhe protagonizmin ia kishte dorëzuar Lulzim Bashës. Nëse Berisha refuzon sërish këtë rol të përkohshëm, e drejta i kalon Tritan Shehut, dhe më pas 68-vjeçarit socialit Vasil Llajo.
Ndërkohë Kuvendi është duke pritur një dekret nga presidenti Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të kësaj legjislature të XI. Sipas Kushtetutës, Kreu i shtetit e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale. Në këto kushte, palët po punojnë për betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në një seancë që më shumë gjasë do të jetë më 10 shtator.
72 deputetë hyjnë për herë të parë në Kuvend, mes të cilëve, më e rifreskuar është PS, me 53 emra të rinj dhe PD me 14 prurje të freskëta. Ekstremet e moshës së ligjvënësve janë mes 81 viteve të Sali Berishës dhe 24 viteve të Marjana Koçekut, Neomalësorja që u zgjodh deputete e PS-së.
Socialistët presin me ankth rikthimin e Edi Ramës nga pushimet, i cili e ka bërë traditë që ta shpallë qeverinë e re, bashkë me kryetarin e Kuvendit, në një Asamble të partisë, që zakonisht e ka thirrur në ditët e fundit të gushtit.
Tag: presin
-

Pamje tronditëse nga Pediatria e QSUT, denoncon gazetari: Tallje me jetën e fëmijëve!
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar gjendjen shqetësuese në Urgjencën Pediatrike të QSUT-së. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Stafa e krahason gjendjen e QSUT-së me atë të një sporteli banke, pasi edhe në spital pacientët po presin me bileta në rradhë.
Gazetari shkrun se prindërit e fëmijëve të sëmurë detyrohen të marrin biletë tek një makineri numrash dhe të presin radhën, në vend që fëmijët të trajtohen menjëherë sipas urgjencës së gjendjes së tyre shëndetësore. Stafa theksin se ky sistem është një formë abuzimi me standardet mjekësore, pasi urgjencat funksionojnë mbi bazën e triazhit, ku prioritet kanë pacientët më rëndë dhe jo radhët numerike.
Stafa thekson se situata bëhet edhe më kritike gjatë periudhave të virozave, kur me qindra fëmijë përballen vetëm me dy mjekë dhe katër infermierë, të shpërndarë në disa dhoma të vogla. Ndër të tjera gazetari shton se Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, nuk mund të funksionojë me kaq pak staf dhe hapësira të kufizuara.
Postimi i plotë:
URGJENCA PEDIATRIKE SI BANKË.Në Urgjencën Pediatrike në QSUT, aty ku çdo ditë shkojnë me qindra prindër me fëmijët e tyre të sëmurë, sistemi është kthyer në tallje dhe absurditet, në trajtimin e të vegjëlve.Në vend që një fëmijë i sëmurë të shihet menjëherë nga personeli mjekësor sipas urgjencës, prindërit detyrohen të shkojnë tek një makineri numrash, të marrin biletë, dhe të presin “radhën”, si në bankë!Kjo është antishkencë mjekësore dhe abuzim me standardet e kujdesit shëndetësor, sepse urgjenca nuk funksionon me radhë, por me triazh(kategorizim urgjence), kush është më rëndë, trajtohet i pari.Por absurdi nuk mbaron këtu:Me qindra fëmijë në ditë, e sidomos në periudha virozash, përballen vetëm me 2 mjekë dhe 4 infermierë, të shpërndarë në vetëm 2-3 dhoma të vogla.Fëmijët me temperatura, me të vjella, me probleme të frymëmarrjes, presin bashkë në një hapësirë të mbushur plot, duke përhapur infeksionet te njëri-tjetri.Në vend që të zgjerohet kapaciteti dhe të shtohet personeli, institucionet kanë futur një makineri qesharake që e kthen urgjencën në sportel banke.S’mundet Urgjenca Pediatrike, ku përplasen rastet nga e gjithë Shqipëria, të funksionojë si 2+1, dhe me 2 mjekë e 4 infermierë. E patolerueshme!Urgjenca Pediatrike duhet të ketë hapsira, sa urgjenca tjetër e madhe e QSUT-së.Fëmijët nuk janë “numra”! Ata kanë nevojë për kujdes, për prioritet dhe për dinjitet.Shëndetësia nuk bëhet me bileta radhe, por me mjekë, infermierë dhe organizim të mirëfilltë. -

Fshehja e QSUT-së me ‘e klasifikuar’
Nga Osman Stafa/
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë refuzon të japë informacion për vonesat dhe procedurat e ndjekura me pajisjen e brakiterapisë, duke e shpallur çështjen “të klasifikuar”.
Por gratë që presin trajtim me brakiterapi për shkak të kancerit gjinekologjik, nuk janë “sekret shtetëror”. Janë jetë që presin.
Çfarë fshihet pas këtij refuzimi? Mungesa e përgjegjësisë? Paaftësia? Apo diçka më shumë?
Dhe tani vjen pjesa më qesharake!
QSUT ka reaguar kundër meje publikisht kur unë denoncoja se brakiterapia nga data 6-23 qershor ka qënë jashtë funksioni, duke thënë se unë gënjej kur them se brakiterapia nuk punon.
Mirëpo kur kërkon informacionin zyrtar, ata të përgjigjen: “Ky është sekret shtetëror. I klasifikuar!”
Pra, unë gënjej… por ata nuk mund ta provojnë të kundërtën.
Ironia është që juristët e QSUT-së s’e kuptojnë as vetë ligjin për informacionin. Por ua kuptoj hallin.
Mirë këta por edhe mjekët e Radioterapisë që janë marrë me këtë përgjigje, meritojnë 2sh.
Pyetjet e mia qartazi nuk cenojnë sekretin shtetëror. Por merren me shërbimin, mirëmbajtjen, procedurën.
Në vend që të shpjegojnë pse pajisja nuk funksionon, fshihen pas fjalës “radioaktiv”.
Në vend të transparencës, ata zgjedhin një strategji: heshtje e klasifikuar dhe arrogancë publike.
Sa qesharakë që janë.
Ndërkohë aktualisht brakiterapia në Spitalin Onkologjik nuk funksionon.
Foto 1: Status i QSUT, pas denoncimeve të mia
Foto 2. Pyetjet e mia drejtuar QSUT
Foto 3. Përgjigja e QSUT.
-

