Vetëm disa ditë pasi Uashingtoni e hoqi nga lista e sanksioneve presidenti i Sirisë Ahmed al Shaara takohet sot me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump.
Bisedimet me presidentin amerikan janë një përpjekje për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve pas ndryshimeve të fundit në Damask.
Shaarah pritet të kërkojë fonde amerikane për Sirinë, e cila përballet me sfida të rëndësishme në rindërtimin pas 13 vitesh lufte civile./vizionplus.tv
Tag: presidentin
-

Trump takon sot presidentin sirian, Ahmet al Shaarah pritet të kërkojë fonde për rindërtimin e vendit
-

Gjykata franceze vendos sot për Nicolas Sarkozy nëse do të lirohet nga burgu
Qëndrimi i Nicolas Sarkozy në burgun La Sade do të vendoset këtë të hënë. Një gjykatë në Paris do të vendosë nëse do ta lirojë apo jo ish-presidentin francez, më pak se tre javë pasi ai filloi të vuante dënimin me pesë vjet burg për skandalin e financimit të Libisë nga Gadafi.- Advertisement –
Sarkozi u lirua nga të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin dhe marrjen e financimit të paligjshëm të fushatës. Ish-presidenti nuk do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit, por do të marrë pjesë nëpërmjet videokonferencës nga një dhomë e ngritur brenda qendrës së tij të paraburgimit.
Ligji u jep gjykatave dy muaj kohë për të shqyrtuar kërkesat për lirim. Për ish-presidentin, kjo do të bëhet përfundimisht brenda 20 ditësh. Sarkozy u bë ish-kreu i parë i shtetit francez në kohët moderne që u dërgua pas hekurave pas dënimit të tij më 25 shtator.
-

Fitoi zgjedhjet në New York, kryebashkiaku sfidon hapur presidentin Trump: Më dëgjo mirë, po i lë njerëzit pa bukë
Bota E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 20:35
Pasi festoi fitoren duke iu drejtuar presidentit amerikan ta dëgjojë mirë, lëshoi sërish një tjetër mesazh drejtuar Donald Trump. Kryebashkiaku i zgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, sfidoi hapur kreun e Shtëpisë së Bardhë në çështjen që ka ndezur mbarë popullatën amerikane: për një jetë të përballueshme me çmime të lira.
”Ai është një president që udhëhoqi një fushatë me premtime për çmime ushqimesh më të lira dhe tani, ai ka ndërprerë benefitet ushqimore për familjet me të ardhura të ulëta, duke prekur 2 milionë njujorkezë. Ai po e bën më të vështirë përballimin e të njëjtave ushqime, çmimin e të cilave ai e kritikonte jo shumë kohë më parë”, tha Zohran Mamdani.Ai gjatë konferencës për shtyp u zotua të trajtojë atë që e quajti “kriza binjake” të “një administrate autoritare dhe një krize për strehim të përballueshëm”, dhe shtoi se po e “lë derën hapur” për të folur me presidentin pavarësisht se ende nuk ka dëgjuar prej tij urimet për fitoren.
Mamdani dënoi “një ndjenjë që po rritet” në Shtetet e Bashkuara se lejohet të shkelësh ligjin, ndërsa deklaroi se “të gjithë duhet të mbahen përgjegjës”, pavarësisht nëse janë agjentë të luftimit të emigracionit të paligjshëm apo presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mamdani prezantoi kabinetin e tij të tranzicionit, të përbërë nga gra, teksa pret që në karriken e kryebashkiakut të ulet zyrtarisht më 1 janar. Gjithashtu adresoi dhe kritikat nëse do të mbrojë komunitetin hebre në qytetin ikonik.
-

