Federata e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.
Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Qendra Sportive” -Preshevë, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare.
Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.
Në fazën finale të turneut do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.
Tag: preshevës
-

FSHF mbështet turneun e futbollit në Luginën e Preshevës
-

Shqiptarët në Luginën e Preshevës: të diskriminuar, të harruar dhe të dëshpëruar
Represion burokratik i Beogradit, spastrim i heshtur etnik, papunësi dhe përçarje: gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është mjaft e rëndë. Strategji afatgjatë për t’i ndihmuar këta njerëz nuk kanë as Prishtina, as Tirana. Është koha e fundit që kjo të ndryshojë, sepse po vazhdoi kjo situatë, ky rajon historikisht i banuar me shqiptarë mund të zbrazet dalëngadalë. – Një reportazh nga Bujanoci dhe Presheva.
Nga Enver Robelli, KOHA DITORE
1. KUFIRI
Në Ballkan shpesh simbolet janë më të rëndësishme se përmbajtja. Kufiri me pikat e kontrollit është një simbol i tillë – ai ekziston jo për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, por për t’ua rënduar atë edhe më shumë. Kjo shihet herët në mëngjes, në një ditë korriku, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Konçul.
Nga ana e Serbisë tashmë është krijuar një kolonë e gjatë. Vetura me targa të Bujanocit, Vranjës, të rajonit të Anamoravës së Kosovës, kamionë me targa të Kosovës, të Zvicrës e madje edhe të Republikës së Shqipërisë, të ngarkuar me vetura me targa zvicerane, pastaj vetura me targa gjermane, austriake, zvicerane, franceze etj. – të gjithë presin për të kaluar kontrollin kufitar.
Nuk është sekret se policët kufitarë dhe doganierët në Ballkan nuk i përkasin kategorisë së zyrtarëve që punojnë shpejt dhe me efikasitet. Disa shoferë veturash tejkalojnë kamionët, të cilët duhet të presin edhe më gjatë për procedura doganore, dhe rrëmuja në pikën kufitare të Konçulit bëhet edhe më e madhe, sepse kësisoj u bllokohet rruga atyre që e kanë ndërmend të udhëtojnë në Bujanoc, Preshevë apo gjetiu.
Për shkak të pritjeve të gjata në kufi, por edhe infrastrukturës pothuaj mesjetare në Anamoravë, udhëtimi me veturë nga Bujanoci në Prishtinë (apo anasjelltas) lehtë mund të zgjasë deri në 3 orë (rreth 95 kilometra), ndërsa nga Bujanoci në Nish (gati 140 kilometra) maksimum 1 orë e 20 minuta. Infrastruktura rrugore në Serbinë jugore është pakrahasueshëm më e mirë se ajo në Anamoravën e Kosovës.
Prej vitesh pranë Bujanocit kalon autostrada e re moderne, e cila vazhdon nëpër Qafën e Gërdelicës drejt Nishit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vërtet është popullist, por me disa rezultate në punë, ndërsa rajoni i Anamoravës së Kosovës që nga paslufta ka nxjerrë në sipërfaqe kryesisht politikanë pallavraxhinj, të cilët nuk kanë arritur të shtyjnë përpara asnjë projekt të madh infrastukturor për këtë pjesë të Kosovës. Për partitë e mëdha kosovare Gjilani me rrethinë është vetëm një rezervoar votash.
2. IDILI QË MASHTRON
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë lidhje të ngushta familjare, ekonomike, sociale dhe historike me Anamoravën. Në Nish shkojnë për ndonjë hall shëndetësor ose për të marrë ndonjë familjar në aeroportin e atjeshëm (gjë që nuk ndodh aq shpesh, sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës më shumë fluturojnë nëpërmjet aeroportit të Shkupit dhe Prishtinës).
