Tag: presidenciale

  • Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipërisë

    Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipërisë

    Edi Rama dhe Isaac Herzog

    IZRAEL-Kryeministri Edi Rama është vlerësuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky çmim akordohet për personalitete të rëndësishme botëror në politikë. Presidenti izraelit Isaac Herzog në fjalën e tij vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo medalje e nderit nderon personat që kanë ndriçuar botën dhe që kanë dëshmuar miqësinë me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit.
    Isaac Herzog: Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë.
    Rama u shpreh se akordimi i medaljes është një suprizë, duke theksuar se “ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marrë në emër të Shqipërisë”.

    Edi Rama: E kam vështirë të gjej fjalët, duke u përballur me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, por disa pika diskutimi. Do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë. Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, popullit shqiptar, në emër të gjithë shqiptarëve myslimanë e krishterë që vendosën jetën në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë modern dhe e kthyen vendin tim, në të vetmin vend në Evropë e ë mbylli Luftën e dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa në fillim të saj”.

  • “Me Hamasin nuk ka zgjidhje”/ Rama në Izrael: Janë nazistët e shekullit të ri

    “Me Hamasin nuk ka zgjidhje”/ Rama në Izrael: Janë nazistët e shekullit të ri

    Kryeministri Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
    Medalja Presidenciale është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ky është nder i jashtëzakonshëm për të, teksa shtoi se Shqipëria është për zgjidhjen me dy shtete.
    Por sipas kreut të qeverisë shqiptare, me Hamasin nuk ka zgjidhje, sepse ata janë nazistët e shekullit të ri.
    “Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.
    Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis.
    Duke ju uruar çdo të mirë juve, popullit të Izraelit, gjithë rajonit, e duke pritur me padurim të shoh paqen midis hebrejve dhe arabëve, mbetem vërtetë mirënjohës përgjithmonë, për këtë moment të jetës sime, që jam i sigurt, nuk e meritoj si person, por që jam i sigurt që të gjithë shqiptarët që kanë bërë diçka për hebrenjtë e meritonin këtë moment.”, theksoi ai.

  • Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Herzog: Gjatë Holokaustit, populli shqiptar simbol nderi e kurajoje

    Kryeministri Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Presidenti i Izraelit, Herzog: Gjatë Holokaustit, populli shqiptar simbol nderi e kurajoje

    Kryeministri i vendit, Edi Rama është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
    Ky çmim akordohet për personalitete të rëndësishëm botërore në politikë.Lexo edhe :Related Posts
    Medalja presidenciale është një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.

    Presidenti izraelit gjatë fjalës së tij tha se është nder që i dorëzon kryeministrit Rama këtë medalje. Ai theksoi se gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi e kurajoje
    “Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë”, tha ai./vizionplus.tv

  • Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit! Herzog: Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë, kodi shqiptar i besës…

    Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit! Herzog: Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë, kodi shqiptar i besës…

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Herzog shprehu mirënjohje për popullin shqiptar.
    Ai tha se kjo medalje nderon ata si kryeministri Rama, që sipas tij kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme dhe kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.”Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.
    Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.

  • Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipëris

    Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael: Mik i popullit hebre! Kreu i qeverisë: E marr në emër të Shqipëris

    Edi Rama dhe Isaac Herzog

    “Është një nder kaq i madh t’iu uroj mirëseardhje në rezidencën presidenciale dhe t’iu jap ju zoti kryeministër medaljen presidenciale të Nderit të Izraelit, i nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale, me vlera demorkatike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit. Kodi shqiptar i besës, ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Gjatë holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi, i dhanë krah hebrenjve, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit. Unë personalisht, u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë.”, theksoi presidenti, Isaac Herzog.
    “E kam vështirë të gjej fjalët, duke u përballur me një surprizë të tillë, nuk kam një fjalë këtu me vete, por disa pika diskutimi. Do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë. Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, popullit shqiptar, në emër të gjithë shqiptarëve myslimanë e krishterë që vendosën jetën në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë modern dhe e kthyen vendin tim, në të vetmin vend në Evropë e ë mbylli Luftën e dytë Botërore me më shumë hebrenj se sa në fillim të saj”, tha Rama.

  • Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Kodi shqiptar i besës ndihet këtu! Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë

    Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Kodi shqiptar i besës ndihet këtu! Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë

    Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen presidenciale, urdhri më i lartë civil i Izraelit.

    Ky çmim u akordohet personaliteve të rëndësishëm botëror në politikë, dhe në këtë rast vjen si nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, tolerancën fetare dhe etnike.
    Gjatë një konference të përbashkët për mediat, presidenti i vendit shprehu mirënjohje për popullin shqiptar dhe kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit hebre.
    “Nder i madh t’u uroj mirëseardhjen në rezidencën presidenciale dhe tu jap medalje presidenciale të nderit të Izraelit, urdhri më i lartë civil i Izraelit. Kjo medalje nderon ata si ju që kanë ndriçuar botën me udhëheqje të jashtëzakonshme, që kanë dëshmuar miqësinë e guximshme me popullin hebre.
    Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit mbrojtjes dhe integritet ndihet në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar, gjatë Holokaustit, shqiptarët ishin simbol nderi dhe kurajo që u dhanë strehë hebrenjve që arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës. Kjo thirrje integriteti e nderi e popullit tuaj gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj”, tha presidenti Isaac Herzog.
     
