Tag: presidentin

  • Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

    Botërori 2026, ky finalist bojkoton shortin pas refuzimit të vizës për presidentin e federatës

    28 Nëntor 2025

    14:17

    Alfred Lleshi

    Irani ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në shortin e grupeve më 5 dhjetor në Uashington, pas refuzimit të vizës nga SHBA për disa anëtarë të delegacionit të tij, përfshirë presidentin e federatës. Federata iraniane e konfirmoi vendimin përmes një zëdhënësi, duke e konsideruar masën e administratës Trump si “pa asnjë lidhje me sportin”.
    Kjo situatë lidhet me kufizimet e imigracionit që Trump vendosi ndaj disa vendeve, përfshirë Iranin dhe shtete të tjera të konsideruara “të botës së tretë”. Në qershor, presidenti amerikan ndaloi hyrjen për qytetarët e 19 vendeve, me përjashtime të limituara për lojtarë, staf teknik dhe familjarë që marrin pjesë në ngjarje sportive të rëndësishme.
    Këto përjashtime nuk vlejnë për drejtues federatash si presidenti i futbollit iranian, as për tifozët e Iranit dhe Haitit. Bojkoti iranian ka një dimension politik të rëndësishëm dhe shton tensionin në një ngjarje që duhet të jetë festë sportive e organizuar nga FIFA, me mundësi pasojash diplomatike dhe sportive.

  • Trump thotë se do të dërgojë Witkoff në Moskë për t’u takuar me Putinin

    Trump thotë se do të dërgojë Witkoff në Moskë për t’u takuar me Putinin

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po dërgonte emisarin e tij të posaçëm, Steve Witkoff, në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me një marrëveshje të paqes me Ukrainën, të cilën Kievi thotë se është i gatshëm “ta shtyjë përpara”, teksa disa pika “të ndjeshme” janë ende duke u shqyrtuar.
    Pas një dite me diplomaci të vrullshme, që përfshiu takime mes delegacioneve në disa vende në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, u duk se po rritej momentumi drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
    “Plani fillestar i Paqes me 28 pika, që është hartuar nga SHBA-ja, është përsosur me kontributin shtesë nga të dyja palët dhe kanë mbetur vetëm disa pika të mospajtimeve”, shkroi Trump në rrjetet sociale më 25 nëntor.

    “Me shpresën për finalizimin e këtij plani të paqes, e kam udhëzuar të dërguarin tim të posaçëm, Steve Witkoff, që të takohet me presidentin Putin në Moskë, dhe në të njëjtën kohë, sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, do të takohet me ukrainasit”, shtoi ai.
    Sipas një zëdhënësi të Ushtrisë amerikane, Driscoll u takua më 25 nëntor në Abu Dabi me një delegacion rus, në një përpjekje për të reduktuar dallimet për propozimin e paqes që administrata Trump e ka hartuar pas bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
    Ukrainasit kanë udhëtuar për në Abu Dabi për më shumë bisedime me Driscollin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, raportuan CBS News dhe Financial Times.
    “Amerika është shumë aktive dhe Evropa është shumë aktive, sikurse edhe parterët e tjerë tanë. Të gjithë e kanë agjendën e njëjtë, dhe vetëm Moska dëshiron që lufta kundër Ukrainës të mbetet prioriteti i saj i parë”, tha Zelensky gjatë një fjalimi drejtuar kombit të martën.
    Propozimi fillestar amerikan prej 28 pikash nga shumë u pa se është më në favor të Moskës.
    Gjatë fundjavës, ukrainasit u takuan në Gjenevë me përfaqësuesit amerikanë, përfshirë me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, në përpjekje për të hartuar një draft që do të kërkonte më pak lëshime nga Ukraina dhe që nuk do të rezultonte në atë që disa në Kiev e konsideronin si kapitullim.
    Gjatë bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pika, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme – përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin – vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.
    Kremlini tha se Witkoff do të qëndrojë në Moskë javën e ardhshme.
    “Sa i përket Witkoffit, mund të them se është arritur një marrëveshje paraprake që ai të vijë në Moskë javën e ardhshme”, tha këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, për një gazetar të medias shtetërore ruse.
    Ndërkaq, Trump në postimin e tij në rrjetet sociale tha se pret që të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë kur marrëveshja të jetë në fazën finale.
    “Mezi pres ta takoj presidentin Zelensky dhe presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja t’i ketë dhënë fund kësaj lufte dhe të jetë FINALE ose në fazat e saj të fundit”, shkroi Trump.