Në shikim të parë Bujanoci është një qytet i qetë, sidomos në mëngjes. I vendosur në një rrafshinë të bukur, është vend ideal për të lëvizur me biçikletë. Dhe këtë e bëjnë banorët e Bujanocit me pasion – shqiptarë dhe serbë. Blejnë bukë në furrë (e cila si çdokund në Ballkan kërkon punëtorë), ndalen te një shitëse perimesh pranë rrugës, bëjnë pak muhabet se cilët speca janë më djegës, trokasin në lëkurën e shalqinjve për të testuar cilësinë e tyre (një metodë a bestytni që i bashkon madje edhe serbët e shqiptarët) dhe të ngarkuar me pazarin e ditës kthehen në shtëpi me biçikletë.
Por ky idil të mashtron. Nën sipërfaqe pakënaqësia e shqiptarëve në Bujanoc është e madhe. Ata janë shumicë (62 për qind), edhe kryetari i komunës është shqiptar, edhe shumica e këshilltarëve komunalë. Por pushtetin real në shumë fusha të rëndësishme e mban pakica serbe (me 26 për qind). 9 për qind të banorëve janë romë. Të dhënat që i prezantojnë Shaip Kamberi, i cili është deputet në Kuvendin e Serbisë, dhe Ragmi Mustafi, i cili ka drejtuar Këshillin Kombëtar Shqiptar, një organ që përfaqëson pakicën shqiptare në Serbi, janë dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar përmasën e diskriminimit të shqiptarëve.
Nga t’ia fillojmë? -, e pyes Shaip Kamberin në një kafeteri në qendër të Bujanocit.
Nga t’ia fillojmë? -, kundërpyet ai me një ironi që buron nga dëshpërimi.
3. SPASTRIM ETNIK PA PUSHKË
Një histori brutale e represionit burokratik është mosnjohja nga Serbia e diplomave universitare të lëshuara në Kosovë. Sipas Shaip Kamberit ekzistojnë së paku 4 marrëveshje që rregullojnë këtë çështje: marrëveshja e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja e Washingtonit, marrëveshja e Ohrit dhe një udhëzim administrativ i qeverisë së Serbisë. Në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkrua në fund të vitit 2022 edhe një marrëveshje për pranimin e diplomave universitare mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Një sukses i jashtëzakonshëm”, tha atëbotë kancelari gjerman Olaf Scholz. Si duket ky sukses?
Një vajzë nga Presheva, e cila ka sudiuar drejtësi në Prishtinë, përfshirë edhe masterin, është e detyruar të qëndrojë në shtëpi, sepse Beogradi nuk i pranon ende diplomat e Kosovës. Mund të merret me mend çfarë dëshpërimi shkakton një trajtim i tillë skandaloz i një profesionisteje që nuk mund të punësohet, nuk mund të japë kontributin e saj për shoqërinë, nuk mund të sigurojë ekzistencën e vet duke u pavarësuar nga familja dhe nesër mund edhe të emigrojë nga Presheva apo Bujanoci.
Politikanët mund të nënshkruajnë lloj-lloj marrëveshjesh para krerëve të Bashkimit Europian, por nëse ato nuk zbatohen, gjithçka përfundon në një komedi me pasoja të rënda për jetën e njerëzve. Një pjesë e madhe e shqiptarëve që janë të punësuar në administratat komunale në Bujanoc apo Preshevë, po arrijnë moshën e pensionimit. Ekziston rreziku që në vend të tyre të punësohen edhe më shumë serbë, sepse shqiptarët me diploma të Kosovës refuzohen. Spastrimi etnik nuk bëhet vetëm me pushkë, ka edhe metoda të tjera, burokratike, njërën ndër to po e praktikon Serbia në Luginën e Preshevës.
4. SHIFRAT E DISKRIMINIMIT
Këshilli Kombëtar Shqiptar ndan 765 bursa për studentë e studente nga Lugina e Preshevës. Prej tyre 405 studiojnë në Kosovë. Meqë ata s’kanë perspektivë në vendlindjen e tyre, gjasat janë të mëdha që të mos kthehen fare dhe të gjenden disi në Kosovë apo të vazhdojnë jetën si të papunë në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë. Deri në vitin 2003 Serbia nuk i ka pranuar fare diplomat e institucioneve të larta arsimore të Kosovës, mes viteve 2003-2008 i ka pranuar (me vulë të UNMIK-ut), nga viti 2008, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk i ka pranuar më për shkak të simboleve shtetërore kosovare në dokumente.
