Tag: presë

  • Italia e gatshme të presë samitin për paqen/ Tajani konfirmon ofertën për takim mes Trump, Putin dhe Zelensky

    Italia e gatshme të presë samitin për paqen/ Tajani konfirmon ofertën për takim mes Trump, Putin dhe Zelensky

    antonio tajani

    ITALI- Italia rikonfirmon rolin e saj si një vend mikpritës për paqen globale, duke shprehur gatishmërinë për të organizuar një samit të rëndësishëm që mund të shënojë një hap historik drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
    Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi në një intervistë për “Speciale Tg4” se vendi i tij është i hapur për të mirëpritur një takim të mundshëm trepalësh mes ish-presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
    “Italia gjithmonë ka qenë e gatshme të presë çdo samit që synon ndërtimin e paqes, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë,” u shpreh Tajani, duke nënvizuar rolin e vazhdueshëm të Italisë si një aktor kyç në përpjekjet diplomatike ndërkombëtare.
    Ai shtoi se Roma do të vijojë të punojë intensivisht në nivel diplomatik për të mbështetur përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit dhe për të ndihmuar në krijimin e kushteve të nevojshme për një zgjidhje të qëndrueshme.
    Së fundmi, është përmendur edhe Vatikani si një vend i mundshëm për mbajtjen e këtij samiti, për shkak të simbolikës dhe neutralitetit të tij ndërkombëtar./ ZËRI/

  • Dy alternativa në horizont, Real Madrid “trazon ujërat”, interesohet për mesfushorin e Manchester City

    Dy alternativa në horizont, Real Madrid “trazon ujërat”, interesohet për mesfushorin e Manchester City

    Interesi i Real Madridit për Rodri po shkakton shqetësim te Manchester City, pasi mundësia e një transferimi te Los Blancos po bëhet gjithnjë e më reale.
    Klubi madrilen duhet të vendosë nëse do të bëjë një ofertë këtë verë apo do të presë deri vitin tjetër, kur spanjolli do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin anglez.
    Nëse Real Madridi do të vepronte tani, kjo do kishte kosto, pasi operacioni nuk mund të kryhet pa 100 milionë euro.
    Si alternativë, Real Madridi mund të vendosë të presë edhe një vit. Nëse Rodri nuk e rinovon kontratën me Cityn, çmimi i tij mund të bjerë ndjeshëm, midis 60 dhe 80 milionë eurove. Një çmim që gjithsesi mbetet ende i lartë, por në fund të fundit po flasim për fituesin në fuqi të Topit të Artë.

  • Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

    Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

    Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme.
    Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e detyruar të presë këmbën por në Shqipëri askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish.
    Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri.
    Mungesa e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën. /Top Channel/

  • Gruaja do të presë këmbën pasi i rrezikon jetën, operacioni në Itali, por mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”

    Gruaja do të presë këmbën pasi i rrezikon jetën, operacioni në Itali, por mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”

    Fatmira Dervishi është 40 vjeçe dhe ajo ka pësuar djegie në këmbën e djathtë kur ka qenë fëmijë ndërsa e gjithë jeta i ka shkuar spitaleve me operacione të vazhdueshme.

    Megjithatë 40-vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk mundi ta shpëtojë këmbën. Pas dhimbjeve të vazhdueshme dhe infeksionit që i rrezikon shtyllën kurrizore Fatmira është e detyruar të presë këmbën por në Shqipëri askush nuk i siguron protezën që të mund të ecë sërish.
    Fatmira ka marrë garanci në një spital shtetëror në Itali për kryerjen e operacionit për prerjen e këmbës dhe vendosjen e protezës, por spitali shqiptar nuk jep epikrizën ku të përcaktohet se proteza nuk i garantohet në Shqipëri.
    Mungesa e këtij dokumenti rrezikon të lërë nënën e dy fëmijëve të paralizuar gjithë jetën.
     

    Top Channel

  • Franca do të presë samitin e G7 në vitin 2026

    Franca do të presë samitin e G7 në vitin 2026

    Franca do të presë samitin e ardhshëm të G7 në vendpushimin e Alpeve Franceze, Evian, në verën e vitit 2026, njoftoi sot Presidenti francez Emmanuel Macron.

    Samiti do të bahet pranë kufirit me Zvicrën, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, qyteti i Evianit priti gjithashtu samitin (e atëhershëm të G8) në vitin 2003.
    Ishte hera e parë që Rusia ftohej të merrte pjesë, megjithëse u përjashtua në vitin 2014 pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
    Franca do të marrë përsipër presidencën e Grupit të Shtatë (Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Shtetet e Bashkuara) në janar. Për herë të fundit ajo priti një samit të G7 në vitin 2019, në qytetin e Biarritz.

