Tag: presim

  • Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars

    Muriqi i bindur: Nuk ndalemi këtu, mezi presim Play Off-in në mars

    Kosova shkruajti historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit. Sulmuesi i dardanëve, Vedat Muriqi foli për mediat, pas barazimit ndaj Zvicrës.
    “Shpresoj të mos ndalemi këtu. Urojmë të mos kemi lëndime në katër muajt e ardhshëm. Mezi e presim marsin dhe shpresojmë të shkruajmë tutje histori. Jam shumë i lumtur për Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin.

    Unë u dëshiroj shumë suksese. Po e përsëris, ata dy do të bëjnë që të harrohet emri im, me paraqitje, me gola”, u shpreh Muriqi.

  • “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    “Humbëm, por jemi krenarë”, Sylvinho: Të presim shortin dhe të nisim përgatitjet për Play-Off

    Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbje fushatën kualifikuese të Botërorit.
    Pas ndeshjes, trajneri doli në konferencë për shtyp ku e ciëlsoi këtë humbje si zhgënjyese pasi deri në momentin e golit të parë të Kane, gjithçka po fliste për Shqipërinë.
    “Duhet të kuptojmë se ata janë një ekip që kërkon jo vetëm fitoren në një ndeshje, por objektiv ka fitimin e Kupës së Botës.
    Ndaj ndihem krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe lojën e tyre, tani duhet të presim shortin javën e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera tekniku brazilian i Shqipërisë.
    NDESHJA E SOTME
    Të kualifikuar për në fazën play-off të Botërorit, ndaj Anglisë, Sylvinho vërtetoi se e gjithë vëmendja e kuqezinjve është te sfidat e marsit, kjo u pa qartë edhe te formacioni titullarë ku kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidat e play-off. Ashtu siç pritej, Anglia e nisi sfidën në sulm, por pa kërcënuar seriozisht portën e Strakoshës.
    As Shqipëria nuk qendëroi pasive madje Hysaj tentoi edhe një gol për katalog, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë.
    Pa presion dhe me dëshirën për të vënë në jetë një tjetër arritje historike, Shqipëria vendosi në siklet Anglinë me disa zbritje të rrezikshme me Arbër Hoxhën.
    Të kualifikuar si kokë grupi, Anglia e mori me qetësi fraksionin e parë, ku rastin e parë të rrezikshëm e shënuan në minutën e 37-të ku goditja e Boue dhe Kuensa vunë në lëvizje portierin Strakosha. Pjesa e parë e këtij takimi luksi u mbyll në barazim pa gola.
    VIDEO/ Me mendjen tek goglat e Play-Off, Asllani: Tani presim emrin e kundërshtarit që do kemi në marsNë pjesën e dytë, ekipi i Tuchel realizoi dy herë me Kane. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për Shqipërinë, që bëri një ndeshje të mirë dhe tashmë do mendojë për Play Off e Botërorit. Anglia e mbyll pa pësuar gol, një rekord fantastik ky i “3 luanëve”.

  • Asnjë konfirmin sot, të martën shumë verdikte

    Asnjë konfirmin sot, të martën shumë verdikte

    Sot nuk kishte bileta të reja për Kupën e Botës FIFA 2026

    Belgjika e para e Grupit J, por do të duhet të presim deri të martën për konfirmim.

    Spanja është 99% e para e Grupit E, por do të duhet të presim deri të martën për konfirmim.

    Zvicra është 99% e para e Grupit B, por do të duhet të presim deri të martën për konfirmim.

    Për t’u konfirmuar si fituese e Grupit H, Austria duhet të shmangë humbjen kundër Bosnjës të martën.

    Vazhdo leximin

  • Cila është ideja tjetër krijuese e Shqipërisë? Rama: Presim lindjen e 83 foshnjave të “Diella-s”

    Cila është ideja tjetër krijuese e Shqipërisë? Rama: Presim lindjen e 83 foshnjave të “Diella-s”

    Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, e cila është përshëndetur dhe ka marrë vlerësimet më të larta nga komisionerët dhe liderët e BE, është ndalur edhe tek AI.
    Në një intervistë në Euronews EU Enlargement Summit, Rama u pyet se cila është ideja tjetër krijuese e Shqipërisë pas ministrisë së krijuar me inteligjencë artificiale. Kryeministri shqiptar u përgjigj me humor se të gjithë kanë dëgjuar tashmë se Diella është shtatzënë, dhe duhet të presim lindjen e 83 foshnjave.
    Pjesë nga biseda:

