Tag: presidenca

  • Trump bisedë telefonike me Erdogan për Gazën

    Trump bisedë telefonike me Erdogan për Gazën

    Bota E Premte, 3 Tetor 2025 21:10
    Presidenti turk Tayyip Erdogan, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump. Erdogan i tha homologut të tij amerikan se Turqia mirëpret përpjekjet për të arritur paqen në Gaza, por se Izraeli duhet të ndalojë sulmet e tij që përpjekjet të jenë të suksesshme.
    Në një deklaratë, Presidenca turke tha se të dy kishin diskutuar lidhjet dypalëshe në telefonatën e kërkuar nga pala amerikane, duke shtuar se Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për të rritur bashkëpunimin e tyre, përkatësisht në industrinë e mbrojtjes.

    Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Gaza, tha presidenca, duke shtuar se Erdogan i tha Trump se Turqia po punonte shumë për të arritur paqen rajonale dhe mirëpriti iniciativat që synojnë këtë qëllim.

    “Erdogan theksoi se Turqia kishte rritur kontaktet e saj diplomatike për paqen, se do të vazhdonte të mbështeste vizionin e (Trump) për paqen globale dhe se ndërprerja e sulmeve të Izraelit është e rëndësishme për suksesin e iniciativave që synojnë arritjen e paqes në rajon”, tha Presidenca turke.

  • Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e preblmit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer.
    Postimi i Ndokës
    Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës.
    Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit.
    Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri.
    Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës.
    Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik

  • Dekreti i Begajt për Tiranën/ Revoltohet Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Dekreti i Begajt për Tiranën/ Revoltohet Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

    Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e problemit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer. 
    Postimi i Ndokës 
    Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës. 
    Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit. 
    Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri. 
    Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës. 
    Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik. 
     

  • Turqia përshëndet njohjen e Palestinës: “Hap historik për paqen dhe drejtësinë”

    Turqia përshëndet njohjen e Palestinës: “Hap historik për paqen dhe drejtësinë”

    Presidenca turke lëshoi ​​një deklaratë duke përshëndetur vendimet e Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
    “Ne i mirëpresim vendimet e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur Palestinën si shtet. Ky hap është një demonstrim i prekshëm i vullnetit për të mbështetur të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat universale njerëzore.
    Vendet që kundërshtojnë sulmet e Izraelit ndaj popullit të pafajshëm palestinez në Gaza dhe që e njohin Palestinën janë në anën e duhur të historisë. Ne besojmë se ky zhvillim do të inkurajojë vendet e tjera dhe do të kontribuojë që Palestina të fitojë statusin që meriton në skenën ndërkombëtare.
    Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndjekë këtë hap historik drejt vendosjes së paqes dhe drejtësisë. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim krijimin e një shteti të pavarur”, tha presidenca turke në një deklaratë.

  • Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapen edhe 4 kapituj të tjerë negociatash.
    “Tjetër lajm i mirë – Shqipëria nuk ndaletTe martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE“-shkruan Rama.

  • “Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    “Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

    Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapen edhe 4 kapituj të tjerë negociatash.

    “TJETËR LAJM I MIRË – Shqipëria nuk ndaletTe martën, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë negociatash, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 mujor – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE“-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Presidenca: Begaj dekretoi vetëm Ramën si Kryeministër, asnjë ministër

    Presidenca: Begaj dekretoi vetëm Ramën si Kryeministër, asnjë ministër

    Presidenca ka reaguar në lidhje me dekretimin e Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili ka dhe përgjegjësinë për të ngritur Ministrinë IA.
    Në një reagim për mediat, Presidenca sqaron se Bajram Begaj nuk ka dekretuar asnjë ministër sot, përveç Kryeministrit Edi Rama.
    Në Dekretin për Ramën, në nenin 2, sqarohet edhe që Kryeministri do të ushtrojë edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrisë Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.
    Ndërkohë, sqaron Presidenca, ministrat e qeverisë do të betohen ditë të tjerë.
    Reagimi i Presidencës:
    Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme.
    Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.
    Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje.
    Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim.
    Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene.

  • Si do bëhet dekretimi i ministrit virtual, Presidenca sqaron procedurën

    Si do bëhet dekretimi i ministrit virtual, Presidenca sqaron procedurën

    Presidenca ka dhënë një përgjigje lidhur me kuadrin ligjor mbi të cilin do të bëhet dekretimi i ministrit virtual Diella, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblesë së PS.
    Në përgjigje të interesit të mediave, Presidenca sqaron se Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhjet e 11 majit, PS.
    “Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.
    Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

  • Presidenca, e konsideron “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit: Është jetik për stabilitetin e qytetarëve

    Presidenca, e konsideron “urgjencë shtetërore” konstituimin e Kuvendit: Është jetik për stabilitetin e qytetarëve

    Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
    “Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, thuhet nga Presidenca.
    Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00. Kjo seancë vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.