Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth interesit se në çfarë faze janë hetimet për shumë dosje që po hetohen nga SPAK.
I pyetur nga deputeti i opozitës Ivi Kaso se ku ndodheshin me dosjen e ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij të dyshuara me Shqipërinë, deri tek Edi Rama, ai u përgjigj:
“E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma ejuridike nga autoritetet gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim”.
Dumani shpjegoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm me homologët në hetime dosjesh, goditje të grupeve kriminale dhe deri në operacionet e përbashkëta.
“Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende”, tha kreu i SPAK.
Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe aferën e “Eco Parkut, po në Durrës. Kreu i tha se për portin e Durrësit është regjistruar procedim penal, ndërsa për Eco Park, hetimet paraprake janë drejt përfundimit.
Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.
Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj. Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj
Tag: presim
-

Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”
-

Ismajli i pafat, starti i sezonit “traumatik” me fizikun: Sylvinho shpreson ende te rikuperimi por…
3 Tetor 2025
23:52
Telesport
Ardian Ismajli i pafat! Sezoni i tij ka nisur me probleme fizike te cilat po e shoqërojnë vazhdimisht. Mbrojtësi shqiptar kërkoi zëvendësim gjatë ndeshjes kundër Parmës për shkak të një tendosjeje të pjesshme të muskulit gjysmëtendinoz në kofshën e djathtë dhe aktualisht po i nënshtrohet rehabilitimit.
Megjithatë, ai është thirrur në ekipin kombëtar të Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë: “Po presim raportet mjekësore për të kuptuar gjendjen e tij, presim një përgjigje të qartë pas fundjavës”, tha trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho. Sigurisht, shpresa duket mjaft e vogël.
Normalsht, kohët e rikuperimit për një tendosje ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së dëmtimit dhe mund të variojnë nga disa javë (për dëmtimet e gradës I) deri në disa muaj (për dëmtimet e gradës III), duke kërkuar rehabilitim, fizioterapi ose, në raste të rënda, ndërhyrje kirurgjikale.
Rimëkëmbja adekuate, duke përfshirë pushimin, fizioterapinë dhe një kthim gradual në aktivitet, është thelbësore për të parandaluar përsëritjen. -

Meteorologia Lajda Porja: Deri të dielën do kemi “dimër”!
Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët e ardhshme dhe çfarë temperaturash të presim nga ky dimër…
“Duke filluar që sot dhe të paktën deri të dielën, do të kemi më shumë nuanca dimri se sa vjeshte. Parashikohet që nesër të kemi temperatura të ulëta, që zbresin deri në 2 gradë C, ndërkohë 0 gradë në zonat malore. Do të jetë një dimër i shkurtër që zgjat deri të dielën, madje të dielën do të fillojë ngritja e temperaturave. Sonte në darkë fillon dhe dëbora në zonën veriore dhe verilindore dhe nesër zbresin edhe në juglindje. Nëse flasim për dy dekadat e fundit kemi bërë plazh dhe në tetor dhe, kjo dëbora nuk është e zakontë. Por kemi një lajm të mirë, që nuk do te zgjasë shumë. Javën tjetër presim temperatura më të larta, deri në 27 gradë C.Deri në datën 20 tetor, stuhitë tropikale janë në stinën e tyre, sepse vjen periudha shumë e gjatë me temperatura të larta dhe janë masat e ftohta që futen menjëherë në territor. Deri në datën 20, do presim të paktën 1 ose 2 ngjarje të tjera për territorin shqiptar dhe më shumë për gadishullin Iberik, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë.
Sonte, Shqipëria do të kletë probleme me ngricën dhe stuhi të forta ere, do të ndihet që nga mbasditja. Sot dhe nesër më shumë problem do të jetë me stuhitë e erës. Që nga dita e shtunë dhe e diel fillojnë të pakësohen dhe javën tjetër do të normalizohen. Por problematika më të mëdha do të ketë Greqia këto ditët e fundit, reshje të shumta dhe stuhi ere.
Dimri është cunguar, presim që të mos mungojnë ditët e acarta por që do të numërohen me gishtat e dorës. Më i ftohtë do të jetë janar dhe disa ditë në shkurt”, tha ajo.
-

