Tag: preshevë

  • “Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt

    “Simbolet shqiptare mollë e ndaluar në Preshevë”/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët që jetojnë atje: Jemi të pasigurt

    Teksa pak ditë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët e Preshevës kanë rrëfyer vështirësitë dhe pasigurinë që kanë.

    Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa për “Exclusive”, ata kanë rrëfyer se nuk do të marrin pjesë në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45.
    Endi Tufa: Si ju duket që do të vijë kombëtarja këtu?
    Shqiptari i Preshevës: Kombëtarja do të vijë por ne nuk do të jemi.
    Shqiptari i Preshëvës: Është një ndeshje si thikë me dy presa. E kemi afër vendin ku do të mbahet ndeshja, pavarësisht se kemi dëshirë për t’i mbështetur e kemi të pamundur, kjo për shkak të pasigurisë. Serbia nuk ka arritur t’i menaxhojë tifo-klubet, që i ka agresivë. Siguria nuk na e mundëson të marrim pjesë.
    Është vështirë të jesh shqiptar, por edhe më e vështirë është tifozë. Neve problematikat na kanë shoqëruar. Kur kemi ardhur për ndeshje, e më pas kur jemi kthyer në Preshevë kemi pasur probleme.
    Endi Tufa: Kam dëgjuar që është e ndaluar të kesh flamurin kuq e zi, merr gjoba.
    Shqiptari i Preshëvës: Është mollë e ndaluar. Presioni që kemi na bën që ta përjetojmë edhe më tepër flamurin, jo se jemi më tepër patriotë. Gjobitemi nëse bëjmë veprime ose mbajmë simbole patriotike.

    Top Channel

  • Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

    Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

    Emisioni “Drita” i Televizionit Spektri i ka kushtuar një dokumentar të veçantë turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, i mbështetur plotësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.
    Gazetari dhe autori i emisionit, Burhan Behluli, ka ndjekur nga afër gjithë rrugëtimin e turneut, i cili zgjati 5 ditë dhe u mbyll me vizitën historike të Presidentit Armand Duka në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe me finalet e turneut ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç.
    Në intervistën e zhvilluar me gazetarin Behluli, Presidenti Duka ndau emocionet e tij nga vizita në Preshevë dhe Bujanoc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin lokal, mbështetjen për fëmijët dhe talentet e zonës, si dhe foli për Kampionatin Europian U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Turneu i Luginës së Preshevës i mbështetur nga FSHF – Qëllimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, objektivi i saj, është motivimi i fëmijëve kudo që ata jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik, përveçse të promovojë futbollin. Futbolli ka vetëm një gjuhë: gjuhën sportive, gjuhën e topit, gjuhën e golit, respektin për shokun, kundërshtarin, lojën, veten dhe pikërisht këto duam të përcjellim. Nëpërmjet këtij respekti dhe lojës të krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe t’i edukojmë sa më mirë fëmijët tanë, kudo që ata jetojnë. Duke qenë në përfundim të këtij turneu simbolik, që nuk mund të themi se e zhvilloi futbollin në Preshevë, por ky është vetëm fillimi. E përsëris, mund ta konsiderojmë si fillimin e një organizimi të ri. Ne kemi bërë edhe biseda me të gjithë aktorët sportivë futbollistikë në Luginë, me të cilët do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi, për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.
    Për herë të parë në Preshevë dhe Bujanoc, a mund të na tregosh përshtypjet e tua të para nga gjithë kjo vizitë që keni bërë? – Fantastike. Unë e thashë, nuk jam pronar i oratorisë dhe fjalës, më shumë ndoshta i veprave. Prandaj thashë fantastike, sepse e ndjeva. Kam qenë vërtet shumë i emocionuar, duke parë fëmijët, duke parë kënaqësinë dhe gëzimin e tyre që merrnin pjesë në këtë turne, dhe kënaqësinë që kanë për ta ushtruar lojën e futbollit. Përveç kënaqësisë që kam marrë edhe unë nga fëmijët dhe emocioni i tyre, nuk kam çfarë të them përshkrim tjetër.
    Takimi me kryetarët në Preshevë dhe Bujanoc – I kam takuar dhe i falënderoj për pritjen, Arbrin dhe Arditën, bashkë me stafet e tyre dhe stafet sportive. Ajo që kemi diskutuar në zyrë, dhe mund ta them edhe publikisht, është se ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë të askujt, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit, të Federatës së Futbollit, dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të ndihmojmë fëmijët në Luginë për të luajtur futboll. Të krijojmë, aq sa kemi mundësi, kushte më të mira. Unë besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.
    Takimi me fëmijët – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Nuk është se unë mund t’i premtoj nëpërmjet atij takimi, por thashë që nëse ne dhe besoj që do të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu, nuk do të ndihmojmë vetëm për infrastrukturën, por edhe për të edukuar trajnerë nga Federata e Futbollit, për të ndihmuar me mbështetje si uniformat sportive, topat, gjë që e kemi bërë edhe më parë, por tani në një mënyrë më të organizuar, padyshim në bashkëpunim me çdo federatë tjetër. Mjafton që të luajnë futboll. Këtë ua thashë edhe fëmijëve. Unë uroj shumë që të gjithë të bëhen profesionistë, por është e pamundur. Duhet ta vazhdojnë futbollin. I kam inkurajuar që ta vazhdojnë atë, nuk është thjesht çështje se kush do të bëhet profesionist apo kush do të fitojë, por është edukimi që marrin nëpërmjet futbollit, përgatitja e tyre për jetën. I pyeta fëmijët: “A jeni më mirë duke luajtur futboll, apo me PlayStation?”, dhe u gëzova që më thanë: “Jemi më mirë me futboll”. Ky është qëllimi ynë.
    Përfshirja e fëmijëve të Luginës së Preshevës në ekipet Kombëtare – Politika jonë është që dera është e hapur për çdo shqiptar që dëshiron, ka talentin, padyshim mundësinë dhe dëshirën për të luajtur me ekipet Kombëtare. Në turnet dhe projektet tona ata janë të ftuar, padyshim. Ajo që duhet të bëjmë është organizimi dhe mirëorganizimi i futbollit këtu.
    Kampionati Europian U-21 2027 – E kam thënë mendimin dhe qëndrimin tim për Kampionatin Europian. Është një shans për shqiptarët dhe Shqipërinë që të organizojnë një kompeticion të këtij niveli, shumë të lartë, pas Kampionatit Europian për ekipet A. Ky është kampionati më i madh apo më i mirëorganizuar. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Ta shfrytëzojë komiteti sportiv në Shqipëri për të gjitha benefitet që jep ai, por pse jo edhe në Serbi. Qëllimi dhe benefiti i parë është sportiv. Ne kemi benefite sportive nga ky organizim, promovojmë më shumë futbollin, promovojmë më shumë të rinjtë, përmirësojmë infrastrukturën. Por nëse nëpërmjet kësaj loje, nëpërmjet këtij organizimi shërbejnë edhe mesazhet e paqes, bashkëpunimit, urave të komunikimit, pse jo të kemi të gjitha benefitet e mundshme. Askush nuk duhet ta shohë një aktivitet sportiv me interferenca politike, por duhet ta shohë si futboll dhe si mesazh pozitiv që jep kjo lojë, që realisht ka treguar në gjithë historinë e vet se tejkalon shumë gjëra.

