Tag: prengës

  • Gjyqi ndaj Altin Hajrit/ Në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, avokatët duan “Kushtetuesen”

    Gjyqi ndaj Altin Hajrit/ Në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, avokatët duan “Kushtetuesen”

    Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rëndësishme atë të rrëmimit e zhdukjen e Jan Prengës, por për këtë shqyrtim i akuzuari ka kërkuar pezullimin.

    Gjatë seancës së radhës avokatët e Hajrit deklaruan se gjykata e posacme duhet të mbyllë përkohësisht gjykimin dhe t’ia kalojë çështjen për kontroll incindental Gjykatës Kushtetuese.
    Mbrojtja e të pandehurit, nuk trajtoi asnjë nga provat apo akuzat për të cilat SPAK rëndon Hajrin për rrëmbim, fshehje dhe asgjësim të Jan Prengës, por sollën një nen të kodit penal për të cilin pretendojnë se është jo kushtetues.
    Avokatët thanë se 109/3 i Kodit Penal është një dispozitë që parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk ka marzh për dënimin minimal. Diçka e tillë e kthen gjykatën në një notere të prokurorisë duke i mohuar diskrecionin për të vendosur mbi parimet e individualizmit deklaruan më tej avokatët.
    Gjykata e Posaçme nuk ka vendosur ende mbi këtë kërkesë, ndërkohë që më herët gjykimi kundër Hajrit u mbaj i pezulluar për një vit për të shteruar fazat e njoftimit të tij, që është ndarë në tre fraksione, njëra ndaj kopshtarit Festim Bexhdili dënuar së fundmi me burgim të përjetshëm, 5 të tjerë së bashku me Dritan Rexhepin po procesohen në të njëjtën gjykatë, kurse ai që konsiderohet si kryesori për rrëmbimin e Prengës, Gentian Funiqi, ende nuk është i është dorëzuar drejtësisë nga autoritetet spanjolle.
    Nga rrëmbimin i Prengës në 2020, autoritetet dështuan ta gjejnë trupin e tij ndërkohë që u zbulua se viktima u morr peng në fillim për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë nga i vëllai qe jetonte në Angli.
    Shenja e fundit e Jan Prengës ishin disa pamje filmike të bllokuara në kompleksin nën pronësi të Hajrit, një pronë që qëndroi përkohësisht nën sekuestron nga SPAK duke ju rikthyer më vonë pronarëve.
    Pamjet provojnë transportimin e Jan Prengës nga rrëmbyesit, mes të cilëve i tillë konsiderohet edhe kopshtari kompleksit.

    Top Channel

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokatët e Altin Hajrit kërkojnë pezullimin e procesit, GJKKO nuk pranon

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Avokatët e Altin Hajrit kërkojnë pezullimin e procesit, GJKKO nuk pranon

    Avokatët e Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim nga SPAK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i kërkuan Gjykatës së Posaçme të pezullojnë procesin gjyqwsor që po zhvillohet ndaj tij dhe të çojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese pretendimin që ata kanë.
    Mbrojtja ligjore e Hajrit iu drejtua me kërkesë gjykatës për kontroll incidental në referim të nenit 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me pretendimin se neni 109/3 i Kodit Penal është antikushtetues.
    Sipas tyre, kjo dispozitë në rastin kur ka pasojë vdekje, ka të parashikuar vetëm dënim maksimal me burg të përjetshëm dhe jo atë minimal.
    Parë në këtë kontekst, avokatët thonë se kjo i mohon gjykatës diskrecionin për të vendosur në referim të nenit 17 dhe 42 të Kushtetutës dhe nenit 47-50 të Kodit Penal, parimi i individualizimit të dënimit.
    Pas kërkesës së avokatëve, GJKKO deklaroi se nëse ata do vënë re se ka shkelje kushtetuese, do t’i drejtohen vetë për interpretim Gjykatës Kushtetuese.
    Prokuroria e Posaçme paraqiti provat shkresore në lidhje me Altin Hajrit, ku sipas Elida Kaçkinit, Hajri ka qenë në dijeni të rrëmbimit të Jan Prengës sepse nga kqyrja e pamjeve filmike ai ndodhje në kompeksin “Golden” në momentin që ka ardhur trupi i tij dhe madje ka mbyllur edhe qepenin e garazhit.
    Nga hetimi nga rezultuar se shkak për rrëmbimin e Jan Prengës është bërë vjedhja e nje sasie droge nga vëllai i tij në portin Portsmouth në Angli, ndërkohë Altin Hajri ka patur njohje me autorët madje, në një letër porosi që i ka ardhur SPAK nga Holanda rezulton që ai ka qenë i dënuar në këtë shtet për trafik droge, dënim të cilin e ka përfunduar në 2019.
    Gjithashtu, në provat e reja që i kanë mbërritur organit të akuzës janë edhe komunikimet në aplikacionin SKY ECC, që Hajri ka kryer me të pandehurit e tjerë në këtë proces. Madje me Gentjan Funiqin, flet pikërisht për këtë çështje, për procesin që ka nisur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    Ndërkohë avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njiheshin me provat e reja shkresore të paraqitura nga SPAK, për këtë arsye seanca u shty në datë 6 tetor ora 14.00. Procesi ndaj Altin Hajrit ishte pezulluar për 1 vit për shkak të mos arrestimit të tii nga policia dhe tani ka nisur në GJKKO me një trup gjykues të përbërë nga Erjon Bani kryesues, Bib Ndreca dhe Gerd Hoxha anëtarë.

  • Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili

    Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij.
    Apeli u përball me dy kërkesa të ndryshme nga dy prokurorët e të njëjtës çështjeje. Një nga prokurorët kërkoi dënim me 20 vite burg, me pretendimin se Bexhdili ishte i rastësishëm në ngjarje dhe jo pjesë e grupit kriminal që rrëmbeu e zhduku më pas Jan Prengën.

    Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin. Po ashtu, ai dyshohet se ka ndihmuar këta persona në zhdukjen e trupit dhe ka dijeni për të, dijeni që nuk e ka ndarë me hetuesit.
    Gjatë deklarimeve të tij një gjyq, Bexhdili ka pranuar se ju është bindur personave që mbërritën në garazhin e kompleksit, për të zhvendosur trupin, si edhe t’ju ketë vënë në dispozicion një kazmë dhe lopatë, për shkak se ata ishin të armatosur.

  • Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

    Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin

    Festim Bexhdili do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Pregës, në janar të vitit 2020. Ishte ky vendimi i dhënë këtë të premte, 25 korrik, nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e dhënë nga GJKKO.
    Në seancën përmbyllëse të rishqyrtimit gjyqësor të mbajtur më 11 korrik, dy prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, SPAK patën qëndrime të ndryshme për dënimin e kopshtarit.
    Dënimi i parë ndaj tij me burg përjetë nga dy shkallë të gjyqësorit u prish nga Gjykata e Lartë që argumentonte se SPAK nuk kishte prova për dijeninë e Bexhdilit mbi rrëmbimin dhe ndihma që u ka dhënë autorëve, ishte momentale.
    Bazuar në këtë qëndrim, prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin e tij me 20 vite heqje lirie, duke argumentuar në seancë se Bexhdili ishte në kompleks për shkak se punonte aty dhe nuk mund të mbahej përgjegjës edhe për vrasjen.
    Nga ana tjetër, prokurorja Elida Kaçkini kërkoi lënien në fuqi të vendimit të dënimit me burgim të përjetshëm, duke e konsideruar Bexhdilin si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë. Sipas saj, kamerat e sigurisë tregojnë bindjen e tij ndaj autorëve të tjerë, pasi i ndihmoi në lëvizjen dhe fshehjen e trupit si edhe në pastrimin e vendit të ngjarjes.
    Për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, SPAK ka të pandehur si porositës Dritan Rexhepin dhe 6 persona të tjerë, ndërsa shkak për ngjarjen është bërë vjedhja e një sasie droge në Britani./tvklan.al
     

  • Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Festim Bexhdilit

    Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Festim Bexhdilit

    Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë.
    Viktima, Jan Prenga, u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë, ndërsa dyshohet se u mbajt dhe u ekzekutua në kompleksin “Golden” në Shijak.

  • Berisha: Altin Hajri pagoi 700 mijë euro për t’i shpëtuar akuzës për vr*sje

    Berisha: Altin Hajri pagoi 700 mijë euro për t’i shpëtuar akuzës për vr*sje

    Këtë të enjte në deklaratën për shtyp, Sali Berisha u ndal tek Altin Hajri, një person në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Berisha tha se ai ka mrrë pjesë aktive në fushatën e 11 majit dhe madje ka kërcënuar edhe demokratët.
    Kreu i PD-së po ashtu aludoi se Hajri ka paguar deri në 700 mijë euro që t’i shpëtonte akuzës për vrasjen e Prengës, ndërsa shtoi se është lakuar edhe emri i Altin Dumanit, si një ndër personat që mund të ketë marrë pagesën. Edhe pse në fakt, Hajri është ende në kërkim për këtë ngjarje kriminale.