Shaip Kamberi tregon se në shkurt të vitit të kaluar erdhi për vizitë në Bujanoc ambasadori i atëhershëm amerikan në Beograd, Christopher Hill. “Ai na tha se po sillte një lajm të mirë: së shpejti Serbia do të pranonte diplomat”. Edhe ky ishte një premtim bosh. Në një intervistë për portalin në gjuhën serbe dhe shqipe “Bujanovačke”, Hill tha se “vendet e rajonit frikësohen nga dominimi i Serbisë, por paranoja nuk bazohet në fakte”. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për kurrfarë paranoje, por faktet tregojnë se nga Bosnjë-Hercegovina e Mali i Zi deri në Kosovë roli i Beogradit mund të përshkruhet me dy fjalë: sabotazh dhe destabilizim.
Në Bujanoc e gjetiu në Luginën e Preshevës flasin shifrat. Ndonëse komunë me shumicë shqiptare, drejtori i policisë është serb. Nga 13 gjykatës, vetëm 4 janë shqiptarë. Prokurorë dhe zëvendësprokurorë shqiptarë nuk ka fare, sipas një tabele të përpiluar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Prej 222 policëve në komunën e Bujanocit, vetëm 80 janë shqiptarë. Në Preshevë, një komunë me 95 për qind shumicë shqiptare, raporti është kështu: 125 policë janë të etnisë shqiptare, 248 serbë. Vetëm një shembull nga Kosova: në asnjë komunë me shumicë serbe, komandanti nuk mund të jetë pjesëtar i shumicës shqiptare. Ministria e Brendshme në Prishtinë propozon tre kandidatë të nacionalitetit serb dhe njërin prej tyre e zgjedh komuna. Shqiptari s’mund të bëhet koomandant i policisë në Graçanicë, ndërsa serbi mund të komandojë policinë në qytetin me shumicë shqiptare si Bujanoci.
5. PASOJAT E PASIVIZIMIT
Një shqetësim tjetër i madh për banorët e Luginës së Preshevës është i ashtuquajturi pasivizim i adresave, i cili nga autoritetet serbe aplikohet nëse konstatohet se qytetari apo qytetarja nuk banon në adresën ku ka lajmëruar vendbanimin. Dihet botërisht se për shkak të mungesës së perspektivës, një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës jetojnë në Perëndim, ndërsa pas vitit 1999 mijëra sosh janë shpërngulur në Kosovë, por ata kanë lënë pas pronat e tyre dhe atje kthehen shpesh për të kaluar një pjesë të kohës. Se çfarë domethënë pasivizimi, e shpjegon webfaqja pasivizimi.com. Aty bëhet me dije se nëpërmjet pasivizimit qytetari humb vendbanimin (adresën) në Republikën e Serbisë, humb të drejtat civile, humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën, humb të drejtën e patent shoferit, humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humb të drejtën të blejë ose të shes pronë, humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë. Me një fjalë: humb gati çdo gjë, përveç shtetësisë së Serbisë. Më konkretisht: një 75-vjeçar, i cili ka punuar 30 vjet profesor i gjimnazit në Preshevë dhe tani jeton, ta zëmë, në Fushë Kosovë, nuk mund të marrë as pension, as të gëzojë trajtim në sistemin shëndetësor të Republikës së Serbisë. Ndonëse gjatë gjithë jetës së tij profesionale ka paguar kontribute në fondet përkatëse të shtetit serb.
6. FLAMUJ DHE EMOCIONE
Probleme të tjera?
Sa të duash!
