Tag: presim

  • “Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

    “Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj.
    Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka.
    “E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti që nga fillimi”, është shprehur ai.
    I pyetur më tej si e shikon faktin që Adem Demaçi po përshkruhet atje si figura kryesore, Kurti preferoi të mos jeptë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
    “Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike”, tha ai, ndërsa zgjodhi të mos i jepte asnjë përgjigje pyetjes nëse beson se ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
    Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.
    Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin tha se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.

  • “Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë”, Zelensky: Presim që SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

    “Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë”, Zelensky: Presim që SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme” kundër Rusisë, pasi tensionet mes anëtarëve lindorë të NATO-s dhe Kremlinit po rriten. Zelensky tha gjithashtu se pret të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, megjithëse Uashingtoni ende nuk e ka konfirmuar ndonjë takim mes tyre.
    “Kjo javë na ka afruar më shumë drejt finalizimit të paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër agresionit rus; presim miratimin e saj së shpejti. Burimet energjetike të Rusisë po kufizohen. Ne presim sanksione nga SHBA-ja nëse nuk ka takim mes liderëve ose, për shembull, nëse nuk ka armëpushim”, tha Zelensky.
    Zelensky e përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili deri tani nuk ka pranuar takim në vend neutral. Trump, i cili ka shprehur më herët admirim për Putinin, tani ndihet i zhgënjyer me liderin e Kremlinit, pasi ai nuk po tregon gatishmëri për të pranuar një armëpushim dhe për t’u angazhuar në bisedime direkte me Zelenskyn. Deklaratat e fundit të presidentit ukrainas vijnë pas zhvillimeve të fundit, kur dronë dhe avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të NATO-s.

    /vizionplus.tv

  • Koundé: Ndaj PSG-së në Champions? Supersfidë emocionuese, mezi po e presim

    Koundé: Ndaj PSG-së në Champions? Supersfidë emocionuese, mezi po e presim

    19 Shtator 2025

    11:00

    Alfred Lleshi

    Jules Koundé foli pas fitores së Barcelonës ndaj Newcastle: “Ka qenë një ndeshje e bukur, treguam karakter dhe arritëm të shfrytëzonim pikat tona të forta. Rashford na ndihmoi shumë me golat e tij”.
    Koundé shtoi për sfidën e radhës në Champions League, ndaj PSG, kampionit në fuqi të Europës: “Duhet të mendojmë kryesisht për veten, po kërkojmë ende ekuilibrat e duhur. Sonte u panë gjëra pozitive, edhe pse në disa momente vuajtëm.
    Ndaj PSG na pret një sfidë motivuese. Parizienët janë kampionë të Europës, ekip fantastik. Historia mes dy klubeve e bën gjithçka edhe më të shumëpritur. Po e presim me padurim ta luajmë atë ndeshje”.

  • Presim çfarë na lexon Rama në TV/ Bushati pyet: Çfarë do të na vendosë mbi kokë kryeministri

    Presim çfarë na lexon Rama në TV/ Bushati pyet: Çfarë do të na vendosë mbi kokë kryeministri

    Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati Shqipëria nuk jeton më në një sistem demokratik, por në një autokraci të pastër të kontrolluar nga kryeministri Edi Rama. Bushati u shpreh se nuk ka më asnjë dyshim mbi gjendjen ku ndodhet vendi:“Përpara se të themi se ç’qeveri do të kemi, politike apo teknike, do jetë kryeparlamentare Elisa apo Belinda, kjo duhet të na shërbejë për të reflektuar: ore jetojmë në demokraci apo në autokraci?” – tha ai.“Është absurde që më 11 shtator do rrimë para ekranit të dëgjojmë çfarë do lexojë Rama. Kjo është prova më e qartë se ky vend ka kaluar çdo kufi të demokracisë.”Sipas tij, çdo diskutim mbi emra ministrash apo deputetësh është farsë, pasi në një regjim autokratik nuk kanë asnjë peshë, gjithashtu ai paralajmëroi se situata është më e rëndë se ç’duket, pasi edhe zgjedhjet dhe parlamenti janë të kontrolluar:“Ne jemi të gjithë subjekte të Edi Ramës. Do presim kë do na vërë mbi kokë. Kjo tregon edhe si bëhen zgjedhjet, edhe si formohet parlamenti, edhe cili do jetë qëndrimi i qeverisë. Gjithçka varet nga një dorë e vetme.”Më tej Bushati u shpreh se nuk ka më të majtë e të djathtë, nuk ka më të bardhë e të zi, sipas tij jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm.Bushati:Përpara se të themi se ç’qeveri do të kemi, politike apo teknike, do jetë kryeparlamentare Elisa apo Belinda, kjo duhet të na shërbejë edhe njëherë për të reflektuar: ore jetojmë në demokraci apo jetojmë në autokraci. Se vetëm në sisteme autokratike të gjithë pajtohen me faktin që do presim çfarë do na lexojë ai në datë 11 shtator në televizor, dhe kjo e tejkalon shumë, kushdo që të jetë. Janë të gjitha diskutimet të parëndësishme sepse pesha e një deputeti apo një ministri në një sistem autokratik ku ti duhet të jesh vasal i sulltanit nuk ka asnjë vlerë, është thjesht një sport mediatik që njerëzit shtyjnë kohën nëpër kafe.Kështu që tani po përsëritet fatkeqësisht i njëjti… ne jemi të gjithë subjekte të Edi Ramës e do presim kë do na vërë Edi Rama mbi kokë, dhe kjo tregon pastaj edhe si u bënë zgjedhjet edhe si do e kemi parlamentin, dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj atij parlamenti dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj kësaj qeverie. Pra, po të shikosh edhe në studio televizive, edhe në debatet që bëjmë ne, i hedhim publikut një karrem të rremë. Ne duhet të kthehemi nga kamera dhe t’u themi njerëzve: jo mor jo, kjo fazë është mbyllur, të gjithë jetojmë në autokraci, nuk ka të bardhë e të zi, të majtë e të djathtë, jemi të gjithë të varur nga një njeri i vetëm.

