Tag: presin

  • “Në parti s’mund të presin që Berishën “ta vërë mosha përfund””/  Situata në PD, analisti: Nuk ka më kohë

    “Në parti s’mund të presin që Berishën “ta vërë mosha përfund””/ Situata në PD, analisti: Nuk ka më kohë

    Iftuar në një intervistë televizive analisti Skënder Minxhozi u shpreh PD ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk ka kohë që Ervin Salianji apo deputetë të tjerë të presin që Berishën ta vërë mosha përfund.
    “Me këtë nuk jam shumë dakord. Në 2023 Berisha ka humbur Shkodrën dhe Bajram Currin. Në 2025 ka humbur 83 me 50…Pra në datën 9 nëntor nuk qe në gjendje të gjente një kandidat, dhe përfunduan me njerëz spektakli.
    Nuk ka më kohë që Salianji dhe të tjerët të presin që mosha ta vërë përfund. Nuk ka më kohë…Kjo konsumohet, pasi godina ndodhet në një kontekst ku ka vota njerëzish por që gjithmonë e më pak votojnë”,

  • Ju presin surpriza në dashuri dhe rritje financiare! Këto janë shenjat më me fat të horoskopit për vitin 2026!

    Ju presin surpriza në dashuri dhe rritje financiare! Këto janë shenjat më me fat të horoskopit për vitin 2026!

    Këto janë dy shenjat më me fat të horoskopit për vitin 2026! Ju presin surpriza në dashuri dhe rritje financiare 
    Sipas parashikimeve astrologjike, viti 2026 pritet të jetë një nga vitet më të favorshme për dy shenja të zodiakut, demin dhe luanin. Pas një periudhe sfiduese, ku shumë kanë ndier sikur universi i ka vënë në provë, më në fund pritet një kthesë e madhe pozitive në jetën e tyre. 
    Demi – Stabiliteti më në fund po vjen 
    Për të lindurit në shenjën e demit, 2026 pritet të sjellë një periudhë të artë. Puna e palodhur dhe durimi që kanë treguar vitet e fundit do të fillojnë të shpërblehen në mënyrë konkrete. 
    Financat parashikohen të hyjnë në një fazë stabilizimi të fortë, madje me rritje të ndjeshme. Nuk përjashtohen as avancimet profesionale, ofertat e reja të punës dhe mundësitë për investime të suksesshme. 
    Në planin sentimental, demi beqar mund të njihet me një person që ofron siguri dhe perspektivë afatgjatë, ndërsa ata që janë në një lidhje do të shijojnë një periudhë harmonie dhe thellimi të marrëdhënies. Po ashtu, 2026-a shihet si vit i shërimit të brendshëm dhe kapërcimit të peshave emocionale të së kaluarës. 
    Luani – Fillimi i një “epoke të artë” 
    Edhe për luanët, viti që po vjen duket se do të jetë vendimtar. Parashikimet flasin për një periudhë triumfi profesional, ku idetë dhe përpjekjet e tyre do të marrin vëmendjen dhe vlerësimin e munguar. Aty ku janë munduar në heshtje, pritet të marrin duartrokitje. 
    Në aspektin financiar, shenja e luanit mund të përfitojë nga bashkëpunime fitimprurëse, bonuse ose të ardhura të papritura. Ndërkohë, në dashuri, luanët beqarë mund të përjetojnë një njohje të fuqishme emocionale, ndërsa çiftet do të rifitojnë pasionin dhe harmoninë. 
    Viti 2026 shihet si një prej viteve më mbështetëse për Luanin, një periudhë ku dëshirat më të guximshme kanë mundësi reale të bëhen realitet. 
     
