Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.
Tag: presidentja
-

Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Shkodër, takon Kryetarin Benet Beci
-

Presidentja Vjosa Osmani vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Benet Beci
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mbërriti pasditen e së enjtes në Shkodër. Osmani është pritur në ambientet e bashkisë nga kryebashkiaku Benet Beci.
Vizita e presidentes së Kosovës në kryeqendrën e veriut vjen në kuadër të festave të nëntorit.
Në përfundim të takimit me kryebashkikaun Beci, Osmani pritet të ketë një komunikim me mediat. -

Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat e Europës
“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”.
Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”. -

Von der Leyen: Angazhimi për një paqe të drejtë vazhdon
Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 20:46
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ka “përparim të qëndrueshëm dhe inkurajues” në negociatat për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, ndërsa theksoi gjithashtu se “presioni mbi Rusinë do të rritet” derisa ajo të pranojë të marrë pjesë në “një rrugë të besueshme drejt paqes”.
Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pas videokonferencës së vendeve të “Aleancës së të Gatshmëve”, në të cilën mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, Presidentja e Komisionit theksoi se ka nevojë për një bashkëpunim të fortë transatlantik. Ajo shtoi “ndikimin e rëndësishëm të valëve të koordinuara dhe të njëpasnjëshme të sanksioneve kundër ekonomisë ruse”, të cilat “zvogëlojnë burimet e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj agresive”.
“Meqenëse presioni mbetet e vetmja gjuhë ndaj së cilës përgjigjet Rusia, ne do të vazhdojmë ta rrisim atë derisa të ketë një gatishmëri të vërtetë për t’u angazhuar në një rrugë të besueshme drejt paqes”, tha Von der Leyen, duke vënë në dukje se “në një kohë kur Evropa dhe partnerët e saj janë plotësisht të angazhuar në kërkimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, mbrëmë Rusia përshkallëzoi sulmet e saj ndaj Kievit, me raketa dhe dronë që madje shkelën hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë”. -

Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat tona
“Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”.Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.
-

Von der Leyen: Rusia të ndalojë agresionin, Ukraina të mos çarmatoset
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se aleatët evropianë të Ukrainës kanë rënë dakord për parimet kryesore që duhet të përbëjnë bazën e çdo plani paqeje.
Sipas von der Leyenit, çdo plan paqeje i besueshëm dhe i qëndrueshëm për Ukrainën “duhet së pari dhe së mbi të gjitha të ndalojë vrasjet dhe të vërë një pikë të fundit në luftë, pa mbjellë farat e një konflikti të ardhshëm”.
Ajo shtoi se elementi i parë kryesor i një plani të tillë duhet të jetë i pamundur ndryshimi i kufijve me forcë.
“Së dyti, si shtet sovran, Ukraina nuk mund të ketë kufizime në forcat e saj të armatosura që do ta linin vendin të ndjeshëm ndaj sulmeve të ardhshme dhe do të minonin sigurinë evropiane”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
Sipas parimit të tretë të përmendur nga von der Leyen, “roli qendror i Bashkimit Evropian në sigurimin e paqes në Ukrainë duhet të reflektohet plotësisht”.
“Ukraina duhet të ketë lirinë dhe të drejtën sovrane për të zgjedhur fatin e saj. Ajo ka zgjedhur një të ardhme evropiane. Kjo fillon me rindërtimin e vendit, integrimin në tregun tonë të vetëm dhe bazën tonë industriale të mbrojtjes, dhe në fund me pranimin e saj në Bashkimin Evropian”, tha ajo.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian theksoi nevojën për “të kthyer çdo fëmijë ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”.
Më parë u raportua se përfaqësuesit e shteteve kryesore evropiane do të takohen me homologët amerikanë në Gjenevë që të dielën, në mes të mosmarrëveshjeve me pjesë të “planit paqeje” të hartuar nga ekipi i Trump-it lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. -

Pas shpalljes së zgjedhjeve më 28 dhjetor, Osmani takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se presidentja Osmani ka vënë në pah rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.
Gjatë takimit janë trajtuar edhe tema të tjera që lidhen me bashkëpunimin bilateral, ku presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i konsideroi aleatin më të rëndësishëm strategjik.
Presidentja Osmani ka shpallur datën 28 dhjetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vend. -

Presidentja Vjosa Osmani njofton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë
Data 28 dhjetor është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
Shpallja e kësaj date u bë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media.
Kjo ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme u vendos pas konsultimeve të të parës së shtetit me krerët e partive politike.Presidentja Osmani këtë të enjte mblodhi krerët e partive politike me të cilët diskutoi për datën e zgjedhjeve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Bedri Hamza, tha pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.
Megjithatë Presidentja ka vendosur që zgjedhjet të zhvillohen më 28 dhjetor.
Takimi erdhi pasi i mandaturi për qeverinë e re, Glauk Konjufca nga Vetevendosje, nuk arriti të merrte votat e nevojshme në seancën e një dite më parë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor, do të jenë të tretat në vend brenda më pak se 12 muajsh, përfshirë zgjedhjet lokale me dy raunde të muajit të kaluar./vizionplus.tv -

Presidentja Vjosa Osmani cakton datën, ja kur mbahen zgjedhjet e parakohshme
Presidentja e Kosovës ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen 28 më dhjetor.
Osmani ka nënshkruar sot vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi një ditë më parë deputetët dështuan për herë të dytë që të zgjidhnin ekzekutivin e ri të vendit.Nënshkrimi i dekretit për shpërndarjen e Kuvendit vjen po ashtu pasi udhëheqësit politikë nuk arritën asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
“Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
-

Presidentja Osmani shpërndan parlamentin, Kosova zyrtarisht në zgjedhje të parakohëshme…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nënshkruar të enjten vendimin për të shpërndarë Kuvendin, pasi nuk është arritur asnjë marrëveshje që deputetët të provojnë t’i votojnë sot disa marrëveshje me rëndësi për vendin.
Në vijim, pritet që Osmani të shpallë edhe dekretin për datët kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!