Tag: presidenca

  • Zelensky merr planin e SHBA-së për ti dhënë fund luftës: Do ta diskutoj me Trumpin. Zyrtarët ukrainas: Propozim absurd

    Zelensky merr planin e SHBA-së për ti dhënë fund luftës: Do ta diskutoj me Trumpin. Zyrtarët ukrainas: Propozim absurd

    Ukraina njoftoi sot se ka marrë një “draft plan” nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe siguroi gatishmërinë e saj për të punuar “në mënyrë konstruktive” me Uashingtonin për këtë çështje.

    “Presidenti ukrainas ka marrë zyrtarisht një draft plan nga Shtetet e Bashkuara, i cili, sipas vlerësimit të SHBA-së, mund të rigjallërojë diplomacinë”, deklaroi presidenca në Telegram, duke shtuar se Volodymyr Zelensky synon ta diskutojë atë “në ditët në vijim” me homologun e tij amerikan Donald Trump.
    “Zelensky do të flasë me Trumpin në ditët në vijim.”
    Kievi ka marrë planin amerikan për paqen në Ukrainë dhe Presidenti Volodymyr Zelensky planifikon ta diskutojë atë me Presidentin amerikan Donald Trump në ditët në vijim. “Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive” mbi planin e paqes, deklaron presidenca ukrainase. Presidenti ukrainas, sipas një deklarate nga presidenca, “përcaktoi parimet themelore që janë të rëndësishme për popullin tonë dhe pas takimit të sotëm, ne ramë dakord të punojmë mbi pikat e planit për të siguruar një fund dinjitoz të luftës”. “Që nga sekondat e para të pushtimit rus, Ukraina ka kërkuar paqe dhe ne mbështesim të gjitha propozimet kuptimplote që mund të sjellin paqen e vërtetë më afër. Ukraina ka mbështetur propozimet e Presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti për t’i dhënë fund gjakderdhjes”. Presidenca ukrainase deklaron se është e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët në Evropë dhe në mbarë botën për të arritur paqen.
    “Plani SHBA-Rusi është absurd dhe i papranueshëm”, thonë disa zyrtarë të Kievit.
    Propozimi SHBA-Rusi është “absurd” dhe i papranueshëm, thanë zyrtarë të lartë të Kievit, duke shtuar se plani, i hartuar gjoja nga Dmitriev, një aleat i ngushtë i Putinit, dhe i dërguari special i Trump, Witkoff, është një “provokim” për të “çorientuar” aleatët e Ukrainës. Raporton The Guardian. “Nuk ka shenja se Kremlini është gati për negociata serioze. Putini dëshiron të blejë kohë për të shmangur sanksionet e SHBA-së”, tha Oleksandr Merezhko, kryetar i komitetit parlamentar të politikës së jashtme. Zëvendësministri i Jashtëm Sergiy Kyslytsya e quajti iniciativën jorealiste.

    Top Channel

  • Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Presidenca kërkoi që “Veliaj” ta shqyrtojë ‘Administrativja”, GJK rrëzon kërkesën

    Trupa gjykuese e Kushtetueses në seancën e Veliaj u kthye sërish për të dhënë vendimin pas kërkesës së Presidencës që çështja e shkarkimit të Veliajt nuk ishte kompetencë e kësaj gjykate.
    Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se kjo kërkesë nuk merret parasysh në këtë fazë të procesit.
    Lexo edhe:
    Rasti “Veliaj”/ Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, argumentat e palëve

  • Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca: Dekreti nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja! Mbrojtja e Veliajt: Kompetencë e juaja 

    Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Presidenca: Dekreti nuk mund të shqyrtohet nga Kushtetuesja! Mbrojtja e Veliajt: Kompetencë e juaja 

    Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për shkarkimin e Erion Veliajt. Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra që të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se nuk është kompetencë e saj. I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa, mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese. 
    “Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.
    “I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave”, tha Mbrojtja e Veliajt.  Trupa Gjykuese është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e Presidencës.  
     

  • Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

    Begaj i kërkoi Kushtetueses të rrëzojë kërkesën e Veliajt, Artan Fuga: A e dinë në Presidencë se Gjykata nuk varet nga kreu i Shtetit që nga koha e Haxhi Lleshit?

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale pas lajmit se Presidenca i ka dërguar një shkresë Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar të shpallë moskompetencën për çështjen “Veliaj” dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në Tiranë.

