Analisti politik Halil Matoshi, duke komentuar viziten e Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë, tha per median serbe Danas se vizita e Hanrahan përfaqëson një përfshirje më intensive të SHBA-së në situatën në Ballkan, dhe konkretisht në Kosovë. Sipas tij “Administrata Trump po përgatitet të marrë përsipër zbatimin e marrëveshjes se paqes midis dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”
Ai beson se do të ketë një zgjerim të detyrimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit nga viti 2020, e cila do të përqendrohet në ekonomi dhe tregti.
Nga ana tjetër, sipas tij, Prishtina zyrtare do të jetë e detyruar t’i paraqesë Gjykatës Kushtetuese një draft të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë brenda një afati të përcaktuar qartë.
Duke folur për ndikimin e SHBA-së në situatën politike në Kosovë, Matoshi theksoi se koha e Albin Kurtit për manovrim po mbaron dhe shtoi se Uashingtoni tani do të negociojë me Presidenten Vjosa Osmani.
“Kurti padyshim ka vendosur ta çojë Kosoven drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vjeshtë, qoftë së bashku me zgjedhjet lokale ose menjëherë pas tyre” – theksoi analisti politik
Tag: presidenten
-

Merr fund manovra, Albin Kurti lihet mënjanë/ Amerika negocion me presidenten Osmani
-

Konflikti te Urdhri i Psikologut! Valbona Treska nuk lejon presidenten e re të marrë detyrën
Një situatë e pazakontë është krijuar sot te Urdhri i Psikologut. Pas zgjedhjeve të zhvilluara për drejtuesin e ri të këtij urdhri ,të fituara nga Brunilda Laboviti, kjo e fundit shkoi sot te urdhri i Psikologut, për të marrë postin e ri.
Megjithatë u përballë me presidenten e mëparshme, Valbona Treska, e cila nuk pranoi të lirojë zyrën duke thënë se Laboviti duhet të presë ankimin për procesin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga zyra.
Laboviti më pas thirri në telefon përfaqësuesin ligjor të saj, teksa kërkon dhe ndërhyrjen e policisë për të larguar ish-presidenten Treska nga zyra. -

Përfundon takimi i partive politike me presidenten Vjosa Osmani/ Ja tre datat e propozuara për zgjedhjet lokale
Albulena Haxhiu, përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim tha se preferojnë datën 5 tetor, sipas tyre sa më herët.
Partitë politike kanë përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin këtë të mërkurë.
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, po ashtu tha që pajtohen me datat e propozuara edhe pse preferojnë datat 12 dhe 19 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. -

Begaj takim me Presidenten e Moldavisë: Të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.
Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.
Gjithashtu, kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.
Po ashtu, Begaj shprehu gjithashtu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.
“Kënaqësi të mirëprisja Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, me të cilën shprehëm vullnetin e dy popujve tanë për të mbështetur vlerat demokratike, begatinë dhe fokusin drejt Evropës, si dhe për të parë mundësi të reja për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve”, shkroi Begaj në një postim në “X”. -

Presidenti Begaj pret Presidenten e Moldavisë, Maia Sandu: Të thellojmë bashkëpunimin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Presidenti Begaj e uroi Presidenten Sandu për rizgjedhjen në krye të shtetit moldav dhe ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për popullin e Moldavisë, i cili vijon përpjekjet për demokraci, begati dhe integrim në familjen evropiane, në një kohë sfidash të mëdha të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe u nënvizua rëndësia e thellimit të dialogut politik përmes intensifikimit të vizitave në nivel të lartë.Presidenti Begaj shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, në sektorin e turizmit si dhe në fushën kulturore.
/vizionplus.tv
-

Begaj pret presidenten e Moldavisë: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Sh. S. Znj. Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj. Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë. Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore. -

Presidenti Begaj pret presidenten e Moldavisë: Duhet të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.
Presidenti Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.
Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore. -

Spiropali takim me Presidenten e Parlamentit Europian në Kryesinë e Kuvendit
Teksa kryeminsitri Edi Rama është duke pritur në Sheshin Skënderbej lideërt që do marrin pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara Spiropali dhe Metsola kanë shkëmbyer edhe një përqafim të ngrohtë me njëra-tjetrën.Pas takimit me Spiropalin, Metsola iu drejtua sheshit ‘Skënderbej’ ku edhe u mirëprit nga kreu i qeverisë.