  • Turneu në Luginën e Preshevës/ Presidenti Duka flet për TV Spektri: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

    Turneu në Luginën e Preshevës/ Presidenti Duka flet për TV Spektri: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

  • “Nuk u kursyem në asnjë aspekt që të bëhej e mundur”, Armand Duka: Faleminderit Presheva dhe Bujanoci!

    “Nuk u kursyem në asnjë aspekt që të bëhej e mundur”, Armand Duka: Faleminderit Presheva dhe Bujanoci!

    Turneu i futbollit në Luginën e Preshevës u mbyll mbrëmjen e djeshme, duke finalizuar me sukses një aktivitet të mbështetur plotësisht nga Federata e Futbollit. Takimet finale u ndoqën nga afër edhe nga Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili zhvilloi edhe një bisedë shumë miqësore me fëmijët pjesëmarrës në turne.
    Një aktivitet që bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë, pavarësisht trojeve tona të cilat nuk janë të bashkuara në Shqipërinë natyrale. Kreu i FSHF, Duka, nuk e fshehu kënaqësinë që i dha një turne të tillë, duke falenderuar Preshevë dhe Bunajocin për mikëpritjen e këtij turneu.
    “Kënaqësi të jem në Preshevë dhe të ndjej ngrohtësinë e fëmijëve që luajnë futboll dhe të shoh interesimin e madh të medias për Turneun e Luginës së Preshevës, për të cilin Federata e Futbollit nuk u kursye në asnjë aspekt që të bëhej i mundur. Faleminderit Preshevë & Bujanoc”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/
     
  • FSHF mbështet turneun e futbollit në Luginën e Preshevës

    FSHF mbështet turneun e futbollit në Luginën e Preshevës

    Federata e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.
    Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Qendra Sportive” -Preshevë, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare.
    Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
    FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.
    Në fazën finale të turneut do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.
     
  • Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën dhe muzeun në Preshevë

    Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën dhe muzeun në Preshevë

    Qeveria në detyrë ka miratuar ndarjen e 580 mijë eurove për ndërtimin e një shkolle të muzikës dhe muzeut në Preshevë, duke vazhduar kështu mbështetjen për komunitetin në këtë rajon.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mbështetja për arsim dhe lobim institucional në Preshevë nuk ndalet, duke përmendur se në mbledhjen e kaluar janë ndarë mbi 626 mijë euro për qëllime të ngjashme.“Mbledhjen e kaluar ndamë mbi 626 mijë euro për mbështetjen në arsim dhe lobim institucional atje. Këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove. Mbështetja do të vijojë,” deklaroi Kurti.Gjithashtu, Qeveria miratoi lidhjen e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Programi – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit, faza 2”.Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar votoi gjithashtu për ndarjen e mbi 700 mijë eurove për Ministrinë e Kulturës, në mbështetje të obligimeve sipas “Memorandumit të Mirëkuptimit mes MKRS-së, Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik”.Në fund, kryeministri në detyrë shprehu ngushëllime për familjarët dhe kolegët e komandantit të Togut të Zjarrfikësve në Gjakovë, Kaçun Lima, duke e vlerësuar atë për vetmohimin dhe përkushtimin e tij në detyrë.“Do të kujtohet gjithmonë për vetmohimin në çdo ditë të punës, përkushtimin e lartë ndaj detyrave dhe përgjegjësive, si dhe shembullin për të tjerët si udhëheqës i togut,” u shpreh Kurti.

  • Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike

    Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike

    Panairi i parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike që vendos librin dhe gjuhën shqipe në qendër të vëmendjes kulturore . Në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” u hap ky panair për herë të parë. Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare. Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani tha se në vitin 2021, këtë panair e synuan si projekt kulturor të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë. “Tani po e realizojmë”, tha Sinani. Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte në Preshevë, ku zhvilloi një takim me kryetaren e komunës Ardita Sinani, dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. Në rrjete sociale ministri Gonxhja u shpreh për një organizim të veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë. “Si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, shprehet Gonxhja.
    Në hapjen e Panairit të parë të Librit në Preshevë përshëndeti edhe drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. “Të mbledhur sot rreth librit, ne nderojmë historinë shqiptare dhe i japim asaj një dimension të ri dimensionin e bashkëpunimit kulturor mbarëkombëtar. Prania e shkrimtarëve dhe botuesve nga të gjitha trevat shqiptare dëshmon se fjala shqipe, e shkruar dhe e lexuar, vazhdon të na bashkojë, pavarësisht kufijve. Në emër të Qendrës së Librit, Ministrisë së Ekonomisë Kulturës Inovacionit shpreh mbështetjen tonë të plotë për këtë nismë. Ne besojmë se libri është themeli i një shoqërie të ndriçuar, dhe se investimi në kulturë është investim në të ardhmen.
    Ky panair nuk është thjesht një ekspozitë botimesh është një festë e mendimit dhe krijimtarisë shqiptare. Është një ftesë për të rinjtë që të afrohen me librin, për të ndërtuar ura ndërbrezore, dhe për të ruajtur identitetin tonë kulturor përmes dijes. Uroj që ky panair të bëhet një traditë vjetore që rritet me çdo edicion, dhe që e vendos Preshevën në hartën e ngjarjeve të rëndësishme kulturore shqiptare”, u shpreh Bardhyli, drejtoreshë e QKLL. Sipas njoftimit të QKLL, ky panair organizohet nga biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” dhe shtëpia botuese “Albas” në Preshevë me ndihmën dhe financimin e Ambasadës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e komunës së Preshevës.
     
  • Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi

    Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi

    Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoni solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
    Përgjatë dy ditëve (21-22 qershor) kjo festë e librit bashkoi shkrimtarë, lexues dhe botues nga të gjitha trojet shqiptare.
    “Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
    Kryeministri Rama u shpreh se “së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundësojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie”.
    Ky panair vjen si një mundësi për të nderuar autorët e mëdhenj, ata që me fjalën e tyre e mbajtën gjallë gjuhën shqipe, që e ndërtuan identitetin tonë kulturor me mendim të thellë, me ndjenjë dhe me kurajë.
    Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë ishte edhe një ftesë për autorët e rinj, për ata që vijnë me tema të reja, me një gjuhë që flet për realitetin e sotëm dhe për ëndrrat e brezit të ri, shkruan atsh.

  • Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë

    Gonxhja në Preshevë për Panairin e Parë të Librit Shqip: Gjuha, pasuria jonë

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. Në një takim të ngrohtë me kryetaren e komunës, Ardita Sinani, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, Gonxhja theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhës shqipe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.
    “Një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, shkruan ministri në rrjetet sociale.
    Ai shtoi se ishte një nder i veçantë të ishte ministri i parë përgjegjës për kulturën që viziton Preshevën, një vend ku, sipas tij, ndjenja e përkatësisë kombëtare është e gjallë dhe e palëkundur.
    Gjatë qëndrimit të tij, Gonxhja mori pjesë edhe në shfaqjen artistike “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, organizuar me ftesë të Kryetares Sinani. Spektakli ishte një homazh për misionaren e njohur shqiptare, që vazhdon të frymëzojë shqiptarët kudo në botë.