  • “Duhet të njihen realitetet e reja territoriale”, Lavrov: Presim që bisedimet me palën ukrainase të vazhdojnë

    “Duhet të njihen realitetet e reja territoriale”, Lavrov: Presim që bisedimet me palën ukrainase të vazhdojnë

    Moska pret që bisedimet me Kievin të vazhdojnë, por “realitete të reja territoriale” duhet të njihen dhe “sisteme të reja sigurie” duhet të vendosen në nivel ndërkombëtar, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në komentet e publikuara sot.

    “Që paqja të jetë e qëndrueshme, realitetet e reja territoriale duhet të njihen dhe të ratifikohen në terma ligjorë ndërkombëtarë”, tha Lavrov për gazetën indoneziane Kompas, sipas një transkripti të intervistës të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Ruse.
    “Një sistem i ri garancish sigurie për Rusinë dhe Ukrainën duhet të vendoset si pjesë integrale e një arkitekture pan-kontinentale të sigurisë së barabartë dhe të pandashme në Euroazi”, tha ai.
    Në një referencë indirekte ndaj kundërshtimit të vazhdueshëm të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Lavrov këmbënguli që vendi duhet të jetë “neutral, i paangazhuar dhe të ketë statusin e një shteti jo-bërthamor”.
    Kievi kundërshton duke thënë se nuk i takon udhëheqjes ruse të vendosë se ku do të bashkohet ose jo vendi. NATO thotë se nuk mund të ketë veto ruse për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të themeluar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë bllokut të atëhershëm sovjetik.
    Lavrov tha gjithashtu se krerët e delegacioneve ruse dhe ukrainase mbeten në kontakt të drejtpërdrejtë.
    “Ne presim që negociatat të vazhdojnë”, tha ai.
    Trump, pothuajse tre javë pasi priti homologun e tij rus Vladimir Putin në Alaska, përsëri e deklaroi veten “shumë të zhgënjyer” me të sepse një takim midis tij dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është organizuar ende për t’i dhënë fund luftës, pa njoftuar ndonjë sanksion të ri kundër Moskës.
    Moska thekson se që të zhvillohet një takim, duhet të jenë bërë përgatitje të plota dhe të dy palët, pozicionet e të cilave janë shumë të ndryshme, duhet t’i afrohen një marrëveshjeje.
    “Ne presim që negociatat të vazhdojnë”, këmbënguli kreu i diplomacisë ruse në intervistën e tij.

    Top Channel

  • “Do e presim Rusinë deri më 1 shtator”, Zelensky: Nëse nuk duan të ulen në tryezë, presim reagim të fortë nga aleatët

    “Do e presim Rusinë deri më 1 shtator”, Zelensky: Nëse nuk duan të ulen në tryezë, presim reagim të fortë nga aleatët

    Bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet të ngrihen menjëherë në nivelin e lidershipit, përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tha të martën Volodymyr Zelensky.

