Tag: preshevës

  • Çetnikët futeshin në Vilajetin e Kosovës me veshje kombëtare shqip­tare

    Çetnikët futeshin në Vilajetin e Kosovës me veshje kombëtare shqip­tare

    “Pjesëtarët e këtyre bandave (çetnike) futeshin në Vilajetin e Kosovës të veshur me veshje kombëtare shqip­tare”, thuhej në njërin prej raporteve të konsujve austro-hungarez. Një bandë e tillë e maskuar me veshje shqiptare kishte arritur të futej në Kosovë, duke ka­luar në fshatrat në veriperëndim të Bujanocit. Të përgatitur për aksione të armatosura, njësitë guerile të Lëvizjes Çetnike, të përbëra nga pjesëtarë të komunitetit serb, që deri kohë më parë e kishin ndarë përditshmërinë me shqiptarët dhe që flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe, tani ishin shndërruar në përkrahës të veprimtarisë guerile dhe në fakt në këtë fazë ata ishin vetëm pjesë të mbledhjes së infor­ma­cioneve si dhe të vëzhgimit të situatës

    Beogradi në rrënim të autonomisë së kishave në tokat shqiptare

    Në vend të bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë, shteti i Serbisë dhe qarqet politike kishtare i zgjodhën mjetet e luftës dhe siç dihet në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX nisi materializimi i politikës ekspansioniste, që në fakt ishte vazhdimësi e dëbimit, vrasjes dhe masakrimit të shqiptarëve që kishin ndodhur përgjatë viteve 1876 – 1878 në Sanxhakun e Nishit, Leskoc, Toplicë, Vranjë, Kurushumli e Prokuple. Në luftërat në vijim si ato ballkanike, por edhe në Luftën e Parë Botërore u përfshinë të gjitha kategoritë e shoqërisë serbe me rolin kryesor të Kishës Serbe dhe vetë priftërinjve serbë, për fatkeqësi edhe të atyre që deri në këtë kohë kishin shërbyer në trojet shqiptare si në Kosovë e gjetiu dhe që kishin mbijetuar falë kujdesit dhe mbrojtjes të cilën e kishin afruar shqiptarët vendës.

    Është për t’u habitur se para konkretizimit të politikës ekspansioniste të Serbisë themelet e së cilës siç e pamë u hodhën në gjysmën e dytë të shekullit XIX faktori ndërkombëtar sikur në rastin e tanishëm kur po këmbëngulet me krijimin e asociacionit, e inicioi programin e reformave në vilajetet shqiptare.

    “Të ndalohen shtypjet dhe terrori mbi popullsinë e krish­terë, të bëhet çarmatosja e shqiptarëve”

    “Të ndalohen shtypjet dhe terrori mbi popullsinë e krish­terë, të bëhet çarmatosja e shqiptarëve dhe nëpunësit turq të zëvendësohen me nëpunës të drejtë dhe të ndershëm”, ishin kërkesat e zyrtarëve serbë dhe të Beogradit në fillim të shekullit XX dhe ato nuk ishin në kundërshtim me sovranitetin dhe integritetin e Perandorisë Osmane. I gjetur në një pozitë jo të lakmueshme në dhjetor të vitit 1902, Sulltan Abdyl Hamiti II i miratoi reformat që parashikonin reformimin e xhandarmërisë, formimin e gjyqeve civile të përbëra prej myslimanëve dhe të krishterëve etj.

    “Reformat patën jehona të ndryshme në shtetet e mëdha dhe në ato ballkanike. Rusia dhe Austro-Hungaria i pranuan me kënaqësi ato, por më vonë Austro-Hungaria mori qëndrim të papërcaktuar dhe kontradiktor ndaj këtyre reformave”, ka shkruar studiuesi Emin Pllana.

    Çështja e reformave u fuqizua edhe më tepër kur më 2 tetor të vitit 1903 në një fshat austriak të panjohur deri në atë kohë, të quajtur Mürzsteg (në krahinën e Shtajerit në Austri) u miratua programi i ri i reformave të paralajmëruara me të cilin parashiheshin riorganizime në forcat e xhandarmërisë, reforma administrative juridike, reforma në sistemin fiskal etj. Reformat duhej të realizoheshin në Vilajetin e Kosovës, të Manastirit dhe të Selanikut. De­risa shqiptarët ishin vënë hapur kundër tyre, shtetet përreth në radhë të parë Serbia dhe Bullgaria në nënshtresën e këtyre reformave kërkonin kapjen e fillit për realizimin e projekteve nacionaliste dhe në fakt të dyja këto shtete luftonin për territore dhe asgjë tjetër.