  • Donald Trump: Do takoj Putin dhe Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja

    Donald Trump: Do takoj Putin dhe Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se plani i tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “përmirësuar” dhe se po e dërgon emisarin Steve Witkoff për t’u takuar me presidentin  rus Vladimir Putin,  po ashtu po e dërgon sekretarin e Ushtrisë, Dan Driscoll të takohet me zyrtarët ukrainas, raporton agjencia “AP”.

    Trump ka sugjeruar se do të takohet me Putinin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, por jo para se të bëhet një përparim i mëtejshëm në negociata.

    “Do të informohem për gjithë përparimin e bërë, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Luftës, Pete Hegseth dhe shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.

    Pres me padurim të takohem së shpejti me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin, por vetëm kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj lufte të jetë përfundimtare ose në fazën përfundimtare”, ka shkruar Trump në rrjete sociale.

  • Mes ‘stuhisë’ diplomatike…Zelensky gati të pranojë planin e paqes, Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë!

    Mes ‘stuhisë’ diplomatike…Zelensky gati të pranojë planin e paqes, Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë!

    zelensky-trump-putin

    SHBA- Presidenti Donald Trump tha të martën se i ka udhëzuar të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, me “vetëm disa pika mosmarrëveshjeje të mbetura” midis rusëve dhe ukrainasve.
    Në të njëjtën kohë, tha Trump, Sekretari i Ushtrisë Dan Driscoll do të takohet me ukrainasit, pas së cilës presidenti shpreson të takohet me Putinin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por jo derisa të finalizohet një marrëveshje.
    Takimet do të zhvillohen “me shpresën e finalizimit” të marrëveshjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan presidenti amerikan. Më herët gjatë ditës, Trump tha që një marrëveshje për paqe në Ukrainë është shumë afër dhe se negociatat e ditëve të fundit sollën përparim të madh mes palëve.
    “Javën e kaluar, ekipi im bëri përparim të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës (një luftë që NUK do të kishte filluar KURRË nëse unë do të kisha qenë President!). Muajin e kaluar, 25,000 ushtarë humbën jetën.
    Plani origjinal i paqes me 28 pika, i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, është rafinuar, me kontribut shtesë nga të dyja palët, dhe kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje. Me shpresën e finalizimit të këtij plani paqeje, kam udhëzuar të dërguarin tim të posaçëm, Steve Witkoff, të takohet me Presidentin Putin në Moskë, dhe, në të njëjtën kohë, Nënsekretari i Mbrojtjes për Ushtrinë, Dan Driscoll, do të takohet me ukrainasit.
    Do të informohem për të gjitha zhvillimet, së bashku me Zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Luftës Pete Hegseth dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles.
    Pres me padurim të takohem me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj lufte të jetë PËRFUNDIMTARE ose në fazat e saj përfundimtare. Faleminderit për vëmendjen tuaj. për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe le të shpresojmë të gjithë që PAQJA të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur!”, shkroi Trump.
    Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se Ukraina ishte gati të avanconte një kornizë të mbështetur nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe të diskutonte pikat e diskutueshme me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në bisedime që ai tha se duhet të përfshijnë aleatët evropianë.
    Në një fjalim para asaj që njihet si koalicioni i aleatëve të gatshëm, një kopje e të cilit u pa nga Reuters, Zelenskiy u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të hartojnë një kornizë për vendosjen e një “force sigurie” në Ukrainë dhe të vazhdojnë të mbështesin Kievin për aq kohë sa Moska nuk tregonte dëshirë për t’i dhënë fund luftës së saj./ZËRI

  • Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar planin e paqes

    Trump nis të dërguarin e Posaçëm në Moskë, do të takohet me Putin për të diskutuar planin e paqes

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha në mediat sociale se i ka udhëzuar këshilltarit të tij Steve Witkoff të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në lidhje me planin e paqes në Ukrainë.

