Nga Eljanos Kasaj*
Varshavë(Warszawa), Poloni-Kandidati i partisë opozitare së krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi ( Prawo i Sprawiedliwość ) Karol Nawrocki ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale polake, duke fituar 50.89% të votave pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përpunoi të gjitha fletëvotimet, raportoi kanali televiziv polak Telewizja Polska World(TVP World) .
Rafal Trzaskowski, kandidat i Koalicionit Qytetar në pushtet dhe kryebashkiak i Varshavës, mori 49.11%.
Gjatë raundit të parë të votimeve, Trzaskowski doli i pari me 31.4% të votave, ndërsa Nawrocki u rendit i dyti me 29.5%, duke kaluar në raundin e dytë.Interesant qe dhe rezultatet e partive të vogla, ku kandidatët e krahut të djathtë, Sławomir Mentzen (Shpresa e Re/Nowa Nadzieja ) dhe Grzegorz Braun i Konfederatës monarkiste të Polonisë(Konfederacja Korony Polskiej) surprizuan sondazhet, duke fituar respektivisht 14.8% dhe 6.3%, duke u renditur në vendin e tretë dhe të katërt. Kandidati i qendrës Szymon Hołownia (Polska 2050 Szymona Hołowni-PL2050) dhe kandidatët e krahut të majtë të Magdalena Biejat (E majta/Lewica) dhe Adrian Zandberg (Partia së Bashku/Partia Razem) patën një performancë të dobët elektorale.
Karol Nawrocki kandidoi në një platformë ktistian-nacionaliste dhe kulturalo-konservatore dhe kundër koalicionit qeverisës së kryeministrit Donald Tusk.Platforma e Nawrocki-t bëri thirrje për ndërhyrje të rëndësishme të qeverisë në ekonomi, mbajtjen e lidhjeve të ngushta midis Kishës Katolike në Poloni dhe qeverisë polake, kriminalizimin e gjerë të abortit dhe kundërshtimin ndaj legalizimit të martesave të të njëjtit seks ose bashkimeve civile, duke përmendur etikën seksuale të Kishës Katolike dhe mbrojtjen e familjes tradicionale.
Oponenti i tij, Rafał Trzaskowski kandidoi me një platformë neo-liberale e cila synonte reforma për liberalizimin ekonomik, integrimin evropian, legalizimin e gjerë të abortit,futjen e bashkimeve civile të të njëjtit seks, dhe një autonomi më të madh për qeveritë lokale në vojvoda(województwa/provinca).
Mardhëniet me Bashkimin Evropian dhe antarësimi i Ukrainës në NATO qenë dy çështjet që bënë diferenën më të madhe midis dy kndidatëve,ku Tzraskowski mbështeste forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mbeshteste, ndërsa Nawrocki kundërshtonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe zgjerimin e mardhënieve me Bashkimin Evropian.Por të dyja platformat qenë pro-perëndimore dhe pro-NATO.
Përveç diferencave ideologjike të kandidatëve,në vëmendje ka qenë edhe polarizimi politik midis qyteteve dhe fashatit, Lindjes(Polonisë B) dhe Perëndimit(Polonisë A), gjeneratës së re dhe brezit të vjetër-të cilat sot, rreth 35 vite që prej tranzicionit demokratik të viteve 1988-1989, formëzojnë puzzel-in socialo-kultural të Polonisë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt në Poloni më 1 qershor dhe rezultati i tyre ishte më i afërti në historinë polake që nga rënia e Republikës Popullore Polake.Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha në faqen e tij të internetit se pjesëmarrja prej 71.63% ishte një rekord për zgjedhjet presidenciale në Poloni. Rekordi i mëparshëm i pjesëmarrjes në votime ishte 68.23% dhe u regjistrua në vitin 1995.
Duket se me ardhjen e qeshorit,nuk është vetëm stina e verës duke filluar,por dhe një kapitull i ri në skenën politike polake.
*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni
Tag: presidenciale
-

