Tag: presidenten

  • Sofra e Pavarësisë, Spiropali me Presidenten Osmani: Shkodra shtëpia juaj, simbol i pathyeshëm i unitetit kombëtar

    Sofra e Pavarësisë, Spiropali me Presidenten Osmani: Shkodra shtëpia juaj, simbol i pathyeshëm i unitetit kombëtar

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.
    Nga “Sofra e Pavarësisë”, në atmosferën kuqezi, Spiropali deklaroi se “sot shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar”.

Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
    “Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Spiropali.

    Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh, në këtë 28 nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28 që valëvitet krenar në Bruksel”.
    “Sot, jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës mbarëkombëtare të shqiptarëve, atyre që sot jetojnë këtë moment historik, por edhe të gjithë paraardhësve tanë. Por, për të bërë realitet, duhet të vazhdojmë me kokëfortësi rrugën e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e ekonomisë, afrimin e standardeve tona me ato europiane”, tha Spiropali.
     

  • Shqipëria drejt BE-së/ Rama zbulon bisedën ‘e fshehtë’ me Von der Leyen: Morëm një vlerësim nga presidentja e KE

    Shqipëria drejt BE-së/ Rama zbulon bisedën ‘e fshehtë’ me Von der Leyen: Morëm një vlerësim nga presidentja e KE

    Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një konferencë të përbashkët me zyrtaren e lartë, Rama theksoi se fokusi ishte te integrimi në BE.
    Rama: Kënaqësi e posaçme të rimikpresim presidenten e KE në një ditë të ngarkuar me aktivitet, jo thjeshtë për turin e  presidentes në rajon, që nis me Shqipërinë por dhe me konferencën e investimeveBE-BP që organizohet për herë të parë.
    Me presidenten kishim një bashkëbisedim që ka prekur temat e interesit të përbashkët. Për ne mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, që kmisioni i japin rëndësi të jashtëzakonshme rajonit dhe procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.
     
     
    Kemi folur për ecurinë e procesit të anëtarësimin, proces që në këndvështrimin tonë dhe nga sa dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
    Nga ana tjetër folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, komisioni i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësi çdo vendi që përkundër realizimit të objektivave, të financohet nga BE në mbështetje të reformave. Morëm një vlerësim pozitiv dhe do vijojmë për përmbushim të gjitha detyrat.

  • “Procesi i integrimit po ecën shpejt”, Rama tregon detaje nga takimi kokë më kokë me Von der Leyen

    “Procesi i integrimit po ecën shpejt”, Rama tregon detaje nga takimi kokë më kokë me Von der Leyen

    Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një konferencë të përbashkët me zyrtaren e lartë, Rama theksoi se fokusi ishte te integrimi në BE.
    Rama: Kënaqësi e posaçme të rimikpresim presidenten e KE në një ditë të ngarkuar me aktivitet, jo thjeshtë për turin e presidentes në rajon, që nis me Shqipërinë por dhe me konferencën e investimeveBE-BP që organizohet për herë të parë.
    Me presidenten kishim një bashkëbisedim që ka prekur temat e interesit të përbashkët. Për ne mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë, që kmisioni i japin rëndësi të jashtëzakonshme rajonit dhe procesit të përafrimit të vendeve tona me BE.
    Kemi folur për ecurinë e procesit të anëtarësimin, proces që në këndvështrimin tonë dhe nga sa dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe shpejtësi.
    Nga ana tjetër folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, komisioni i ka vënë në dispozicion Ballkanit Perëndimor duke i dhënë mundësi çdo vendi që përkundër realizimit të objektivave, të financohet nga BE në mbështetje të reformave. Morëm një vlerësim pozitiv dhe do vijojmë për përmbushim të gjitha detyrat.