Sapo hyn nga Kosova në territorin e Serbisë nëpërmjet pikës kufitare në Konçul, fshati i parë me po këtë toponim është i mbuluar me flamuj shqiptarë. Në çdo shtëpi një flamur. Kjo është një lloj proteste kundër pushtetit serb, i cili nuk e pranon flamurin kombëtar shqiptar si simbol të pakicës shqiptare në Serbi. Kjo është padrejtësi. Por punët e Ballkanit janë të ngatërruara. Flamuri kombëtar shqiptar është edhe simbol i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjeve serbe, pakicat nuk mund të përdorin flamurin e një shteti tjetër. Pakica hungareze në Serbi, për shembull, nuk e përdor flamurin e Hungarisë, por një flamur pak më ndryshe, ndonëse me ngjyrat e bajrakut nacional hungarez. A do të ishte rrugëdalje nëse pakica shqiptare në Luginë të Preshevës të zgjidhte si simbol të saj flamurin me shqiponjë dykrenare me përkrenaren e Skënderbeut?
Përplasje e polemika për flamuj e simbole të tjera kemi dëgjuar e parë mjaft në Kosovë. Para shumë viteve, kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quante Vetëvendosjen pasuri kombëtare, sepse i duhej për ta ngacmuar Hashim Thaçin, deputetët e Vetëvendosjes nuk patën hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës për të dëgjuar himnin e Kosovës me të cilin nisi një mbledhje solemne. Kur përfundoi intonimi i himnit, deputetët e VV-së u futën në sallë për të dëgjuar idhullin e tyre popullist Edi Rama. Dhe secili prej tyre mbante një flamur të vogël kombëtar para vetes. Në një fushatë elektorale një kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës premtoi se sapo të vijë në pushtet, do ta zëvendësojë flamurin e Kosovës me flamurin që në vitet 1990-të e pati prezantuar Ibrahim Rugova. Edhe kjo ishte një përrallë tjetër. Më 2013 deputetët e LDK-së dolën nga salla e parlamentit të Kosovës në shenjë proteste kundër fjalimit të “komunistit Edi Rama”, i cili ia doli që të përmend kë e kë si meritor për pavarësinë e Kosovës, vetëm Ibrahim Rugovën e injoroi totalisht. Para një viti udhëheqja e LDK-së e ftoi pikërisht Edi Ramën si folës në një “konferencë ndërkombëtare” për Rugovën. Më 2021 Albin Kurti marshoi nëpër Lezhë me rastin e 557-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës në përpjekjen e tij për t’u shfaqur si lider i shqiptarëve në Ballkan – atëherë bashkë me të ishte edhe Ziadin Sela nga Maqedonia e Veriut. Tani ai nuk është më aleat me Kurtin. Paradat populliste në viset shqiptare fillojnë me bujë, mbarojnë me farsë. Më 2018 hyri triumfalisht në Kuvendin e Kosovës Edi Rama dhe propozoi jo më pak se president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. Kush e ka marrë seriozisht atëherë, shpresoj ta mbajë kokën në zall edhe në vitin 2025. Për të kuptuar konsistencën e politikanëve shqiptarë mjafton të kujtohet se më 2014 Edi Rama ia tha në sy kryeministrit të atëhershëm serb Aleksandar Vuçiq se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por më 2023, gati 10 vjet më vonë, Rama – kokë më vete – shkroi një “statut” për bashkësinë e komunave serbe të Kosovës dhe këtë propozim ia nisi presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Ndonëse sa i përkët marrëzive, politikanët e Kosovës nuk ia lëshojnë udhën atyre të Tiranës, ende nuk është parë ndonjë politikan i Prishtinës duke i dorëzuar kryeministrit në Athinë një propozim mbi autonominë e bashkësisë së “komunave greke” në Himarë e rrethinë me kryetar Dionysios Alfred Beleris.
