Tag: presidentin

  • ‘Çdo ditë fluturonim në të njëjtin avion me Presidentin’/ LaCivita ndan detajet nga bashkëpunimi 3-vjeçar me Trump

    ‘Çdo ditë fluturonim në të njëjtin avion me Presidentin’/ LaCivita ndan detajet nga bashkëpunimi 3-vjeçar me Trump

    Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump dhe njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Shqipëri, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan. Në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu, ai foli për marrëdhënien e tij me ish-presidentin amerikan.

    LaCivita tha se ka punuar ngushtë me Trump gjatë tre viteve të fundit si bashkëmenaxher i fushatës. Ai e përshkroi Trump-in si energjik, të vendosur dhe të pandalshëm edhe pas ditësh të gjata pune. Sipas tij, Trump është njësoj si në publik ashtu edhe jashtë kamerave. “Për marrëdhëniet me publikun nuk ka nevojë për ndihmë, sepse e bën vetë,” tha LaCivita.

    Pjesë nga biseda:

    Fevziu: Po marrëdhënia juaj me Presidentin Trump?

    LaCivita: Është shumë e mirë.

    Fevziu: Shumë e mirë?

    LaCivita: Po.

    Fevziu: Prej sa kohësh e njihni?

    LaCivita: 3 vitet e fundit i kalova duke punuar për Presidentin Trump. E ndihmova…

    Fevziu: Keni punuar ngushtë me të?

    LaCivita: Gjatë fushatës gjatë këtyre 3 viteve të fundit kam qenë bashkëmenaxheri i fushatës, ka qenë Susie Wiles dhe unë. Çdo ditë fluturonim në të njëjtin avion me Presidentin.

    Fevziu: Së bashku me Presidentin.

    LaCivita: Çdo ditë.

    Fevziu: Si është Trump-i? Jo, si president. Si një zotëri jashtë kamerave…

    LaCivita: Është i njëjtë.

    Fevziu: Është i njëjtë?

    LaCivita: Është i njëjtë. Ka një sens humori shumë të mirë. Është shumë i motivuar dhe i vendosur. Gjithmonë çuditesha nga energjia e tij e pastër që gjithmonë ka pasur Presidenti. Në fund të një dite 18 orëshe ajo që unë doja të bëja ishte të shkoja te avioni e të flija, të dremisja, ndërkohë ai bënte telefonata e fliste me njerëz.

    Fevziu: Është kaq energjik?

    LaCivita: Është shumë energjik! Është jashtëzakonisht shumë energjik. Është i pareshtur. Po ashtu, Presidenti Trump është në nxitim. Është shumë në nxitim që ti bëj gjërat…

    Fevziu: Megjithatë ai nuk është Presidenti i zakonshëm. Është President i pazakontë. Kështu ka qenë që prej 2016…

    LaCivita: Është krejtësisht ndryshe.

    Fevziu: Krejtësisht ndryshe? Pse?

    LaCivita: Sepse ai i shikon gjërat nga një perspektiv tjetër ngaqë nuk ka dal nga një sistem politik.

    Fevziu: Vjen nga jashtë.

    LaCivita: Vjen nga jashtë. Qytetarët amerikan e shikojnë Donald Trump-in dhe…

    Fevziu: Edhe Obama në një far mënyre vinte nga jashtë sistemit politik.

    LaCivita: Barack Obama ka qenë po ashtu senator në Ilinois dhe u bë ai që u bë duke kaluar procesin. Megjithatë Obama kishte një vizion dhe kishte ndjekës. Donald Trump ka një vizion dhe ka ndjekës. Agjenda e tij vendos në krye Amerikën. Po ashtu ama dëshiron që ti jap një fund shumë problemeve të ndryshme nëpër botë po ashtu.

    Fevziu: Kur e kam ndjekur në televizor dhe nëpër deklarata të ndryshme që ka bërë, përshtypja ime e parë ka qenë se puna më e vështirë në botë është të merresh me marrëdhëniet me publikun të Trump-it. Është e vërtetë?

    LaCivita: Jo, nuk është e vërtetë. E dini pse?

    Fevziu: Më thoni. Është sekret?

    LaCivita: Sepse e bën vetë Donald Trump-i.

