Një qytetar nga Bulqiza, i identifikuar si Sherif Duriçi, i cili prej 10 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pronësie, në kushtet kur nuk ka marrë zgjidhje, ka dalë të protestoj këtë të premte para dyerve të SPAK.
Duriçi tregon për mediat se saga e tij gjyqësore është për një vendim të formës së prerë, mbi pronësinë e një dyqani që ndodhet në Bulqizë.
“Protestoj një vendim i formës së prerë, u bënë 10 vjet që më rri në Gjykatën e Apelit dhe më është pezulluar. Për këtë arsye protestoj. Kërkoj të më jepet drejtësi për ata që më takon. Është për një dyqan që ndodhet në Bulqizë. Është në Apel, u bëmë 10 vite që rri atje. Është urdhër ekzekutiv dhe vendim i formës së prerë që nuk ka të drejtë të gjykohet por është gjykuar. Unë kërkoj të drejtën që më takon, por këta gjyqtarë nuk gjykojnë drejt. Këtu na thonë se do të gjykojmë gjyqtarët por nuk po shohim asgjë, prandaj kam dal këtu të kërkoj të drejtën time”, tha Sherif Duriçi për mediat.
Në procesverbalet e gjykatës që ai posedon bie në sy se anëtar i trupit gjykues për çështjen e tij në Apel, është edhe gjykatësi i ndjerë Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua nga Erion Shkambi në sallën e gjyqit pasi komunikoi vendimin për një çështje pronësie për një pallat në Shkodër.
Tag: prerë
-

10 vite që endet gjyqeve për një dyqan, qytetari nga Bulqiza proteston para SPAK (VIDEO)
-

Shkarkimi i Veliajt, analisti: Veprim i atyre që donin ta asgjësonin politikisht
Analisti, Arben Meçe tha se shkarkimi i Erion Veliajt është aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht.
Meçe u shpreh se Veliaj nuk duhet të ishte shkarkuar pa vendim të formës së prerë, por të shkarkohej për shkeljen e tij ligjore, pasi nuk është paraqitur në punë prej tre muajsh.
Ai theksoi se në demokraci nuk funksionon shkarkimi në këtë formë, pa vendim të formës së prerë, pasi një drejtues politik i fuqishëm mundet që të vendosë nën kontroll Prokurorinë dhe të asgjësojë kundërshtarët e tij politikë.“Aksioni i sotëm i shkarkimit të Erion Veliajt nuk është aksioni i opozitës, por aksioni i atyre që deshin ta asgjësonin politikisht Erion Veliajn.
Sepse sa u debatua sot çështja e një prokurori i cili në Shqipëri ka arritur një pushtet kaq maksimal, sa ai mund të të marrë, të futë në burg dhe të izolojë.
Dhe nga ai moment prodhohen të gjitha kushtet që u krijuan. Që ti një politikan ta heqësh nga skenat politike sepse, tre muaj nuk ka vajtur në krye të detyrës. Dhe midis Berishës dhe Veliajt, ka një ndryshim në parim. Berisha është politikan dhe dispozita kushtetuese ka një hapësirë që ka të bëjë me mungesën e arsyeshme apo të paarsysehsme.
Kurse për kryetarin e bashkisë ka të bëjë me funksionalitetin. Por në dispozitat ligjore dhe kushtetuese për shkarkimin e një funksionari të lartë politik kudo qoftë ky në bashki, qoftë si deputet ka një dispozitë shumë serioze, që ka të bëjë me dënimin e formës së prerë.
Dhe pse themi e formës së prerë. Ky ligj është futur në Shqipëri, kur unë kam qenë deputet dhe ka pasur debat të madh për këtë ligj. Sepse në perceptimin tim të manipuluar politikisht apo jo, por edhe në perceptimin moralist.
Në momentin kur prokuroria të merr të pandehur pala tjetër hidhet dhe thotë, ti je i fajshëm dhe duhet të japësh dorëheqjen. Por demokracia nuk funksionon në këtë formë. Kur u fut ky ligj unë kam bërë debat të madh dhe grupi i PD u nda në dy pjesë.
Një pjesë e cila dëgjonte ndërgjegjen e vetë që një person që e merrte prokuroria e bënin të fajshëm dhe të japë dorëheqjen. Arben Rakipi ka qenë relatori i kodit dhe i legjislacionit dhe ngriti me përmasa këtë çështje. Në asnjë vend të botës nuk ekziston ekspozita që t’i i ndërpret mandatin funksionarit politik pa dënim të formës së prerë. Sepse një drejtues i fuqishëm vendos nën juridiksionin e plotë prokurorinë për të gjithë kundërshtarët politikë”, tha Meçe -

Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.
“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,- tha Ngjela.
Më tej, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.
“Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”,- tha Ngjela. -

Mbretërit ilir që kanë prerë monedha me emrat e tyre
Mbretërit ilir që kanë monedha të prerë me emrat e tyre janë: Lycceius, Patraus, Audoleon, Monunius, Mytilus, Gentius dhe Ballaios.
Në foton më poshtë janë tetradrahmet e argjentit dhe datojnë nga koha e mbretir Petraus. /Trungu & InforCulture
-

Fatos Klosi për rënien e Ilir Metës: PL do të shpërbëhet, u kthye në një parti familjare
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën shqiptare dhe të ardhmen e Partisë së Lirisë. Klosi, një ish-bashkëpunëtor i afërt i Metës, shprehu keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet ish-presidenti, por nënvizon se fjalën e fundit për fajësinë ose pafajësinë do ta japë gjykata.
“Si bashkëpunëtor i tij, më vjen keq që përfundoi në gjendjen e sotme,” tha Klosi për gazetën “SOT”, duke komentuar situatën e Metës, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim për akuza të rënda si afera CEZ-DIA dhe lobimi i dyshimtë në SHBA.
Në lidhje me pretendimet e Metës se është tradhtuar nga njerëzit e tij në LSI dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë që ta implikojë, Klosi deklaron se duhet të presim vendimin e formës së prerë.
“Për t’i dhënë përgjigje problemit, duhet të presim vendimet e gjykatës së formës së prerë.Uroj që ai të jetë në gjendje ta mbrojë veten nga akuzat që i bëhen”, tha ai.
I pyetur nëse rënia politike dhe ligjore e Ilir Metës është një simbol i përfundimit të tranzicionit politik shqiptar, Klosi është i prerë që jo.
“Jo, sipas meje, tranzicioni politik shqiptar do të mbyllet me pranimin në Bashkimin Europian,” u shpreh ish-kreu i SHISH.
Klosi foli edhe për të ardhmen e Partisë së Lirisë, duke dhënë një parashikim aspak optimist. Sipas tij PL pritet të shpërbëhet.
“Kjo parti, pas krijimit të saj, u kthye në një parti familjare, të cilën unë në Kongresin e ndarjes e quajta ‘Një SHPK me pak aksionerë’. Nuk besoj se ka të ardhme!”, tha ai.
Në vijim, Klosi ndalet te puna e SPAK dhe perceptimi publik për këtë institucion.
“Vlerësimin e punës së SPAK do ta bëjë gjykata, nuk është punë që mund ta bëjmë ne. SPAK nuk duhet të ketë merak balancat politike-Bibla e tij është ligji dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij”, u shpreh Klosi.
Së fundmi, ai foli dhe për konceptin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe nëse vendi është më në fund në rrugën drejt drejtësisë së vërtetë. Klosi tha se momentin do ta quaj të ardhur kur për ngjarjet e sotme të mos flitet më dhe ato të jenë harruar.
“Sigurisht, fenomeni i pandëshkueshmërisë ka filluar të preket dhe unë uroj që të mos e konsiderojmë eksperiment, por të përdorim eksperiencën e atyre që janë para nesh në këtë fushë. Momentin do ta quaj të ardhur kur për ngjarjet e sotme të mos flitet më dhe ato të jenë harruar. Kjo do të dojë dhe ca kohë, të paktën sa të mbarojnë gjyqet e çështjeve të hapura”, u shpreh Klosi. -