Ndërron jetë në moshën Dick Cheney, zv.president në kohën George W. Bush
Dick Cheney,
SHBA- Ish-nënpresidenti Dick Cheney, i konsideruar nga shumë vëzhgues politikë si nënpresidenti më aktiv dhe me ndikim politik në historinë e SHBA-së, ka ndërruar jetë. Shkaku ishin ndërlikimet e pneumonisë dhe sëmundjeve kardiake dhe vaskulare, thuhet në deklaratën e familjes.
“Richard B. Cheney, Zëvendëspresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, vdiq mbrëmë, më 3 nëntor 2025”, tha familja e tij në një deklaratë. “Ai ishte 84 vjeç. Gruaja e tij e dashur prej 61 vitesh, Lynne, vajzat e tij, Liz dhe Mary, dhe anëtarë të tjerë të familjes ishin me të kur ai ndërroi jetë. Ish-nënpresidenti vdiq për shkak të ndërlikimeve të pneumonisë dhe sëmundjeve kardiake dhe vaskulare.”
Ai punoi për gati katër dekada në Uashington. Ai shërbeu si shefi më i ri i stafit të Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Gerald Ford; përfaqësoi Wyomingun në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së — ku punoi me udhëheqjen e kongresit dhe Presidentin Ronald Reagan; ishte sekretar i mbrojtjes nën Presidentin George HW Bush; dhe më vonë shërbeu dy mandate si nënkryetar nën djalin e Bushit, Presidentin George W. Bush.
Ai ishte gjithashtu Drejtor Ekzekutiv i Halliburton, një kompani energjie me seli në Teksas që kishte një prani globale.
Kur terroristët sulmuan Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, ishte Cheney ai që mori përsipër drejtimin ndërsa presidenti ishte jashtë Uashingtonit.
“Kur presidenti erdhi në linjë, i thashë se Pentagoni ishte goditur dhe e nxita të qëndronte larg Uashingtonit”, kujton Cheney në kujtimet e tij, “Në kohën time”. “Qyteti ishte nën sulm dhe Shtëpia e Bardhë ishte një shënjestër. E kuptova që ai nuk donte të dukej sikur ishte në arrati, por nuk duhet të ishte këtu derisa të dinim më shumë rreth asaj që po ndodhte.”
Ai dhe stafi i lartë u mblodhën në Qendrën Presidenciale të Operacioneve të Emergjencave, ku monitoruan zhvillimin e tmerrit.
“Qëndrova zgjuar deri në orët e mëngjesit duke menduar se çfarë domethënie kishte sulmi dhe si duhej të reagonim”, shkroi Cheney në kujtimet e tij. “Ne ishim në një epokë të re dhe na duhej një strategji krejtësisht e re për ta mbajtur Amerikën të sigurt. Lufta e parë e shekullit të njëzet e një nuk do të ishte thjesht një konflikt kombi kundër kombit, ushtrie kundër ushtrisë. Do të ishte para së gjithash një luftë kundër terroristëve që vepronin në hije, nuk kishin frikë nga asnjë mjet parandalues dhe do të përdornin çdo armë që mund të gjenin për të na shkatërruar.”
Si nënpresident, Cheney njihej gjithashtu si truri pas pjesës më të madhe të strategjisë së administratës Bush në Irak.
“Pushteti i tij është i pakrahasueshëm në historinë e republikës, sinqerisht, për atë pozicion”, tha për “Nightline” të ABC-së në vitin 2005 John Hulsman, një bashkëpunëtor kërkimor në The Heritage Foundation, një organizatë konservatore me seli në Uashington. -