  • Përplasja e PD me Marta Kos/ Dash Shehi: Ça presin këto, të vijë Brukseli në Tiranë dhe të shajë me libër shtëpie Edi Ramën

    Përplasja e PD me Marta Kos/ Dash Shehi: Ça presin këto, të vijë Brukseli në Tiranë dhe të shajë me libër shtëpie Edi Ramën

    Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar përplasjet e Partisë Demokratike me eurodeputeten Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi gjithashtu se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për qeverinë.“Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e brendshme të PD-së.E treta që ndërkombëtarët gjithsesi në raportin mes qeverisë dhe opozitës do ta mbyllin gjithmonë një sy në raport me qeverinë. Se kështu ka ndodhur përherë. Dhe kjo është historia e negociatave. Nuk është se ndërkombëtarët nuk kanë ndonjë inat me opozitën. Po t’i shikosh ato raportet e tyre, atë që bëri OSBE, janë të gjitha kritikat atje brenda. Por nuk është detyra e asaj Kos, ajo ka një linjë tjetër, është për kapitujt e integrimit. Ata që duhet ta mbanin qëndrimin, e mbajtën. Bënë një raport shumë të rreptë në krahasim me herët e tjera. Nuk po them se ja kanë vënë gishtin të gjitha gjërave, pasi ka edhe përtej saj. Për çfarë do vijë Brukseli këtu? T’i thotë t’i je narkoshteti kryeministrit të vendit? Kjo nuk ndodh. Ça presin këto, të vijë Brukseli në Tiranë dhe të shajë me libër shtëpie Edi Ramën?”, tha mes të tjerash Shehi.

  • “Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”/ 10 fshatra u bllokuan nga moti i keq, banorët ngrihen në protestë

    “Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”/ 10 fshatra u bllokuan nga moti i keq, banorët ngrihen në protestë

    Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Protesta vjen pas izolimit të mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën.
    Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Kjo situatë ka shkaktuar alarm tek banorët, të cilët thonë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që presin ndihmë, ndërsa askush nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të bllokimit.
    “Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, shprehen ata.
    Banorët kërkojnë që institucionet të kthejnë kokën nga ata pasi ura lidhëse e këtyre fshatrave me rrugën kryesore nuk u mundëson kalimin për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar.

  • SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    SYRI TV/ Fier – Uji tërhiqet, banorët presin vlerësimet: Dëmet janë të konsiderueshme

    Situata e reshjeve në qarkun e Fierit këtë të dielë paraqitet e përmirësuar. Verifikimet në terren dhe pohimet e banorëve, tregojnë se niveli i ujërave në lumenjtë kryesorë është në rënie. Banorët pohojnë se dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe se deri tani askush nuk ka shkuar që ti verifikojë. Ata janë pesimist sa i përket marrjes së dëmshpërblimeve

    SYRI TV

    Në lumin Vjosë, uji është tërhequr, duke u larguar gradualisht nga tokat bujqësore dhe oborret e banesave. E njëjta situatë paraqitet edhe në lumin Seman, ku prurjet janë stabilizuar dhe niveli ka filluar të ulet. Aktualisht, mbi 100 hektarë tokë të mbjella me grurë dhe kultura të tjera bujqësore mbeten ende të përmbytura, por fatmirësisht nuk raportohet për banesa apo bagëti të dëmtuara.

    Banorët e zonës pohojnë se gjatë të shtunës disa përfaqësues politikë u shfaqën për të parë situatën, por deri tani nuk janë paraqitur ekipe zyrtare për të verifikuar dhe përllogaritur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

    Mbrëmjen e së shtunës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, ka qenë i pranishëm pranë lumit Seman në Mbrostar për të parë nga afër gjendjen. Megjithatë, i pyetur nga gazetarët mbi situatën, ministri nuk ka preferuar të bëjë asnjë deklaratë.

    Reshjet kanë pushuar dhe lumenjtë janë në tërheqje, por banorët presin ende qartësi mbi dëmet dhe hapat e mëtejshëm të institucioneve.

  • Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

    Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

    Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është lart në sondazhet e opinionit publik, por edhe nga pritshmëria për të konkurruar vetë Shabana Mahmood, Ministrja e Brendshme britanike, edhe për postin e kryeministres nëse Sir Keir Starmer e heq nga posti herët a vonë, politikania me origjinë pakistaneze ka njoftuar masa të reja për ata të huaj që jetojnë legalisht në Britani dhe synojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.
    Sipas këtyre masave, pritet të dyfishohet koha për shumicën e punonjësve të huaj në Britani për një status të përhershëm deri në 10 vjet kohë pritje, duke shtuar se disa emigrantë ilegalë do të duhet të presin për 30 vjet për një status të tillë. (Në bazë të parimit të shpallur prej Shabana Mahmood, që disa guxojnë ta konsiderojnë argumentueshëm edhe si Margaret Thatcher e re, vendosja përgjithmonë në Britani nuk është një e drejtë, por një privilegj i cili duhet fituar dhe padyshim edhe financiarisht, përveç kontributeve të tjera për shoqërinë britanike). Përjashtim do të bëjnë ata që kanë të ardhura të larta dhe biznesmenët, të cilët do të përfitojnë nga vendosja përmes korsisë së shpejtë, ndërkohë që mjekët dhe infermierët në Shërbimin Shëndetësor Publik në Britani do të jenë ende si edhe sot në korsinë e afatit 5-vjeçar (pasi pa mjekët dhe infermierët ku dy të tretat e mjekëve dhe 50 përqind e infermierëve janë të ardhur nga jashtë, ky shërbim do të falimentonte).
    Qeveria, përmes gojës së Shabana Mahmood, ka propozuar gjoba dhe ndëshkime për ata që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me sistemin, duke theksuar se ata që marrin ndihma sociale do të duhet të presin 20 vite, ose trefishin e kohës dhe kohëzgjatja më e madhe në Evropë. Ndërsa ata që mbërrijnë ilegalisht apo thyejnë vizën do të duhet të presin deri në 30 vite.
    Ndër propozimet e reja përfshihen rregulla të reja që thonë se migrantët mund të kualifikohen për ndihma sociale dhe strehim, nëse u jepet shtetësia britanike, sesa kur marrin statusin e qëndrimit të përhershëm. Punonjësit me paga të ulëta, si 610 mijë të ardhurit dhe personat në vartësi të tyre të mbërritur me viza si punonjës të kujdesit social apo shëndetësor, në periudhën 2022–2024, do të duhet të presin 15 vite përpara se t’u jepet statusi i përhershëm i qëndrimit në Britani.
    Sipas Ministres së Brendshme, ata që ndërkohë e kanë fituar këtë status, si ata të ardhur nga vendet e BE-së para Brexit, këto ndryshime nuk do të aplikohen. Ata që do të aplikojnë për leje të përhershme qëndrimi duhet të mos kenë precedent penal, të flasin anglishten në standardet e Niveli A dhe të mos kenë borxhe. Mbetet të shihet sa nga këto propozime do të mund të materilizohen pas sfidave politike në parlament dhe atyre ligjore.

  • Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

    Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

    Top Channel

  • Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

    Elkann: Këtë presin të gjithë tifozët, Spalletti duhet ta çojë Juventusin drejt fitores