  • Kryeministri Rama: Po ecim me shpejtësi dhe mbarësi me negociatat në BE

    Kryeministri Rama: Po ecim me shpejtësi dhe mbarësi me negociatat në BE

    Kryeministri Edi Rama, pas takimit me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen tha se Shqipëria po bën hapa të shpejtë drejt BE-së. 
    “Me presidenten kemi pasur një bashkëbisedim që ka prekur të gjithha temat e interesit të përbashkët, dhe natyrisht që për ne, mbetet një moment shumë i rëndësishëm dhe që ne vlerësojme shumë fakti që presidentja dhe komisioni aktual japin një rëndësi të posaçme BP, dhe japin një vëmendje të posacme procesit të përafrimit të vendeve tona me BE. Dhe kemi folur për ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE, që në këndvështrimin tonë por edhe në sa unë dëgjova nga presidentja, është duke ecur me shumë mbarësi dhe me shumë shpejtësi dhe nga ana tjetër, folëm edhe për planin e ri të rritjes që BE, Komisioni i ka vënë në dispozicion BP duke i dhënë mundësinë cdo vendi që përkundër axhendës së reformave dhe realizimit të objektivave në kuadër të kësaj axhende të financohet nga BE, në mbështetje të thellimit të mëtejshëm te reformave. Më vjen mirë se është në këtë pikë morën vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojmë të kryejmë me përpikmëri dhe këmbëngulje të gjithë detyrat që kemi marrë përsipër.” 
     

  • LIVE/ Rama në konferencë për mediat me Presidenten e KE Ursula von der Leyen

    LIVE/ Rama në konferencë për mediat me Presidenten e KE Ursula von der Leyen

    Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen. 
    Presidentja e KE ndodhet në Tiranë në kuadër të turit ballkanik, por edhe për forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. 
    “Presidentja dhe komisioni aktual i japin rëndësi të Posaçme BP dhe i japin një vëmendje të posaçme procesit të përafrimit vendeve tona. Kemi folur për ecurinë e negociatave, një proces që në këndvështrimin tonë, por edhe sa unë dëgjova nga Presidentja është duke ecur me shumë shpejtësi”, tha Rama. 
     

  • Begaj pret Presidenten e KE-së në Presidencë

    Begaj pret Presidenten e KE-së në Presidencë

    Presidenti Begaj ka mirëpritur sot në Presidencë, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
    Takimi nisi në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 09:45.
    Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Forumit të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të zhvillohet më 13–14 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve.

    Në orën  09:50, Presidentja e KE-së do të pritet nga kreu i qeverisë Edi Rama.
    Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
    Në orën 10:00 do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
    Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri./vizionplus.tv

  • Ursula Von der Leyen vizitë në Shqipëri, Begaj takohet me presidenten e KE

    Ursula Von der Leyen vizitë në Shqipëri, Begaj takohet me presidenten e KE

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen.

    Fillimisht u njoftuar se takimi do të ndodhte në mëngjes.
    ”Presidenti Begaj do të presë sot në Presidencë, Presidenten e Komisionit Evropian znj. Ursula Von der Leyen. Takimi do te zhvillohet nga ora 09.10- 09.45.
    Do t’u përcjellim menjëherë linkun e ceremonisë së mbrritjes dhe në kohën më të shpejtë të mundshme pamjet nga takimi. Ju faleminderit dhe ditë e javë të bukur!”, shkruan presidenca.

    Top Channel

  • Ministrja Spiropali takim me presidenten e “International Crisis Group”: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe Kosovë

    Ministrja Spiropali takim me presidenten e “International Crisis Group”: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe Kosovë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka ndarë foto nga takimi me presidenten e ICG-së, Comfort Ero, ndërsa shton se u diskutua për çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik.
    “Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në New York, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.
    Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, shprehet ajo.

    Top Channel

  • Zhvillimet politike në Kosovë, Basha zhvillon një takim me presidenten Vjosa Osmani

    Zhvillimet politike në Kosovë, Basha zhvillon një takim me presidenten Vjosa Osmani

    Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka zhvilluar sot një takim konsultativ me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    Ky takim u mbajt në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe koordinimit ndërmjet dy krerëve të institucioneve më të larta të vendit. 
    Detajet rreth përmbajtjes së diskutimeve nuk janë bërë të ditura, por takimi cilësohet si pjesë e përgatitjeve për proceset e ardhshme parlamentare dhe politike në vend.

    Kuvendi njoftoi për takimin përmes një njoftimi zyrtar.

    “Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe Basha ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e kryesisë së legjislativit të ri, ndonëse ky i fundit nuk është konstituuar plotësisht pasi nuk është zgjedhur edhe një anëtar i kryesisë nga radhët e komunitetit serb.
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e thirrur nga Basha, pasi sipas tyre ajo është antikushtetuese./Telegrafi