Tag: prengës

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Pregës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

    Festim Bexhdili dhe Jani Prenga

    TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lexoi sot pretencën për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit “Golden”, aty ku u vra Jani Prenga. Në seancën e sotme të zhvilluar në GJKKO, prokurorët kërkuan dënime të ndryshme. Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Por prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Kjo sepse, sipas tij, nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ashtu siç pretendoi kolegia e tij. Megjithatë i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
    Prokurorja Elida Kaçkini: Ne vlerësojmë që vendimi i GJKKO, i dhënë për Festim Bexhdilin, duhet të lihet në fuqi si vendim i mbështetur në ligj dhe prova. I pandehuri duhet të deklarohet fajtor sa i përket veprave penale që kemi ngritur për të. Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi deri të paktën në orën 10:57, ku ka hyrë në drejtim të Shijakut. Ai është gjendur në kompleks, referuar pamjeve filmike, në orën 11:19 dhe shkon në drejtim të një garazhi, më pas shfaqet duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. Altin Hajri shfaqet në 11:27, ndërsa në 11:36 vjen mjeti i autorëve. Veprimet e kryera tregojnë bindshëm që Festim Bexhdili ka pasur dijeni për ngjarjen. Në tërësinë e provave, ne vlerësojmë se i pandehuri ka pasur rol aktiv në ngjarje, ndaj vendimi me burgim të përjetshëm është proporcional. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues.
    Behar Dibra: Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale ‘mbajtja peng e Jan Prengës’ është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Nuk ka asnjë provë që Festim Bexhdili njihte Aldo Majnishtën, Korado Geshtenjën, Dritan Rexhepin etj. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Në automjetin ku u fut trupi hipin Altin Hajri, Geraldo Martini, Aldo Majnishta e të tjerë, dhe më pas automjeti rikthehet sërish në kompleks pa trupin e Jan Prengës. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di.
    Pas pretencës së SPAK, në sallën e gjyqit u dëgjua edhe vetë i pandehuri Festim Bexhdili, i cili vijoi të mohojë akuzat.
    “Jam dakord me çfarë kam thënë në shkallë të parë. Nuk jam dakord as me pengmarrjen, as me vrasjen. Kam qenë aty, nga frika kam marrë trupin. Kushdo të ishte ashtu do bënte dhe prokuroria. Jam hallexhi, isha në punë, u gjenda aty. Ishalla bëhet drejtësi,”- tha ai. Në mbrojtje të tij, avokati i Bexhdilit, Ilir Murati gjithashtu kërkoi pafajësi.
    “Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim. Prokuroria ka qëndrim të dyzuar. Thotë se ai ka pasur telefon, por nuk e kemi hapur dot. Kishte Encro, por s’gjetëm gjë. Zoti gjyqtar, duhen prova. E vërteta e Festimit është që u ndodh në atë ambient dhe bëri ato veprime. Përkrahu autorët, nuk kallëzoi krimin… Së fundmi, dënimi i Festim Bexhdilit ka bërë jehonë edhe për vetë ata aty,”- tha avokati.
    Në këto kushte, Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, shtyn shpalljen e vendimit në datë 25 korrik ora 11:00. Bexhdili është kopshtari i resortit luksoz “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng dhe më pas u nxorr i vrarë Jani Prenga, trupi i të cilit nuk është gjetur edhe sot./ZËRI

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Prokurorët të ndarë për pretencën ndaj Festim Bexhdilit, shtyhet seanca

    Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme.
    Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.
    Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, shtyn shpalljen e vendimit në datë 25 korrik ora 11:00.

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

    Top Channel

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ GJKKO rrëzon kërkesën e Festim Bexhdilit për pamjet filmike, shtyhet seanca

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ GJKKO rrëzon kërkesën e Festim Bexhdilit për pamjet filmike, shtyhet seanca

    GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të pandehurit Festim Bexhdili, për të shfaqur në sallën e gjyqit pamjet filmike të kompleksit “Golden”. Bëhet me dije se mbrojtja e tëpandehurit pretendon se pamjet do të ndihmonin në zbardhjen e të vërtetës për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

    Sipas avokatit, pamjet janë interpretuar në mënyrë të gabuar nga SPAK, dhe kërkoi që ato të shfaqeshin në gjykatë, në mënyrë që të qartësohej roli i klientit të tij. Bëhet me dije se gjykata nuk pranoi kërkesën, duke mbështetur qëndrimin e prokurorisë.

    Procesi gjyqësor ndaj Bexhdilit vazhdon, ndërkohë që mbrojtja paralajmëron se do të kundërshtojë në mënyrë të vazhdueshme provat e paraqitura nga SPAK, duke i cilësuar si të interpretuara në mënyrë të njëanshme. Ndërkohë, seanca u shty për në datën 26 qershor.
    Çfarë paraqesin pamjet filmike?

    Sipas SPAK, në pamjet filmike të kompleksit “Golden”, shihet momenti kur trupi i Jan Prengës transportohet nga një automjet në një tjetër, ngjarje që ndodh në garazhin e kompleksit. Po sipas SPAK, Festim Bexhdili ishte prezent në këtë moment dhe më pas është larguar së bashku me persona të tjerë të përfshirë në rrëmbim. Kompleksi “Golden” rezulton të jetë pika kyçe në këtë çështje, ndërsa Prokuroria e Posaçme pretendon se aty u mbajt dhe më pas u zhduk trupi i Jan Prengës.

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

    Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

    Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

  • Vrasja e Jani Prengës/ Dritan Rexhepi çohet me Polici në gjyq: Nuk dua të pyetem, s’kam çfarë them!