    10 Nëntor 2025

    13:12

    Alfred Lleshi

    “Sot është e rëndësishme që Juventusi të fitojë. Një trajner si Spalletti, me përvojën e tij duhet ta çojë skuadrën drejt fitores. Kjo është ajo që të gjithë tifozët presin”. Kështu u shpreh John Elkann, president i “Stellantis” dhe “Exor”, në krah të prezantimit të partneritetit të grupit automobilistik me “Milano Cortina”, duke folur për objektivat e Juventusit.
    Në lidhje me çështjen “Tether”, kompania e kriptovalutave që është aksionere e vogël e klubit dhe së fundi ka futur një përfaqësues në bordin drejtues, Elkann theksoi: “Marrëdhënia e familjes sime me Juven është më jetëgjata që ekziston në botë. Ajo nis me stërgjyshin tim dhe ka qenë gjithmonë e fortë.
    Brezi im me Andrea Agnellin ka dhënë shumë, i jam mirënjohës, edhe brezat e rinj janë shumë të përfshirë. Marrëdhënia jonë është e pathyeshme. Mjafton të kujtojmë vitin 2006, një periudhë e vështirë, prej nga dolëm më të fortë. Edhe më 2022 kaluam një moment të vështirë, të cilin po e kapërcejmë. Jemi të hapur ndaj kujtdo që interesohet për Juventusin, për sa kohë kjo marrëdhënie nuk vihet në dyshim”.

  • Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

    Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

    Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit
    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për “luks të pakontrollueshëm” dhe “shkëputje totale nga realiteti i shqiptarëve”.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi denoncon se Rama ka kryer katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh, ndërsa vendi përballet me varfëri dhe pasiguri të thellë.
    “Fluturimet luksoze të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës! Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve çdo ditë presin biletën e largimit nga vendi, Edi Rama gjen mundësinë të bëjë katër udhëtime me charter në dhjetë ditë,” shkruan Këlliçi.
    Postimi i plotë:
    Fluturimet luksoze të kryeminstrit të vendit më të varfër të Europës!
    Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve çdo ditë gjejnë mundësinë të presin biletën e largimit nga Shqipëria për shkak të varfërisë e pasigurisë në vend, Edi Rama gjen mundësinë të bëjë katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh.
    Ky luks i pakontrollueshëm dhe distancim nga populli i thjeshtë është pasojë e mentalitetit dhe politikave të tij të drejtpërdrejta.
    Shqiptarët prej tij shihen si qytetarë të dorës së dytë, për t’u sunduar dhe mbajtur në distancë.
    Legjitimitetin kryeministri e merr nga padronët e tij jashtë vendit, aty ku gatuhen politikat që shqiptarët i pësojnë dhe në vendimmarrjen për të cilat nuk marrin kurrë pjesë.
    Jo më kot Rama shëtit në forumet e organizuar nga Sorosi, aty ku raporton për “arritjet” e tij dhe zbatimin e axhendave të organizatës Soros për Shqipërinë dhe rajonin.
    Në kontekstin politik ndërkombëtar ku ndodhemi, organizata Soros është ekspozuar, diskredituar dhe shfuqizuar, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara e më tej në Europë.
    Është koha që edhe shqiptarët të presin fijet e ndikimeve të paligjshme në qeverisjen e vendit të tyre dhe të marrin në dorë fatet e veta.

  • Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

    Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

    21 Tetor 2025

    14:37

    Alfred Lleshi

    Tifozët e Barcelonës presin me padurim rikthimin në “Camp Nou”, por klubi është i vetëdijshëm se nuk ia vlen të kthehet me vetëm 26.000 vende të disponueshme. Prandaj, katalanasit kanë vendosur të presin përfundimin e fazës 1B, që do të lejojë hapjen e tribunës anësore, përveç tribunës kryesore dhe “Gol Sud”.
    Klubi ka konfirmuar se ndeshja e radhës në shtëpi, më 2 nëntor kundër Elche, do të luhet në “Estadi Olímpic de Montjuïc”. Pra, rikthimi në “Camp Nou” do të duhet të presë të paktën deri në ndeshjen tjetër në shtëpi, më 22 nëntor kundër Athletic Club. Nëse licenca e fazës 1B jepet në kohë, Barça do të mund të luajë aty me 45.501 spektatorë, një kapacitet i ngjashëm me atë të Montjuïc.
    Nëse rikthimi nuk ndodh ndaj Athletic, mundësia e radhës do të jetë kundër Alavés në fund të nëntorit. Ndërkohë, Barça pret miratimin përfundimtar të dokumenteve për të bërë real debutimin në stadiumin e rinovuar.