    Ai tha gjithashtu se Ukraina dhe aleatët e saj do të presin deri më 1 shtator, një afat që Trump ia kishte dhënë vetes, për të parë nëse Rusia ishte gati të merrte pjesë në një takim dypalësh për t’i dhënë fund pushtimit.
    Duke folur me gazetarët, presidenti ukrainas theksoi se bisedimet mbi garancitë e sigurisë së Ukrainës duhet “urgjentisht të ngrihen në nivelin e lidershipit” dhe theksoi se “presidenti Trump duhet të marrë pjesë” në to. Ai tha se planifikonte të vazhdonte kontaktet me udhëheqësit evropianë javën e ardhshme mbi angazhimet që ai i përshkroi si ekuivalente me ato të NATO-s.
    “Ne kemi nevojë për një arkitekturë që është e qartë për të gjithë”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se po kërkon një takim me Donald Trump për të paraqitur qëndrimet e Kievit.
    Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje aleatëve të ratifikojnë çdo garanci sigurie përmes parlamenteve të tyre kombëtare, duke thënë: “Ne duam garanci sigurie ligjërisht të detyrueshme. Ne nuk duam një Memorandum të ri të Budapestit”, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1994, sipas së cilës Ukraina hoqi dorë nga arsenali i saj bërthamor në këmbim të premtimeve për sigurinë e saj.
    Sipas Zelenskyt, Ukraina dhe partnerët e saj kanë vendosur të presin deri më 1 shtator për të parë nëse Rusia synon të marrë pjesë në një takim dypalësh për t’i dhënë fund pushtimit. Siç vuri në dukje ai, nëse Moska nuk përgjigjet deri atëherë, ai pret që partnerët e Ukrainës të japin një përgjigje të qartë.
    “Ne duam të shohim gatishmërinë e vërtetë të Rusisë për të marrë pjesë në bisedime. Nëse nuk e bën, presim një reagim nga partnerët tanë”, tha kreu i shtetit ukrainas.
    Diku tjetër, ai tha se Rusia ka grumbulluar “deri në 100,000” trupa pranë Pokrovskut, një qytet kyç në Ukrainën lindore. Situata në rajonin e Pokrovskut “është më shqetësuese sot”, tha Zelensky, pasi forcat e armatosura ruse “po përgatiten për veprime ofensive në çdo rast”.

    Top Channel

  • Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura

    Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.
    Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
    “Sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse, të pyjores dhe presim të nisim prapë herët në mëngjes në orën 5:30 me ndihma shtesë nga forcat e armatosura ku priten të vijnë mbi 40 forca të armatosura”, tha Dredha.

  • Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku: Në mëngjes presim ndihmë shtesë nga forcat e armatosura

    Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku: Në mëngjes presim ndihmë shtesë nga forcat e armatosura

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.

    Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
    “Sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse, të pyjores dhe presim të nisim prapë herët në mëngjes në orën 5:30 me ndihma shtesë nga forcat e armatosura ku priten të vijnë mbi 40 forca të armatosura”, tha Dredha.

    Top Channel

  • “E dimë çfarë të presim nga shqiptarët, janë të shpejtë dhe sulmues”, trajneri i Jagiellonias nuk trembet: Ia kemi analizuar pikat e dobëta

    “E dimë çfarë të presim nga shqiptarët, janë të shpejtë dhe sulmues”, trajneri i Jagiellonias nuk trembet: Ia kemi analizuar pikat e dobëta

    Dinamo City është vetëm dy ndeshje larg grupeve të Ligës së Konferencës. Ekipi i Ilir Dajës do të zbresë mbrëmjen e nesërme në fushë përballë Jagiallonias për të synuar befasinë në tokën polake. Trajneri i Jagiellonias ka folur për “TVPSPORT.PL” në lidhje me duelin e nesërm dhe atë të një jave më pas në “Air Albania”. Siemieniec-i ka theksuar se Dinamoja nuk duhet të vlerësohet nga niveli i ligës shqiptare apo nga vlera e lojtarëve në treg, por nga analizimi i performancave të tyre. Trajneri i Jagiellonias ka vlerësuar pozitivisht Dinamon, por nga ana tjetër ka shtuar se i ka studiuar mirë pikat e saj të dobëta.
    “Duhet të çlirohemi nga stereotipi i ligës shqiptare, sepse shumë i gjykojnë rivalët tanë bazuar në statistika dhe vlerat e ekipit, por jo në analizën e performancës së tyre. Ne e dimë nga analiza se çfarë të presim nga shqiptarët. Besoj se do të luajmë kundër një ekipi që, nga një perspektivë thjesht futbollistike, ishte thjesht më i mirë në dy ndeshjet kundër Hajdukut. Po flas për vlerësimin e së tashmes, jo të potencialit dhe historisë së ekipeve.
    Ky është një ekip me një natyrë shumë ofensive dhe të guximshme, që shpesh nis sulme të shpejta dhe është agresiv. Ata dolën nga dy ndeshjet kundër Hajdukut me një qëndrim të mirë. Karakterizohen nga shpejtësia e lartë dhe motori. Ata gjithashtu luajnë mbrojtje të drejtpërdrejtë. Dinamos i pëlqen të dominojë kundërshtarët e tyre. Pasi analizuam, e dimë se ku janë dobësitë e kundërshtarëve tanë. Do të bëjmë gjithçka për t’i shfrytëzuar ata. Ne e dimë vlerën tonë dhe e dimë se jemi një ekip i rrezikshëm. Presim dy ndeshje të vështira. Mund të shihni një liri në lojën e tyre, pasi ata nuk janë të ngarkuar nga pritshmëeitë”, është shprehur Adrian Siemieniec./Sport Ekspres/