“Kujdes, sot dhe nesër”/ Dëbora e parë në tetor, meteorologia zbulon “kapriçot” e motit: Do kemi dimër të…
Duke filluar që nga sot, moti ka nisur ‘kapriçot’ në territorin shqiptar. Sot është shënuar po ashtu dhe dëbora e parë në vend, një fenomen aspak i zakontë për muajin tetor. Por si shpjegohen këto luhatje dhe çfarë pritet në vazhdim? E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë moti në ditët e ardhshme dhe çfarë temperaturash të presim nga ky dimër…
“Duke filluar që sot dhe të paktën deri të dielën, do të kemi më shumë nuanca dimri se sa vjeshte. Parashikohet që nesër të kemi temperatura të ulëta, që zbresin deri në 2 gradë C, ndërkohë 0 gradë në zonat malore. Do të jetë një dimër i shkurtër që zgjat deri të dielën, madje të dielën do të fillojë ngritja e temperaturave. Sonte në darkë fillon dhe dëbora në zonën veriore dhe verilindore dhe nesër zbresin edhe në juglindje. Nëse flasim për dy dekadat e fundit kemi bërë plazh dhe në tetor dhe, kjo dëbora nuk është e zakontë. Por kemi një lajm të mirë, që nuk do te zgjasë shumë. Javën tjetër presim temperatura më të larta, deri në 27 gradë C.
Deri në datën 20 tetor, stuhitë tropikale janë në stinën e tyre, sepse vjen periudha shumë e gjatë me temperatura të larta dhe janë masat e ftohta që futen menjëherë në territor. Deri në datën 20, do presim të paktën 1 ose 2 ngjarje të tjera për territorin shqiptar dhe më shumë për gadishullin Iberik, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë.
Sonte, Shqipëria do të kletë probleme me ngricën dhe stuhi të forta ere, do të ndihet që nga mbasditja. Sot dhe nesër më shumë problem do të jetë me stuhitë e erës. Që nga dita e shtunë dhe e diel fillojnë të pakësohen dhe javën tjetër do të normalizohen. Por problematika më të mëdha do të ketë Greqia këto ditët e fundit, reshje të shumta dhe stuhi ere.
Dimri është cunguar, presim që të mos mungojnë ditët e acarta por që do të numërohen me gishtat e dorës. Më i ftohtë do të jetë janar dhe disa ditë në shkurt”, tha ajo./TAR -

‘Stuhia godet Shqipërinë me erë dhe shtrëngata’, ekspertja jep alarmin për fundjavën: Ja zonat më të rrezikuara
Ekspertja pranë IGJEUM, Anira Gjoni, në një emision televiziv, ka reaguar pas paralajmërimeve të një meteorologu të njohur grek, i cili tha se Shqipëria do të përfshihet nga një stuhi e fuqishme, me reshje intensive shiu, ulje të ndjeshme të temperaturave dhe dëborë në zonat malore.
Gjoni theksoi se kjo situatë është parashikuar që prej ditës së hënë nga institucionet shqiptare dhe nuk është e nevojshme që qytetarët të presin informacione nga specialistët e vendeve fqinje.
“Këtë gjë e kemi njoftuar prej të hënës. Presim që ky mot të na shoqërojë gjatë fundjavës. Nuk është se presim të na informojnë homologët në vendet fqinje. Presim mot me stuhi, reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe, në formën e shtrëngatave. Duhet përmendur se në zonat malore priten reshje dëbore deri në lartësitë 800 metra,” – deklaroi ajo.
Ekspertja paralajmëroi gjithashtu për mundësi përmbytjesh në disa zona urbane për shkak të intensitetit të reshjeve dhe shtrëngatave.
“Mund të kemi vërshime të ujit në qytete si Durrësi, Vlora, Berati, Gjirokastra dhe Kukësi,” – shtoi Gjoni.
Sipas saj, edhe era do të jetë problematike, me intensitet që do të variojë nga mesatar në të fortë, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme – me minimumet që pritet të zbresin deri në 7°C dhe maksimumet që nuk do të kalojnë 16°C.
“Ditët më kritike do të jenë e enjtja dhe e premtja, kur reshjet do të jenë më të theksuara. Të shtunën pritet që situata të përmirësohet dhe reshjet të ndërpriten,” – përfundoi Gjoni. -

‘Jemi të vonuar’, Alimehmeti: PD ende pa alternativë për Tiranën, presim nga aleatët
Kryetari i Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti gjatë një interviste televizive ka deklaruar se 3 emrat e bërë publikë si propozime për kreun e bashkisë së Tiranës nga opozita, nuk janë propozime të PD por të aleatëve të saj.
Alimehmeti tha se PD është e vonuar në gjetjen e një candidature për zgjedhjet e pjeshsme për bashkinë e Tiranës, pasi do të duhet ta kishte gati alternativën e saj,
Ilir Alimehmeti: A është e vonuar koha po., cdo orë që kalon nuk është në favor. Ndërkohë që një krah bënin luftë të largohej Veliaj, nga ana tjetër duhet të kishim përgatitur alternativën.
Jemi zyrtarisht një grup që kemi qenë të hapur ndaj propozimeve të aleatëve. Kemi qenë dhe në takime me ta ku kemi thënë se po presim nga ju fillimisht nëse keni një pikë të fortë. Donim ta linim hapur. Kështu hiqnim dhe Primaret.
Ju garantoj se është më i gjerë diapazoni, këto janë prppozime nga aleatët dhe partitë opozitare. -