7. BETEJA E BAJRAKTARËVE
Rivaliteti popullist mes bajraktarëve të Prishtinës dhe Tiranës po vërehet jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Luginën e Preshevës. Disa janë me Albin Kurtin, disa me Edi Ramën. Aktualisht ndikimi i Kurtit në Luginën e Preshevës është më i madh edhe për shkak se qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare për të përkrahur popullsinë shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Serbi më 2022 numëron 61’687 banorë shqiptarë – afërsisht sa një a dy lagje të Prishtinës. Sa më shumë që bie numri i shqiptarëve në këtë rajon, aq më shumë rritet numri i partive: aktualisht janë 8.
Kush kalon një ditë me biseda intensive në rajonin e Luginës së Preshevës, në mbrëmje kthehet në Prishtinë me përshtypjen se popullsia e atjeshme, përfshirë edhe liderët politikë, ka rënë në një depresion kolektiv. Dëshpërimi është i madh për shkak se gjendja e shqiptarëve në këtë rajon nuk është përmirësuar. Përkundrazi: po keqësohet dita-ditës. Qeveria e Tiranës përveç retorikës dhe ndonjë përkrahjeje simbolike, nuk ofron asgjë për pakicën shqiptare në Serbi. Qeveria në Prishtinë orë e çast përmend përkrahjen financiare për Luginën e Preshevës. Por disa probleme nuk zgjidhen vetëm me para.
Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është mjaft e rëndë. Strategji për t’i ndihmuar këta njerëz nuk kanë as Prishtina, as Tirana. Është koha e fundit që kjo të ndryshojë. Po vazhdoi kjo situatë, ky rajon historikisht i banuar me shqiptarë mund të zbrazet dalëngadalë.
8. IMAMI ME DEKORATË
Ndërkohë në skenë po dalin akterë të tjerë politiko-fetarë. Njëri nga ta është një imam i quajtur Nexhmedin Saqipi, i cili në vitin 2023 është zgjedhur drejtues i bashkësisë islame të Serbisë dhe kjo ka shkaktuar përçarje mes myslimanëve në Serbi, sepse krahu i boshnjakëve ka zgjedhur një teolog tjetër për shef të bashkësisë islame në Serbi.
Në një shkrim të botuar në portalin “Bujanovačke” më 1 korrik 2025 Saqipi kritikoi udhëheqësit politikë shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë për “deklarata të pamatura dhe të papërgjegjshme kundër shtetit të Serbisë”, i akuzoi ata për “zhurmë të zbrazët politike” në Tiranë dhe Prishtinë dhe kërkoi që shqiptarët të kërkojnë të drejtat e tyre në institucionet e shtetit serb.
Ka vëzhgues të rrethanave politike në Luginën e Preshevës, të cilët Saqipin e quajnë “imam kontravers”. Një kërkim në arkivat e mediave serbe rezulton, mes tjerash, me këto gjetje: më 2017 Saqipi është dekoruar nga presidenti serb Tomisllav Nikoliq për kontributin në “fushën e paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanizmit”. Propozimi erdhi nga Amza e Shqiptarëve në Serbi me seli në Novi Sad, një organizatë fantome e drejtuar nga njëfarë Demo Berisha, ish-oficer i armatës serbe dhe “qytetar lojal” i Serbisë, domethënë një propagandist i politikave të Beogradit kundër Kosovës. Nga shqiptarët në Luginën e Preshevës Berisha, i cili është me origjinë nga Peja, përshkruhet si versioni “modern” i Sejdo Bajramoviqit. Në qeverinë e re serbe Demo Berisha është zgjedhur ministër për pakicat kombëtare në Serbi. Udhëheqësit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë refuzuar ta takojnë.
Imami Nexhmedin Saqipi së fundi e ka parë të nevojshme t’i urojë pensionimin gjeneralit serb Milosav Simoviq, sepse qenkësh sjellë mirë më 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, duke i dërguar disa shqiptarë nga Tërnoci i Madh për të hapur një kanal në kufi me Maqedoninë dhe pranuar kërkesën e tyre që atje të shkojnë të veshur me rroba civile dhe jo ushtarake për të mos i dalluar NATO si cak goditjeje. Çfarë humanizmi serbomadh! “Frika ishte e madhe – jo nga puna, por nga rreziku i sulmeve ajrore”, shkruan Saqipi për përvojën e tij të paharrueshme si hapës i kanaleve për ushtrinë serbe.