    ”Altin Hajri, famoz, vrasës brutal, një njeri, pronar lokali në të cilin u nda në copa trupi i Jan Prengës, gjoja në kërkim, merr pjesë aktive në fushatën elektorale dhe kërcënon demokratët. Ky vrasës i shpërfytyruar thuhet se ka paguar për të shmangur akuzën për vrasjen në fillim gjer në 700 mijë euro dhe është lakuar emri i Altin Dumanit. Por ky është i lirë që nga ajo ditë, gjoja në kërkim. Altin Hajri është shpërblyer nga Edi Rama me datën 26 mars me leje ndërtimi pallat 21 kate, 18 mbi tokë, 3 nën tokë”, tha Berisha.

  • ‘Shihnin nga dera me shpresë’, Lala në lot rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Djali më tha…

    ‘Shihnin nga dera me shpresë’, Lala në lot rrëfen për herë të parë bisedën me fëmijët e Jan Prengës: Djali më tha…

    Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer për herë të parë bisedën e saj me fëmijët e Jan Prengës, të cilët shpresonin që një ditë babai i tyre të kthehej. E ftuar në një emision televiziv, Lala mes lotësh, tha se ka vizituar shpesh familjen e Prengës dhe ka takuar vajzën dhe djalin e tij, që shikonin shpesh nga dera me shpresën për tu takuar me babanë e tyre të zhdukur.
    Lala përshkroi situatën e vështirë dhe thjeshtësinë e jetesës së familjes, duke e cilësuar tragjedinë si tepër të rëndë. Lala shtoi se ngjarja e Jan Prengës lidhet me veprimet e vëllait të tij dhe theksoi rëndësinë e kthimit të trupit të tij për t’i dhënë familjes një mundësi për të bërë varrimin. Gazetarja apeloi për drejtësi dhe kthimin e trupit, për një lehtësim emocional për familjen.
    “Ky mund të jetë rast i rrallë, kur 2 prokurorë të posaçëm përplasen me njëri-tjetrin për pretencën. Shteti shqiptar duhet ta ndjekë me vëmendje çështjen e zhdukjes së Jan Prengës, të kthejë trupin e tij pranë familjes, që ai ta ketë një varr ku të prehet. Kam shkuar shpesh në familjen e Jan Prengës përpara se gruaja dhe fëmijët të iknin me shpresën për të fituar azil politik në një nga vendet e BE-së, për të kuptuar sesi jeta e tyre u shkatërrua. Ata kanë shpresën e madhe se ndoshta një ditë, trupi i pajetë i Jani Prengës do të kthehet në familje. Vajza është 22 vjeçe, më tha se dëshiron të studiojë kriminalistikë dhe djali është në moshë të mitur, që shikonin shpesh nga dera, me shpresën që babai i tyre të kthehej. Disa kriminelë të pashpirt e rrëmbyen atë, e vranë. Disa nga ta janë para drejtësisë, është Dritan Rexhepi, Gentjan Doçi, Altin Hajri. Kam publikuar pamjet e trupit të pajetë të Jan Prengës në kompleksin e Altin Hajrit, që të tregoja se ka pasur trup të pajetë, sepse grupi pretendonte pafajësinë, duke thënë se nuk ka trup të pajetë. I kam kërkuar falje familjes për pamjet.
    Festim Bezhdili u dënua me burgim të përjetshëm, u kthye vendimi i Apelit për rigjykim dhe në rigjykim kishte prova të reja si bisedat në Sky Ecc. Prokurorja thotë se Festim Bezhdili është anëtar i grupit kriminal se ka ndihmuar në krim të rëndë në mënyrë aktive, ndërsa prokurori tjetër Behar Dibra, ka thënë se duhet të rikualifikohet vepra penale dhe të dënohet me 20 vite burg. Gjykata tashmë duhet të vendosë drejtësi për ngjarjen. Nëse kthehet trupi i pajetë i Jan Prengës në familje do ishte lehtësim dhe për mua. Kur isha në shtëpinë e Jan Prengës, pashë që aty dhe kuzhinë nuk kishte. Djali i Janit, kur e përqafova, nuk më shikonte në sy, më tha “dua babin”.  Ata ishin një familje e thjeshtë. Jan Prenga e pësoi vetëm pse vëllai i tij kishte marrë një sasi kokaine në Britaninë e Madhe. Nëse vëllai i tij e ka bërë këtë, të mbajë përgjegjësi, por s’mund të merret një njeri në atë mënyrë kriminale, është tepër e rëndë,” tha Lala.