Forumi i Paqes në Paris/ Marrëveshja Armeni-Azerbajxhan, Rama batuta me drejtuesin e konferencës: Do të zemërosh presidentin tënd, ai nuk ia doli
Drejtuesi i Forumit: Ju keni zgjidhur një konflikt afatgjatë me rivalin tuaj historik, keni shkruar marrëveshjen Armeni-Azerbajxhan…
Kryeministri Edi Rama: Do të zemërosh presidentin tënd jo mua, se është përpjekur për shumë kohë ta bëjë, por nuk ia doli.
Drejtuesi i Forumit: Si e ndjeni gjithë këtë trazim që po ndodh çfarë po ndryshon në rendin global?
Kryeministri Edi Rama: Unë sapo vij nga Riadi, ku pata nderin të ftohem në formonin e investimeve për të ardhmen, kur ke mundësi të gjendesh në atë pjesë të botës kupton që në këtë pjesë këtu ne duhet të bëjmë një dush përulësie, sepse sot edhe pse po ekspozohen tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet mes vendeve dhe qasjet, ne vijojmë të mendojmë se ka diçka që nuk po shkon me botën.
Unë besoj që ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, po flas për atë që Trump e përshkoi si plani preciz i Zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën është sipas meje diçka që nëse Zoti kishte vërtet një plan pjesë të këtij plani, të zgjonte Europën.Top Channel
-

Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit, SPAK dorëzon prova të reja
Shtyhet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.
Shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërsa mësohet se SPAK ka sjellë prova të reja.
Burimet e Anila Hoxhës thanë ekskluzivisht se në provat e reja përfshihet një letër porosi e përcjellë nga Amerika në datën 1 tetor. Në të cilën tha Anila Hoxha amerikanët konfirmojnë se për kontratën e lobimit me GSIS Z paguan 460 mijë dollarë nga të cilat 93 u paguan nga LSI, ndërsa 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut.
Kontrata e lobimit i përket vitit 2016. -

Shtyhet seanca për ish-presidentin Meta, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit. SPAK dorëzon prova të reja
Shtyhet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se shkak u bë mungesa e avokatit të Monika Kryemadhit, ndërsa mësohet se SPAK ka sjellë prova të reja.
Burimet e Anila Hoxhës thanë ekskluzivisht se në provat e reja përfshihet një letër porosi e përcjellë nga Amerika në datën 1 tetor. Në të cilën tha Anila Hoxha amerikanët konfirmojnë se për kontratën e lobimit me GSIS Z paguan 460 mijë dollarë nga të cilat 93 u paguan nga LSI, ndërsa 267 mijë dollarë nga llogaria e Ardian Shatkut.
Kontrata e lobimit i përket vitit 2016.Top Channel
-

Sanksionet ndaj naftës ruse, Orban pritet të takohet me Presidentin Trump
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, do të bisedojë edhe për sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës gjatë takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington javën e ardhshme, tha të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.
Trump, i cili është aleat i ngushtë i liderit hungarez, vendosi javën e kaluar sanksione ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke i shënjestruar kompanitë Lukoil dhe Rosneft, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj Moskës që ajo ta pranojë armëpushimin në Ukrainë.
Vendimi i Trumpit ka ngritur dilema për Hungarinë dhe Sllovakinë, pasi ato janë blerëset më të mëdha të naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ato gjithashtu kishin siguruar më parë përjashtime nga kufizimet e BE-së.
Orban kishte paralajmëruar qysh në tetor se do ta vizitonte Uashingtonin, dhe kishte thënë se agjenda e bisedimeve ishte caktuar pothuajse plotësisht.
“Sa i përket furnizimit tonë me energji… në gjysmën e dytë të javës së ardhshme ka mundësi që kryeministri ta diskutojë këtë çështje personalisht me presidentin amerikan në Uashington”, tha Szijjarto në një konferencë për shtyp.
Sipas tij, sanksionet e reja amerikane, të cilat hyjnë në fuqi në fund të nëntorit, tani për tani nuk po shkaktojnë probleme apo ulje të importeve të naftës nga Rusia për Hungarinë.
Të premten, Orban tha se Hungaria po punonte për ta gjetur një mënyrë për t’i anashkaluar sanksionet amerikane ndaj kompanive ruse të naftës.
Ai nuk dha hollësi, por as nuk la të kuptohej se synon t’i sfidojë hapur masat.
Orban tha se kishte zhvilluar bisedime me kompaninë kombëtare të naftës dhe gazit të Hungarisë, MOL, lidhur me sanksionet.
Lideri hungarez, i cili përballet me zgjedhje në vitin 2026, ka kultivuar marrëdhënie të forta personale me Trumpin ndër vite.
Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka ndihmuar të fitojë mbështetje nga përkrahës të Trumpit në Shtetet e Bashkuara.
Ai tha më herët këtë muaj se gjatë takimit të ardhshëm me Trumpin do të bisedojë edhe për çështje ekonomike.Top Channel
-

