Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ndalon sot në Shqipëri në turin e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.Pasi vizitoi Malin e Zi, ku u takua me presidentin Jakov Millatoviç, kryeministrin Millojko Spajiç dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Kallas viziton sot Tiranën.
Kaja Kallas pritet të takojë Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama ku do të diskutohet rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE.Me kreun e qeverisë do të ketë edhe një konferencë për mediat pas takimit ndërsa do të nënshkruajë edhe një marrëveshje financimi për investimin në Korridori VIII.
Ndalesa e fundit e vizitës së Kallas në Ballkanin Perëndimor, do të jetë nesër më 9 prill në Bosnje e Hercegovinë.
Tag: presidentin
-

Kaja Kallas në Tiranë, pritet takimi me Presidentin dhe Kryeministrin
-

Zbardhet agjenda e Kaja Kallas në Shqipëri! Takim me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama
Ditën e martë, më 8 prill 2025, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Kaja Kallas, do të jetë në Shqipëri, ku do të zhvillojë dhe takime të rëndësishme kokë me kokë me kryeministrin Edi Rama, si dhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Fillimisht Kallas do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, në orën 08:50, në ambientet e Presidencës.
Më pas, në orën 09:30, zyrtarja e BE-së do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.
Pas takimit të tyre, Rama dhe Kallas do të firmosin marrëveshjen për financimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, në sallën COD të Kryeministrisëm, në orën 10:10.
Së fundmi, dy zyrtarët, Rama dhe Kallas do të mbajnë një konferencë për shtyp në orën 10:25, nga ku do të japin detaje lidhur me diskutimet e tyre kokë më kokë.
Kjo do të vizita e parë e përfaqësueses së lartë të unionit evropian në Shqipëri. -

Macron, gati të përfaqësojë Evropën në bisedimet me Putinin
Presidenti francez Emmanuel Macron synon të përfaqësojë Evropën në negociatat me presidentin rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Sipas gazetës britanike, disa anëtarë të “koalicionit të vullnetarëve” po këmbëngulin që një lider evropian të udhëheqë kontaktet me Moskën, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur Kievin.
Telegrafi shkruan se Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer janë identifikuar si bashkëbiseduesit më të mundshëm me Moskën. Megjithatë, Starmer thuhet se nuk ka plane për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, ndërsa një burim nga Elysee tha se Macron ishte gati të merrte detyrën “kur të vijë koha”./ ANSA.
-

Qyteti serb me 35 mijë banorë shpall ”non-grata” presidentin Aleksandër Vuçiç
Rajoni E Premte, 28 Mars 2025 20:30
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po shpallet i padëshiruar në vendin e tij. Qyteti Pirot ka shpallur presidentin serb një person të padëshiruar.
Ata i kërkojnë bashkisë që ta zbatojë këtë vendim dhe kryetarit Vladan Vasiç që të mbajë një qëndrim për dhunën qeveritare kundër studentëve dhe qytetarëve në protestën e 15 marsit në Beograd.Një tjetër kërkesë e qytetarëve në Pirot është edhe publikimi i emrave të asaj bashkie që kanë mbështetur dhunën ndaj manifestuesve.
“Është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpallet “person non grata” në territorin e qytetit të Pirotit”, lexohet në lajmet e publikuara nga mediat duke iu referuar vendimit të ndërmarrë. Ky qytet ndodhet juglindje të Serbisë, pranë kufirit me Bullgarinë dhe ka një popullatë prej rreth 35 mijë banorësh. -

Albin Kurti mashtrohet nga dy rusët e njohur, mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duket se ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.
Video-prank with Prime-Minister of Kosovo Albin Kurti
Pas pak, do të lexoni më shumë detaje nga kjo bisedë, dhe se çka thotë Kurti aty për emisarin amerikan Richard Grenell.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.
Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.