    Edhe pse e luhatur, pala turke e pranoi marrëveshjen e reformave vetëm pak muaj më vonë dhe kjo u bë publike kur sulltani më në fund i shpalli “reformat për krahinat evropiane të Turqisë, duke caktuar si inspektor të përgjithshëm për zbatimin e tyre Hysen Hilmi Pashën”.

    Themelet e Lëvizjes Çetnike dhe aksionet e armatosura në Luginë të Preshevës

    Siç dihet Vilajeti i Kosovës përfshinte sipërfaqe prej 32.000 kilometrave katrorë dhe kufijtë e të cilit përputheshin afërsisht me ata të Dardanisë antike. Në lindje, Vilajeti i Kosovës kufizohej me Bullgarinë e sotme, ndërsa kazaja e Preshevës si pjesë e Sanxhakut të Prishtinës ishte qendra administrative në të cilën kryqëzoheshin rrugët veriore dhe jugore të Gadishullit Ballkanik dhe në të cilën ishin të vendosura pika kufitare e Zhbefcit për kalimtarë dhe pika e Ristocit ku qarkullonin mallra dhe zhvillohej transporti hekurudhor.

    Në vorbullën e ngjarjeve që ishin të ndërlidhura me rendin e ri që nënkuptohej se do të vendosej pas deosmanizimit të Ballkanit, në qytetin e Vranjës u hodhën themelet e një lëvizjeje, e cila do t’u paraprijë të gjitha luftërave të nxitura nga shteti serb përgjatë shekullit XX. Në rrjedhat e përga­titjeve nismëtare rreth organizimit të kësaj lëvizjeje, kohë më parë në Vranjë kishte arritur një oficer serb i quajtur Zhivojin Rafajloviq (1871-1953). Ai më vonë do të emërohet edhe në postin e banit të Banovinës së Vardarit dhe meritat për këtë post ai para së gjithash duhej t’ua dedikonte bashkëluftëtarëve të tij që në bashkëpunim me qeverinë e Beogradit në fundin e gushtit të vitit 1903 i hodhën themelet e Lëvizjes Çetnike. Kjo lëvizje fillimisht do t´i përqendronte aksionet e armatosura në Luginë të Preshevës.

    “Më 29 gusht 1903 rreth orës 01:00 pas mesnate në ndërtesën e shkollës fillore në Vranjë u betuam mbi Ungjillin, thikën dhe revolen. Betimin tonë e bekoi prifti i moshuar i Vranjës, Dimitrije Protiq”, do të kujtojë më vonë Rafajloviq dhe kjo dëshmohet edhe me anë të një dokumenti të arkivuar. Prandaj mund të themi se prej kësaj kohe Këshilli Ekzekutiv i Lëvizjes Çetnike në Vranjë. i vendosur në ndërtesën e ish-postës në qendër të qytetit, e fitoi rolin e veçantë të shndërrimit në qendër të organizimit ushtarak dhe të koordinimit të aktiviteteve të armatosura. Prej qendrës operative të Vranjës veprohej drejtpërdrejt në Kazanë e Preshevës, në Maqedoni dhe në Kosovë. Ndërsa në Pri­shtinë e Shkup konsujt serbë ishin shumë aktiv në realizimin e planeve nacionaliste”.

    Po të njëjtin rol e luajtën komitët çetnikë në Medvegjën e sotme prej nga me armë u furnizua pakica serbe në Kosovë dhe Sanxhak edhe më gjerë.

    “Pjesëtarët e këtyre bandave (çetnike) futeshin në Vilajetin e Kosovës të veshur me veshje kombëtare shqip­tare”, thuhej në njërin prej raporteve të konsujve austro-hungarez. Një bandë e tillë e maskuar me veshje shqiptare kishte arritur të futej në Kosovë, duke ka­luar në fshatrat në veriperëndim të Bujanocit. Të përgatitur për aksione të armatosura, njësitë guerile të Lëvizjes Çetnike, të përbëra nga pjesëtarë të komunitetit serb, që deri kohë më parë e kishin ndarë përditshmërinë me shqiptarët dhe që flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe, tani ishin shndërruar në përkrahës të veprimtarisë guerile dhe në fakt në këtë fazë ata ishin vetëm pjesë të mbledhjes së infor­ma­cioneve si dhe të vëzhgimit të situatës. “Vojvoda, Spasa Tanović, madje i falte edhe namazet nëpër xhamitë e Luginës së Preshevës dhe të Anamoravës dhe kur pyetej prej shqiptarëve për punën që bënte, ai nuk ankohej për fitimet që i merrte duke punuar si murator.”

