Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për Mbrëmjen Tradicionale Kuqezi të Ditës së Pavarësisë, e cila u zhvillua sonte.
Rama theksoi se aktiviteti u mbajt nën kujdesin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj, ndërsa kishte edhe praninë “kuptimplotë” të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Lexo edhe :Related Posts
“Mbrëmja Tradicionale Kuqezi e Ditës së Pavarësisë, organizuar sonte bukur si asnjëherë nën kujdesin e Presidentit të Republikës, me praninë kuptimplotë të Presidentes së Kosovës” , shkruan Rama.
Tag: presidentes
-

Ceremonia në Presidencë/ Rama: Mbrëmja kuqezi organizuar si asnjëherë më parë, me praninë kuptimplotë të presidentes Osmanit
-

Protesta të dhunshme në Peru pas shkarkimit të presidentes Boluarte, dhjetëra të plagosur
Protesta të mëdha dhe përleshje të dhunshme shpërthyen të mërkurën në kryeqytetin e Perusë, ku dhjetëra persona u plagosën, mes tyre 55 policë dhe 20 civilë, gjatë përplasjes me forcat e rendit pranë godinës së Kongresit.
Protestat, të udhëhequra nga të rinj, artistë dhe sindikata punëtorësh, vijnë në vazhdën e një krize të thellë të sigurisë dhe mosbesimi ndaj klasës politike.
Protestuesit kërkojnë veprim të menjëhershëm kundër krimit të organizuar dhe reforma politike të thella.
Shteti nuk po garanton siguri. Vrasjet, janë rritur ndjeshëm në gjithë vendin, thonë ata.
Protestat ndodhën vetëm pak ditë pas shkarkimit të presidentes Dina Boluarte nga Kongresi, pas presionit të tubimeve.
Në vend të saj, Jose Jeri, politikan i djathtë dhe ish-kryetar i Kongresit, është emëruar president i përkohshëm, deri në zgjedhjet e planifikuara për prill.
Megjithatë, ardhja e Jeri-t nuk i ka ulur tensionet, pasi shumë protestues e shohin atë si pjesë të së njëjtës klasë politike të korruptuar.
Presidenti i ri, premtoi të shpallë luftë kundër krimit të organizuar, por qytetarët mbeten skeptikë.
Peruja po kalon një nga momentet më të tensionuara politike dhe shoqërore të viteve të fundit. -

Prokuroria Speciale nis hetimet për kërcënimet ndaj Presidentes Osmani
Kritika të shumta ndaj institucioneve të drejtësisë, për mos reagim të duhur ndaj kërcënimeve që i ishin bërë adresoi presidentja e shtetit Vjosa Osmani.
Ato u përsëritën sërish nga presidentja ditë më parë, në konferencën që për shkak pati situatën e krijuar me reagimin e mbrojtjes së afërt ndaj një gazetari në një shkollë private ku shkojnë vajzat e saj.
“Deri sot përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë për vrasje me plumb në ballë, për ngrehje zhag e dëbim nga Kosova, për dhunim të fëmijëve të mi është hera e vetme në historinë e institucioneve të Kosovës, që drejtësia nuk ka ndërmarr asnjë masë, zero dhe ju duhet të pyesni se në favor të kujt shkon, se një president i shtetit, kushdo qoftë ai ose ajo mos ta ketë trajtimin e barabartë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës.
Por të kundërtën e kësaj, e thonë në prokurorinë speciale të Kosovës.
Në një përgjigje për Dukagjinin nga ky institucion kanë thënë se kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, por nuk kanë dhënë asnjë detaj shtesë për rastet.
“Prokurori i rastit, ka autorizuar Njësinë nga Krimet e Rënda dhe Krimet Kibernetike për të mbledhur prova dhe është në koordinim të plotë me hetuesit policorë, në identifikimin e të dyshuarve dhe sigurimin e provave për ndriçimin e dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Në këtë fazë, nuk mund të ndajmë më shumë informacione lidhur me zhvillimin e procedurave hetimore”, ka deklaruar Prokuroria Speciale e Kosovës. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, nuk i kursejnë kritikat për gjuhën e presidentes në raport me institucionet e drejtësisë.
“Komunikimi insituticional është forma e bashkëpunimit që duhet të jetë e jo komunikatat apo deklarimet politike përmes konferencave për shtyp, një qasje e tillë e humb besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, nëse presidentja del e ankohet në këtë mënyrë në punën e sistemit të drejtësisë, paramendo se si ndihen qytetarët..”, ka thënë Gzim Shala – IKD.
Kohë më parë, nga presidenca, ishin publikuar disa e-maile me përmbajtje kërcënuese ndaj presidentes Osmani dhe familjes së saj, por nuk është raportuar për të ndaluar ose të dyshuar për to. -