9.
Ndërkohë, bashkë me banorët e Luginës së Preshevës që po largohen njëri pas tjetrit, edhe politikanët duket se janë dorëzuar. Disa prej tyre nuk kanë më shumë ambicie se sa të merren me politikë për aq kohë sa mund të blejnë një banesë në Prishtinë.
Shaip Kamberi ka vendosur të qëndrojë. Tani për tani. Kur e takova po bëhej gati të vizitonte Berlinin për të takuar politikanë gjermanë. Nuk kishte pritje të mëdha. “Jemi gjithnjë e më të vetmuar në këtë betejë”, tha ai. E tha këtë pak ditë pasi Edi Rama kishte dëbuar nga puna disa politikanë lokalë në Vlorë dhe Albin Kurti kishte mbajtur një fjalim me rastin e çeljes së një ekspozite me piktura të artistëve nga Lugina e Preshevës në një galeri në Prishtinë. Këto janë, momentalisht, prioritetet e politikanëve shqiptarë. Kjo nuk është strategji politike për të shpëtuar një rajon historik të shqiptarëve nga shpopullimi. Pakicat në Ballkan, për fat të keq, shpesh përdoren e keqpërdoren nga politikanët e vendeve amë për t’i sinjalizuar bashkësisë ndërkombëtare se “ne mund të destabilizojmë rajonin nëse na ngacmoni”. Edhe kjo është strategji. E keqe. E provuar disa herë, edhe kur u hap i ashtuquajturi debat për “korrigjimin e kufijve”. Luginës së Preshevës i duhet një mbështetje më e mençur, më e koordinuar, më largpamëse.
-

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu!”/ Alarmi në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre.
“Po diskriminohemi çdo ditë. E kemi shifrën e fundit ku asnjë polic shqiptar nuk është pranuar në konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Dhe ky diskriminim është pasojë se çdo ditë po diskriminohemi. Nga 43 policë të pranuar, asnjë shqiptar në Bujanoc e Preshevë nuk është punësuar dhe pastaj kemi në 22 të punësuar në Medvegjë, asnjë shqiptar nuk është i punësuar. Edhe pse nga numri që e kemi ka qenë 11 persona të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qasja e ministrit Sveçla është për t’u përshëndetur, sepse duhet të përdoret reciprociteti”, thekson Enkel Rexhepi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
“T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në autoktoninë e tyre, që t’i dëbojë. Njëlloj është programi dhe elaborati edhe sot aktiv që ka qenë aktiv gjatë viteve të 90-ta. Absolutisht në theks të veçantë ka bërë gjithmonë për 100 vite të tëra presione dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Luginë të Preshevës. Tani ka ndërruar metoda, nuk përdoret tyta automatikësh, nuk përdor autoblinda, nuk përdor tanke, po përdor mekanizma juridik absolutisht të pambështetur edhe vet me kushtetutën e tyre. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në këtë sens ata i përdorin pamëshirshëm në mënyrë që të dëbojë shqiptarët nga këtu. Dhe këto toka të mbesin të boshatisura”, tha nënkryetari i Preshevës Ragmi Mustafa për A2 CNN. -

Thirrja në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua. Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre.
”T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në autoktoninë e tyre, që t’i dëbojë. Njëlloj është programi dhe elaborati edhe sot aktiv që ka qenë aktiv gjatë viteve të 90-ta. Absolutisht në theks të veçantë ka bërë gjithmonë për 100 vite të tëra presione dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Luginë të Preshevës.Tani ka ndërruar metoda, nuk përdoret tyta automatikësh, nuk përdor autoblinda, nuk përdor tanke, po përdor mekanizma juridik absolutisht të pambështetur edhe vet me kushtetutën e tyre. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në këtë sens ata i përdorin pamëshirshëm në mënyrë që të dëbojë shqiptarët nga këtu. Dhe këto toka të mbesin të boshatisura”, tha Ragmi Mustafa, nënkryetari i Preshevës.