Fatos Klosi komenton rënien e Ilir Metës nga skenat e pushtetit te qelitë e SPAK dhe paralajmëron shpërbërjen…
Rigels Seliman
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi për gazetën “SOT” arrestimin dhe paraburgimin e ish-presidentit Ilir Meta, si dhe ndikimin që kjo ngjarje ka në politikën shqiptare dhe të ardhmen e Partisë së Lirisë. Klosi, një ish-bashkëpunëtor i afërt i Metës, nuk ngurron të shprehë keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhet ish-presidenti, por nënvizon se fjalën e fundit për fajësinë ose pafajësinë do ta japë gjykata.
“Si bashkëpunëtor i tij, më vjen keq që përfundoi në gjendjen e sotme,” tha Klosi, duke komentuar situatën e Ilir Metës, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim për akuza të rënda si afera CEZ-DIA dhe lobimi i dyshimtë në SHBA. Në lidhje me pretendimet e Metës se është tradhtuar nga njerëzit e tij në LSI dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë që ta implikojë, Klosi deklaron se duhet të presim vendimin e formës së prerë “Për t’i dhënë përgjigje problemit, duhet të presim vendimet e gjykatës së formës së prerë.
Uroj që ai të jetë në gjendje ta mbrojë veten nga akuzat që i bëhen”, tha ai. I pyetur nëse rënia politike dhe ligjore e Ilir Metës është një simbol i përfundimit të tranzicionit politik shqiptar, Klosi është i prerë që jo. “Jo, sipas meje, tranzicioni politik shqiptar do të mbyllet me pranimin në Bashkimin Europian,” u shpreh ish-kreu i SHISH. Klosi foli edhe për të ardhmen e Partisë së Lirisë, duke dhënë një parashikim aspak optimist. Sipas tij PL pritet të shpërbëhet. “Kjo parti, pas krijimit të saj, u kthye në një parti familjare, të cilën unë në Kongresin e ndarjes e quajta ‘Një SHPK me pak aksionerë’. Nuk besoj se ka të ardhme!”, tha ai.
Puna e SPAK
Në vijim, Klosi ndalet te puna e SPAK dhe perceptimi publik për këtë institucion. “Vlerësimin e punës së SPAK do ta bëjë gjykata, nuk është punë që mund ta bëjmë ne. SPAK nuk duhet të ketë merak balancat politike-Bibla e tij është ligji dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij”, u shpreh Klosi. Së fundmi, ai foli dhe për konceptin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe nëse vendi është më në fund në rrugën drejt drejtësisë së vërtetë. Klosi tha se momentin do ta quaj të ardhur kur për ngjarjet e sotme të mos flitet më dhe ato të jenë harruar. “Sigurisht, fenomeni i pandëshkueshmërisë ka filluar të preket dhe unë uroj që të mos e konsiderojmë eksperiment, por të përdorim eksperiencën e atyre që janë para nesh në këtë fushë. Momentin do ta quaj të ardhur kur për ngjarjet e sotme të mos flitet më dhe ato të jenë harruar. Kjo do të dojë dhe ca kohë, të paktën sa të mbarojnë gjyqet e çështjeve të hapura”, u shpreh Klosi. Në një kohë kur drejtësia e re është në qendër të vëmendjes dhe pritet të prodhojë rezultate të prekshme, fjalët e Fatos Klosit vijnë si një thirrje për durim, objektivitet dhe mbështetje ndaj institucioneve që kanë në dorë fatin e një drejtësie të shumëpritur. -

DETAJE- Nipi i 56-vjeçarit që u vra nga e bija: Ishte i prerë në pjesët intime…kishte gjak pas kokës
Neritan Trifoni
FIER-Nipi i Anesti Ramës, 56-vjeçarit i cili dyshohet se u mbyt me tel nga vajza e tij, ka zbardhur detaje të reja. Neritan Trifoni tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait, dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.
“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai për Tip Channel. -