    Në të njëjtën kohë, Nënsekretari i Mbrojtjes për Ushtrinë Driscoll do të takohet me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të njëjtën arsye.
    Takimet do të zhvillohen “me shpresën e finalizimit” të marrëveshjes së paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, shkruan presidenti amerikan.
    Kujtojmë se ditën e sotme presidenti tha që një marrëveshje për paqe në Ukrainë është shumë afër dhe se negociatat e ditëve të fundit sollën përparim të madh mes palëve.
    “Javën e kaluar, ekipi im bëri përparim të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës (një luftë që NUK do të kishte filluar KURRË nëse unë do të kisha qenë President!). Muajin e kaluar, 25,000 ushtarë humbën jetën.
    Plani origjinal i paqes me 28 pika, i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, është rafinuar, me kontribut shtesë nga të dyja palët, dhe kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje. Me shpresën e finalizimit të këtij plani paqeje, kam udhëzuar të dërguarin tim të posaçëm, Steve Witkoff, të takohet me Presidentin Putin në Moskë, dhe, në të njëjtën kohë, Nënsekretari i Mbrojtjes për Ushtrinë, Dan Driscoll, do të takohet me ukrainasit.
    Do të informohem për të gjitha zhvillimet, së bashku me Zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Luftës Pete Hegseth dhe Shefen e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles.
    Pres me padurim të takohem me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin së shpejti, por VETËM kur marrëveshja për t’i dhënë fund kësaj lufte të jetë PËRFUNDIMTARE ose në fazat e saj përfundimtare. Faleminderit për vëmendjen tuaj. për këtë çështje shumë të rëndësishme dhe le të shpresojmë të gjithë që PAQJA të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur!”, shkroi Trump.

    Top Channel

  • Vizita e Ramës në Katar/ Gjokutaj thumbon: Ka hapur zyrën e pajtimit me Presidentin Trump

    Vizita e Ramës në Katar/ Gjokutaj thumbon: Ka hapur zyrën e pajtimit me Presidentin Trump

    Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar me një koment ironik në lidhje me vizitën e fundit të Edi Ramës të zhvilluar në Katar.
    Duke publikuar një njoftim satirik sipas të cilit në Katar është hapur një “zyrë ndërmjetësimi-pajtimi me Presidentin Trump”.
    Sipas Gjokutajt kjo zyrë ofron shërbime për subjekte të interesuara që duan të pajtohen me Presidentin Trump, por vetëm kundrejt një pagese të lartë dhe me disa kritere të pazakonta.
    Reagimi i avokatit Genc Gjokutaj:
    Sipas burimeve të besueshme në Katar është hapur zyra e ndërmjetësim – pajtimit me Presidentin Trump!
    Subjektet që mund të aplikojnë me pagesë goxha të lartë duhet përveç kritereve të përgjithshme të plotësojnë edhe dy kritere të veçanta si:
    1. Duhet të njihet si shakaxhi në Perëndim!
    2. Të jetë në pemën gjenealogjike të Nastradinit!
    Zyra njofton se nuk mban përgjegjësi për dështimin e negociim-ndërmjetësimit për pajtim por aplikanti mund të riaplikojë deri sa të lodhet!

  • Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit

    Instituti Kombëtar i Tumoreve/ Ministrja Sala takim me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka zhvilluar një takim me presidentin e Aleancës Kundër Kancerit, Ruggero De Maria.
    Takimi u njoftua nga vetë ministrja në një postim në X, ku njofton se në fokus të takimit ishte përpjekja e Shqipërisë për të përmirësuar më tej trajtimin dhe kujdesin e sëmundjeve tumorale.
    Më tej, ministrja bëri me dije se është planifikuar krijimi i rrjetit kombëtar onkologjik si dhe mngritja e institutit kombëtar të tumoreve.
    “Takim i shkëlqyer me Presidentin e Aleancës Kundër Kancerit në Itali, Prof. Ruggero De Maria. Diskutimi ynë u fokusua te përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për të përmirësuar më tej parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për sëmundjet tumorale, duke përfshirë:
    Krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik;
    Ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve;
    Standardizimin e protokolleve të trajtimit;
    Zgjerimin e aksesit në trajtimet klinike inovative.
    Presim me padurim thellimin e bashkëpunimit me partnerët kyç evropianë ????????, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë një sistem onkologjik modern, të aksesueshëm dhe të bazuar në fakte që ofron rezultate më të mira për çdo pacient”, shkruan ministrja.

  • Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: Nesër do të zhvilloj një bisedë telefonike me presidentin Putin

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: Nesër do të zhvilloj një bisedë telefonike me presidentin Putin

    Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 15:44
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar përpjekjet për paqe në Ukrainë, sipas “Reuters”.
    Erdogan tha se do t’i kërkonte liderin rus, gjithashtu të rifillonte një marrëveshje për kalimin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.

    Duke folur në një konferencë për shtyp sot pas samitit të G20 në Afrikën e Jugut, presidenti turk, Erdogan tha se Turqia do të bënte çmos për të hapur rrugën për paqe në Ukrainë.

    “Gjithashtu, do të informojë udhëheqësit dhe aleatët evropianë dhe amerikanë për rezultatet e bisedës sime me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha ai.

    Erdogan nuk komentoi drejtpërdrejt mbi draftin e planit të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës.
    Iniciativa e Drithërave të Detit të Zi u nënshkrua në korrik 2022 për të lejuar eksportin e sigurt të gati 33 milion tonë metrikë gruri ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, pavarësisht luftës.
    Rusia u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2023, duke u ankuar se eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave kimike përballeshin me pengesa serioze.
    “Javën e kaluar, Erdogan priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Ankara dhe të dielën diskutoi luftën në Ukrainë me udhëheqësit e Francës dhe Italisë”, sipas zyrës së tij.
    Ai bëri thirrje që të gjitha përpjekjet diplomatike të shfrytëzoheshin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, duke thënë se rifillimi i bisedimeve në Stamboll mund të ndihmonte këtë përpjekje. ATSH

  • Merz bisedë telefonike me Zelenskyn, kërkesa për presidentin: Ndalo udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë

    Merz bisedë telefonike me Zelenskyn, kërkesa për presidentin: Ndalo udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku i ka kërkuar që të ndalojë udhëtimin e të rinjve ukrainas drejt Gjermanisë.

    Në shtator, vendet e Bashkimit Evropian regjistruan 79,205 refugjatë ukrainas, numri më i lartë mujor që nga gushti i vitit 2023, sipas Eurostat.
    Agjencia e BE-së ia atribuoi këtë vendimit të marrë në gusht për t’u lejuar burrave të moshës 18 deri në 22 vjeç të drejtën për të kaluar kufirin lirisht.
    Më shumë se 1.2 milion refugjatë ukrainas – 28.3% e totalit të BE-së – aktualisht janë të strehuar në Gjermani, tha agjencia

    Top Channel

  • Trump pret presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë

    Trump pret presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë

    Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, i cili më parë ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të organizatës xhihadiste Al-Nusra.
    Takimi u zhvillua në një kohë kur po qarkullojnë raporte për plane atentati ndaj udhëheqësit sirian.
    Sipas mediave ndërkombëtare, bisedimet mes Trump dhe al-Sharaa pritet të fokusohen në të ardhmen politike të Sirisë, stabilitetin rajonal dhe luftën kundër ekstremizmit në Lindjen e Mesme.

    Bëhet fjalë për një ngjarje historike, pasi është vizita e parë e një presidenti sirian në SHBA që nga viti 1946. Ish-rebel xhihadist që mori pushtetin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit, al-Sharaa synon t’i japë fund dekadave të izolimit ndërkombëtar të Sirisë.