  • “Kopshtari” përplas prokurorët, kërkojnë dënime të ndryshme! Festim Bexhdili i akuzuar për zhdukjen e Prengës

    “Kopshtari” përplas prokurorët, kërkojnë dënime të ndryshme! Festim Bexhdili i akuzuar për zhdukjen e Prengës

    Për herë të parë dy prokurorët e posaçëm te SPAK që kanë kryer hetimet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës u përplasën në sallën e Apelit të Posaçëm për masën e dënimit të kopshtarit të kompleksit “Golden”, ku i ndjeri humbi gjurmët një herë e përgjithmonë.

    Kopshtari, Festim Bexhdili është dënuar përjetë nga shkalla e parë, një vendim që për prokuroren Elida Kaçkini është me vend pasi e konsideron atë si një anëtar të grupit kriminal.
    “Rrëmbimi ka qenë i paralajmëruar sepse viktima është ndjekur disa ditë radhazi. Kompleksi “Golden” ka qenë i paracaktuar nga ana e tyre. I pandehuri, ditën e ngjarjes, ka pasur një vendndodhje të ndryshme nga kompleksi. Më pas shfaqet te kompleksi duke pasur një vëmendje të shtuar ndaj aparatit celular. Ai shfaqet duke pritur në derën hyrëse të garazhit. Në këtë derë më pas futet makina Audi A6 që i përket Altin Hajrit. Kjo mënyrë ndërveprimi tregon që ata kanë pasur dijeni dhe secili prej të pandehurve drejtohet drejt kompleksit për të kryer rolet e tyre. I pandehuri nuk ka shprehur as pendesë, nuk i ka kërkuar falje familjarëve, ka mbajtur vetëm qëndrim mohues, jo sqarues”, tha Elida Kaçkini, prokurore.

    Por nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim prokurori Behar Dibra i cili kërkon që Bexhdili të dënohet me 20 vjet burg, duke e përjashtuar atë nga bashkëpunimi si grup kriminal me të pandehurit e tjerë.
    “Në respekt të koleges dhe duke qenë dakord për parashtrimet që bëri, kam një vlerësim ndryshe për elementët e fajësisë së të pandehurit. Fakti është që vepra penale :Mbajtja Peng e Jan Prengës” është pasojë e një aktiviteti të kryer në Angli nga një i pandehur tjetër që është në një procedim tjetër. Prezenca e Festim Bexhdilit brenda në kompleks në orën 12:15 mund të ketë qenë për arsye të punëve të tij. Ai është kushëri i Altin Hajrit dhe punonte në kompleks. Në orën 18:49 Festim Bexhdili ndihmon Majnishtën dhe Martin Bletën të nxirrnin Jan Prengën nga bagazhi i makinës dhe më pas e zhvendosin në një automjet tjetër. Trupi tashmë ishte fshehur. Nuk ka prova të gjetjes fizike të Jan Prengës, nuk mund t’i kërkojmë të pandehurit të thotë diçka që ai mbase nuk e di”, u shpreh Behar Dibra, prokuror.
    Kopshtari Bexhdili nga ana e tij thotë se ishte aty dhe nga frika mori trupin e Jan Prengës për ta futur në makinë.
    Sipas tij kushdo të ishte aty në atë moment do bënte po të njëjtën gjë. Ilir Murati, avokati i Festim Bexhdilit thotë se përsa kohë Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim atëherë duhet rikualifikuar vepra penale në përkrahje të autorit të krimit.
    Edhe prokurori Dibra kërkoi rikualifikim të akuzës. SPAK thotë që Jan Prenga u rrëmbye e më pas u zhduk për pazare droge të cilat nisën me vjedhjen e një sasie kokaine nga vëllai i tij. Kokaina sipas organit të akuzës i përkiste Dritan Rexhepit dhe grupit të drejtuar prej tij.
    /vizionplus.tv

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim, ja qëndrimet e prokurorëve…

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim, ja qëndrimet e prokurorëve…

