Tag: presin

  • “Janë 200 mijë çështje që presin”/ Juristi, raporton vonimin me vite të proceseve gjyqësore: Ka raste që…

    “Janë 200 mijë çështje që presin”/ Juristi, raporton vonimin me vite të proceseve gjyqësore: Ka raste që…

    Juristi, Jordan Daci i ftuar në një emision televiziv u shpreh se bëhet njoftimi për në gjyq dhe mësoj se personi ka humbur jetën.
    Jordan Daci:
    Ne jemi në një situatë vërtet shumë të rëndë. Janë 200 mijë çështje që presin. Rreth 40% janë çështje pronësie.
    Në tërësi çështjet civile rreth 30-35% janë administrative nga të cilat 30% janë sepse shteti nuk nxjerr aktet administrative. Pastaj pjesa tjetër civile janë kryesisht 30-40% e më shumë janë prona. Dhe pastaj pjesa tjetër janë tregtare e familjare, por pak.
    Pastaj pjesa penale është histori më vete dhe apelet janë histori më vete. Dmth unë kam disa raste dhe jo një kur më bëhet njoftim për gjyq në gjykatë të Lartë dhe personi që unë përfaqësoj ka vdekur. Dhe normalisht që ka vdekur sepse gjykimi është bërë para 15-20 vitesh.

  • “Kryeministri urren Kuvendin”, Flamur Noka: Shqiptarët presin që Rama të flasë për programin e qeverisë

    “Kryeministri urren Kuvendin”, Flamur Noka: Shqiptarët presin që Rama të flasë për programin e qeverisë

    Tiranë – Deputeti demokrat Flamur Noka akuzoi sot mazhorancën gjatë seancës plenare se po tallet me Kuvendin dhe qytetarët. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama “urren Kuvendin” dhe po përpiqet të shndërrojë Shqipërinë në një “Republikë ministrore”. Sipas Nokës, opozita është në Parlament për të përfaqësuar interesat e popullit dhe për të kërkuar llogari nga qeveria.
    Noka: Ju po talleni me këtë Kuvend dhe me shqiptarët. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca 5 minutshe që zhvilloni ju. Ata presin që kryeministri të flasë për programin e qeverisë. Shqiptarët presin që sot të diskutohet në këtë parlament situata e nderë politike dhe ju keni një muaj që zhvilloni seancë pas seance sa për të thënë. Ne e dime që ka një urretje të kryeministrit për këtë parlament. Ai kërkon të projektojë në Shqipëri një Republikë ministrore. Ne këtu jemi për një agjendë tjetër, jemi këtu për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe për të kërkuar llogari në emër të shqiptarëve.
    Kujtojmë se në seancën e 18 shtatorit, ku ishte parashikuar të prezantohej programi qeverisës nga kryeministri Rama, ishte opozita ajo që shkaktoi tensione, duke bërë që seanca të mbyllej pas 30 minutash. Mazhoranca votoi e vetme programin qeverisës, ndërsa opozita  kërkon anulimin e seancës ku u votua programi, dhe kërkon përsëritjen e saj./vizionplus.tv

  • Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

    Rama: Patronazhistët mezi presin të hakmerren për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë

    Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave dhe deputetëve të PS-së, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, tha se patronazhistët e PS janë gati.
    Sipas tij, do të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Tiranës kur të dekretohet data.
    “Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën”, tha Edi Rama.

  • Rama thumbon opozitën: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve tuaja

    Rama thumbon opozitën: Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve tuaja

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar pasditen e kësaj të mërkure në mbledhje me ministrat dhe deputetët e Tiranës, se patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. 
    Kreu i qeverisë, zhvilloi këtë mbledhje një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra. Kreu i qeverisë theksoi se qytetarët e Tiranës s’mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur. 
    “Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën.”-tha Edi Rama. 
    Edi Rama theksoi se gjyqi ndaj Erion Veliajt nuk dihet sa zgjat ndërsa shtoi se opozita e ka humbjen në xhep përballë Ogerta Manastirliut. 

  • “Qytetarët presin ujë dhe ushqime të kontrolluara”/ ‘Inteligjenca Ramificiale’ reagon Vasili: Qeveria Rama jep…

    “Qytetarët presin ujë dhe ushqime të kontrolluara”/ ‘Inteligjenca Ramificiale’ reagon Vasili: Qeveria Rama jep…

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim të fundit në Facebook ka denoncuar në mënyrë qeverisjen e Edi Ramës, duke e përshkruar atë si një botë përrallash ku qytetarët shqiptarë zhvendosen gjithnjë e më shumë nga realiteti dhe problemet e tyre të përditshme.
    Sipas Vasilit, qytetarët presin ujë të pijshëm në shtëpi, transport urban funksional dhe heqjen e plehrave, por qeveria u ofron satelite, Diellën dhe naftën imagjinare të Shpiragut.
    Ata presin ushqime të sigurta dhe marrin inspektorë me “inteligjencë Ramificiale”, presin shërbime nëpër bashki dhe marrin mesazhe Ramificiale të Diellës.
    Në postimin e tij, Vasili thekson se ky paradoks mes premtimeve dhe realitetit tregon qartë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë Rama-4, që zgjedh t’i ofrojë qytetarëve fantazi dhe imazhe propagandistike, ndërkohë që problemet e përditshme dhe të domosdoshme mbeten të papërballuara.
    Postimi i plotë:
    Inteligjenca Ramificiale!
    Satelitet, nafta në Shpirag dhe Diella!
    Rama 4, theshi i përrallave me inteligjencë Ramificiale.
    Presin ujë në shtëpi, autobuze urbane, heqjen e plehrave dhe ju japin satelite, Diellën dhe naftën imagjinare të Shpiragut.
    Presin ushqime të sigurta dhe ju japin inspektorë me inteligjencë Ramificiale.
    Presin shërbime nëpër Bashki dhe ju japin mesazhet Ramificiale të Diellës.

  • 6 vjet nga tërmeti shkatërrues, Partia e Lirisë denoncon ‘Rindërtimin’ në Durrës: 996 apartamente nuk po shpërndahen

    6 vjet nga tërmeti shkatërrues, Partia e Lirisë denoncon ‘Rindërtimin’ në Durrës: 996 apartamente nuk po shpërndahen

    Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e të prekurve nga tërmeti 6 vjet më parë në Durrës.
    Këshilltarja e kësaj force politike në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj thotë se pavarësisht se është hedhur shorti për ndarjen e banesave të reja, rreth 1 mijë familje presin në qiell të hapur pa asnjë shpjegim dhe pa bonus qeraje.
    Deklarata e Anëtares së Këshillit Bashkiak në bashkinë e Durrësit, Znj. Anisa Ibraj:
    Kane kaluar gjashte vite nga tragjedia e termetit te 26 nentorit 2019 dhe nje vit nga hedhja e goglave te shorteut qe duhej te hapte rrugen drejt strehimit per qindra familje ne Durres.
    Sot ne denoncojme me indinjate mashtrimin e radhes te qeverise dhe bashkise te cilat kane perdorur lotarine e banesave si nje skeme propagandistike per te heshtur qytetaret por jo per t’iu dhene atyre strehimin e premtuar.Kjo ndodh se qeveria e kryeministri Rama jane te zene me afera korruptive, me ministra e kryetar bashkie ne burg, me vjedhje e beton…
    Dhe e fundit por jo nga rendesia me dron qe te cilet tashme do i prodhojme dhe do i eksportojme nga viti 2027.
    E vetmja gje qe ju prodhoni z. Kryeminister jane hajdut made in Partia Socialiste.
    E nderkohe qe behen premtime absurde qe si beson as vete, qindra familje ne Durres vijojne te mbeten rrugeve e ne meshire te fatitMes tyre pensioniste te semure e te varfer qe mbijetojne me nje pension qesharak nderkohe qe prej dy vitesh eshte nderprere edhe bonusi i qirase per te demtuarit e termetit.Ky eshte kulmi i padrejtesise dhe i braktisjes shteterore.
    Ndersa ne Spitalle 996 apartamente te ndertuara me parate e qeverise se Emirateve te Bashkuara Arabe presin bosh autoritetet lokale dhe qendrore justifikohen me instalimin e matesave te OSHEE, se prej nje viti banoret presin por askush nuk jep afate, askush nuk mban pergjegjesi
    Kjo eshte nje tallje e hapur me qytetaret,nje shkelje e dinjitetit te njerezve qe vuajten pasojat e nje fatkeqesie natyrore dhe qe sot po vuajne edhe me shume pasojat e paaftesise, indiferences dhe mashtrimeve te qeverise
    Partia e Lirise denoncon me force kete skandal dhe i kerkojme institucioneve shteterore te japin menjehere celesat e apartamenteve ne Spitalle per familjet qe kane vite qe presin shtepite e tyre.
    Te rikthejne menjehere bonusin e qirase per ata qe ende nuk kane marre strehimin e premtuarTe mbajne pergjegjesi penale dhe politike per mashtrimet vonesat dhe vuajtjet e shkaktuara mbi qytetaret.Cdo dite qe kalon eshte nje dite tjeter mashtrimi nje dite tjeter padrejtesie nje dite tjeter turpi per kete shtet qe ka braktisur qytetaret e tij
    Grupi Keshilltareve te Partise se Lirise ne Bashkine Durres jemi dhe do vazhdojme te jemi zeri dhe mbeshtetje e qytetareve durrsak.