    Në një postim ironik e kritik në Facebook, Fuga e cilëson këtë veprim si një presion të paprecedentë ndaj drejtësisë dhe një cenim të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur situatën “të pabesueshme” dhe “kundër logjikës kushtetuese”.
    “Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!
    Të shpëtojë kush të mundet!
    Lexova në media se institucioni i Presidencës që drejtohet nga z. Bajram Begaj i paska shkruar një letër gjykatës kushtetuese ku i kërkon të shpallin moskompetencën e gjykimit të çështjes Veliaj dhe të caktohet data e zgjedhjeve për Tiranën.
    Pickova kokën se mos isha në ëndërr!
    A e dinë në Presidencë se Gjykata Kushtetuese është pushtet më vete që nuk varet nga presidenti që nga koha e të ndjerit Haxhi Lleshi!
    Seç mu kujtua edhe Haxhi Qamili!
    Si mund t’i drejtohet presidenca me letër urdhëruese gjykatës kushtetuese.
    Unë e di që gjykata kushtetuese gjykon edhe presidentin, jo presidenti t’i japë rekomandime gjykatës kushtetuese!
    Apo jo o qytetarë të nderuar!
    Nuk parashikohet besoj që presidenti të hedhi në gjyq gjykatën kushtetuese për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe pastaj gjykata kushtetuese të gjykojë gjykatën kushtetuese!
    Më falni po kjo letër a nuk është një presion ndaj drejtësisë nga ana e presidencës? A nuk është një intimidim ndaj gjykatësve që ndëshkohet me ligj?
    Unë them po!
    Dhe pastaj thuhet se do të mbrohen gjykatësit! Ata sulmohen në mes të ditës me shkresë!
    A e kupton z. President që sekretarja e tij e përgjithshme duke vepruar ndoshta pa dijeninë e tij, ndoshta – them – ka hedhur në erë kushtetutën? A e kupton se pas krahëve të tij, ndoshta them, tani çdo vendim i gjykatës do të shihet me mosbesim? Sikur gjykata të vendosi ta shpallë veten jokompetente do të thuhet se zbatoi urdhërin e presidencës!
    E kupton se ka hedhur në erë besimin te gjykata! Dhe vetë lirinë e gjykatës për ta gjykuar çështjen!
    Uroj që media që e ka botuar këtë lajm të mos jetë e mirëinformuar ose t’ja fusi kot!
    Por, vërtet si qytetar jam krejt i habitur!
    Sa të ligj këta të medias, gënjejnë ditën për diell, se nuk ka mundësi që presidenca ta ketë bërë një budallik të tillë! Nuk e besoj kurrë.
    Atje ka juristë të zotë!”, shkruan akademiku Artan Fuga.
     

    Top Channel

  • Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Kreu i grupit të PD i përgjigjet Begajt, nxjerr dokumentet: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

    Pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj për kërkesën e PD-së që kërkon shkarkimin e tij, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

    Bardhi ka publikuar dokumentet, ku pretendon se e djali i presidentit Bajram Begaj, paguhet 30 mijë euro në vit nga kompania ku sigurohet Presidenca.
    “Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë! Çfarë e pengoi Presidentin të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!
    Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.
    Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit”-thuhet në reagimin e Bardhit.

    Top Channel

  • Reagimi i Presidentit pas kërkesës së PD-së për shkarkimin/ Bardhi publikon dokumentet e bujshme: I biri merr 30 mijë..

    Reagimi i Presidentit pas kërkesës së PD-së për shkarkimin/ Bardhi publikon dokumentet e bujshme: I biri merr 30 mijë..

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së shpërndarë nga Presidenca, mbi kërkesën e grupit të PD për shkarkimin e kreut të shtetit.
    Reagimi i plotë:
    Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit.