-

Rama letër Sinanit: Do të vazhdojmë të punojmë për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Kryeministri Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.
Letra e plotë e kryeministrit Edi Rama:
E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin Tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.
Duke Ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin Tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dua t’Ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për Ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni Ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
-

Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
Kryeministri Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Kryetarja e Komunës së Preshevës ka bërë publike letrën, ku në një postim në rrjetin social “Facebook” falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan Sinani.
Letra e kryeministrit Rama ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.
Letra e plotë e kryeministrit Rama drejtuar kryetares Sinani:
“E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.
Duke ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” -

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja e saj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan Sinani.
Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.
Në letrën e plotë, kryeministri Rama i drejtohet kryetares Sinani me këto fjalë:
“E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.
Duke ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.” -

Rama merr urime edhe nga Presheva: Fitorja juaj, shpresë për shqiptarët e Luginës
Pas një vale urimesh nga liderë europianë dhe botërorë për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, një përshëndetje e veçantë ka ardhur edhe nga Lugina e Preshevës.Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për mandatin e ri qeverisës, duke theksuar mbështetjen dhe vlerësimin e shqiptarëve të Luginës për lidershipin e tij.Në një letër urimi, Sinani vlerëson fitoren e Ramës si “dëshmi e besimit të qytetarëve të Shqipërisë në udhëheqjen vizionare dhe reformuese” të kryeministrit, duke e cilësuar këtë sukses si frymëzues edhe për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të veçantë për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për ngritjen e zërit kundër pasivizimit të adresave dhe për përkrahjen e vazhdueshme në përballjen me vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë”, shkruan Sinani.Kreu i Preshevës vlerëson gjithashtu rolin që po luan qeveria shqiptare përmes institucioneve diplomatike në mbështetje të shqiptarëve të Luginës, duke e cilësuar këtë angazhim si “burim shprese dhe qëndrueshmërie”.Në urimin e tij, Ardit Sinani i ka bërë ftesë publike kryeministrit Rama për një vizitë në Preshevë, duke kujtuar vizitën e tij të parë në atë zonë si lider i opozitës dhe duke propozuar që Presheva të shërbejë si vendtakim për nismat e bashkëpunimit rajonal.
“Presheva është ndoshta sot edhe vendi më i duhur për takimet e radhës të bashkëpunimit rajonal në funksion të avancimit të standardeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, thekson Sinani.
Ky mesazh vjen si një tjetër dëshmi e ndikimit rajonal të Shqipërisë dhe lidershipit të Edi Ramës, veçanërisht në raport me çështjet kombëtare dhe shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar. -

Presidenti Begaj takon përfaqësues të Luginës së Preshevës: Fuqizimi i ekonomisë së Luginës është një pikënisje e..
Presidenti Begaj takon përfaqësues të Luginës së Preshevës: Fuqizimi i ekonomisë së Luginës është një pikënisje e mirë që do të frenojë emigrimin e të rinjve
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar përfaqësuesit e Unionit të Afaristëve të Luginës së Preshevës: Kryetarin z. Xhelal Mehmeti, anëtarin e kryesisë z. Shefki Jonuzi dhe anëtarin z. Shyqëri Bytyqi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që prekin komunitetin shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Përfaqësuesit e Unionit informuan Presidentin mbi situatën aktuale në këtë trevë dhe evidentuan shqetësime të theksuara, përfshirë çështjen e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Serbi – një problem që po prek qindra familje. Ata theksuan gjithashtu nevojën për mbështetje në fushën ekonomike dhe kërkuan ndihmën e institucioneve shqiptare për të avancuar projekte që do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të zonës.