     

    Top Channel

  • Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik

    Tubimi në mbështetje të Marine Le Pen organizohet në Paris në një klimë tensioni politik

    Dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë, e djathta ekstreme organizon sot një tubim në Paris në mbështetje të lideres së saj Marine Le Pen, e cila u dënua me heqje të të drejtave politike, në një atmosferë të tensionuar me demonstrata që priten në kryeqytetin francez.

    Dënimi i rëndë i shkallës së parë të Le Pen në një rast shpërdorimi të fondeve evropiane dhe mundësia serioze që ajo nuk do të jetë në gjendje të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027, pasi gjykata e skualifikoi atë si kandidate për pesë vjet, kanë rritur tensionet në Francë.
    Gjykata e Apelit në Paris ka afat deri në verën e vitit 2026 për të vendosur për fatin e Le Pen, tre herë kandidate presidenciale e cila konsiderohet si favorit për vitin 2027.
    Kryeministri francez i qendrës, Francois Bairou i tha gazetës Le Parisien se nuk është “as e arsyeshme dhe as e dëshirueshme” të organizohet një tubim proteste kundër një vendimi gjyqësor.
    Nga ana e tij, krahu i djathtë Xavier Bertrand, president i këshillit rajonal të Au-de-France ku zgjidhet Le Pen, shprehu shqetësimin se tubimi i sotëm do të ishte “një përsëritje e keqe e Kapitolit”.
    Le Pen mbështetet edhe nga liderë nga jashtë. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij Jay Dee Vance kanë denoncuar një “gjueti shtrigash” të kryer nga liderët evropianë “të majtë”.

    Top Channel

  • Opsionet e Marine Le Pen pas dënimit, 4 SKENARËT e mundshëm

    Opsionet e Marine Le Pen pas dënimit, 4 SKENARËT e mundshëm

    Marine Le Pen

    FRANCË- Lëvizjet e Marine Le Pen nga një këndvështrim ligjor nuk janë të shumta. Asaj i duhet që të përballet me dënimin që i caktoi Gjykata franceze, edhe pse ka premtuar se vendimi do të apelohet. Këto janë procese që mund të zgjasin disa muaj apo dhe disa vite. Siç ka deklaruar Marine Le Pen, përmes avokatit të saj Rodolfo Basseloux, kjo çështje do të apelohet ndaj edhe drejtuesja e “National Rally” nuk do të vuajë menjëherë dënimin e caktuar për të qëndruar 2 vite me byzylyk elektronik në këmbë. 
    Praktikisht do të thotë se deri në një vendim të prerë, Le Pen konsiderohet e pafajshme. Gjykatat tani duhet të presin konfirmimin e dënimit nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit, përpara se të mund të zbatojnë dënimin me burg dhe gjobë.
    Por, ndalimi 5-vjeçar për të mbajur poste publike ende mbetet në fuqi. Praktikisht, kjo do të thotë se Le Pen nuk ka gjasa të jetë në gjendje të kandidojë për zgjedhje në pesë vitet e ardhshme. Por mund të vazhdojë dhe të mbajë postin e saj di deputete. 
    Katër skenarë për të ardhmen
    1. Apeli i Marine Le Pen nuk përfundon para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027 ose dëgjohet dhe refuzohet
    Në këtë rast, Jordan Bardella konsiderohet pasardhësi i saj. Thashethemet se mbesa e saj Marion Marechal po e kërcënon, konsiderohen si të pavërteta.
    2. Ankesa e Marine Le Pen dëgjohet në kohën e duhur dhe vendimi i shkallës së parë anulohet para zgjedhjeve të 2027
    Nuk ka shumë gjasa, duke pasur parasysh kohën që duhet zakonisht për të siguruar një gjyq apeli në Francë – por asgjë nuk mund të përjashtohet.
    3. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe emëron Marine Le Pen si kryeministren e tij
    Le Pen e dëshiron diçka të tillë dhe asgjë nuk do ta pengonte atë të merrte postin e kryeministres, duke përmbysur rolet e dyshes që ajo ka propozuar për 18 muajt e fundit.
    4. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të 2027, fal Le Pen dhe jep dorëheqjen në mënyrë që ajo të mund të kandidojë
    Por falja presidenciale mund të jepet vetëm kur një çështje të jetë vendosur përfundimisht. Edhe në këtë rast duhet vendimi i Apelit.
    Që Le Pen të mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në vitin 2027, është e nevojshme që gjykimi në Gjykatën e Apelit të bëhet para raundit të parë të zgjedhjeve dhe deri atëherë të merret vendimi. Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje të madhe me shumë të pandehur, shqyrtimi i çështjes nga Gjykata e Apelit do të zgjaste të paktën 18 muaj dhe do të rezultonte në një gjykim që do të zgjaste disa javë. Ndaj edhe duke folur për mediat franceze, disa avokatë dhe gjyqtarë e konsiderojnë si “të pamundur” që Marine Le Pen të jetë në gjendje të kandidojë në vitin 2027./ZËRI