    Top Channel

  • SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    SYRI TV/ ‘Vdekja le të presë’ hap festivalin DEA, në garë, 34 filma nga 20 vende të botës

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për Margarita Xhepën dhe moshën e tretë, nisi në Tiranë edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR. Me pjesëmarrjen e 34 filmave nga 20 vende, festivali synon të rikthejë publikun, veçanërisht të rinjtë, drejt kinemasë cilësore dhe të angazhuar.

    Me filmin “Vdekja le të presë”, një homazh për ikonën e ekranit Margarita Xhepa, nisi edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR, i cili këtë vit rikthehet në Tiranë nga data 9 deri më 13 qershor. Një hapje e fuqishme, jo vetëm si nderim për një figurë të dashur të kinemasë shqiptare, por edhe si një thirrje publike për të parë moshën e tretë si kontribuuese aktive në shoqëri.

    Në një vend ku bota shqiptare nuk ka kinema si institucion, siç tha drejtori i festivalit Edmond Topi, DEA mbetet një mision për ta rikthyer spektatorin te kinemaja cilësore, veçanërisht të rinjtë. Sipas tij, mungesa e rrjeteve të kinemave dhe qasja e polarizuar ndaj artit filmik mes komerciales dhe alternativës e bëjnë të domosdoshëm një festival që shërben si urë mes autorëve dhe publikut.

    Mirela Oktrova, drejtoreshë artistike e festivalit, theksoi rëndësinë e ndërlidhjes me kinemanë që e trajton me ndershmëri sfidën e njeriut me shoqërinë, jetën, komunikimin. Sipas saj, filmat e këtij viti synojnë t’i japin zë një narrative që e përfshin publikun në reflektim dhe dialog.

    Në konkurrimin kryesor të filmave me metrazh të gjatë, Genci Përmeti veçoi një nga pjesëmarrësit më të spikatur: një film turk që ka marrë pjesë në Festivalin e Kanës dhe vlerësohet për krijimtarinë e tij të thellë.

    Ajola Daja, në krye të seksionit të filmave të shkurtër dhe studentorë, theksoi rëndësinë e këtyre kategorive si trampolinë për kineastët e rinj.

    Këtë vit, festivali zhvillohet në dy kinema të hapura: DEA OPEN AIR 1, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, ku organizohen ceremonitë zyrtare dhe mbrëmjet gala; dhe DEA OPEN AIR 2, në Kinema Agimi, ku shfaqen programet e tjera konkurruese. Në garë janë përzgjedhur 34 filma nga 20 vende të botës. 7 filma janë në seksionin e metrazhit të gjatë, 14 në seksionin e filmave të shkurtër dhe 13 në atë studentor. Shqipëria përfaqësohet me katër filma studentorë, ndërsa pjesëmarrja ka një shtrirje gjeografike ndërkontinentale që përfshin nga Amerika Latine e deri në Azinë Juglindore. Paralelisht me festivalin, Akademia DEA do të zhvillojë më 10–12 qershor Takimin Rajonal të Shkollave të Filmit, ku do të mblidhen institucione akademike të rajonit për të forcuar bashkëpunimin në arsimin e kinemasë. Festivali DEA OPEN AIR mbetet kështu një nga nismat më të qëndrueshme për të promovuar kinemanë cilësore dhe për të ndërtuar një urë mes krijuesve, publikut dhe brezit të ri të kineastëve në Shqipëri dhe më gjerë.

     

  • “Po përpilojmë raportin që do u dërgohet ndërkombëtarëve!”/ Berisha: Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën

    “Po përpilojmë raportin që do u dërgohet ndërkombëtarëve!”/ Berisha: Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën

    Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën. Pas rezultatit në zgjedhje Berisha deklaroi se janë duke përpiluar raportin që do u dërgohet ndërkombëtarëve. Ai shtoi se ajo që e konsideron si farsa elektorale e 11 majit u paralajmërua botërisht, nga të gjithë ata që i besojnë votës së lirë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Opozita nuk mund dhe nuk duhet të presë vjeshtën. E kam thënë dhe e them, këto zgjedhje treguan se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka, të paguajë çdo çmim, për ti shndërruar në farsë. Opozita do të bëjë gjithçka për tu kthyer shqiptarëve votën e lirë. Sot shqiptarët nuk kanë vetëm zërin e opozitës. Sot shqiptarët kanë zërin e 108 partive politike të Internacionales Demokrate të Qendrës. Kanë zërin e 87 partive politike të Partisë Popullore Europiane.
    Kanë zërin e 83 partive politike të Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat, të cilat paralajmëruan se Shqipëria nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsa elektorale. Farsa elektorale e 11 majit u paralajmërua botërisht, nga të gjithë ata që i besojnë votës së lirë. Vetëm në rezolutën e Valencias, ku kanë votuar forcat e qendrës së djathë të mbarë Europës, sanksionohet se Edi Rama po blen vota, dhe është para datës 11 maj, po blen vota me lek, po blen vota me kanabis. Do merrni ju vesh së shpejti se cili është krimi me kanabis. Shumë shpejt do njiheni me përmasat me krimin me kanabis.
    Po blen vota me punësime, po blen vota me prokurorime. Defakto Valencia i hodhi në kosh zgjedhjet e 11 majit. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore po përpilon raportin të cilin do të ua paraqesë të gjitha forumeve, institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive të vendeve të lira. Natyrisht fjalën e fundit do ta thonë qytetarët shqiptarë. Kush është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë. Kush mendon dhe beson se, ky vend pa votën e lirë nuk ka të ardhme, duhet të ngrihemi dhe të mos pranojmë kurrë një farsë të tillë të shëmtuar, ku Xhabaftët, Troplinët, Çelët, Bajrët, diktojnë rezultatet e zgjedhjeve.