  • Kabineti i ri/ “Të gjithë presin kush ikën e kush rri”, Kikia: Interesi më i madh është…

    Kabineti i ri/ “Të gjithë presin kush ikën e kush rri”, Kikia: Interesi më i madh është…

    Gazetari Mentor Kikia komentoi sot lidhur me zhvillimet e reja politike që priten rreth krijimit të kabinetit të ri qeverisës.
    Në një dalje televizive, Kikia u shpreh se emrat konkretë dihen vetëm nga kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama.
    Kikia deklaroi se në kabinet nevojiten figura teknike, pasi figurat e mëdha politike janë të përfshirë.
    “Të gjithë do të presin me sy e veshë hapur për të kuptuar se kush ikën dhe kush rri. Ka ca projeksione paraprake se kush mund të lëvizë, por besoj se çko kush që vë bast do ta humbë, pasi i vetmi dhe i pari që e di këtë punë është Rama. Nëse do të prekë dikastere të rëndësishme që kanë nevojë të rifreskohen me njerëz më specialistë, kjo do të jetë për tu parë, sikundër ajo që vlen të shihet a do t’i japë më shumë hapësirë figurave teknike sepse figurat e mëdha politike janë pjesë e klaneve edhe pse nuk janë të ekspozuar në sipërfaqe . E vetmja gjë që pritet me interes është të shihet se kush do ketë përplasje të brendshme, kë afron dhe kë largon Rama”,-tha Kikia.
     
     

  • ‘Përmbytet’ Porti i Vlorës, qytetarët presin nën ujë… Rrugët e qytetit kthehen në lumenj, shteti nuk duket askund

    ‘Përmbytet’ Porti i Vlorës, qytetarët presin nën ujë… Rrugët e qytetit kthehen në lumenj, shteti nuk duket askund

    Pamjet që shihni janë nga qyteti i Vlorës, konkretisht nga Porti i Vlorës. Tavani i këtij institucioni rrjedh ujë, ndërsa aty ndodhen në pritje qytetarët që presin të udhëtojnë në vendet ku jetojnë.

    Ndërkohë, rrugët e qytetit janë kthyer tashmë në lumenj.

    Si çdo herë tjetër, mjaftojnë vetëm pak minuta shi që çdo qytet i Shqipërisë të përmbytet, ndërsa ajo që bie në sy është neglizhenca e veprimit nga ana e strukturave shtetërore.

     

  • Kur të gjithë presin qeverinë e re, Rama ikën në Slloveni. Emrat e ministrave mësohen në shtator

    Kur të gjithë presin qeverinë e re, Rama ikën në Slloveni. Emrat e ministrave mësohen në shtator

    Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar ekipin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Edi Rama ende nuk e ka thirrur Asamblenë, por në zyrën në Kryeministri prej dy ditësh vijon të presë dhe përcjellë vartësit e tij politik.
    Në ditën e dytë të punës pas kthimit nga pushimet e verës, në selinë e qeverisë ka patur hyrje-dalje të shumta, nga ministrat e kabinetit deri të ish-ministra, si në rastin e Ervin Metes, i shoqëruar me Delina Ibrahimaj.

    Të hënën Rama ka patur në zyrë edhe përfaqësuesit e PS në Kuvend me në krye, drejtuesen Spiropali. Kryeministri ka diskutuar me ta rolin e Kuvendit për integrimin dhe idenë e mazhorancës për të patur 11 komisione të përhershme, një prej të cilëve do të jetë edhe Komisioni i Fatmir Xhafajt.
    Për socialistët vapa nuk do të ikë me gushtin, pasi kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në forumin e Bledit në Slloveni, i cili zhvillohet në datat 1-2 shtator. Pas rikthimit të tij pritet të kristalizohet ideja për datën e Asamblesë, në fillim të javës së parë apo në mesin e javës së dytë të shtatorit.