Zgjedhjet presidenciale polake: Një pikë kthese në skenën politike Evropiane
-

Konservatori Karol Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni
Kandidati i opozitës së djathtë populiste, Karol Nawrocki, i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka fituar zgjedhjet presidenciale të Polonisë, duke mposhtur rivalin e tij pro-evropian, Rafał Trzaskowski në një garë jashtëzakonisht të ngushtë.
Sipas rezultateve zyrtare, Nawrocki arriti të siguronte 50.89% të votave në balotazh, ndërsa Trzaskowski 49.11%.
Fitorja e Nawrockit është një goditje e madhe për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Donald Tusk dhe pritet të zgjasë bllokimin aktual politik në vend, si dhe të ndërlikojë pozicionin e vendit në Evropë.
Presidenti i ri i Polonisë do të ketë ndikim të rëndësishëm nëse qeveria qendrore e vendit mund të përmbushë axhendën e saj, duke pasur parasysh fuqinë presidenciale për të vënë veton në ligje.
Ky balotazh vjen pas një raundi të parë votimi me konkurrencë të fortë në maj, ku Trzaskowski fitoi pak mbi 31% dhe Nawrocki gati 30%, duke eliminuar 11 kandidatë të tjerë.
Nawrocki, një historian 42-vjeçar, u zgjodh nga partia Ligj dhe Drejtësi si pjesë e përpjekjes së saj për një fillim të ri.
Partia qeverisi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur humbi pushtetin ndaj një koalicioni qendror të udhëhequr nga Tusk. Disa vëzhgues politikë parashikuan se partia nuk do të rikthehej kurrë në pushtet dhe Nawrocki u zgjodh si një fytyrë e re që nuk do të digjej nga skandalet e tetë viteve të qeverisjes së partisë. -

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, nacionalisti Nawrotski del fitues
Kandidati nacionalist i opozitës polake, Karol Nawrocki , i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka fituar zgjedhjet presidenciale të Polonisë, duke mposhtur rivalin e tij pro-evropian, Rafał Trzaskowski, në një garë jashtëzakonisht të ngushtë.
Rezultatet zyrtare treguan se Nawrocki mori 50.89% të votave në balotazh, ndërsa Trzaskowski 49.11%.
Fitorja e Nawrockit është një goditje e madhe për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Donald Tusk dhe pritet të zgjasë bllokimin aktual politik në vend, si dhe të ndërlikojë pozicionin e vendit në Evropë.Rezultatet vijnë pas një kthese dramatike, duke qenë se sondazhi i parë i publikuar sugjeronte një fitore të ngushtë për Trzaskowski-n me 0.6%, duke e shtyrë atë të shpallte fitoren.
Megjithatë Nawrocki nuk e pranoi humbjen, duke u shprehur i bindur se do të fitonte kur të numëroheshin të gjitha votat.
“Ne do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë ”, tha ai. “Ne duhet të fitojmë sonte.”
Nawrocki, i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), pritet të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij, Presidentit Andrzej Duda, gjithashtu një aleat i partisë më të madhe të opozitës, duke përfshirë bllokimin e çdo përpjekjeje nga qeveria për të liberalizuar abortin ose për të reformuar gjyqësorin.
Në platformën e mediave sociale X, Duda falënderoi polakët që shkuan të votonin masivisht. Pjesëmarrja në votime ishte 71.31%, tha komisioni zgjedhor, një rekord për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“Faleminderit! Për pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale. Për përmbushjen e detyrës suaj qytetare. Për marrjen e përgjegjësisë për Poloninë. Urime fituesit! Stay strong Poloni!” shkroi Duda./vizionplus.tv -

Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Pse rezultati mund të ketë rëndësi për Ukrainën dhe Rusinë?
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale polake do të vëzhgohet nga afër nga Ukraina dhe Rusia.
Sot, populli polak ka votuar për të zgjedhur një udhëheqës të ri, me betejën që po zhvillohet ngushtë midis një kandidati pro-BE-së dhe një historiani konservator që ‘frymëzohet’ nga Donald Trump.
Kryetari i bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili është një kandidat liberal pro-BE-së, dhe rivali i tij, historiani Karol Nawrocki, bien dakord që Polonia duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë që filloi në shkurt 2022.
Por, ndërsa Trzaskowski e sheh anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO si çelës për sigurinë e Polonisë, kundërshtari i tij në zgjedhje tha së fundmi se nuk do ta ratifikonte atë si president, pasi kjo mund ta fusë aleancën në një luftë me Rusinë.
Në vend të kësaj, Nawrocki e ka pozicionuar veten si mbrojtës të vlerave tradicionale polake, skeptik ndaj BE-së dhe i lidhur me konservatorët amerikanë.
Mbështetësit e tij besojnë se Trzaskowski, me pikëpamjet e tij pro-BE-së, do t’ia dorëzonte kontrollin e çështjeve kyçe polake fuqive më të mëdha evropiane si Franca dhe Gjermania.Top Channel
-

