Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) Sepp Blatter dhe futbollisti i madh francez dhe botëror dhe ish-presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Michel Platini janë liruar nga akuzat për korrupsion.
Procesi në gjykatën në Muttenz të Zvicrës, ku u bë ankesa formale, zgjati dy vjet e gjysmë.
Dhoma e jashtëzakonshme e apelit e gjykatës vendosi se Blatter dhe Platini nuk ishin fajtorë për mashtrim me vlerë prej dy milionë frangash zvicerane që ishin depozituar në llogarinë e Platinit në vitin 2011.
“Përndjekja dhjetëvjeçare nga FIFA dhe disa prokurorë federalë zviceranë tani ka përfunduar. Gjithçka ka përfunduar plotësisht. Dhe sot më është rikthyer nderi dhe jam shumë i lumtur”, tha Platini. Ai beson se rasti kishte për qëllim eliminimin e tij nga gara për president të FIFA-s.
“Kam marrë 10,000 mesazhe mbështetjeje, por tani jam shumë i vjetër për të luajtur sërish futboll”, shtoi ai.
“Michel Platini duhet të lihet më në fund i qetë. Ai gjithmonë ka këmbëngulur se pagesa [e diskutueshme] ishte pagesa e prapambetur. Kjo është konfirmuar nga gjykatat për herë të dytë. Prokuroria Federale ka dështuar të gjejë qoftë dhe një provë të vetme inkriminuese në dhjetë vjet. Ky veprim ishte i pajustifikuar dhe nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha avokati i Platini.
Blatter dhe Platini u liruan për herë të parë në vitin 2022 nga një gjykatë më e ulët zvicerane pas një hetimi shtatëvjeçar. Prokurori federal zviceran apeloi vendimin, duke çuar në një seancë të re përpara gjykatës në Muttenz.
Ata akuzoheshin për mashtrim, keqmenaxhim, shkelje të besimit dhe falsifikim dokumentesh.
Rasti tronditi skenën ndërkombëtare të futbollit dhe Blatter dhe Platini u detyruan të largoheshin nga pozicionet e tyre.
Zvicerani Gianni Infantino mori postin e presidentit të FIFA-s në shkurt 2016 dhe në shtator të atij viti slloveni Aleksander Čeferin u bë president i UEFA-s. /tesheshi.com/
Tag: presidenti
-

Përfundimisht të pastër!
-

Trump rrit doganën për automjetet jo amerikane: “Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”
Presidenti Trump e bën realitet kërcënimin e tij: SHBA në të ardhmen do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.
“Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”, deklaroi Donald Trump. Për një kohë të gjatë, vende të tjera kanë abuzuar me SHBA si kuti kursimesh dhe e kanë vjedhur, por kjo tanimë ka marrë fund, tha presidenti amerikan. Në të ardhmen, një tarifë shtesëprej 25 për qind do të zbatohet për të gjitha makinat e importuara – pavarësisht se ku prodhohen në botë ato. “Ato hyjnë në fuqi më 2 prill dhe nga data 3 e tutje do të merren paratë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan siguroi, se këto tarifa nuk janë më të negociueshme, por “të përhershme”.Trump premton, se tarifat shtesë jo vetëm që do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në – para të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të shlyer malin e borxhit, sipas tij. Edhe industria vendase e automjeteve do të bëhet sërish e madhe, sepse për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, beson Trump. “Kjo është shumë emocionuese. Dhe do të çojë në ndërtimin e fabrikave të reja të makinave. Shifra siç nuk i kemi parë kurrë. Edhe për sa i përket vendeve të punës”, tha Trump. Por ai gjithashtu pranon: “E gjitha do të marrë pak kohë.”
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se llogaria e Trump mund të mos funksionojë. Sipas tyre çmimet e makinave për konsumatorët amerikanë fillimisht do të rriten masivisht. Edhe për markat amerikane. Pasi edhe automjetet amerikane gjithashtu përbëhen kryesisht nga komponentë që janë ndërtuar në Meksikë ose Kanada. Në qytetin e makinave të Detroitit, biznesi i shitjeve u shpreh me frikë, se konsumatorët do të shtyjnë blerjen e tyre të ardhshme të makinës. “Ajo që na shqetëson është se makinat tashmë kushtojnë mesatarisht 49,000 dollarë – pothuajse si kurrë më parë”, citon Glenn Stevens, portali i ARD, “tagesschau”. Ai është kreu i MichAuto, shoqata e industrisë së automobilëve në Michigan. “Edhe rritjet e vogla të çmimeve mund të ndikojnë në kërkesë. Dhe kjo gjithashtu ka një ndikim në zinxhirët e furnizimit, kostot e prodhimit dhe ndoshta edhe kostot e vendeve të punës.”
Vendosja e tarifave të automjeteve shihet si një përshkallëzim i mëtejshëm nga partnerët e SHBA. Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, për shembull, flet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendit të tij – dhe kërcënon me kundërtarifa. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen shpreh keqardhje për vendimin e Trump dhe dëshiron të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të negociuar. -