“Qëmoti e pakënduar”, poezi nga Mim Marjanaku
Mbrëmjeve të mia pi të dehem.Më pasfillon show.Ekskluzivisht shfaqmonodramën timeqë s’ka për ta parë askush –sepse …
Presin!
Presin ta ekzekutojnënë heshtje.HeshtjeHeshtje.Heshtje.Në dukje.Unë e njoh heshtjen në dukje.Është” Art” më vete.Prandaj pi.Pi të deh gojën.Pastaj gojaqan.Flet me muret.Shan.
Zëri i një të dehurinuk dëgjohet.Është zëri i një të dehurimbyllur me çelësa.Me njëqind çelësa.Me njëqind mijë çelësa.
Unë jam e dehur,amatrimëruarpara mureve të mia.
Ju, të frikësuarit e tjerë –Pini si unë!DehuniFlisni!Ulërini!Villni!Madje, e di çkemi?Prishim bashkë muret ndyrë me të vjellae ja nisim një këngeqë qëmoti nuk ështe degjuar..
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRA DHE KËSHILLAT QË UMBERTO ECO I LA “AMANET” NIPIT PARA VDEKJES
-

Radhë e madhe në pikën kufitare të Vërmicës, kamionët nga Shqipëria presin për të hyrë në Kosovë
Rradhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar në aksin Bardhoc-Vermicë të rrugës Morinë-Kukës me drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Kamionët, të parkuar në dy rreshta përgjatë rrugës, po presin të hyjnë në Kosovë përmes pikës doganore të Vermicës.
Shkak i kësaj situate është masa e vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Transportit e Kosovës, e cila prej orës 11:00 deri në 17:00 ndaloi qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në autostradat dhe rrugët rajonale, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.Orari ka përfunduar kamionat po presin për të hyrë në Kosovë kjo edhe nga mos përballimi i këtij fluksi nga autoritet doganore të Kosovës për kryrjen e procedurave diganore. Radha e kamionëve nisi që nga fshati Bardhoc dhe vijon deri te hyrja e doganës së Vermicës. Sot ishte dita e fundit e kësaj mase, e cila ka qenë në fuqi gjatë 15 ditëve të fundit të korrikut.
-

“Modriç Day”, kroati mbërrin në Milano dhe hedh firmën si kuqezi: Na presin sfida të mëdha
Prites së gjatë i vjen fundi. Milani mirëpret zyrtarisht Luka Modric. Pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube dhe një lamtumire të ‘dhimbshme’ nga Real Madridi, kroati ka mbërritur në kryeqendrën lombarde për të nisur aventurën e tij të re në Itali.
Për kuqezinjtë është goditja e dytë në mesfushë pas transferimit të Ricci-t, në pritje të përforcimeve edhe në reparte të tjera, ky synimi i kuqezinjve vijon të jetë Jashari. Mbërritja e 39-vjeçarit do t’u japë tifozëve mundësinë të harrojnë dështimin për të blerë Archie Brown, shoqëruar edhe me talljet në rrjetet sociale nga Fenerbahce i José Mourinho-s. Ish-lojtari i Tottenhamit dhe Real Madrid do të mbajë fanellën me numrin 14, atë që sezonin e kaluar e kishte veshur Tijjani Reijnders, i transferuar te Manchester City.Në orën 12:40, Luka Modric mbërriti te “La Madonnina”, një klinikë në zonën Porta Romana në Milano. Përshëndeti të pranishmit dhe hyri për të kryer kontrollet mjekësore. Më pas vijoi kontrollin e përshtatshmërisë në një strukturë tjetër dhe më në fund nënshkrimi në “Casa Milan”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, më presin sfida të mëdha”, ishin fjalët e para të fantazistit kroat menjëherë sapo doli nga Malpensa. -

Shkarkimi i drejtorëve nga Rama, Dritan Hila: Ish-deputetë po vijnë nga Amerika…
Analisti Dritan Hila ka komentuar në Euronews Albania situatën e shembjeve të ndërtimeve pa leje që po ndodhin në disa zona të Tiranës, duke e lidhur këtë me shkarkimin e drejtorëve.
Hila theksoi se problemi është shumë më i thellë dhe i strukturuar, duke e konsideruar dështimin në krijimin e nënpunësit civil si një nga faktorët kyç.
Sipas analistit, drejtorët e shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama mund të zëvendësohen nga ish-deputetë që kanë ardhur nga Amerika dhe që po presin të emërohen drejtorë.
“Mendoj se dështimi është më struktural. Neve dështuam në krijimin e nëpunësit civil dhe të gjithë ata që janë nëpër ato institucione e shikojnë veten të përkohshëm.
Drejtorët i hoqi Rama por di që janë kthyer disa ish-deputetë nga Amerika që po presin të bëhen drejtorë sepse duan të marrin diçka shpejt e shpejt dhe të ikin prapë në Amerikë, dhe ka shumë raste kështu që ka ndodhur.
Po presin të shkojnë me të njëjtën frymë, të kapin ndonjë lekë. Shpresoj që Rama ta fillojë nga struktura dhe nga ana e legjislacionit”, tha Dritan Hila.