  • Begaj mohoi akuzat e PD/ Bardhi publikon dokumentin: I biri merr 30 mijë euro në vit…

    Begaj mohoi akuzat e PD/ Bardhi publikon dokumentin: I biri merr 30 mijë euro në vit…

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së shpërndarë nga Presidenca, mbi kërkesën e grupit të PD për shkarkimin e kreut të shtetit.
    Reagimi i plotë: 
    Si gjithmonë, Bajram Begaj foli, por nuk tha asgjë!Çfarë e pengoi “Doktorin e Mrekullive”, njëherazi Presidenti, të pohojë se djali i tij paguhet pa qenë fare në Shqipëri nga kompania me të cilën Presidenca ka kontratë për të gjitha prokurimet e institucionit? Sado që të shmanget e të përdridhet Presidenti i çnderuar, përgjigja është vetëm një: Korrupsioni dhe përfitimi i paligjshëm i Presidentit!Fotot më poshtë janë marrë nga dokumente zyrtare të deklarimit të pasurive dhe nga Thesari i Shtetit. Një shpjegim i shkurtër i tyre: I biri i Presidentit jeton në Gjermani, ku paguhet nga një spital si mjek. Por, 6 muaj pas emërimit të babait president, paguhet edhe në Shqipëri nga kompania e sigurimeve, me të cilën ka kontratë prokurimi presidenca. Pagesa është 30 mijë euro në vit.Ky është vetëm një nga rastet skandaloze për të cilat kemi kërkuar shkarkimin e Presidentit të çnderuar Bajram Begaj. Ka edhe të tjera. Prandaj, Kuvendi nuk mund të mbyllë sytë përpara korrupsionit, që nis nga maja e shtetit.

  • Trazira në Madagaskar/ Presidenca paralajmëron përpjekje për grusht shteti pas bashkimit të ushtarëve me protestuesit

    Trazira në Madagaskar/ Presidenca paralajmëron përpjekje për grusht shteti pas bashkimit të ushtarëve me protestuesit

    Presidenca e Madagaskarit  ka njoftuar të dielën se disa persona po përpiqen ta marrin pushtetin me forcë dhe në mënyrë të paligjshme.

    Kjo ndodhi një ditë pasi disa ushtarë iu bashkuan një lëvizjeje proteste që ka filluar më 25 shtator, raporton Reuters.

    Protestat po udhëhiqen nga të rinjtë dhe janë sfida më e madhe për presidentin Andry Rajoelina që kur ai u rizgjodh në vitin 2023. Disa nga këta ushtarë janë nga njësia speciale CAPSAT.

    Kjo njësi ndihmoi Rajoelinën ta merrte pushtetin me forcë në vitin 2009, mirëpo tani ata po u thonë ushtarëve të tjerë të mos ndjekin më urdhrat dhe të bashkohen me protestuesit.

    Protestat në Madagaskar, të frymëzuara nga lëvizja “Gjenerata Z” në Kenia dhe Nepal, filluan për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike.

    Por tani ato janë përshkallëzuar. Protestuesit kërkojnë që presidenti Rajoelina të japë dorëheqje dhe të kërkojë falje për dhunën ndaj protestuesve. 

  • Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon për herë të parë Presidenca

    Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon për herë të parë Presidenca

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025.
    Pas publikimit të vendimit, Presidenca ka reaguar zyrtarisht në njoftim për shtyp, duke deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se mbetet në pritje të shqyrtimit përfundimtar të çështjes.
    “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thotë Presidenca.

     /vizionplus.tv

  • Pas deklarimeve të Vuçiç për “përgatitjet për luftë”, reagon Presidenca e Kosovës

    Pas deklarimeve të Vuçiç për “përgatitjet për luftë”, reagon Presidenca e Kosovës

    Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklarimeve të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
    Presidenti serb tha se “të gjithë po përgatiten për luftë.
    Në një shkrim në rrjetin social “X”, Presidenca e Kosovës thotë se “thirrjet e pamatura të Vuçiçit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit”.
    “Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, Vuçiç po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiç dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të panumërta të pafajshme”, thuhet në regimin e Presidencës.
    Institucioni më i lartë shtetëror e ka kujtuar të kaluarën e Serbisë dhe e krahason Vuçiçin me Sllobodan. Millosheviçin, duke përmendur luftërat në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe luftën në Kosovë.
    “Tani, Vuçiq duket se beson se mund ta ringjallë të njëjtën formulë helmuese: nxitjen e konfliktit, bixhozin me jetë dhe bastin se gjakderdhja do ta ruajë sundimin e tij. Por historia është e qartë dhe e pamëshirshme. Millosheviqi dështoi – dhe kështu do të bëjë edhe Vuçiç”, shton tutje presidenca.
    Në këndvështrimin e Presidencës së Kosovës thuhet në vazhdim se “lufta nuk është një mjet lidershipi”.
    “Nga ana tjetër, Kosova ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, përfundon reagimi.