Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur në një takim të Këshillit të Sigurisë Ruse këtë pasdite.
Sipas mediave të huaja, Putin tha se Rusia tani ka marrë planin e paqes prej 28 pikash të SHBA-së për luftën në Ukrainë.
Plani mund të shërbejë si “bazë” për një zgjidhje përfundimtare paqësore, por teksti nuk po diskutohet në detaje me Rusinë, tha Putin.
“Ne shohim se pas bisedimeve në Alaska, pati njëfarë pauze nga pala amerikane, dhe ne e dimë se kjo lidhet me refuzimin aktual të planit të zgjidhjes së paqes nga ana e Ukrainës, të propozuar nga Presidenti Trump. Unë besoj se pikërisht për këtë arsye u shfaq një version i ri, në thelb një plan i modernizuar që përbëhet nga 28 pika. Ne e kemi këtë tekst; e morëm atë përmes kanaleve ekzistuese të ndërveprimit me administratën amerikane. Unë besoj se ai mund të shërbejë gjithashtu si bazë për zgjidhjen përfundimtare të paqes”, tha Putin gjatë fjalës së tij.
Presidenti rus tha se plani i paqes i propozuar nga Donald Trump u diskutua përpara se të dy të takoheshin në Alaska në gusht.
Rusia konfirmoi se ishte dakord me propozimet e SHBA-së për një zgjidhje gjatë takimit në Anchorage, shtoi ai.
Putini tha gjithashtu në takim se Rusia është e gatshme për negociata paqeje, por është gjithashtu e kënaqur me dinamikën aktuale të operacionit ushtarak special.
Tag: presidenti
-

Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes
-

Zelensky “pranon” planin amerikan, presidenti i Ukrainës: Përballemi me zgjedhje të vështirë
Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka konfirmuar se ka marrë propozimin amerikan për paqe, i cili kërkon që vendi i tij të bëj lëshime të mëdha.
Përmes një deklarate, Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin.
“Kemi rënë dakord për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës. Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë e botë, që rezultat të jetë paqja”, tha Zelensky.Ndërkohë duke folur në rrugë para zyrës së tij, një vend që ai e përdor shumë rrallë për fjalime të mëdha, Zelensky tha se Ukraina po përballet me një zgjedhje shumë të vështirë.
“Ky është një nga çastet më të vështira të historisë sonë. Tani, trysnia mbi Ukrainën është ndër më të mëdhatë. Tani, Ukraina mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë: ose ta humbë dinjitetin ose të rrezikojë ta humbë një partner të madh”, shtoi ai.
Ndërkohë presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shpreh në një intervistë radiofonike se mendon që Dita e Falënderimeve, e cila është të enjten e ardhshme, është një afat i përshtatshëm për Ukrainën që të pranojë propozimin për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë Bashkimi Europian ka deklaruar hapur se nuk është informuar për planin me 28 pika të SHBA-ve por në çdo rast unioni është në mbështetje të Ukrainës dhe i takon asaj të marrë vendimet.
Nga ana tjetër, Kremlini ka paralajmëruar Kievin të pranojë tani propozimin në fjalë ose do të humbasë më shumë territor në të ardhmen. Sipas mediave, propozimi parashikon që Ukraina të heqë dorë nga disa territore si dhe nga armatimi i mëtejshëm, të zvogëlojë numrin e forcave të armatosura dhe të ulë shkallën e ndihmës ushtarake amerikane, e cila ka qenë jetike në luftën kundër forcave ruse.
Për më shumë, kërkohet që në tokën ukrainase të mos ketë trupa të huaja dhe që Kievi të mos pranojë armë me rreze të gjatë veprimi. Zelensky i ka refuzuar më herët kërkesat e Moskës duke thënë se diçka e tillë do ta dobësonte Ukrainën dhe do ta bënte të cënueshme ndaj ndonjë pushtimi tjetër të mundshëm./vizionplus.tv -

Erdogan: Lindshmëria në Turqi ka rënë, do të merren masa kundër komunitetit LGBTQ+
Bota E Premte, 21 Nëntor 2025 18:41
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi. Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me ndikimet e huaja, Erdogan deklaroi: Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+. Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim.
Në fjalimin e tij, presidenti turk theksoi me shqetësim: Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.
Shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile. “Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, përfundoi Erdogan. -