    Ndërsa vetë priftërinjtë serbë që nuk pranonin të bashkëpunonin ekzekutoheshin prej bandave çetnike dhe për këtë akuzoheshin shqiptarët vendorë!

    “Në Kazanë e Preshevës është ferr i vërtetë…”

    “Në Kazanë e Preshevës është ferr i vërtetë. Priftin Ante, që ishte spiun i turqve, e hodhi në kurth Angjell Borkoviqi dhe pas­taj ai vetë ia hoqi kokën. Por, sa u mor vesh për këtë ngjarje, u bë hallakamë e madhe”, ishte ra­porti i radhës prej Luginës së Preshevës dërguar në Beograd. Ky raport ruhet në Arkivin Shtetëror të Serbisë. Më pastaj armatosjen e popullsisë serbe në tokat shqiptare e bënin edhe vetë konsujt serbë. “Kufirin e kalova mirë, por në të ardhmen të mos barten sasi kaq të mëdha armatimesh, ngase njerëzit që bartin armë mund të zbulohen lehtë”, shkruante “poeti” i njohur Milan Rakiq në njërin prej raporteve të tij, pasi kishte bartur një sasi të armatimit duke e dërguar në kryeqendrën e Vijaletit të Kosovës në Shkup.

    Vijon në numrin e ardhshëm të Shtojcës për Kulturë

  • Ul siparin turneu në Preshevë, Duka: Emocion që isha këtu, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Ul siparin turneu në Preshevë, Duka: Emocion që isha këtu, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    urneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.

    Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit, Presidenti Duka mbajti një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në këtë turne.

    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregoi se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë futboll.

    Ai falënderoi organizatorët për bashkëpunimin si edhe kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës ndërsa tha se në të ardhmen mund të ketë edhe projekte të reja.

    Vizita në Preshevë – Për mua është kënaqësi dhe emocion që jam sot këtu. Qëllimi i FSHF-së, objektivi i saj është motivimi i fëmijëve kudo që ato jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik përveç se të promovojë futbollin.

    Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë sportive, të topit, të golit dhe respektin për shokët, kundërshtarin, për lojën dhe për veten. Nëpërmjet lojës ne duam të  krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe të edukojmë sa më mirë fëmijët tanë kudo që ata jetojnë.

    Dua të falënderoj iniciatorët dhe organizatorët, stafin e FSHF që ka bashkëpunuar për ta bërë sa më mirë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për angazhimin dhe mbështetjen. Mund ta konsideroj fillimin e një organizimi të ri.

    Në bisedat që kemi bërë me të gjithë aktorët e futbollit në Luginë, do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.

    Diskutimet me kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc – I falënderoj për pritjet kryetarët bashkë me stafet. Edhe në takimet që kishim e theksova që ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të krijojmë aq sa kemi mundësi kushte më të mira për të luajtur futboll.

    Dhe besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.

    Kërkesat e fëmijëve – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbështetur. Besoj se do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për të edukuar trajnerë, për mbështetje me uniforma sportive dhe topa.

    Vazhdo leximin

  • Ul siparin turneu në Preshevë, Presidenti Duka: Kënaqësi & emocion që isha këtu. Qëllimi ynë, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Ul siparin turneu në Preshevë, Presidenti Duka: Kënaqësi & emocion që isha këtu. Qëllimi ynë, të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

    Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.
    Pas ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe kupave për fituesit, Presidenti Duka mbajti një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme në këtë turne.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tregoi se vizita e parë në Luginën e Preshevës ishte mjaft emocionuese dhe se qëllimi i këtij turneu është të promovojë futbollin dhe të motivojë fëmijët të luajnë futboll.
    Ai falënderoi organizatorët për bashkëpunimin si edhe kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës ndërsa tha se në të ardhmen mund të ketë edhe projekte të reja.
    Vizita në Preshevë – Për mua është kënaqësi dhe emocion që jam sot këtu. Qëllimi i FSHF-së, objektivi i saj është motivimi i fëmijëve kudo që ato jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik përveç se të promovojë futbollin.
    Futbolli ka vetëm një gjuhë, atë sportive, të topit, të golit dhe respektin për shokët, kundërshtarin, për lojën dhe për veten. Nëpërmjet lojës ne duam të  krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe të edukojmë sa më mirë fëmijët tanë kudo që ata jetojnë.
    Dua të falënderoj iniciatorët dhe organizatorët, stafin e FSHF që ka bashkëpunuar për ta bërë sa më mirë, kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për angazhimin dhe mbështetjen. Mund ta konsideroj fillimin e një organizimi të ri.
    Në bisedat që kemi bërë me të gjithë aktorët e futbollit në Luginë, do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.
    Diskutimet me kryetarët e komunave në Preshevë dhe Bujanoc – I falënderoj për pritjet kryetarët bashkë me stafet. Edhe në takimet që kishim e theksova që ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të krijojmë aq sa kemi mundësi kushte më të mira për të luajtur futboll.
    Dhe besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.
    Kërkesat e fëmijëve – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Çfarë mund të bëjmë ne për t’i mbështetur. Besoj se do të krijojmë një marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu jo vetëm për infrastrukturë, por edhe për të edukuar trajnerë, për mbështetje me uniforma sportive dhe topa.

  • Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

    Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

    Në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës dhe mbështetjes së turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në këtë zonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.
    I shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, znj. Anila Basha, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, Presidenti Duka u prit në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në këtë komunë.
    Në fokus të takimit ishin projektet për përmirësimin e infrastrukturës sportive, përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve – vajza dhe djem – në aktivitete të organizuara dhe bashkëpunimi i mëtejshëm institucional në të gjitha nivelet.
    Kryetarja Sinani vlerësoi mbështetjen e FSHF-së në organizimin e turneut të futbollit për fëmijë, që për pesë ditë me radhë ka përfshirë mbi 300 fëmijë nga Presheva, Bujanoci dhe diaspora shqiptare në grupmoshat U-7, U-9, U-11 dhe U-13.
    Presidenti Duka, nga ana e tij, nënvizoi se ky turne është vetëm fillimi i një angazhimi të qëndrueshëm të FSHF-së në Preshevë, dhe se do të ndiqen hapa konkretë në mbështetje të zhvillimit të futbollit në këtë zonë me potencial të madh sportiv.

  • Presidenti Duka vizitë historike në Bujanoc në kuadër të turneut të futbollit në Luginën e Preshevës

    Presidenti Duka vizitë historike në Bujanoc në kuadër të turneut të futbollit në Luginën e Preshevës

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në Luginën e Preshevës me mbështetjen e FSHF-së.
    Në këtë vizitë, Presidenti Duka u shoqërua nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Ata u pritën në një takim miqësor nga kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të klubeve shqiptare “Tërnoci” dhe “Besa”, si dhe përfaqësues të medias lokale.
    Gjatë takimit, Presidenti Duka u njoh nga afër me situatën aktuale të futbollit në këtë zonë, si dhe me nevojat për zhvillimin e mëtejshëm të tij. U kërkua mbështetje nga FSHF për rritjen e kapaciteteve në formimin e trajnerëve dhe furnizimin me bazë materiale për klubet, ndërsa një nga temat kryesore ishte përmirësimi i infrastrukturës sportive në këtë komunitet.
    Presidenti Duka konfirmoi angazhimin e FSHF-së për të vijuar me mbështetjen ndaj turneve të ngjashme në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë që kanë këto nisma për aktivizimin e fëmijëve dhe zhvillimin e futbollit në nivel komunitar.
    Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, falënderoi FSHF-në për kontributin konkret në organizimin e këtij aktiviteti, duke e cilësuar si një nismë me vlera të mëdha sportive dhe shoqërore që forcon bashkëpunimin dhe frymën e unitetit përmes sportit.
    Në takim u përmend edhe figura e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, me origjinë nga Tërnoci, i cili është një shembull frymëzimi për fëmijët e Luginës së Preshevës që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e sportit.

  • Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës

    Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës

    Në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës dhe mbështetjes së turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në këtë zonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.

    I shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, znj. Anila Basha, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, Presidenti Duka u prit në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në këtë komunë.

    Në fokus të takimit ishin projektet për përmirësimin e infrastrukturës sportive, përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve – vajza dhe djem – në aktivitete të organizuara dhe bashkëpunimi i mëtejshëm institucional në të gjitha nivelet.

    Kryetarja Sinani vlerësoi mbështetjen e FSHF-së në organizimin e turneut të futbollit për fëmijë, që për pesë ditë me radhë ka përfshirë mbi 300 fëmijë nga Presheva, Bujanoci dhe diaspora shqiptare në grupmoshat U-7, U-9, U-11 dhe U-13.