“Fillimi i çlirimit të Amerikës!” Trump njofton tarifa 25% për makinat e importuara në SHBA
Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale. Tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, dita e “çlirimit të Amerikës” siç e përcaktoi presidenti, kur do të vendosen detyrime reciproke edhe ndaj 15 vendeve.
Për manjatin, masa do të shërbejë për të stimuluar prodhimin vendas, por rrezikon të rëndojë financat e prodhuesve të makinave që varen nga zinxhirët e furnizimit global dhe të rezultojë në kosto më të larta për konsumatorët amerikanë. Kjo është ajo çfarë mendojnë tregjet, të cilat reaguan shumë keq ndaj lajmit: Wall Street u mbyll në të kuqe edhe para njoftimit zyrtar dhe ra më tej më pas, ndërsa shumica e aksioneve të prodhuesve të makinave lanë rreth 2-3% në terren, nga General Motors te Stellantis. Masa e presidentit amerikan mund të shkaktojë gjithashtu përplasje të mëtejshme tregtare me Bashkimin Evropian, në veçanti vende si Gjermania dhe Italia, por edhe Japonia dhe Koreja e Jugut. Pothuajse gjysma e të gjitha automjeteve të shitura në Shtetet e Bashkuara janë të importuara, siç janë pothuajse 60% e pjesëve të automjeteve të montuara në SHBA.
Trump tha se ishte i sigurt se këto masa do të favorizojnë kthimin e prodhimit të makinave në Shtetet e Bashkuara dhe mohoi se ato janë një favor për mikun e tij Elon Musk, Teslat e të cilit tashmë janë prodhuar në fabrikat amerikane.
“Ai kurrë nuk më ka kwrkuar asgjë,” u përgjigj presidenti kur u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale. Nuk dihet nëse pjesët e këmbimit të makinave do të përjashtohen nga detyrimet, e sigurt është se ato do të jenë “të përhershme”, “përveç atyre ekzistuese” dhe do të hyjnë në fuqi më 2 prill. “Dita e Çlirimit”, kur do të shpallen tarifa reciproke pwr 15 vendet me të cilat SHBA ka disbalancën më të madhe tregtare, përfshirë vendet e BE-së.
Manjati pohoi se Shtetet e Bashkuara do të fitojnë nga këto masa nga 600 milionë në një trilion në dy vjet.
“Na trajtoi shumë keq”, përsëriti Donaldi i cili pak ditë më parë i cilësoi “evropianët si parazitë”. Komisioni Evropian thotë se tarifat do të jenë rreth “20%” dhe do të godasin të 27 vendet në bllok. Në bisedimet e tij me Sekretarin Amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, Përfaqësuesin e Tregtisë Jamieson Greer dhe Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Komisioneri i Tregtisë Maros Sefcovic paralajmëroi se një tarifë prej 20% për importet nga BE do të ishte “shkatërruese” për bllokun, tani gjithçka që mbetet është të presim deri të martën e ardhshme vendimin për të zbuluar.
Evropa tashmë ka hartuar një paketë prej 26 miliardë eurosh të detyrimeve, e cila do të zbatohet nga 12 prilli. Disa nga tarifat u shtynë nga 1 prilli nga frika e një reagimi edhe më të ashpër nga Uashingtoni. Franca, për shembull, e bindi Brukselin që të shtyjë taksën e saj prej 50% mbi burbonin pasi Trump tha se do të godiste shampanjën dhe verën me tarifa 200% në këmbim. -

Zelensky pritet nga Presidenti Macron në Paris
Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 18:39
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Elysee në Paris dhe po përshëndetet nga homologu Emmanuel Macron. Presidenti ukrainas ndodhet në Francë përpara një samiti të liderëve evropianë për Ukrainën.
Zyrtarët thanë se diskutimet e mëparshme në takimin në Paris do të përqendroheshin në një sërë çështjesh, të tilla si se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike.SHBA njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftimeve në Detin e Zi, por më pas Rusia vendosi si kusht heqjen e sanksioneve për të vënë në jetë këtë dakordësi.
-

Trump në takim me të nominuarit për ambasadorë: Të ndalet manipulimi i zgjedhjeve dhe sulmi politik ndaj kundërshtarëve
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për reformimin e sistemit zgjedhor në SHBA, duke e cilësuar atë aktual si të manipuluar. Trump ka akuzuar për këtë administratën e mëparshme të Joe Biden.
“Mashtrimi zgjedhor, e keni dëgjuar këtë term? Ne jemi të vendosur që t’i japin fund manipulimeve në votime. Ne do te ndërmarrim masa të tjera në javët në vijim në kuadër të këtij urdhri ekzekutiv për të siguruar zgjedhje të ndershme. Jemi lodhur nga mashtrimet dhe zgjedhjet false. Unë kam nënshkruar disa urdhra ekzekutiv, por të nënshkruash këtë është një nder i madh për mua”.
Ky urdhër ekzekutiv përfshin edhe shkurtimin e fondeve për shtetet federale që nuk zbatojnë masa të forta sigurie për zgjedhjet.
Presidenti Trump e firmosi këtë urdhër ekzekutiv në prani të të nominuarve të tij për ambasadorë. -

Putin i dërgon një dhuratë të veçantë Trump-it
Bota E Martë, 25 Mars 2025 15:20
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë një dhuratë të veçantë nga presidenti rus, Vladimir Putin: një portret të ri.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se portreti ishte një “dhuratë personale” nga Putin, por nuk dha më shumë detaje. Deri tani, portreti nuk është bërë publik.Ndërkohë, Trump kritikoi një portret të mëparshëm të tij që ishte vendosur në ndërtesën e Kapitolit të Kolorados, i cili u hoq pas komenteve të tij në rrjetin social Truth Social.
Steve Witkoff, një nga bashkëpunëtorët e Trump, konfirmoi se portreti i ri ishte dërguar nga Moska në Uashington. Ai e përshkroi atë si një “pikturë e bukur” nga një artist rus dhe tha se Trump ishte shumë i prekur nga kjo dhuratë.
Ky gjest vjen në një moment kur SHBA dhe Rusia po diskutojnë për luftën në Ukrainë, me negociatat e fundit që u mbajtën në Arabinë Saudite. Dhurata tregon përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Witkoff, i cili u takua me Putinin 10 ditë më parë, tha se presidenti rus ishte shumë miqësor dhe i kishte thënë se ishte lutur për Trump pas atentatit të dështuar ndaj tij vitin e kaluar në Pensilvani. -

Armëpushimi/ Moska vendos kusht! Zelensky: Marrëveshja hyri në fuqi, rusët po manipulojnë
Volodymyr Zelenskyy
RUSI-Pas bisedimeve me SHBA në Saudi të Arabisë Saudite Rusia u shpreh e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje për sigurinë e transportit në Detin e Zi. Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh i gatshëm, por duket se nuk do të fuksionojë.
Kremlini pak më herët ka bërë publike një deklaratë ku thotë se marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen të gjitha sanskionet e bankave ruse në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit dhe plehrave dhe të rilidhen plotësisht me rrjetin e sigurisë financiare midis bankave (SWIF).
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Kremlini gënjen kur pretendon se armëpushimi i Detit të Zi nuk do të hyjë në fuqi pa heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.
“Fatkeqësisht, edhe tani, edhe sot, pikërisht në ditën e negociatave, ne shohim se si rusët tashmë kanë filluar të manipulojnë. Ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe, në fakt, të mashtrojnë ndërmjetësit tanë dhe të gjithë botën”, tha Zelenskyy.Hapi i armëpushimit u bë me dije nga Shtëpia e Bardhë pas përfundimit të raundit të fundit të negociatave midis Uashingtonit dhe Kievit në Riad. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord në bisedimet në Arabinë Saudite për të siguruar një armëpushim të pjesshëm, lundrim të sigurt dhe përjashtimin e përdorimit të forcës në Detin e Zi. Si pjesë e një nisme më të gjerë në Detin e Zi, Uashingtoni do të ndihmojë Rusinë të kthehet në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehrat. Me këtë, presidenti amerikan Donald Trump i bëri një tjetër favor të madh liderit rus Vladimir Putin./ZËRI
-

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Austri, pritet nga homologu Van der Bellen
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Austri ku prit nga homologu Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi fillimisht takimin kokë më kokë.
Më pas dy krerët e shteteve zhvilluan bisedë në praninë e delegacioneve përkatëse dhe në fund dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Biseda mes tyre përfshiu një gamë të gjerë diskutimesh, detajet e së cilës Presidenti Begaj i bëri të ditura në konferencën për gazetarët me Presidentin Van der Bellen.
Presidenti Begaj i shprehu homologut të tij mirënjohjen ndaj Austrisë për mbështetjen e hershme, të vazhdueshme e të përkushtuar në shumë fusha, si: në ekonomi, arsim, turizëm, në reformën në drejtësi dhe në veçanti në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
“Marrëdhëniet tona përbëjnë një partneritet që forcohet dita ditës”, deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria dhe Austria kanë një dialog politik të shkëlqyer, ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta Euroatlantike: “Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”.
Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka ecur me shpejtësi dy vitet e fundit dhe është optimiste për të hapur brenda vitit të gjithë grup-kapitujt, me objektiv kombëtar anëtarësimin në 2030: “Pavarësisht se anëtarësimi do të marrë kohën e vet, për ne më shumë rëndësi ka procesi, i cili transformon shoqërinë, transformon mirëqeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”. -

Mitsotakis nuk fton Ramën në darkën me liderët e rajonit
Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si kryeministri bullgar Nikolay Denkov, ai i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe ai i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.