Alarmante në Turqi/ Erdogan: Ka rënë lindshmëria masa kundër homoseksualëve
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sulmoi ashpër komunitetin LGBTQ+, duke e quajtur “të pervershëm”, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e madh të rënies së lindshmërisë në Turqi.
Duke e lidhur drejtpërdrejt uljen e numrit të lindjeve me “ndikimet e huaja”, Erdogan deklaroi: “Do të marrim të gjitha masat e nevojshme kundër perversiteteve dhe rrjeteve të tilla si LGBTQ+.
“Nuk do të lejojmë as më të voglin kompromis, as lëshim apo dobësim”
Në fjalimin e tij, presidenti turk theksoi me shqetësim: “Gratë tona lindin shumë pak fëmijë, po përjetojmë një katastrofë të vërtetë. Ai shtoi se ritmi i rritjes së popullsisë turke po bie ndjeshëm dhe se shkalla e fertilitetit ka zbritur nën nivelin e vetë-riprodhimit të popullsisë.”
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti Turk i Statistikave (TÜİK), shkalla totale e fertilitetit vitin e kaluar ishte vetëm 1,48 fëmijë për grua – shumë poshtë nivelit 2,10 që nevojitet për të mbajtur popullsinë stabile.
“Kambanat e alarmit po bien fort për të ardhmen tonë. Kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj kësaj”, përfundoi Erdogan. -

Vuçiç: Serbia është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë sot në konferencën rajonale të biznesit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit Perëndimor “Ndërtimi i të Ardhmes”, e mbajtur në zonën Ložionice në Beograd. Takimi iu kushtua inovacioneve në energjinë e gjelbër, infrastrukturën dhe teknologjitë e përparuara. Përveç Vuçiçit, në konferencë folën edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, Zëvendëspresidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe, Mihajlo Vesoviç, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Britaniko-Serbe, Lord Ranger i Northwood dhe Komisionerja Britanike e Tregtisë për Evropën, Kemi Morgan . Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 300 përfaqësues të kompanive rajonale dhe rreth njëqind delegatë nga kompani britanike aktive në fushat e energjisë së gjelbër, infrastrukturës dhe teknologjive të larta.
Presidenti Vuçiç tha se njohuritë, talentet dhe inovacionet janë çelësi i zhvillimit të ardhshëm të Serbisë. “Ne shohim sa shumë njerëz të talentuar ka Serbia. Ne duam të mësojmë nga Britania dhe të përgatitemi për zbatimin e gjerë të inteligjencës artificiale dhe inovacionit. Znj. Morgan përmendi se 45 përqind e eksporteve britanike janë shërbime, ne jemi ende larg kësaj, por ky është drejtimi që duhet të ndjekim”, tha Vuçiç. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë: “Po punojmë në hekurudha, ura dhe autostrada me shpejtësi të lartë, duke përfshirë projekte drejt Bijeljinës dhe Shqipërisë. EPS aktualisht po vë në punë 74 MW në Kostolac. Serbia është ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor dhe ne duam që i gjithë rajoni të përfitojë nga një treg i përbashkët dhe kufij të hapur.” Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të ndërtojë rezistencë ndaj goditjeve të jashtme. -

Gjykata ndalon Trump të dërgojë Gardën Kombëtare në Uashington
Një gjykatë federale në SHBA ndaloi të enjten përkohësisht vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington D.C. nga Presidenti Donald Trump, duke i shkaktuar një pengesë ligjore për përpjekjet e tij për të dërguar ushtrinë në qytetet amerikane pa miratimin e autoriteteve lokale.
Gjykatësja e Qarkut, Jia Cobb, e emëruar nga ish-Presidenti Joe Biden, vendosi të bllokojë përkohësisht administratën Trump nga përdorimi i Gardës Kombëtare për të zbatuar ligjin në kryeqytet pa lejen e kryebashkiakes. Vendimi është pezulluar deri më 11 dhjetor, për të lejuar administratën të apelojë.
Që nga 11 gushti, kur Trump njoftoi vendosjen e trupave, Prokurori i Përgjithshëm i Distriktit të Kolumbisë, Brian Schwalb, ka paditur presidentin, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit që ndalon përdorimin e trupave federale për detyra policore civile dhe për marrjen në mënyrë të paligjshme të kontrollit mbi zbatimin e ligjit në qytet.
Avokatët e administratës Trump e kanë quajtur padinë një manovër politike dhe kanë argumentuar se presidenti ka të drejtë të dërgojë trupat pa miratimin e autoriteteve lokale, ndërsa ata po veprojnë ligjërisht dhe po ndihmojnë në reduktimin e krimeve.
Trump ka planifikuar gjithashtu dërgimin e trupave në Los Angeles, Chicago dhe Portland për të luftuar çfarë ai e përshkruan si dhunë dhe paqëndrueshmëri, ndërsa udhëheqësit demokratë të këtyre qyteteve dhe shteteve kanë paditur për të bllokuar veprimet, duke i cilësuar si përpjekje për të përdorur forcën ushtarake ndaj kundërshtarëve politikë. -