    Pyetje: Cila është ideja tjetër krijuese që vjen prej jush në rrugëtimin drejt BE?
    Rama: Jam i sigurt që keni dëgjuar që Diella është shtatzënë me 83 foshnja. Kështu, duhet që të presim që të lindin, dhe ndërkohë dua t’ju them diçka. Jemi i vetmi vend në këtë proces që kemi përdorur inteligjencën artificiale në korpusin tonë ligjor, duke e bërë procesin më të shpejtë. Po përpiqemi të vrapojmë dhe të bëjmë hapa të mëdhenj sa më shumë të jetë e mundur.

  • Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë

    Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë

    29 Tetor 2025

    13:00

    Telesport

    E ardhmja e Mauro Icardi është ende në ajër. Kontrata e sulmuesit të Galatasaray skadon në qershor 2026, por negociatat për një rinovim duket se janë pezulluar. Të paktën për momentin.
    Në një intervistë të kohëve të fundit, agjenti i tij Letterio Pino komentoi mbi situatën kontraktuale të klientit të tij, duke i dërguar një mesazh të qartë klubit turk.
    “Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk ka folur ende”, tha agjenti për Icardi, tashmë 32 vjeç.
    Më tej, Pino tha: “Icardi është i rëndësishëm për Gallatasaraj dhe mezi pret deri në fund të sezonit për të mësuar qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë”.
    Sulmuesi argjentinas është në sezonin e katërt në Turqi me ekipin e Gallatasaraj, ku në 99 ndeshje zyrtare ka realizuar 67 gola. Kohët e fundit është përfolur për një rikthim në Serie A, ku disa klube kanë shfaqur interes për të.

  • “S’mund të presim që të rritemi 20 vjet”, Lapaj ‘shkund’ opozitën: Jo ego, por strategji për të përballuar Ramën dhe..

    “S’mund të presim që të rritemi 20 vjet”, Lapaj ‘shkund’ opozitën: Jo ego, por strategji për të përballuar Ramën dhe..

    Kreu i Shqipëria Bëhet, Adritatik Lapaj, tha se mbështeti Binajn me synim për të mposhtur mbipushtetin kryeministrti Edi Rama.
    Lapaj tha se “Shqipëria Bëhet” nuk mund të presë vite derisa të rritet, por sipas tij, duhej një formulë për të rrëzuar qeverinë aktuale.
    “Nuk vendosëm egon personale apo që partia të konsolidohet. Por thamë që me mbipushtetin e Edi Ramës, të përballemi me një formulë për një gjendje të veçantë për tu përballur me Edi Ramën. Ne jemi të ndërgjegjshëm, që nuk prodhojmë dot 160 000 vota që ta përballonim.
    S’mund të presim 5 vjet apo 20 vjet të rritet partia. Në Cërrik garuam të vetëm sepse kandidati i pavarur doli më vonë.”, tha Lapaj.

  • Me qeleshe dhe simbolin e UÇK edhe Tetova drejt Tiranës: Presim ish-krerët të lirohen (VIDEO)

    Me qeleshe dhe simbolin e UÇK edhe Tetova drejt Tiranës: Presim ish-krerët të lirohen (VIDEO)

    Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga protesta në Sheshin Skënderbej për ish-krerët e UÇK-së, dhjetra qytetarë nga Maqedonia e Veriut janë nisur drejt Tiranës që prej orëve të para të mëngjesit. 
    “Jemi tre bashkëluftëtarë që po vijmë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK. Ata po mbahen padrejtësisht atje. Ne jemi pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe do të përkrahim vëllezërit tanë. Presim ata të lirohen”, thanë ata teksa në kokë mbanin qeleshe me simbolin e UÇK-së. 

  • ‘Tërbohet’ moti/ Vjen vala e acarit, stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin, paralajmërimi urgjent i ‘IGJEUM’

    ‘Tërbohet’ moti/ Vjen vala e acarit, stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin, paralajmërimi urgjent i ‘IGJEUM’

    Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten.
    Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
    Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin.
    Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.”
    Po Tirana?
    “Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene te dobëta dhe te vazhdueshme ndërsa pas drekës presim reshje lokale.”
    Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.
    “Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve ku përfshihet dhe kryeqyteti ndërsa në jug do të vijojnë dhe për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale. Ditën e diel presim ndërprerje të reshjeve thuajse në të gjithë vendin.”
    Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore.