VIDEO- Zgjedhjet presidenciale, polakët votojnë tek ambasada në Tiranë
Pamje nga votimet
TIRANË- Qytetarët me të drejtë vote kanë shkuar sot për të votuar për zgjedhjet presidenciale në Poloni. Të gjithë qytetarët polakë që jetojnë në Shqipëri i janë drejtuar ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit dhe pritet që të mbyllet në orën 21.00.
VOTIMET ME VIDEO:Në garë këto zgjedhje presidenciale janë janë kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskoëski (Rafaut Shaskovski), i mbështetur nga koalicioni qeverisës politikisht i larmishëm i Donald Tuskut, kundër historianit dhe ish-boksierit amator Karol Naërocki, i cili ka mbështetjen nga partia e së djathtës populiste “Ligj dhe Drejtësi”.
Në Poloni, presidenti ka një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Raundi i parë i zgjedhjeve u fitua nga kryebashkiaku pro-evropian i Varshavës, Rafał Trzaskoëski, por sërish nuk e fitoi dot shumicën. E vështirë duket edhe situata në këto zgjedhje, pasi sondazhet tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve këtë të dielë është shumë e ngushtë./ZËRI -

Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati i ekstremit të djathtë tërhiqet nga politika pasi pasardhësi i tij humbi garën
Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, Kalin Georgescu, i cili tronditi skenën politike të vendit, njoftoi tërheqjen e tij nga jeta politike, pas dështimit të pasardhësit të tij për të fituar presidencën.
Georgescu, 63 vjeç, habiti të gjithë më 24 nëntor, kur doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, një proces që më pas u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisë për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.
“Nga sot vendos të mbaj një qëndrim neutral, pa lidhje politike,” deklaroi Georgescu në një video të publikuar të hënën mbrëma në YouTube.
Georgescu, i njohur për retorikën e tij që i ngjante asaj të presidentit amerikan Donald Trump, kishte shfaqur qëndrime skeptike ndaj vaksinave, ishte kritik ndaj Bashkimit Europian dhe kundërshtonte ndihmën ndaj Ukrainës.
Përjashtimi i tij nga raundi i dytë i zgjedhjeve të majit kishte shkaktuar protesta në kryeqytetin Bukuresht, ku mbështetësit e tij e konsideruan vendimin si “grusht shteti”.
Pasardhësi i tij, George Simion, lider i partisë nacionaliste AUR (Aleanca për Unitetin e Rumunëve), u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve më 18 maj nga kryebashkiaku pro-evropian i Bukureshtit, Nicușor Dan.
Nëse do të fitonte, Simion kishte shpallur publikisht synimin për ta emëruar Georgescun si kryeministër të vendit. Megjithatë, planet politike të këtij të fundit ranë përfundimisht, ndërsa ai tani përballet me akuza penale.
Në fund të shkurtit, ndaj tij u ngritën akuza për deklarime të rreme në lidhje me financimin e fushatës elektorale, si dhe për nxitje të veprimeve antikushtetuese.
Georgescu i ka cilësuar akuzat si “trillime të një sistemi të korruptuar që ndodhet në panik”, duke shtuar se qëllimi i tyre është “të justifikohet vjedhja e zgjedhjeve”.
Ai pritet që ai të paraqitet në prokurori, ku do të merret në pyetje për një çështje të re penale, për promovimin e deklaratave të nacionalistit rumun të periudhës së ndërmjetme, Corneliu Zelea Codreanu, themeluesit të organizatës fashiste “Roja e Hekurt”. Veprimet e tij dyshohet se bien ndesh me ligjin rumun që ndalon përhapjen e propagandës fashiste.
-

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa
Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.
Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.
Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij.
Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”, është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.
Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.
Në kërkesën e tij për anulimin e zgjedhjeve, Simion kishte pretenduar se kishte “prova të pakundërshtueshme” që Franca, Moldavia dhe “aktorë të tjerë” kishin ndërhyrë në zgjedhje, por nuk i kishte paraqitur ato. Ai kishte pretenduar, po ashtu, se “njerëz të vdekur” kishin marrë pjesë në votim, duke kërkuar që zgjedhjet të anulohen mbi bazën e njëjtë të vendimit të vitit të kaluar nga gjykata.
Simion ka shfrytëzuar zemërimin për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe, pasi ka dalë i katërti në votimin e anuluar, është bërë bashkë me Georgescun, të cilit i ishte ndaluar në mars pjesëmarrja në përsëritjen e zgjedhjeve.
Në rundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale, më 4 maj, Simion fitoi bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, për të siguruar balotazhin.
Disa orë pas hapjes së votimit për rumunët jashtë vendit, të premten, Simion akuzoi qeverinë e Moldavisë fqinje për mashtrime në zgjedhje, që autoritetet moldaviane dhe rumune i kanë mohuar.
Ai pretendon se njerëzit janë transportuar ilegalisht në qendra votimi në Moldavi, duke ndikuar në 80.000 vota.
Më shumë se gjysma e moldavianëve kanë nënshtetësi rumune, dhe rreth 158.000 njerëz kanë votuar në vendvotime të hapura për balotazh në Moldavi./RELTop Channel
-