I vendosi tarifë 50% për gjyqin ndaj Bolsonaros, Trump ul tonet me Brazilin në takim me presidentin Lula: Mendoj se do arrijmë marrëveshje
Presidenti Donald Trump ofroi një ton të zbutur ndaj Brazilit, ndërsa u takua me Presidentin e vendit Luiz Inácio Lula da Silva për herë të dytë në muajt e fundit, duke parashikuar një marrëveshje tregtare përfundimtare me SHBA-në dhe duke paralajmëruar një “marrëdhënie shumë të mirë” midis vendeve.
“Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje me Brazilin. Shkojmë shumë mirë”, tha Trump gjatë një takimi dypalësh me Lulën në samitin ASEAN sot.
“Ne kemi shumë respekt për presidentin tuaj, siç e dini, shumë respekt për Brazilin. Kështu që do ta shohim. Ndoshta do të arrijmë disa marrëveshje. Do t’i lë këta njerëz t’i zgjidhin ato, por mendoj se do të arrijmë disa marrëveshje”, tha Trump, duke iu treguar Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent dhe Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer.
Takimi sinjalizoi një shkrirje në marrëdhënie pas një përçarjeje të madhe midis SHBA-së dhe Brazilit në fillim të këtij viti. Trump vendosi një tarifë marramendëse prej 50% ndaj Brazilit më 1 gusht, pasi më parë kërcënoi me tarifa nëse Brazili nuk do të përfundonte gjyqin kundër ish-presidentit të krahut të djathtë dhe aleatit të Trump, Jair Bolsonaro. Bolsonaro më pas u dënua për komplot për grusht shteti dhe u dënua me mbi 27 vjet burg.
Trump tha të dielën se ndihet “keq” për atë që i ndodhi Bolsonaros, por kur e pyeti nëse do ta diskutonte çështjen me Lulën, Trump i tha një gazetari se “nuk është puna juaj”.
Trump dhe Lula u takuan më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.Top Channel
-

Rama: Antarësimi në BE sfidë! Trump zgjoi Evropën, shakaja me Presidentin e SHBA u keqpërdor
Shqipëria është në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit. Në forumin “Berlin Global Dialogue”, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë Bashkimi Europian ndjen nevojën e Ballkanit Perëndimor, ndërsa u tregua optimist se puna e bërë nga Shqipëria do të vlerësohet.
“Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare t’i ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë. Por me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare, Europa duhet të reflektojë sa i përket konflikteve të brendshme, pasi sipas tij ajo nuk mund të shpëtohet nga liderët amerikanë.“Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë, sa më shpejt që nëse do të ruajë rëndësinë e saj duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ka ndodhur deri në zgjedhjen e Trump dhe më pas kundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyes veten nëse ka një strategji të qartë për këtë. I jep meritë Trump që e ka detyruar Europën të zgjohet”, tha shefi i qeverisë.
Nuk harroi të komentonte dhe videon virale me Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev. Ai shprehu keqardhje se ai çast shakaje u përdor nga kundërshtarët politikë të Trump, për t’a sulmuar atë.
“Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh… Trump është aty ku është”, tha Rama.
Shefi i ekzekutivit u shoqërua nga Ministrja virtuale. Mes batutash, Rama u shpreh se “fëmijët e Diellës” do të jenë asistentët virtualë të deputetëve socialistë në Kuvend.
“Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre”, tha ai.
Forumi ‘ Berlin Global Dialogue’ (BGD), këtë vit trajtoi temën “Zhvendosja e Fuqisë, Formësimi i Begatisë”./vizionplus.tv