    Fevziu: Ndonjëherë, konsultohet me ju..?

    LaCivita: Sigurisht…/Opinion.al

  • Trump kritikon Biden dhe Zelenskyn: Bënë një punë të tmerrshme për ta penguar luftën

    Trump kritikon Biden dhe Zelenskyn: Bënë një punë të tmerrshme për ta penguar luftën

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të kishte lejuar të fillonte lufta në Ukrainë nëse do të ishte president, por këtë herë ai fajësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

    Në një postim të së hënës, ai shkroi, ndër të tjera, se Zelensky dhe “Crook Biden” bënë “një punë absolutisht të tmerrshme duke lejuar fillimin e kësaj tragjedie”, pavarësisht faktit se kishte shumë mënyra për ta parandaluar atë që të ndodhte.
    Dhe, në të njëjtën kohë, ai ka vetëm gjëra të mira për të thënë për presidentin rus: “Presidenti Putin dhe të gjithë të tjerët e respektuan presidentin tuaj!”, shkroi ai për veten në vetën e tretë.
    “Tani duhet ta ndalojmë dhe shpejt. Është shumë e trishtueshme!”, përfundoi ai në postim.
    Postimi i plotë i Trump:
    “Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e Bidenit, jo e imja. Unë sapo erdha këtu dhe për katër vjet gjatë mandatit tim, nuk e kisha problem ta pengoja të ndodhte. Presidenti Putin dhe të gjithë të tjerët, e respektuan presidentin tuaj! Nuk kam TË BËJ ME KËTË LUFTË, POR KAM PUNUAR ME ZELL PËR TË NDALUAR Nëse zgjedhjet presidenciale në 2020 nuk do ishin manipuluar, kjo luftë e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë”
    Dje, Trump e përshkroi sulmin rus me raketa që vrau të paktën 34 njerëz dhe plagosi 117 të tjerë në Sumy si “të tmerrshëm”, por nuk fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë.
    “Mendoj se është e tmerrshme. Më kanë thënë se kanë bërë një gabim. Por mendoj se është një gjë e tmerrshme”, u tha presidenti gazetarëve në Air Force One.
    I pyetur për “gabimin”, Trump tha: “Ata bënë një gabim ju duhet të pyesni ata”, pa sqaruar se kujt i referohej.

    Top Channel

  • Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, Rama me presidentin e KE:  Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat

    Sot konferenca e katërt ndërqeveritare me BE, Rama me presidentin e KE: Të përkushtuar që të përmbushim të gjitha detyrat

    Shqipëria ka hapur zyrtarisht grupkapitullin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, të titulluar “Tregu i Brendshëm”, gjatë Konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri–BE.
    Delegacioni shqiptar në këtë proces drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të fushave përkatëse të negociatave. Nga Brukseli, ku u takua me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama deklaroi: “Jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.”
    “Jemi me Presidentin e Këshillit Evropian. Jam shumë i inkurajuar nga këto zhvillime, jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027″, tha Rama nga Brukseli.

    Në nisje të konferencës Kryeministri Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë Ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE.
    Në përfundim të punimeve të Konferencës, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosław Sikorski dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin Marta Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
    –Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban: kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Lëvizja e Lirë e Punëtorëve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës), kapitulli 9 (Shërbimet Financiare dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

  • Rama me Presidentin e Këshillit Europian në Luksemburg: Jemi të përkushtuar për të mbyllur negociatat brenda 2027

    Rama me Presidentin e Këshillit Europian në Luksemburg: Jemi të përkushtuar për të mbyllur negociatat brenda 2027

    Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian – “Tregu i Brendshëm”, në Konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE, e cila do të mbahet ditën e sotme në Luksemburg.Në një deklaratë për mediat me Presidentin e Këshillit EuropianAntonio Costa, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet dhe mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027.
    “Bruksel – Me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, për të diskutuar progresin e bërë në procesin e negociatave (sot hapim një tjetër grupkapitujsh në Konferencën IV Ndërqeveritare), si edhe për përgatitjet e Samitit të Komunitetit Politik Europian më 16 maj, e natyrisht edhe për situatën në rajon, ku Presidenti do të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në vigjilje të këtij Samiti”, tha Rama.