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se e kishte nënshkruar projektligjin që urdhëron publikimin e dosjes së ish-financierit abuzues, Jeffrey Epstein, nga ana e departamentit të drejtësisë. Projektligji I kërkon autoriteteve të publikojnë të gjitha informacionet lidhur me hetimet 30 ditore për Epstein, edhe pse disa prej tyre mund të mos zbulohen nëse lidhen me ndonjë hetim aktiv apo nëse vlerësohet se shkelin privatësinë personale.
Kongresi i dha dritën jeshile projektligjit, pasi Trump ndryshoi qëndrim dhe u kërkoi ligjvënësve ta mbështesin mes trysnisë në rritje nga bashkëpunëtorë të tij. presidenti e cilëson çështjen si një mashtrim demokrat që synon të devijojë vëmendjen nga puna e kësaj partie.
“Ndoshta e vërteta rreth këtyre demokratëve dhe lidhjeve të tyre me Jeffrey Epstein do të zbulohet së shpejti, sepse unë sapo kam nënshkruar projektligjin për të publikuar Dosjet Epstein”, tha Donald Trump.
Dosjet e Epstein që do të publikohen sipas legjislacionit përfshijnë dokumente nga hetimet penale ndaj financiarit, mes të cilave transkripte intervistash me viktima dhe dëshmitarë, si dhe materiale të sekuestruara gjatë bastisjeve në pronat e tij.
Këto dosje janë të ndryshme nga mbi 20,000 faqet e dokumenteve nga prona e Epstein-it që Kongresi publikoi javën e kaluar, duke përfshirë disa që përmendin drejtpërdrejt Trump-in. Ndër to janë mesazhe të vitit 2018 nga Epstein, në të cilat ai thoshte për Trump-in:
“Unë jam ai që mund ta rrëzojë” dhe “ë di sa i ndyrë është Donald-i”.Trump ishte mik i Epstein-it për vite me radhë, por presidenti ka thënë se u larguan nga njëri-tjetri në fillim të viteve 2000, dy vjet para se Epstein të arrestohej për herë të parë.
Trump ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo shkelje në lidhje me Epstein duke thënë se ky ishte një problem i demokratëve. -

Trump firmos hapjen e dosjes “Epstein”, presidenti amerikan nuk humb kohë pas votimit të projektligjit në Kongres
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi projektligjin që udhëzon departamentin e drejtësisë të publikojë dosjet nga hetimi për pedofilin Jeffery Epstein duke iu përgjigjur kështu presionit të përbashkët nga demokratët dhe baza e tij konservatore. Firmosja nga Trump erdhi pas mbështetjes së gjerë që projektligji mori në të dyja dhomat e kongresit.
Tani që projektligji është nënshkruar nga presidenti, Departamenti i Drejtësisë ka një numërim mbrapsht prej 30 ditësh për ti paraqitur publikut të dhënat e dosjes Epstein. Këto materiale përfshijnë të dhëna, komunikime apo emra të njohur nga fusha të ndryshme nga e gjithë bota.
Megjithatë vendimi I trump ka nxitur reagime të shumëta dhe skepticizëm nëse administrata do ti publikojë të gjitha të dhënat pasi projektligji lejon redaktime në raste të vecanta për emra apo detaje të caktuara.Demokratët janë mburrur me polemikat mbi dosjet dhe mundësinë që ato të përmbajnë informacione kompromentuese rreth presidentit Trump, i cili kishte një miqësi personale me Epstein përpara se ai të dënohej për prostitucion me të mitur në vitin 2008.
Jeffery Epstein u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Neë York në vitin 2019, në atë që një mjek ligjor e cilësoi si vetëvrasje. Ai po mbahej nën akuza të tjera për trafikim seksual./vizionplus.tv