Pajtimi “i madh” me Kurtin, analistët: Osmani po bën llogaritë në përfundim të mandatit
Pas një periudhe me dallime në qëndrime ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti duket se ka ndodhur edhe pajtimi.
Osmani dhe Kurti tashmë situatën me konstituuimin e Kuvendit e shohin në këndvështrimin e njëjtë duke u pozicionuar kundër Listës Serbe që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pozitën e nënkryetarit të Parlamentit që i takon komunitetit serb.
Ky pajtim nuk shihet si rastësi në Prishtinë pasi analistët mendojnë se Osmani ka filluar të mendojë për të ardhmen e saj politike.
“Ky është një pajtim i bazuar në kalkulime politike të zonjës presidente dhe tani deputetit Albin Kurti në mënyrë që nëse shkohet në zgjedhjet e ardhshme kjo ka filluar t’i rregullojë raportet e veta, ka qëllime të kthehet përsëri në skenën politike dhe e sheh si një mundësi që t’i rregullojë këto raporte sepse e di që e vetme për të formuar një parti do ta ketë të pamundur nëse garon e vetme”, tha Magbule Shkodra, analiste.
“Asnjëherë nuk bën të neglizhohen ambiciet politike të zonjës Osmani dhe ajo është e vetëdisjshme, është e qartë, që këto ambicie mund t’i realizojë më lehtë vetëm në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje më shumë se ndonjë parti tjetër dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës ngase deri më tani edhe LDK në masë të madhe ka qenë shërbëtore politike e presidentes Osmani”, tha Afrim Kasolli analist, shkruan A2 CNN.
Sipas analistëve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike do të mund të pajtoheshin për ta shtyrë Osmanin drejt një mandati të dytë në Presidencë.
Kjo për faktin se në rast të rikthimi në aktivitetin partiak do të mund të dëmtonte pikërisht këto dy parti.
“Nëse Vjosa Osmani rikthehet aktivisht në jetën politike nëpërmjet një formacioni partiak ajo në radhë të parë do t’i dëmtonte elektoralisht këto dy subjekte politike prandaj që të mos kenë telashe me të sa i përket humbjes së trupit elektoral mund të ndodhë që si LVV dhe LDK të shprehin gatishmëri e vullnet për t’ia vazhduar mandatin e njëjtë presidentes Osmani”, tha Kasolli.
Megjithatë edhe në rast të një angazhimi të Osmanit në skenën politike në pozicionin tjetër nga sa ka tani, nuk shihet ta bëjë pa Kurtin.
“Dëshira e saj do të ishte që të ishte presidente sepse më lehtë e ka presidente mirëpo duke parë që ndoshta nuk është shumë e sigurt pranon që ndoshta për kalkulime politike të afrohet me Albin Kruti në mënyrë që të jenë së bashku në një listë, të garojnë dhe pastaj të shohim a do të bëhet Albin Kurti president apo Vjosa Osmani, varësisht si e zgjidhin”, u shpreh Shkodra. -

Pas qeverisë reagon dhe Presidentja Osmani: Do të bëjmë gjithçka për rikthimin sa më shpejt të dialogut me SHBA
Pas qeverisë ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës lidhur me vendimin e marrë sot nga SHBA për ngrirjen e dialogut me qeverinë Kurti.
Në reagimin e Presidentes, Vjosa Osmani, theksohet se do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes.
Reagimi:Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës
Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe i vazhdueshëm, siç është konfirmuar vazhdimisht nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në letrën e fundit të Presidentit Trump drejtuar Presidentes Osmani të gushtit 2025. Prandaj, Presidentja shprehë keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve.
Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja në vitin 2021, përmes një propozimi të adresuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua në qershor 2022, me anë të notës verbale dhe gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, në korrik të po atij viti.
Pas punës së jashtëzakonshme të ekipit të Presidencës dhe të Departamentit të Shtetit, ky proces u finalizua me konfirmimin përfundimtar në takimin mes Presidentes Osmani dhe Departamentit të Shtetit, në janar 2025.
Çështja e aleancës me SHBA-të, është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë. Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur kurrë këtu ku jemi sot.
Presidentja e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat e interesit të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, demokratizimin e mëtejshëm të vendit tonë, ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme të sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
Siguria e Republikës së Kosovës është fuqishëm e lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj secili duhet ta marrë me seriozitetin dhe përgjegjësinë maksimale ruajtjen e kësaj aleance të shenjtë.
Dialogu Strategjik i arritur në janar 2025 është një mekanizëm tejet i çmuar i këtij bashkëpunimi. Në këtë frymë, Presidenca e Republikës së Kosovës do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes. -

