Tag: prengës

  • Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili: 4 vetë të armatosur më kërkuan kazmë e lopatë

    Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon Festim Bexhdili: 4 vetë të armatosur më kërkuan kazmë e lopatë

    Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.Sipas TvKlan mësohet se në këtë proces ka dëshmuar Festim Bixhdili, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me këtë çështje.
    Në këtë proces gjyqësor po gjykohen edhe Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Martin Bleta, Korado Gështenja, Artan Doçaj dhe Geraldo Martini.Në sallë, përballë gjykatës Festim Bexhdili ka deklaruar se ka qenë duke pastruar pishinën kur në resortin ku punonte ka ardhur një Range Rover i bardhë me katër vetë të armatosur.
    “Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një “Range Rover” i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 vetë të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe jua dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga “Range”-i në një “Fiat Doblo”, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin. Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha m’u dukën si nga veriu”, është shprehur ai.
    Pastaj, Bexhdili dëshmon se ka ardhur Altin Hajrim i cili u kërkoi katër personave të iknin shpejt.
    “Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di ç’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, dëshmoi Bexhdili.
    Hetimet treguan se shkak për mbajtjen peng të Jan Prengës, u bë grabitja e një sasie kokaine në portin Portsmuth në Angli, grabitje për të cilën Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi, të konsideruar si porositës të krimit nga SPAK, fajësonin vëllain e Jan Prengës, Astrit Prengën.
    Edhe pse në mungesë të një kufome, gjykatat argumentuan se për shkak të gjakut të gjetur dhe pamjeve filmike, Jan Prenga ka humbur jetën.
    Sipas gjykatës, Bexhdili ka pastruar vendin e krimit, ka siguruar mjetet dhe ka kërkuar për vendin ku do groposej trupi, si dhe ka gjetur rroba të pastra për autorët që bënë rrëmbimin më Kamzë.

  • “Ishin të armatosur dhe më kërkuan ujë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    “Ishin të armatosur dhe më kërkuan ujë”/ Zhdukja e Jan Prengës, dëshmon kopshtari: Ja çfarë ndodhi në kompleks

    Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ka zbardhur dëshminë e dhënë ditën e sotme në gjykatë Festim Bexhdili, i cili është pyetur për zhdukjen misterioze të Jan Prengës.
    Bexhdili ka qenë kopshtar te kompleksi “Golden Resort”, dhe ka dëshmuar se çfarë ka ndodhur ditën e zhdukjen së Jan Prengës.
    Ai tha se katër persona të armatosuru i kanë kërkuar ujë, ndërsa i kanë thënë se dikush kishte vdekur.

    Ndërsa shtoi se edhe pse personat ishin pa maska nuk ka mundur të fiksojë asnjë fytyrë, pasi ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë një person të vdekur, por dhe armë para syve.
    Ai tha se pasi kishin lëvizur trupin nga makina në makinë, aty kishte mbërritur Altin hajri, duke ju kërkuar personave të armatosur që të largohehsin menjëherë.
    Kujtojmë q aktualisht për zhdukjen e Jan prengës po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doçit Funiqit.
    Dëshmia e plotë e Bexhdilit:
    Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Rangr në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
    Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu.
    Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt.
    Nuk e di c’bëri Altini pastaj.
    Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. J’ua dhashë dhe ata i futën në makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë.

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Ja arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore, në GJKKO

    Zhdukja e Jan Prengës/ Ja arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore, në GJKKO

    Seanca gjyqësore që pritej të mbahej nga Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doccaj dhe Geraldo Martini, është shtyrë. Sipas njoftimeve, seanca pritet te zhvillohet më 16 prill në orën 14:00. Trupi gjykues mori vendimin, për shkak të mungesës së avokatit të Gentin Funiqit. Henrik Ligori.
    Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020.Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.
    Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.  Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.
    Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doccaj dhe Geraldo Martini, është shtyrë. Togat e zeza të GJKKO-së morën vendimin për shkak të mungesës së avokatit të Gentin Funiqit. Henrik Ligori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 prill në orën 14:00

    Në seancën e sotme, do të dëshmonte Festim Bexhdili i bashkëpandehur në një procedim të lidhur. Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

    HETIMI I SPAK PËR RASTIN E JAN PRENGËS

    Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.

    Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.

    Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

  • I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca e sotme gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës është shtyrë.

    Në seancën e sotme ndaj Aldo Majnishtës, Gentian Funiqit, Martin Beltës, Korado Gështenjës, Artan Doçajt dhe Geraldo Martinit, do të dëshmonte Festim Bexhdili, i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Bexhdili në Shkallë të Parë është dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
    Bexhedili do të dëshmojë,  jep pëlqimin për t’u pyetur në lidhje me ketë çështje.
    Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Funiqit. Seanca e radhës do të  mbahet në 16 prill, ora 14:00.

    Top Channel