Nga ana e tij, Presidenti përgëzoi bashkimin e bizneseve shqiptare të Luginës dhe atyre në diasporë për qasjen e duhur ekonomike në zhvillimin e agrokulturës në këto treva, duke theksuar se nxitja e investimeve dhe sigurimi i tregjeve për prodhimet e kësaj zone është një pikë e mirënisur për fuqizimin ekonomik të rajonit dhe për frenimin e emigrimit të të rinjve.
Në përmbyllje të takimit, përfaqësuesit e Unionit shprehën mirënjohjen për Presidentin Begaj, duke vlerësuar qasjen e tij patriotike dhe institucionale, si dhe përkushtimin për të mbështetur diasporën shqiptare dhe çështjen kombëtare në të gjitha angazhimet ndërkombëtare.
Presidenti Begaj mbetet një ndër figurat e pakta institucionale në historinë e shtetit shqiptar që, në çdo vizitë zyrtare jashtë vendit, ka vënë në plan të parë çështjet që prekin shqiptarët jashtë kufijve dhe angazhimin me diasporë shqiptare. -

Presheva viziton Elbasanin për thellimin e bashkëpunimit kulturor
Delegacioni i komunës së Preshevës, i kryesuar nga kryetarja Ardita Sinani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Elbasan, ku është pritur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja. Takimi i zhvilluar midis dy palëve ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qytetit të Preshevës dhe Elbasanit, i cili tashmë është i binjakëzuar, dhe ka nxjerrë në pah aktivitete kulturore që do të thellojnë miqësinë mes qyteteve.Kryetari Llatja theksoi se, përveç aktiviteteve kulturore, bashkëpunimi ka përfshirë edhe sektorin e bizneseve, i cili po hyn në një fazë të re. Ai shprehu angazhimin për të forcuar më tej lidhjet mes dy qyteteve, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një partneriteti më të fuqishëm ekonomik.Nga ana e saj, kryetarja Sinani vlerësoi bashkëpunimin e krijuar në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, media dhe informimi, duke theksuar se këto janë elementë kyç për të tërhequr fonde nga Bashkimi Europian. Ajo gjithashtu falënderoi shtetin shqiptar për mbështetjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës për forcimin e faktorit shqiptar, veçanërisht për Luginën e Preshevës.Gjatë qëndrimit të saj në Elbasan, delegacioni vizitoi pikat kulturore më të rëndësishme të qytetit, si Muzeu Etnografik, Kalaja e Elbasanit dhe Bazilika paleokristiane pranë Rrapit të Bezistanit. Ata u njohën me trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të Elbasanit, që mbetet një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi përtej kufijve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Delegacioni i komunës së Preshevës, i kryesuar nga kryetarja Ardita Sinani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Elbasan, ku është pritur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja. Takimi i zhvilluar midis dy palëve ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qytetit të Preshevës dhe Elbasanit, i cili tashmë është i binjakëzuar, dhe ka nxjerrë në pah aktivitete kulturore që do të thellojnë miqësinë mes qyteteve.Kryetari Llatja theksoi se, përveç aktiviteteve kulturore, bashkëpunimi ka përfshirë edhe sektorin e bizneseve, i cili po hyn në një fazë të re. Ai shprehu angazhimin për të forcuar më tej lidhjet mes dy qyteteve, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një partneriteti më të fuqishëm ekonomik.Nga ana e saj, kryetarja Sinani vlerësoi bashkëpunimin e krijuar në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, media dhe informimi, duke theksuar se këto janë elementë kyç për të tërhequr fonde nga Bashkimi Europian. Ajo gjithashtu falënderoi shtetin shqiptar për mbështetjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës për forcimin e faktorit shqiptar, veçanërisht për Luginën e Preshevës.Gjatë qëndrimit të saj në Elbasan, delegacioni vizitoi pikat kulturore më të rëndësishme të qytetit, si Muzeu Etnografik, Kalaja e Elbasanit dhe Bazilika paleokristiane pranë Rrapit të Bezistanit. Ata u njohën me trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të Elbasanit, që mbetet një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi përtej kufijve.