  • Stuhi dhe shi nga e enjtja/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

    Stuhi dhe shi nga e enjtja/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

    Dielli pritet t’ia lërë vendin shiut. Nga enjtja meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve në disa qytete për tu shtrirë në të gjithë territorin të premten. Në jug dhe veri të vendit sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
    “Presim të kemi një ndryshim sa i përket kushteve atmosferike duke nisur nga e enjtja në drekë. Reshjet do të fillojnë të dobëta kryesisht në jug të vendit më pas të premten do të prekin të gjithë territorin. Do të jenë Qarqet e veriut si Shkodra, Lezha, Kukësi të cilat presim reshje mesatare dhe me shtrëngata gjithashtu dhe Qarqet e jugut si Gjirokastër dhe Vlora presim reshje mesatare të shoqëruar me shtrëngata, pjesa tjetër e territorit presim reshje të dobëta.”
    Po Tirana?
    “Përgjatë mëngjesit të premtes deri në orën 14 reshjet në Tiranë do të jene te dobëta dhe te vazhdueshme ndërsa pas drekës presim reshje lokale.”
    Reshjet parashikohet të largohen nga një pjesë e territorit duke filluar nga e shtuna ndërsa të dielën pritet rikthim i ditëve me diell.
    “Do të jetë e shtuna që sjell ndërprerje të reshjeve në disa prej Qarqeve ku përfshihet dhe kryeqyteti ndërsa në jug do të vijojnë dhe për të shtunën, por me intensitet të dobët dhe lokale. Ditën e diel presim ndërprerje të reshjeve thuajse në të gjithë vendin.”
    Sa i përket vlerave të termometrit parashikohet një rritje me rreth dy gradë celsius deri të diele kur pritet kthim në temperaturat deri në 10 gradë celsius në Tiranë e zonat e ulëta dhe 6 gradë celsius në zonat malore.

  • Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”

    Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”

    Për dosjen McGonigal po presim ndihmë juridike nga të huajt”
    Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth interesit se në çfarë faze janë hetimet për shumë dosje që po hetohen nga SPAK.
    I pyetur nga deputeti i opozitës Ivi Kaso se ku ndodheshin me dosjen e ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij të dyshuara me Shqipërinë, deri tek Edi Rama, ai u përgjigj:
    “E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma ejuridike nga autoritetet gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim”.
    Dumani shpjegoi edhe bashkëpunimin e deritanishëm me homologët në hetime dosjesh, goditje të grupeve kriminale dhe deri në operacionet e përbashkëta.
    “Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende”, tha kreu i SPAK.
    Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e pyeti Dumanin lidhur me ecurinë e hetimeve për Portin e Durrësit dhe aferën e “Eco Parkut, po në Durrës. Kreu i tha se për portin e Durrësit është regjistruar procedim penal, ndërsa për Eco Park, hetimet paraprake janë drejt përfundimit.
    Pyetja e Oerd Bylykbashit: Rasti i Portit Durrës, kemi bërë kallëzim penal, aseti strategjik më i madh deri ushtarak. Kemi bërë dy kallëzime dhe a kanë filluar hetimet. Nëse kjo mënyrë që po ndodh, marrja e pasurisë publike dhe çuarja në privat kaq haptazi, nëse merr qytetarinë do marrë përpara pasuri publike të shqiptarëve pafund. E ngjashme me këtë është dhe Eco Park në Durrës. Nga 19 mln euro kontrata, puna ishte kryer për 12 mln e gjysëm, pjesa tjetër nuk janë përdorur për atë punë. A ka nisur hetim për këtë, duke qenë se përfshihet kryeministri.
    Përgjigja e kreut të SPAK, Dumani: Porti i Durrësit ka filluar procedim penal është në fazën e hetimit paraprak nuk jap informacion tjetër. Je kallëzues, mund të bësh një shkresë. Ky është komenti juaj. Sa i takon Eco Park, edhe procedimi penal është në fazën e hetimit paraprake. Nga infot që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Procedimi është bërë para kallëzimit tuaj