  • Sot konferenca ndërqeveritare me BE, Rama: Të përkushtuar për të përmbushur detyrimet e kalendarit të anëtarësimit

    Sot konferenca ndërqeveritare me BE, Rama: Të përkushtuar për të përmbushur detyrimet e kalendarit të anëtarësimit

    Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat me Presidentin e Këshillit EuropianAntonio Costa, në Luksemburg u shpreh se Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet dhe mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027. Rama u shpreh nga Luksemburg, ku do të zhvillohet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, tha se kjo kjo është “një ditë e mirë për ne sepse kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapitull të tjerë”.
    Edi Rama: Jam i kënaqur që gjendem këtu me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili me mençurinë e tij ndaj vendit dhe rajonit tonë është diçka që e vlerësoj shumë.
    Është ditë e mirë për ne se kemi një tjetër konferencë dhe çelim kapitull të tjerë ndërkohë që me Presidentin jam shumë mirënjohës për kohën që më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë rreth përparimit që ne po bëjmë në këtë proces por edhe Samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Europian, i cili është një aktivitet shumë i rëndësishëm, dhe do të flasim për rajonin ndaj të cilit presidenti është veçanërisht i përkushtuar. Ka shumë për të diskutuar, por jam shumë i inkurajuan nga këto zhvillime dhe jemi tej mase të përkushtuar për të përmbushur të gjitha detyrimet e kalendarit, dhe për të mbyllur të gjitha negociatat brenda 2027

  • Donald Trump në kërkim të paqes, i dërguari i SHBA takon Presidentin rus Vladimir Putin

    Donald Trump në kërkim të paqes, i dërguari i SHBA takon Presidentin rus Vladimir Putin

    Emisari i posaçëm i Donald Trump, Steve Witkoff, është takuar për herë të tretë këtë vit me presidentin rus Vladimir Putin, në përpjekje për të çuar përpara një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.
    Takimi u zhvillua në bibliotekën presidenciale në Shën Petersburg dhe vjen mes shenjave të qarta të zhgënjimit të administratës Trump për mungesën e përparimit në bisedimet e paqes.
    Vizita e Witkoff u parapri nga një takim me Kirill Dmitriev, i dërguari i Putinit për bashkëpunim ndërkombëtar.

    Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, minimizoi rëndësinë e takimit, duke thënë se nuk pritet ndonjë përparim.
    Megjithatë, korrespondentët ndërkombëtarë e shohin këtë si një sinjal të qartë se Trump dhe rrethi i tij diplomatik po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në përfundimin e luftës.
    Nga ana e tij, Putini ka shprehur gatishmëri për një armëpushim, por këmbëngul se duhet të përmbushen disa kushte themelore.
    Ndërkohë sulmet në Ukrainë nuk janë ndalur. Dëme të mëdha janë shkaktuar në Kiev dhe zona të tjera , ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 persona./vizionplus.tv

  • “Presidenti Xi është miku im”, Trump: Jam i bindur që do arrijmë një marrëveshje

    “Presidenti Xi është miku im”, Trump: Jam i bindur që do arrijmë një marrëveshje

    Duke theksuar marrëdhëniet e tij të mira me presidentin kinez, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump shprehu optimizëm se SHBA dhe Kina përfundimisht do të arrijnë një marrëveshje për tarifat.

    “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën. Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump, duke fajësuar ish-presidentët për atë që Kina i ka bërë Shtetetve të Bashkuara.
    “Ne po rivendosim tryezën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të kalojmë shumë mirë. Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, ai ka qenë miku im për një periudhë të gjatë kohore dhe mendoj se do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dyja vendet”, vazhdoi Trump.
    Trump kundërshtoi masën e Kinës për të ulur numrin e filmave amerikanë të shfaqur në vend, duke sugjeruar se kjo është një formë e dobët hakmarrjeje ndaj tarifave të tij.
    “Unë mendoj se kam dëgjuar për gjëra më të këqija”, tha Trump, ndërsa disa të qeshura shpërthyen në mesin e kabinetit të tij.