    Vrasja e Jani Prengës/ Dritan Rexhepi çohet me Polici në gjyq: Nuk dua të pyetem, s’kam çfarë them!

    Dritan Rexhepi

    TIRANË- Dritan Rexhepi nuk pranoi që të fliste për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”. Por sot është shoqëruar forcërisht nga Policia e Shtetit për të dhënë edhe ai dëshminë e tij para trupës gjykuese të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në gjyqin që po zhvillohet për kopshtarin Festim Bechdili, i vetmi i dënuar me burg përjetë për vrasjen, Rexhepi sërish ka zgjedhur heshtjen.
    “Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë them,”-mësohet se është shprehur ai në sallën e gjyqit.
    Ndërkohë GJKKO, rrëzoi sot kërkesën e avokatit të Bexhdilit, Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Seanca e radhës u la me 26 qershor, ora 10:00.
    Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…/ZËRI

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them!

    Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them!

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dëshiron te pyetet në lidhje me ngjarjen pasi sipas ai nuk për të thënë asgjë.

    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

  • Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem, s’kam çfarë të them

    Vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në gjyq: S’dua të pyetem, s’kam çfarë të them

    Dritan Rexhepi, është shoqëruar forcërisht në Gjykatën e Posaçme të apelit më kërkesë të togave të zeza.
    Prezenca e tij ka të bëjë me dëshminë mbi procesin ndaj Festim Bezhdilit kopshtarit që nga gjykata e posacme u dënua me burg për jete për rrëmbimin dhe vrasje të Jan Prengës, por një vendim i gjykatës së larte vendosi ta ktheje dosjen për gjykim ne apel.
    Dritan Rexhepi para gjykatës u shpreh se nuk dua te pyetem se nuk kam ca them.
    Ndërkohë gjykata rrëzoi një kërkesë të Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Gjykata e shty seancën me 26 qershor, ora 10:00.
    Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri më 8 janar të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai në bashkëpunim me Gentian Doçin kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës pas dyshimeve se vëllai i këtij të fundit në 2019-ën i kishte vjedhur në Angli një konteiner me lëndë narkotike në pronësi të tyre.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite.
    45-vjeçari akuzohet edhe për përfshirjen në trafikun e drogës, më herët para togave të zeza ai ka deklaruar se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador, ku po vuante dënimin për trafik droge.

  • Rigjykimi për zhdukjen e Jan Prengës, avokati i Festim Bexhdilit kërkon rishikimin e pamjeve filmike

    Rigjykimi për zhdukjen e Jan Prengës, avokati i Festim Bexhdilit kërkon rishikimin e pamjeve filmike

    Në Gjykatën e Posaçme të Apelit (GJKKO) vijon procesi i rigjykimit për Festim Bexhdilin, i njohur si kopshtari i kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar 2020.
    Seanca e fundit u shënua nga kërkesa e avokatit të Bexhdilit, Ilir Murati, i cili kërkoi që trupi gjykues të rishohë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që ndodhen në dosje.
    “Kemi konstatuar një gabim të rëndë të organit procedues në interpretimin e pamjeve. Prokuroria pretendon se Bexhdili është larguar bashkë me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, por pamjet e kamerave vërtetojnë të kundërtën,” – deklaroi avokati Murati.
    Po ashtu, në sallën e gjyqit u shoqërua si dëshmitar shtetasi Aldo Majnishta, i cili pritet të japë dëshmi lidhur me rolin e të pandehurit në ditën e ngjarjes.
    Kujtojmë se Gjykata e Lartë rrëzoi më herët vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Festim Bexhdilit dhe urdhëroi rigjykim të çështjes, duke e kthyer dosjen në Apel për shqyrtim të ri mbi bazën e provave të kontestuara.
    Viktima, Jan Prenga, u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa dyshohet se u mbajt dhe u ekzekutua në kompleksin “Golden” në Shijak.

  • Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit, kërkesa për rishikim të pamjeve filmike shkakton debat

    Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit, kërkesa për rishikim të pamjeve filmike shkakton debat

    Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit që organizoi, rrëmbeu dhe zhduku pa gjurmë trupin e Jan prengës, më 17 janar 2020, nga Kamza deri në kompleksin luksoz, në shenjë hakmarrjeje për vjedhjen e një sasie kokaine nga vëllai i viktimës në Angli.
    Avokati i tij, Ilir Murati, kërkoi që të shikohen pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit, që bënë edhe zbulimin e krimit, në sallën e gjyqit.
    “Kemi konstatuar një gabim të organit të procedurës në interpretimin e pamjeve filmike”, tha ai mes të tjerash në kërkesën e tij në GJKKO.
    Në këtë kuadër mësohet se është shoqëruar për t’u pyetur edhe i dyshuari tjetër për ngjarjen Aldo Majnishta, në cilësinë e dëshmitarit.
    Bexhdili akuzohet se ishte pjesë e grupit ku ka dhe dijeni për zhdukjen e trupit të Prengës dhe të vendit se ku është hedhur apo groposur. SPAK nga hetimet ka deklaruar se Prenga është vrarë gjatë torturave dhe më pas trupi u zhduk pa gjurmë, për të mos lënë prova.
    Gjykata e Lartë prishi vendimin e dënimit me burg përjetë për Festim Bexhdilin, duke e kthyer çështjen për rigjykim, teksa ky i fundit pretendon se nuk ka marrë pjesë në krim. Por sipas SPAK ai e di vendin ku u dërgua trupi, pasi ka qenë pjesë.
    Për ngjarjen janë të dyshuar si organizatorë dhe autorë Gentian Funiqi, (Doçi), Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit “Golden” ku ndodhi dhe krimi.