“Po presim Hamasin, vetëm një firmë mungon”, Trump paralajmëron: Do të ketë një fund të hidhur nëse…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse Hamasi refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar për paqe, duke e cilësuar situatën si të afërt me “një fund shumë të trishtueshëm”.
Duke folur para gazetarëve në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se plani 20-pikësh është mbështetur nga të gjitha vendet arabe dhe myslimane, si dhe nga Izraeli. “Ne thjesht po presim Hamasin”, theksoi ai.
I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, presidenti u përgjigj: “Do ta lëmë Izraelin të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë. Ata mund ta bëjnë këtë mjaft lehtë”, duke mos dhënë detaje konkrete për veprimet e mundshme izraelite.
Trump shtoi gjithashtu se Hamasi ka “paguar një çmim të madh” dhe se udhëheqja e tyre është “vrarë tri herë të ndryshme”. “Me Hamasin, është shumë e thjeshtë. Ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë”, theksoi Trump.Top Channel
-

Ndërroi jetë pas lindjes së djalit, familja e Dorianës: Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 14:48
Familja e Doriana Hakës, e cila humbi jetën 11 më parë pasi solli në jetë djalin nga martesa me futbollistin Alban Hoxha, kërkojnë drejtësi për vdekjen e së bijës. ”Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”,- tha Hamide Haka.
Enveri, babai i të Dorianës deklaron se gjykatat po e zvarrisin prej vitesh çështjen, porse ai nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi. Ndërsa avokati i familjes Haka, Bashkim Sulstarova deklaroi për News 24 se trupa gjykuese në Apel dëgjoi ekspertët dhe se pret një vendim të drejtë.
”Kam 11 vite që robtohem nëpër gjykata, nuk di si ta shpjegoj. Presim nga gjykata e apelit të na jepet një drejtësi që nuk po na jepet, po na sorollatin, shty seanca, po bëhet 3 vjet tek Gjykata e Apelit. Dua vetëm drejtësi dhe nuk do ti ndahem këmba këmbës derisa të kem jetën, derisa të mbyll sytë, nuk e fal kështu, drejtësi vetëm drejtësi asgjë tjetër shikoj nga gjykata hap sytë vetëm nga gjyqtarët si po japin vendimin se 11 vite”,-u shpreh Enver Haka. -

Franca njeh shtetin palestinez, Macron në OKB: Nuk mund të presim më
Bota E Hënë, 22 Shtator 2025 21:47
Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi para Kombeve të Bashkuara në New York se Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Në fjalën e tij theksoi se koha ka ardhur për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura në duart e Hamasit.
”Bota është vetëm disa momente larg nga humbja e mundësisë për paqe. Nuk mund të presim më”,-tha Macron. Presidenti po ashtu propozoi ngritjen e një administrate tranzitore në Gaza, të udhëhequr nga Autoriteti Palestinez, që do të ketë për detyrë çmontimin e Hamasit.
Për të Franca është e gatshme të kontribuojë në një mision stabilizues, duke hapur mundësinë e një pranie ndërkombëtare sigurie në territor. Macron sqaroi se ambasada franceze në shtetin palestinez do të hapet vetëm pasi të arrihet armëpushim dhe të lirohen të gjithë pengjet. -

Kurti flet për herë të parë për Gjykimin në Hagë: Të presim procesin pa vlerësime politike
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj.
Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka.
“E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti që nga fillimi”, është shprehur ai.
I pyetur më tej si e shikon faktin që Adem Demaçi po përshkruhet atje si figura kryesore, Kurti preferoi të mos jeptë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike”, tha ai, ndërsa zgjodhi të mos i jepte asnjë përgjigje pyetjes nëse beson se ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.
Dëshmia e mbrojtjes nisi javën e kaluar me ish-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams.
Rubin, gjatë tri ditëve, foli kryesisht për rolin e Thaçit në luftë, për të cilin tha se ishte politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Rubin tha se nuk ka asnjë informacion që e lidh Thaçin ose Krasniqin me pretendimet për vrasje.