Tag: prera

  • Tronditëse në Gjermani, gjenden duart e prera të një gruaje në autostradë, foshnja i braktisur në derën e manastirit

    Tronditëse në Gjermani, gjenden duart e prera të një gruaje në autostradë, foshnja i braktisur në derën e manastirit

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur autoritetet gjermane.
    Një shofer ka gjetur në autostradë, dy duart e prera të një gruaje, duke njoftuar menjëherë policinë.
    Autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe bllokuan për disa orë autostradën, ku nga ekspertiza rezultoi se viktima ishte një emigrante që kishte kërkuar azil në Gjermani.

    Disa kilometra më tutje, në derën e një manastiri u gjet një foshnjë në një karrocë.
    Hetimet tani janë përqendruar në gjetjen e partnerit të gruas dhe babait të fëmijës që është zhdukur, pa e përmendur atë si të dyshuar autoritetet.
    Siç dëshmohet nga informacionet e deritanishme, nuk janë gjetur pjesë të tjera të trupit, ndërsa rasti i një aksidenti rrugor është përjashtuar, pasi lëndimet përshkruhen si të qëllimshme.
    Policia kontrolloi dhomën e gruas në azil, por nuk gjeti shenja që të vërtetonin se aty kishte pasur më herët dhunë./vizionplus.tv

  • E rëndë/ Gjenden dy duar të prera të një gruaje në mes të autostradës, pak kilometra më tej identifikohet edhe…

    E rëndë/ Gjenden dy duar të prera të një gruaje në mes të autostradës, pak kilometra më tej identifikohet edhe…

    Dy duar të prera janë gjetur në një autostradë në Gjermani, të cilat i përkasin një gruaje të re, ndërsa disa kilometra më larg, pranë një manastiri është gjetur një karrocë me një foshnjë brenda saj. 
    Ngjarja e rëndë është shënuar në North Rhine-Westphalia, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, e lënë jashtë derës së manastirit në Kröffelbach, Hesse. 
    Duart e prera janë parë nga një shofer, i cili më pas ka njoftuar policinë. Ende nuk dihet nëse gruaja është gjallë, ndërsa kërkimet për të vijojnë. 
    Nga shenjat e gishtave rezulton se ajo është një nënë e re, e foshnjës së gjetur jashtë manastirit, me origjinë nga Afrika, dhe që jetonte në një kamp azilantësh. 
    Policia ka përjashtuar mundësinë e një aksidenti, pasi duket se duart janë prerë qëllimisht. Po ashtu kanë nisur kërkimet për gjetjen e partnerit të saj dhe babait të fëmijës, por pa lëshuar një urdhër ndalimi për të. 
    Situata mbetet ende mister, pasi nuk është gjetur asnjë shenjë nga gruaja.