    Top Channel

  • ‘Presidenti Xi është miku im’, Trump: Jam i bindur që do arrijmë një marrëveshje

    ‘Presidenti Xi është miku im’, Trump: Jam i bindur që do arrijmë një marrëveshje

    Duke theksuar marrëdhëniet e tij të mira me presidentin kinez, Xi Jinping, presidenti amerikan, Donald Trump shprehu optimizëm se SHBA dhe Kina përfundimisht do të arrijnë një marrëveshje për tarifat.

    “Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me Kinën. Ne do të donim të ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje. Ata me të vërtetë kanë përfituar nga vendi ynë për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump, duke fajësuar ish-presidentët për atë që Kina i ka bërë Shtetetve të Bashkuara.

    “Ne po rivendosim tryezën dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të kalojmë shumë mirë. Kam respekt të madh për presidentin Xi. Ai ka qenë, në kuptimin e vërtetë, ai ka qenë miku im për një periudhë të gjatë kohore dhe mendoj se do të përfundojmë duke punuar për diçka që është shumë e mirë për të dyja vendet”, vazhdoi Trump.

    Trump kundërshtoi masën e Kinës për të ulur numrin e filmave amerikanë të shfaqur në vend, duke sugjeruar se kjo është një formë e dobët hakmarrjeje ndaj tarifave të tij.

    “Unë mendoj se kam dëgjuar për gjëra më të këqija”, tha Trump, ndërsa disa të qeshura shpërthyen në mesin e kabinetit të tij.

  • Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me partitë politike, tha se ky takim ishte në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që mbahet më 15 prill.
    Glauk Konjufca, ka deklaruar se skenarët për formimin e Qeverisë së re, janë ose krijimi i një qeverie të shkurtër ose krijimi i një qeverie që është afatgjatë që e zgjedh edhe presidentin.
    ‘‘Mendoj që një qeveri e ardhshme kur krijohet janë dy skenarë i kemi krejt: Ose është skenari i një qeverie të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit; Ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedh edhe presidentin. Cilën skenar e përqafon LVV, nuk mund tua them këtë.
    Sa i përket kësaj detajeve se qysh i shohim koalicionet e këto, duhet të vini në LVV dhe japim aty intervistat tona. Janë vetëm dy mundësi, ose do të krijohet një qeveri e shkurtë ose një qeveri afatgjate që mundet me zgjedh edhe presidentin’’, tha ai.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Lëvdatat e Trumpit për Erdoganin që çmendën Netanyahun

    Lëvdatat e Trumpit për Erdoganin që çmendën Netanyahun

    Donald Trump kishte vetëm fjalë të mira për Turqinë dhe presidentin e saj gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, gjatë të cilit pritej të ngrihej çështja e Iranit, Rripit të Gazës, Turqisë dhe pranisë së Sirisë, si dhe tarifat.
    Unë kam “një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me Turqinë dhe liderin e saj”, tha presidenti amerikan, duke uruar Turqinë.
    Në lidhje me presidentin turk Tajip Erdogan, Trump e lavdëroi për veprimet e tij në Siri: “I thashë se si e bëri atë që askush nuk e kishte bërë në 2000 vjet, ai mori kontrollin e Sirisë, le t’ia japim atë’. Presidenti turk u përgjigj, “jo, jo, nuk isha unë, ishe ti”, me Trump që në fund mori një pjesë të meritave për suksesin: “Në fund të fundit, le të themi se ndoshta isha edhe unë”.
    “Ai është vërtet i ashpër dhe shumë i zgjuar”, tha Trump për presidentin turk, duke vënë në dukje se “kam një marrëdhënie shumë të mirë me këtë njeri”.
    “Erdogan më pëlqen. Edhe ai më pëlqen mua dhe kjo është ajo që i çmend mediat”.
     “Asnjëherë nuk kemi pasur probleme dhe kemi kaluar shumë”, tha gjithashtu Trump, duke kujtuar rastin e ndalimit të pastorit amerikan në Izmir, gjatë mandatit të tij të parë, që solli në konflikt Uashingtonin dhe Ankaranë.
    Lidhur me marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit, në sfondin e Sirisë dhe shqetësimit të Izraelit për ndikimin turk në vend, Trump kishte një mesazh tjetër për të dërguar: “Nëse Izraeli ka një problem me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh atë për sa kohë që ju(izraelitët) jeni të arsyeshëm”. /tesheshi.com/