    Për prokuroren Elida Kaçini, Bexhdili duhet të dënohet me burg përjetë, për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të Jan Prengës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në seancën e së premtes SPAK lexoi pretencën për dënimin e Festim Bexhdilit, por prokurorët kërkuan dënime të ndryshme.
    Ndërsa prokurori tjetër i çështjes Behar Dibra, kërkoi dënimin me 20 vite burg për Bexhdilin. Sipas tij nuk provohet që Festim Bexhdili ka vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të rikualifikojë veprën penale dhe ta dënojë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo të grupit të strukturuar.
    Gjykata e Apelit të Posaçëm për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përsëritjes së shqyrtimit gjyqësor, shtyn shpalljen e vendimit në datë 25 korrik ora 11:00.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK i përçarë për dënimin e Festim Bexhdilit: Në pamjet e sigurisë ai …

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK i përçarë për dënimin e Festim Bexhdilit: Në pamjet e sigurisë ai …

    SPAK  i përçarë për qëndrimin për dënimin e  Festim Bexhdilit.

    Ndërsa prokurorja Elsa Kackini është shprehur se duhet te qëndrojë në fuqi dënimi i përjetshëm i njërit prej të akuzuarve për rrëmbimin e Jan Prengës, prokurori tjetër Behar Dibra është tërhequr nga akuza e mëparshme dhe e ka zbutur qëndrimin. Prokurori Behar Dibra kërkon rikualifikim të veprës penale për Festim Bexhdilin, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Ai kërkon të dënohet me 20 vite burgim.
    Prokurori Behar Dibra: Mbajtja peng e Prengës është si shkak i pazareve të drogës në Angli. Fakti që Bexhdili gjendet në atë orë në kompleks është për faktin që punonte në kompleks, Bexhdilit i është kërkuar nga Altin Hajri të bëjë veprimet që ai ka kryer. Nuk mund të bëhet përgjegjës Bexhdili për vrasjen e Jan Prengës, por duhet të jetë përgjegjës për veprimet ndihmuese.
    Prokurorja Elida Kaçkini: Nga tërësia e provave vleresojmë që vendimi i shkallës së parë për Bexhdilin duhet të lihet në fuqi.
    Referuar provave të paraqitura vlerësojmë janë përmbushur dhe detyrimet e lëna nga Gjykata e Lartë. Nga provat ka rezultuar se vepra penale është kryer në bashkëpunim.
    Rezulton se rrëmbimi ka qenë i paramenduar pasi viktima është ndjekur disa ditë më parë. Provohet gjithashtu se itinerari dhe kohën e lëvizjes së mjetit tregon se kompleksi “Golden” ka qenë i paramenduar.
    Bexhdili ka patur vendndodhje të ndryshme ditën e ngjarjes, ka ndjekur një itinerar dhe referuar pamjeve filmike tregon dijeninë dhe marrëveshjen e Altin Hajrit dhe Bexhdilit për ngjarjen.
    Bexhdili shfaqet në pamjet e sigurisë me një telefon të bardhë në duar dhe kontrollon garazhin, pasi nuk ka konstatuar qe nuk ka njeri ai pret ne derën e garazhit, dy të pandehurit e presin mjetin ne derën kryesore të kompleksit.
    Ne vlerësojmë që i pandehuri ka vepruar me ndërgjegje dhe dijeni të plotë dhe është vënë në dispozicion te grupit kriminal për 10 orë. Kërkojmë që vendimi me dënimin me burgim të përjetshëm për te pandehurin FesTim Bexhdili të konsiderohet i drejtë. Prokurore Elida Kackini është shprehur për lënie në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
    Prokuror Behari është shprehur për ndryshimin pjesërisht të vendimit të shkallës së parë, duke e shpallur fajtor Bexhdilin për veprat penale siç në vendimin e shkalles së parë, por në bashkëpunim të thjeshtë dhe jo në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar me 20 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm sikurse e ka dënuar shkalla e parë.
    Prokurore Elida Kackini është shprehur për lënie në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
    Prokuror Behari është shprehur për ndryshimin pjesërisht të vendimit të shkallës së parë, duke e shpallur fajtor Bexhdilin për veprat penale siç në vendimin e shkallës së parë, por në bashkëpunim të thjeshte dhe jo në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar me 20 vjet burgim dhe jo me burgim të përjetshëm sikurse e ka dënuar shkalla e parë.

    Top Channel