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar zgjedhjet presidenciale nga një kandidat ultranacionalist, i cili humbi bindshëm garën përballë kundërshtarit të tij pro Bashkimit Evropian, të dielën.
Pas shqyrtimeve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e ka refuzuar unanimisht kërkesën për anulim, të paraqitur të martën nga George Simion, në të cilën ai pretendoi se ndërhyrjet e huaja dhe manipulimi i koordinuar kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Gjykata ka thënë se vendimi i saj është përfundimtar, raporton AP.
Simion, udhëheqës 38-vjeçar i Aleancës për Unitetin e Rumunëve nga ekstremi i djathtë, kishte pranuar disfatën pas humbjes në balotazhin presidencial përballë kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, i cili siguroi 53.6 për qind të votave, apo mbi 829.000 vota më shumë se kundërshtari i tij.
Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, Simion ka thënë, në një postim në rrjetin social Facebook, se Kushtetuesja “ka vazhduar puçin!”.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë!”,është shprehur ai. “Ju bëj thirrje të qëndroni përkrah meje, sot dhe në javët e ardhshme!”, ka shkruar Simion.
Votimi i së dielës u mbajt disa muaj pasi e njëjta gjykatë i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e mëparshme, në të cilat kandidati pa përvojë i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, udhëhoqi në rundin e parë, pas akuzave për shkelje zgjedhore dhe për ndërhyrje ruse, të cilat Moska i ka mohuar.
Në kërkesën e tij për anulimin e zgjedhjeve, Simion kishte pretenduar se kishte “prova të pakundërshtueshme” që Franca, Moldavia dhe “aktorë të tjerë” kishin ndërhyrë në zgjedhje, por nuk i kishte paraqitur ato. Ai kishte pretenduar, po ashtu, se “njerëz të vdekur” kishin marrë pjesë në votim, duke kërkuar që zgjedhjet të anulohen mbi bazën e njëjtë të vendimit të vitit të kaluar nga gjykata.
Simion ka shfrytëzuar zemërimin për anulimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe, pasi ka dalë i katërti në votimin e anuluar, është bërë bashkë me Georgescun, të cilit i ishte ndaluar në mars pjesëmarrja në përsëritjen e zgjedhjeve.
Në rundin e parë të zgjedhjeve të përsëritura presidenciale, më 4 maj, Simion fitoi bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, për të siguruar balotazhin.
Disa orë pas hapjes së votimit për rumunët jashtë vendit, të premten, Simion akuzoi qeverinë e Moldavisë fqinje për mashtrime në zgjedhje, që autoritetet moldaviane dhe rumune i kanë mohuar.
Ai pretendon se njerëzit janë transportuar ilegalisht në qendra votimi në Moldavi, duke ndikuar në 80.000 vota.
Më shumë se gjysma e moldavianëve kanë nënshtetësi rumune, dhe rreth 158.000 njerëz kanë votuar në vendvotime të hapura për balotazh në Moldavi./REL -