Rregulla të reja në ndërtim/ Rama i prerë: Kush s’i përmbush, do goditet rëndë
Edi Rama:
Kemi problem me kantiere ndërtimi që s’kanë as respekt për të tjerët, as për mjedisin, as për hapësirën, kantiere që nuk janë realisht kantiere. Dhe për këtë arsye, do të bëhet një ndërhyrje edhe në raport me këto kantiere, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushin.
Ka edhe një “sport” tjetër që zhvillohet sidomos në Tiranë dhe në bregdet, ndërtues që marrin leje dhe, ende pa u zbardhur leja, kuturisin të fillojnë punimet, hapin gropa dhe bëjnë sikur po përgatisin kantierin. Abuzohet me një nen që lejon fazën paraprake, por në fakt kanë ndërtuar edhe pallate pa leje. Dhe për këtë, masat do të jenë drastike. -

Vendimi i formës së prerë/ U shkarkua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano do të përfitojë rreth…
Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.
Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.
Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. -

‘Eskorta’ në burgje/ ‘Fenomen ekzistues’, Hamataj: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special pa autorizim të prokurorit, cenohet siguria
Eskortat, apo siç njihen në zhargonin e përditshëm si shoqëruesit e personave të famshëm, nuk po ‘përdoren’ vetëm në përditshmëri për personat që gëzojnë liri të plotë, referuar edhe jurisprudencës, por po përdoren edhe për ata të dënuar apo të paraburgosur, të cilët ende nuk kanë marrë një dënim të formës së prerë nga Gjykatat e vendit.
I tillë është rasti apo skandali i zbuluar së fundmi i një vajze të show-bizit shqiptar, e cila u fut në qelinë e burgut të Drenovës, për të zhvilluar një takim special me një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, për të cilin ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë.
Për avokatin, Ermal Hamataj, një fenomen i tillë, tashmë është një ‘sekret publik’ që gjithkush e di. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Hamataj thotë se ato kanë ekzistuar prej vitesh, dhe pavarësisht masave që do të merren nga institucionet përgjegjëse për zinxhirin komandues të IEVP-ve në vend, fenomeni do të vijojë të ekzistojë sa kohë që fuqia ekonomike është ‘mbi ligjin’.
Ligji, thekson avokati Hamataj, nuk e lejon takimin special për një të paraburgosur, pa një autorizim të prokurorit të çështjes.
Referuar ngjarjeve të fundit, Hamataj thotë se duhet të vërtetohet se hyrja e këtyre personave ështët dhënë kundrejt pagesës, çka do të përbënte cenim të rendit e sigurisë dhe korrupsion i drejtuesve të IEVP-ve.
Nuk është diçka e re. Që në momentin e shpikjes së burgjet, personat që gëzojnë status më të mirë do ta përdorin në të gjitha rrethanat që janë, qoftë edhe në mungesën e lirisë. Ky tashmë është një sekret publik, që e dinë të gjithë.
Fenomen që ka ekzistuar prej vitesh, pavarësisht masave që do merren për t’u shkarkuar një drejtor këtu apo atje, sërish do vazhdojë sa kohë që në Shqipëri fuqia ekonomike të jep akses në fenomenet e lejuara apo të palejuara që është një risk konstant që do të përsëritet dhe në të ardhmen.
Ka një ligj të 2020 për të drejtat e të paraburgosurve dhe të burgosurve për takimet speciale, me bashkëshortet, të fejuarat dhe bashkëjetueset. Këtu nis abuzimi. Për të paraburgosurit pa një vendim të formës së prerë, hyrja e personave në IEVP, bëhet vetëm me autorizim të prokurorit të çështjes. Drejtori i burgut jep autorizim vetëm te personat me dënim me formë të prerë.
Duhet të vërtetosh që hyrja e këtyre personave është dhënë kundrejt pagesës, dhe kjo është cenim i rendit dhe i sigurisë, si dhe korrupsion i drejtuesve të IEVP.
Sot po shohim që të paraburgosurve, takimet speciale po u lejohen takimet nga drejtori, ndërsa takimi për ta duhet të jetë vetëm nga prokuori i çështjes. Ndryshe s’mund të futet askush, sipas ligjit.