  • “Krijohen mbi 1000 vende pune”, Rama: Aeroporti i Vlorës gati të presë pasagjerët në vjeshtë

    “Krijohen mbi 1000 vende pune”, Rama: Aeroporti i Vlorës gati të presë pasagjerët në vjeshtë

    Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal tek investimet e bëra në qarkun e Vlorës.
    Ai u shpreh se Aeroporti i Vlorës, në vjeshtën e këtij viti do të jetë gati të presë pasagjerët e parë.
    Ai shtoi se në këtë aeroport do të krijohen mbi një mijë vende pune, një hapësirë kjo për këdo që do të punojë në vendin e tij.
    “Aeropati do bëjë testet dhe në muajt e ardhshëm do të presë dhe do të ulë avionët e bizneseve për t’u bërë gati në vjeshtë për të hapur dyert për pasagjeret. Në Aeroport do të hapen mbi 1000 vende pune.”, tha ai.

  • Njihuni me këpushën kanibale që vishen me kockat e presë së saj

    Njihuni me këpushën kanibale që vishen me kockat e presë së saj

    Duket si një film horror: një këpushë mishngrënëse që fshihet në rrjetat e merimangave dhe vishet me mbetjet e presë së saj. Por kjo është një specie reale, me nofkën “koleksionisti i kockave,” që jeton në një pyll të vogël në ishullin O’ahu të Havait.

    E zbuluar pas 20 vitesh nga një ekip i Universitetit të Havait, kjo këpushë e rrallë i përket gjinisë hyposmocoma, e cila është unike për Havain dhe mendohet të jetë të paktën gjashtë milionë vjeçare. Vetëm 62 individë janë parë në natyrë.

    E botuar në revistën Science, studimi tregon se “koleksionistët e kockave” janë krijesa që ushqehen me kërma. Ata ushqehen me insekte të bllokuara në rrjetat e merimangave dhe ndonjëherë edhe me njëri-tjetrin kur ushqimi mungon. Ata mbulojnë trupin me mbetjet e insekteve, duke krijuar një lloj kamuflazhi që maskon erën dhe shijen e tyre për merimangat përreth.

    Fillimisht, studiuesit mendonin se copat e insekteve që kishin mbi trup ishin të rastësishme. Por vite vëzhgimi provuan se kjo ishte një strategji e qëllimshme për mbijetesë.

    Këto këpusha jetojnë në vende të errëta dhe të fshehura si vrima pemësh dhe trungje të kalbura, çka i bën shumë të vështira për t’u gjetur. Aktualisht, ato mbijetojnë vetëm në një zonë malore pyjore prej 15 kilometrash katrorë dhe rrezikohen nga humbja e habitatit për shkak të bimëve invazive.

    Këpushat mishngrënëse janë tepër të rralla, vetëm 0.1% e specieve të fluturave dhe fluturave të natës. Mbrojtja e tyre është thelbësore për të kuptuar se si insektet barngrënëse kanë evoluuar në insekte mishngrënëse.

    Kërkimet e ardhshme do të përqendrohen në gjenetikën e “koleksionistit të kockave” për të zbuluar se si ka evoluar sjellja e tij grabitqare. Kjo njohuri mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e metodave më të sigurta dhe jotoksike për mbrojtjen e të lashtave. / Discover Magazine – Syri.net

  • FOTO/ Rama: Gati shkolla e re “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, do të presë 650 nxënës dhe mësues

    FOTO/ Rama: Gati shkolla e re “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, do të presë 650 nxënës dhe mësues

    Shkolla e mesme “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan ka përfunduar së rikonstruktuari dhe është gati që të presë mbi 650 nxënës dhe mësues. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ambientet e kësaj shkolle, e cila do të sigurojë një mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim.
    ”Gjithçka është gati në shkollën e re “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, që do të presë mbi 650 nxënës dhe mësues në klasa të reja, laboratorë e palestër moderne, me standarde europiane, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit”, tha Rama.

    Në bashkinë e Elbasanit janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, shkolla artistike “Onufri” dhe ambientet sportive të shkollës “Luigj Gurakuqi”. Në nivel qarku, janë financuar 6 objekte arsimore në 4 bashki të qarkut: Elbasan, Cërrik, Gramsh dhe Librazhd.
    Përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit do të përfundojë ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin.