Tag: prengës

  • Vrasja e Jan Prengës/ GJKKO rigjykon kopshtarin e ‘Golden’, avokati: Rishihni pamjet

    Vrasja e Jan Prengës/ GJKKO rigjykon kopshtarin e ‘Golden’, avokati: Rishihni pamjet

    Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur sot rigjykimi për Festim Bexhdilin, i akuzuar në lidhje me vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2020.

    Bexhdili, i njohur si kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt i peng dhe më pas u zhduk Prenga, kërkon pafajësi përmes mbrojtjes së tij ligjore.

    Avokati Ilir Murati, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar rishikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të paraqitura si prova kryesore në proces.

    “Kemi konstatuar një gabim të organit procedues në interpretimin e pamjeve filmike,” deklaroi Murati para trupës gjykuese, duke theksuar se pamjet nuk e provojnë përfshirjen direkte të klientit të tij në rrëmbimin apo ekzekutimin e Jan Prengës.

    Rigjykimi në Apel zhvillohet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që prishi dënimin me burgim të përjetshëm për Bexhdilin dhe e ktheu çështjen për shqyrtim të ri në Apel.

    Në këtë seancë, Aldo Majnishta është shoqëruar në gjykatë për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Ai është përmendur nga Prokuroria e Posaçme si një nga personat që, së bashku me Bexhdilin, ka ndihmuar në zhdukjen e trupit të viktimës.

    Behar Dibra, prokuror i SPAK: “Na rezulton se Festim Bexhdili së bashku me Aldo Majnishtën kanë nxjerrë trupin nga bagazhi i një makine Mercedes dhe e kanë mbuluar me çarçaf në orën 18:12. Në orën 18:30, automjeti largohet nga garazhi i ‘Golden Resort’. Bexhdili është larguar me të tjerë dhe është kthyer sërish aty.”

    Në mbrojtje të klientit të tij, avokati Ilir Murati ka kundërshtuar interpretimin e pamjeve filmike nga ana e prokurorisë.

    Ilir Murati, avokat i Festim Bexhdilit: “Në asnjë moment nuk duket Festim Bexhdili duke kryer veprime. SPAK pretendon se ai ka kaluar viktimën nga një automjet në tjetrin. Kjo është ose një kqyrje e gabuar, ose me dashje e keqe. Është totalisht e padrejtë. Këto qëndrime dua t’i mbaj publike. Do të kërkojmë ndoshta edhe ekspertë të pavarur për të verifikuar pamjet.”

  • Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

    Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC

    Disa transkripte në SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, të paraqitura si prova e re në proces u bënë objekt debati mes palëve në seancën e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme.
    Avokatja e Dritan Rexhepit, Joana Qeleshi, kërkoi të dinte nëse materiali i sjellë ishte i plotë, apo nëse në seancat në vijim do të paraqiteshin të tjera materiale si provë e re.
    Prokurorja e Posaçme, Elida Kaçkini, sqaroi se aktet janë pjesë e dosjeve të tjera hetimore.
    “Nuk e kemi pasur të mundur t’i kemi më parë. Komunikimet janë të shumta, por për efekt të këtij procesi kemi nxjerrë ato komunikime që janë në dobi të këtij gjykimi. Kemi marrë komunikimet që identifikojnë përdoruesit, të pandehur në këtë gjykim. Duhet të qartësoj se mes të pandehurve në këtë proces gjyqësor, komunikimet janë të plota. Ato që janë hequr janë komunikime të tyre me persona të tjerë. Në këtë kuptim ne i qëndrojmë sekretit hetimor, pasi për Dritan Rexhepin kemi dyshime edhe që është i përfshirë në trafikun e drogës. Në këtë gjykim ai është i pandehur për tjetër vepër penale“, tha Kaçkini.
    Më tej, për t’i dhënë kohë mbrojtjes për të parashtruar kundërshti për provat e reja procesi u ndërpre dhe u shty për në datën 20 qershor, ora 10:00.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, mbërrin në Shqipëri letërporosi nga Britania, zbulohet përmbajtja

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, mbërrin në Shqipëri letërporosi nga Britania, zbulohet përmbajtja

    Në gjykatën e posaçme vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.

    Sot togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait i Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
    Shkresa që ka mbërritur në ministrinë e drejtësisë nga homologët britanikë:
    “Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK.
    Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”.

    Top Channel

  • Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

    Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon seanca për vrasjen, rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, me të pandehur, Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishtën.
    Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, togat e zeza relatuan një letërporosi që ka mbërritur në Shqipëri për marrjen në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, të vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
    Në shkresën që ka mbërritur në Ministrinë e drejtësisë nga homologët britanikë, thuhet:
    “Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion.”
    Ndërkaq, sot gjykata duhet të marrë vendim nëse do t’u pajisë mbrojtësve komunikimet e plota të SKY ECC. SPAK, i përfaqësuar nga dy prokurorët, Elida Kaçkini dhe Behar Dibra, thonë se për këtë çështje, komunikimet janë të plota për sa i shërbejnë kësaj dosje.
    Mirëpo, avokatët kundërshtojnë pikërisht përzgjedhjen nga ana e SPAK e tyre atyre që ata konsiderojnë prova, në një kohë kur komunikimet që mungojnë mund t’i shërbejnë mbrojtjes efektive të klientëve të tyre.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 Janarit 2020 në Kamzë. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite.

  • Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, nis në GJKKO seanca për Dritan Rexhepin

    Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, nis në GJKKO seanca për Dritan Rexhepin

    Dritan Rexhepi

    TIRANË- Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, nis në GJKKO seanca për Dritan Rexhepin. Po diskutohet lidhur me transkriptin e bisedave që janë zhvilluar në aplikacionet e koduara “SkyECC”. Në seancën e sotme është kërkuar që të marrin pjesë me konferencë edhe Astrit Prenga dhe Gëzim Shullani. Po ashtu, trupa gjykuese ka kërkuar që Prkuroria të gjejë adresat e sakta dhe jo të shënohet thjesht “Londër”. Deri më tani janë dorëzuar tre kode të aplikacionit “SkyECC”. Kodet përkojnë me llogaritë e Gentian Funiqit, Altin Hajrit dhe Dritan Rexhepit.
    vijon…

  • Zhdukja e Jan Prengës, vëllai i tij dhe Gëzim Shullani do të pyeten nga policia britanike

    Zhdukja e Jan Prengës, vëllai i tij dhe Gëzim Shullani do të pyeten nga policia britanike

    Autoritetet britanike të drejtësisë kanë reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për të marrë dëshminë e dy personave në Britaninë e Madhe për llogari të gjykimit në Shqipëri të të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    Përmes një letërporosie, të relatuar në seancën e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme, pala britanike kërkonte informacion shtesë në lidhje me pyetjen e vëllait të Jan Prengës, Astrit Prenga dhe Gëzim Shullanit.
    “Para se të rishqyrtojmë kërkesën tuaj, duam të dimë statusin penal të personave që do dëshmojnë, detaje mbi pyetjet që do t’u jepen shpjegime, akuzat për të cilat duhen marrë në pyetje dëshmitarët, sesi mund të shërbejë dëshmia e tyre në hetimin e SPAK. Të ngarkohet policia britanike për të bërë pyetjet që autoritetet shqiptare do të na vënë në dispozicion”, thuhej në letërporosi.
    Gjykata i kërkoi prokurorëve të SPAK saktësimin e adresës së dy dëshmitarëve të kërkuar në Britaninë e Madhe.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK për Festim Bexhdilin: Ka përdorur ‘Encrochat’

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK për Festim Bexhdilin: Ka përdorur ‘Encrochat’

    Jani Prenga

    TIRANË- Edhe sot para Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar procesi për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Sërish sot, para togave të zeza, ka dalë Festim Bexhdili, i cili ishte i dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë. Në seancën e sotme, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretenduan se Bexhdili ka patur në përdorim një celular të enkriptur me programin “EncroChat”, aparat që ende nuk është zbërthyer. Por nga ana tjetër, vetë Bexhdili pretendon se nuk e ka përdorur këtë aplikacion. Avokati i tij, Ilir Murati, në mbrojtje të klientit të tij tha se nga komunikimet që janë “zbërthyer” nga aplikacioni tjetër i koduar “Sky ECC”, Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilin.
    Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini, deklaroi se janë sekuestruar dy celularë gjatë arrestimit të Bexhdilit, njëri prej tyre është i enkriptuar. Pra, rrjedhimisht, bie pretendimi se nuk ka pasur kurrë një aparat të tillë celular. 
    “Avokati po tenton të shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Këtë e pranon dhe dëshmitarja Enxhi, e cila është lidhje shoqërore e Bexhdilit. Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastësisht në vendin apo kohën e gabuar,”- tha prokurorja. Ndërkohë që avokati i është përgjigjur: Ekspertojeni telefonin dhe na sillni prova, të sqarohet nëse Bexhdili ka apo jo komunikime, për të krijuar bindje të plotë duhen prova të reja. Duhet zbërthyer telefoni dhe të konfirmohet nëse ka ose jo komunikime.
    Po ashtu, Murati kërkoi të pyeten edhe të pandehurit e tjerë për vrasjen, Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi. Përveç të pandehurve të tjerë, avokati kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike, si dhe kërkoi pyetjen e vajzës së lartpërmendur, e cila është identifikuar me emrin “Enxhi”. Por, Gjykata e Apelit ia rrëzoi të dyja kërkesat. Megjithatë, pranoi që pamjet filmike t’i vihen në dispozicion avokatit mbrojtjës. Një tjetër kërkesë e pranuar ishte ajo për shoqërimin e Aldo Majnishtës dhe Dritan Rexhepit, të cilët do të merren në pyetje më 12 qershor.
    Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar.
    Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…/ZËRI

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari kërkon pamjet filmike, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ekspert! Urdhëron shoqërimin e Majnishtës dhe Rexhepit

    Zhdukja e Jan Prengës/ Kopshtari kërkon pamjet filmike, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për ekspert! Urdhëron shoqërimin e Majnishtës dhe Rexhepit

    Të gjithë kamerat e resortit Golden do të vihen në dispozicion mbrojtjes për të parë të plotë lëvizjet e kopshtarit Festim Bexhdilit, i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.Reklama në FieriWeb

    Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u mbajt seanca ndaj kopshatrit të resortit Gloden, Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz. Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim ne Apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encrochat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encrochat.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SkyECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit, ndërsa sipas SPAK komunikimet e Hajrit janë me të pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili të mbyllë gojën. Avokati kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike, por kjo kërkesë u rrëzua nga Apeli i Posaçëm. Nga ana tjetër, SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë të përfshirë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Apeli rrëzoi kërkesën e avokatit Ilir Muratit për të marrë në pyetje shtetasen E.K në lidhje me përfshirjen e Festim Bexhdilit në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Ndërkohë, të gjithë kamerat e resortit Golden do të vihen në dispozicion mbrojtjes për të parë të plotë lëvizjet e kopshtarit. Gjykata urdhëroi që në seancën e radhës të shoqërohen Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Çështja e Jan Prengës

    Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

    5 persona akuzohen si rrëmbyesit, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Marin Bleta dhe Korado Gështenja, të cilët po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Ndërkohë, që urdhrin e ka dhënë Gentian Goçi allias Funiqi, ndërsa porositës dyshohet se është Dritan Rexhepi. Jan Prenga dyshohet se u dhunua dhe u vra brenda kompleksit Golden, më pas trupi i tij është zhdukur dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjetur.

    Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Ai po përballet për herë të parë më drejtësinë shqiptare

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Roli i kopshtarit dhe rigjykimi i tij – Kërkohet dëshmia në gjyq e Dritan Rexhepit dhe Aldo Majnishtës

    Zhdukja e Jan Prengës/ Roli i kopshtarit dhe rigjykimi i tij – Kërkohet dëshmia në gjyq e Dritan Rexhepit dhe Aldo Majnishtës

    Në e Apelin e Posaçëm po mbahet seanca ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të kompleksit “Golden”, i dyshuar si një nga personat për  rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.

    Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon encrochat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit, Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur encrochat.

    Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY eç dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilin, ndërsa sipas prokurorisë Komunikimet e Hajrit janë me të pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili të mbyllë gojën. Avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike. Nga ana tjetër SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë të përfshirë. Gjithashtu prokuroria i kërkon gjykatës që të mos pranohet kërkesa për thirrjen e një eksperti për analizimin e kamerave të sigurisë.

    Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ilir Murati për të marrë në pyetje shtetasen E.K në lidhje me përfshirjen e Festim Bexhdilit në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Po ashtu edhe kërkesa tjetër për thirrjen e ekspertit për të parë kamerat u rrëzua nga togat e zeza./Raportoi-Fatjon Gjinaj

  • Vrasja e Jan Prengës! Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin,  Aldo Majnishta refuzon të dëshmojnë

    Vrasja e Jan Prengës! Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, Aldo Majnishta refuzon të dëshmojnë

    Jan Prenga dhe Dritan Rexhepi

    TIRANË-Është shtyrë seanca për Dritan Rexhepi dhe të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për rrëmbimin e Jan Prengës.  Seanca e radhës u caktua për në datën 21 maj ora 09:00. I pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, një prej të pandehurve për rrëmbimin e Jan Prengës i cili nuk ka pranuar të dëshmojë.
    Në seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar transkriptimet e bisedave të zhvilluara në SkyECC mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit. SPAK pretendon se është kryer procesverbali i identifikimit të PIN-it të përdorur nga Dritan Rexhepi, Gentian Funiqi e Altin Hajri dhe se të tre bisedojnë për zhdukjen e Prengës, ngjarje për të cilën kopshtari Festim Bixhdili ndodhet pas hekurave.

    Në seancën e parë gjatë dëshmisë së tij, Dritan Rexhepi ka mohuar të ketë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020. Ai mohon të jetë Gramosi që del në përgjime, madje ka kërkuar që Prokuroria t’i publikojë ato dhe të bëjë edhe një ballafaqim mes tij dhe vëllait të Jani Prengës. Gramos Rexhepi gjithashtu ka mohuar lidhjen me Gentian Funiqin, i cili akuzohet se dha urdhrin për rrëmbimin e Jan Prengës në janar 2020.
    Jan Prenga u rrëmbye dhe zhduk si hakmarrje për grabitjen e një ngarkese me mbi 100 kg kokainë në Angli nga vëllai i viktimës, ngarkesë që dyshohet se i përket grupit të drejtuar nga Dritan Rexhepi, i cili gjithashtu ndodhet pas hekurave, por ka mohuar çdo lidhje me krimin në fjalë. Por edhe këtë gjë, Rexhepi e mohon duke thënë se nga burgu nuk ka bërë kurrë trafik droge dhe për rrjedhojë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë ngarkesë. Madje ai mohon të ketë dëgjuar ndonjëherë emrin e Altin Hajrit. Altin Hajri është ende në kërkim./ZËRI