Lirohet nga burgu operatori i medias në Kosovë, prokurori: Nuk u filmuan vajzat e Presidentes
Jetmir Muji dhe Vjosa Osmani
KOSOVË-Jetmir Muji, operatori i portalit Paparaci, në Kosovë është liruar nga burgu, pasi u ndalua me akuzat se kishte filmuar vajzat e presidentes Vjosa Osmani. “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar në afërsi të shkollës private ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes dhe nga pamjet ka rezultuar se nuk shihet asnjë fëmijë. Në imazhe ka vetëm xhirime të dy automjeteve të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar.
Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica.
“Mua, kur më kanë njoftuar ma kanë shpjeguar gjendjen. Më kanë thënë që këtu nuk ka vepër penale, sepse e ka bërë incizimin në vend publik. Në këto rrethana unë iu kam thënë që ta lirojnë personin në fjalë. Për momentin nuk ka pasur elemente që të hapet rast. Në ato rrethana nuk ka pasur elemente të veprës penale”- ka thënë Podvorica për KALLXO.com.Në lidhje me rastin, presidentja u shpreh se disa gazetarë kanë publikuar pamje të vajzave të saj, vendndodhjen, klasat dhe rutinën e tyre ditore, duke i ekspozuar ato ndaj rrezikut të sulmeve, kërcënimeve apo edhe rrëmbimeve. Ajo paralajmëroi ndërmarrjen e çdo mase ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj nga “përndjekja e përsëritur” dhe veprimet që ajo i konsideron të rrezikshme dhe të paligjshme./ZËRI
-
Kreshnik Çollaku i bashkohet Kabinetit të Vjosa Osmanit, emërohet Këshilltar për Politikë të Jashtme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në rolin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një deklarate publike të Çollakut, ku ai shprehu entuziazmin dhe përkushtimin për të kontribuar në avancimin e interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve, duke vepruar si një urë lidhëse mes Tiranës dhe Prishtinës.
Në deklaratën e tij, Çollaku theksoi rëndësinë e këtij roli të ri, duke e cilësuar si një mundësi unike për të shërbyer Kosovën dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve shqiptare.
“Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e këshilltarit për politikë të jashtme.
Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me ketë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.
Ky angazhim me jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar avancimit në mënyrë të integruar të interesave tona kombëtare e shtetërore”, ka shkruar Çollaku në “Facebook”.
Çollaku ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin e treguar, duke e konsideruar këtë pozicion si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në politikën e jashtme të Kosovës.
Kreshnik Çollaku ka qenë një figurë e njohur në politikën shqiptare, duke shërbyer si deputet i Partisë Demokratike. -

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani, ja pozicioni që do të ketë
Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati shprehet se ky angazhim i jep mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës. Në zgjedhjet e 11 majit, ai ishte pjesë e listave të hapura, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit. Sakaq ai shpreh mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e dhënë nga presidentja Osmani.
“Të dashur miq,
Me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension dhe mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës dhe falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.
Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar në avancimin, në mënyrë të integruar, të interesave tona kombëtare e shtetërore”, shprehet Çollaku. -

Nuk arriti të siguronte karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani! Ja pozicioni që do të ketë
Ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati shprehet se ky angazhim i jep mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës dhe Prishtinës. Në zgjedhjet e 11 majit, ai ishte pjesë e listave të hapura, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit.
Sakaq ai shpreh mirënjohje për besimin dhe vlerësimin e dhënë nga presidentja Osmani.
“Të dashur miq,
Me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e Këshilltarit për Politikë të Jashtme.
Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me këtë angazhim merr një dimension dhe mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës dhe falënderues Presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin.
Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar në avancimin, në mënyrë të integruar, të interesave tona kombëtare e shtetërore”, shprehet Çollaku.Top Channel
-

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi
Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i presidentes nga përfaqësues amerikanë. Sipas saj, gjëja dështoi për shkak të një ndërhyrjeje nga ana e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që kërkoi ndihmë për të dalë nga gjykata në këmbim të votës për të.
Sipas Tahirit, kjo u refuzua menjëherë nga SHBA-të, që respektojnë ndarjen e pushteteve dhe nuk ndërhyjnë në drejtësi.
Këtë episod Tahiri e zbuloi pasi u pyet nëse kishte shpresë që Amerika do të ndërhynte në procesin e drejtësisë në favor të ish-liderëve të UÇK-së.
“Jo. Asnjëra prej tyre nuk qëndron. Amerika është lider në botë i demokracisë, që i ka të ndara pushtetet. Drejtësinë, pushtetin ekzekutiv dhe Kongresin. Është i njohur parimi amerikan i qeverisjes Check and Balance. Kur është çështje e drejtësisë nuk ndërhyjnë.
Kam me ta dhanë një shembull nëse kemi kohë. Ishte një kohë në vitin 2010, isha ministre. Ka qenë ambasadori amerikan Christopher Dell bashkë me Peter Fay, në atë kohë ka qenë përfaqësuesi special, dhe më thanë që nëse jam e gatshme të pranoj postin e presidentes. Biseduam dhe unë i dhashë përgjigjen dhe iu thashë jam e gatshme. Pastaj më erdhi ambasadori amerikan, hera e parë po e them. Më tha Edita nuk kemi mundësi me e shty përpara sepse një prej politikanëve, nuk është këtu por është në gjykatë jashtë, edhe ka kërkuar nga amerikanët, ju më ndihmoni të dal nga Gjykata dhe unë votoj Edita Tahirin. Edhe më tha ambasadori: A e di Edita se çfarë është për Amerikën që të prekim ligjin apo të ndërhyjmë në gjykatë? Ne për interestat tona është vijë e kuqe. Çfarë flet Grenell rrugëve janë deklarata. Haradinaj ka qenë. E qëllove por nuk po dua të them më shumë.”, tha Tahiri për gazetarin Besard Jacaj.