    Presidenti Duka, nga ana e tij, nënvizoi se ky turne është vetëm fillimi i një angazhimi të qëndrueshëm të FSHF-së në Preshevë, dhe se do të ndiqen hapa konkretë në mbështetje të zhvillimit të futbollit në këtë zonë me potencial të madh sportiv.

    Vazhdo leximin

  • Turneu në Preshevë, kapiteni Gjimshiti vlerëson kontributin e FSHF-së: Nismë domethënese për zhvillimin e futbollit në këtë zonë

    Turneu në Preshevë, kapiteni Gjimshiti vlerëson kontributin e FSHF-së: Nismë domethënese për zhvillimin e futbollit në këtë zonë

    Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka përshëndetur përmes një video-mesazhi turneun e futbollit që po zhvillohet në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.
    Mbrojtësi shqiptar, me origjinë pikërisht nga kjo zonë vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe Presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve për zhvillimin e këtij turneu.
    “Jam shumë i lumtur që në Luginën e Preshevës po zhvillohet ky turne futbolli për fëmijë, një nismë e bukur dhe shumë domethënëse për komunitetin dhe të ardhmen e futbollit në këtë zonë.
    Dua të falënderoj së pari Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen që po i jep kësaj nisme dhe fëmijëve të Preshevës, duke mbështetur në çdo aspekt financiarisht aktivitetin. E vlerësoj shumë dhe e përgëzoj Presidentin Duka në veçanti.
    Gjithashtu, falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për pasionin dhe entuziazmin.
    Ju përshëndes me shumë dashuri dhe ju uroj suksese në çdo ndeshje e në çdo ëndërr tuajën” – thotë kapiteni Gjimshiti në fjalën e tij.
    Sot është edhe dita e fundit e ndeshjeve të këtij turneu, ku do të përcaktohen edhe fituesit për çdo grupmoshë. Takimet finale do t’i ndjekë nga afër edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.

  • Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

    Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

    Që prej datës 24 korrik, në Luginën e Preshevës po zhvillohet një turne i veçantë futbolli për fëmijë, i mbështetur nga FSHF.
    Turneu ka hyrë tashmë në ditën e katërt, me ndeshjet për grupmoshën U-13 që do të zhvillohen sot në Preshevë, për të përcaktuar finalistin e kësaj grupmoshe. Deri më tani, janë përcaktuar ekipet finaliste të moshave U-7, U-9 dhe U-11 në Preshevë.
    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë luajtur edhe ndeshjet në Bujanoc për të gjitha grupmoshat, ku janë përcaktuar finalistët për U-7, U-9, U-11 dhe U-13.
    Finalet do të luhen nesër, ku përfaqësuesit e secilës grupmoshë do të përballen për të përcaktuar ekipet fituese të këtij turneu. Në ndeshjet finale do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.
    Ky turne është mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka siguruar bazën materiale dhe pajisjet stërvitore për mbi 300 fëmijë, si dhe ka akorduar një fond të veçantë për mbulimin e të gjitha nevojave organizative të turneut.

  • Futbolli bashkon fëmijët e Preshevës dhe diasporës, FSHF mbështet financiarisht dhe me bazë materiale

    Futbolli bashkon fëmijët e Preshevës dhe diasporës, FSHF mbështet financiarisht dhe me bazë materiale

    22 Korrik 2025

    15:39

    Alfred Lleshi

    Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një turne të veçantë futbolli për 300 fëmijë në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshës 7 deri në 13 vjeç.
    FSHF do të dhurojë falas 300 uniforma loje dhe geta për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, si dhe 20 topa e pajisje stërvitore për zhvillimin e ndeshjeve. Në përfundim të turneut, të gjithë fëmijët do të nderohen me medalje pjesëmarrjeje, ndërsa ekipet fituese do të shpërblehen me kupa.
    Mbështetja e FSHF-së shkon përtej ndihmës materiale. Federata ka akorduar edhe një fond të veçantë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, për të mbuluar çdo nevojë organizative të këtij eventi të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Luginë.

  • Futbolli bashkon fëmijët e Preshevës & diasporës/ FSHF mbështet financiarisht dhe me bazë materiale turneun në Luginë

    Futbolli bashkon fëmijët e Preshevës & diasporës/ FSHF mbështet financiarisht dhe me bazë materiale turneun në Luginë