Themeluesi i Telegramit akuzon Parisin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale rumune
Shërbimi francez i inteligjencës së jashtme (DGSE) “mohoi kategorikisht” akuzat e themeluesit të platformës së mesazheve Telegram, sipas të cilit Parisi u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje, të dielën, në Rumani.
DGSE sqaron se në vitet e fundit “ka qenë me të vërtetë në kontakt të drejtpërdrejtë me Pavel Durovin”, por mohon se i ka kërkuar atij të ndalojë disa mesazhe “konservatore”, siç pretendoi vetë biznesmeni rus përmes X.
Pavel Durov akuzoi kreun e agjencisë franceze të inteligjencës së jashtme DGSE, Nicolas Lerner, se i kishte kërkuar të ndalonte zërat konservatorë në Rumani para zgjedhjeve presidenciale të djeshme rumune, duke shtuar se ai e kishte refuzuar kërkesën.Wow https://t.co/WxJkL7JMSs
— Kekius Maximus (@elonmusk) May 18, 2025Durov, i cili ka lindur në Rusi, është nën mbikëqyrje gjyqësore në Francë, i mbyllur në hotelin luksoz parizien Crillon, pasi është akuzuar për krim të organizuar në Telegram.
Ai deklaroi se ishte Lerner, kreu i DGSE-së, ai që iu afrua.
“Këtë pranverë në Salon des Batailles (Salla e Betejave) të Hôtel de Crillon, Nicolas Lerner, kreu i shërbimit të inteligjencës franceze, më kërkoi të ndaloja zërat konservatorë në Rumani para zgjedhjeve. “Unë refuzova”, shkroi Durov vonë mbrëmë në X.
“Ne nuk i bllokuam njerëzit që protestonin në Rusi, Bjellorusi apo Iran. Nuk do ta fillojmë ta bëjmë këtë në Evropë.”
Kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicos Dan, fitoi zgjedhjet presidenciale të djeshme në Rumani kundër Gheorghe Simeon, një nacionalist i linjës së ashpër i cili kishte premtuar të ndiqte një rrugë të frymëzuar nga politikat e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Rezultati në Rumani ishte një lehtësim për politikëbërësit e qendrës në Bruksel, ku ekziston shqetësimi se zemërimi popullor kundër elitave për imigracionin dhe presioni nga kostoja e lartë e jetesës mund të rrisë mbështetjen për partitë e ekstremit të djathtë dhe të gërryejë unitetin në kontinent për sa i përket marrëdhënieve me Rusinë.
DGSE lëshoi një deklaratë duke thënë se zyrtarët e saj ishin takuar me Durov disa herë gjatë viteve “për t’i kujtuar atij në mënyrë strikte përgjegjësitë e kompanisë së tij në parandalimin e kërcënimeve terroriste dhe pornografisë së fëmijëve”.
Megjithatë, DGSE “mohon kategorikisht akuzat se në këto takime u bënë kërkesa për të mbyllur llogaritë që lidhen me çdo proces zgjedhor”.
Akuza e Durov u përsërit në X nga miliarderi amerikan Elon Musk, një nga disa figura të fuqishme të së djathtës amerikane i cili ka akuzuar vendet evropiane për shtypjen e zërave të ekstremit të djathtë. “Uau,” shkroi Musk.
Ministria e Jashtme franceze gjithashtu mohoi se ka ndodhur ndonjë ndërhyrje e tillë.Top Channel
-

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Ishin zgjedhje që u quajtën vendimtare për Rumaninë.
Tani dihet: Kandidati pro-evropian Dan e fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani me pothuajse 54 për qind të votave. Konkurrenti i tij, George Simion pranoi humbjen. “Dëshiroj të përgëzoj kundërshtarin tim, Nicusor Dan”, tha Simion në një video të postuar në Facebook. “Ai fitoi zgjedhjet dhe ky ishte vullneti i popullit rumun.” Simion mori rreth 46 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit, Dan, mori pothuajse 54 për qind të votave.
Që pas mbylljes së kutive të votimit në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën (18.05.) në Rumani po shenjohej fitorja e kandidatit pro-evropian, Nicusor Dan. Në mbrëmjen e së dielës pas numërimit të 95% të votave, kandidati rumun i qendrës dhe proevropiani, Nicusor Dan fitoi një epërsi me 53.7% të votave, përballë rivalit, radikalit të djathtë George Simion me 46.32%, sipas Komisionit Zgjedhor në Bukuresht. Dani, i cili deklaronte gjatë fushatës zgjedhore, se do të luftonte korrupsionin dhe do të mbante Rumaninë i vendosur në Evropë ishte në sondazhe kryesisht pas Simion, por sondazhet paszgjedhore nga dy institute votimi e kishin nxjerrë edhe Dan kryesues.
Simion fillimisht e shpalli veten fitues
Kandidati presidencial populist i krahut të djathtë radikal në Rumani, George Simion e shpalli veten fillimisht fitues para përfundimit të numërimit. Simion deklaroi, se sipas shifrave të tij ai kishte 400,000 vota përpara Dan.”Ne jemi qartë fitues të këtyre zgjedhjeve. Ne e pretendojmë këtë fitore në emër të popullit rumun”, tha Simion para kamerave televizive dhe para përkrahësve të tij. Para zgjedhjeve Simioni kishte ngritur akuza për mashtrim zgjedhor pa dhënë asnjë provë.
Qeveria rumune shprehet për ndërhyrje nga Rusia
Qeveria në Rumani u shpreh, se kishte zbuluar një fushatë disinformimi në zgjedhje me “indikacione të ndërhyrjes ruse”. “Gjatë zgjedhjeve në vazhdim në Rumani, ne po shohim edhe një herë shenja tipike të ndërhyrjes ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme rumune në X para mbylljes së qendrave të votimit. “Një fushatë e disinformimit viral në Telegram dhe platforma të tjera të mediave sociale synon të ndikojë në procesin zgjedhor”, shtoi ai./DWTop Channel