Tag: prenga

  • I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

    I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

    Prokuroria e Tiranës, ka vendosur që t’i sekuestrojë pasuritë shtetasit Paris Prenga, një emër ky i njohur në botën kriminale teksa është dënuar për tre vepra penale. Në njoftimin e organit të akuzës, sqarohet se janë sekuestruar një apartament me sipërfaqe 97.7 m2, një garazh me sipërfaqe 18.95 m2, një njësi e sipërfaqes 256.1 m2, si dhe aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”.
    Bëhet me dije, se këto pasuri, janë sekuestruar për shkak se nuk justifikohet me burime ligjore të ardhurat e tyre. Prenga ka një nivel të pajustifikueshëm ekonomik, që dyshohet se e gjitha ka ardhur nga aktiviteti i tij i paligjshëm kriminal.
    Prenga është dënuar për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’
    “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.P., i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.
    Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi P.P., ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:
    Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
    Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
    Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
    Aktivitetin e subjektit “Auto Art Service”“, njofton organi i akuzës.
    Siç e cilësuam e më herët, Prenga është një emër i njohur në botën e krimit. Ai është dënuar me 19 vite heqje lirie për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Artion Bylykut. Ky i fundit, është kunati i Domart Konjarit. Konjari sakaq, njihet si kundërshtari i Devi Kasmit, që u vra në janar të vitit 2018. Ka qenë Enver Jamaku, i penduari i drejtësisë, ai i cili rrëfeu pazaret kriminale përpara hetuesve. Gjatë marrjes në pyetje, në prill të 2021, ai është shprehur se do të merrte 300 mijë euro për të vrarë Domart Konajrin, të shpallurin në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo franceze.
    Pagesa për eliminimin e Konjarit, atij do t’i jepej nga Blendi Deda dhe Paris Prenga. Sipas Jamakut, në Tetor të 2019, këta të dy së bashku me Flor Abazin, i kanë dhënë një automjet për të ndjekur Konjarin dhe 2 mina me telekomandë. Ai ka rrëfyer se porositësit, i kanë treguar foto të viktimës, llojin e automjetit që përdoret dhe vendet që frekuentonte.
    Falë Jamakut, u zbulua dhe arsenali i armëve në Tiranë, po në periudhën e prill 2021, 18 baza të ndryshme në Tiranë, nga ku u arrestuan pesë persona. Bëhet fjalë për Paris Prengën, Bledar Dedë, Flor Abazin, Bujar Jaupin dhe Arben Sufën. Në kuadër të këtij operacioni policor, të koduar”Kompleksi”, u zbardhen dhe tre ngjarje kriminale, që morën jetë në vitet 2017-2018 në kryeqytet. Mes këtyre krimeve, është dhe ajo e eliminimit të Konjarit, ku është përfshirë Prenga. /tvklan.al

  • “Pse ç’a më di ti mua? Pse më preke me dorë”, u përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve në Mirditë, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

    “Pse ç’a më di ti mua? Pse më preke me dorë”, u përplasën verbalisht gjatë protestës kundër HEC-eve në Mirditë, 59-vjeçari dhunohet sot nga dy persona

    Kol Ndoji, 59 vjeç, nga Rrësheni, ka denoncuar ditën e sotme pritën dhe dhunimin që i është bërë nga dy persona.

    Në kallëzimin e tij ai deklaron se rreth orës 09.00, “sapo kisha blerë ushqimet tek një lokal te tregu i qytetit të Rrëshenit i cili ndodhet afër lokalit të shtetasit Tonin Topollajt, erdhën dy shtetas, njërin e njoh ka mbiemrin Prenga, emrin nuk ia di, ndërsa tjetrin nuk e njoh. Shtetasi me mbiemrin Prenga është nga fshati Mashtrekor njësia administrative Orosh bashkia Mirditë. Dua të them se më datë 15.04.2025, në fshatin Arrëz gjatë protestës së zhvilluar kundër Heceve të Kompanisë” Shperdhaza” jemi takuar me këtë shtetas i cili i kishte bllokuar rrugën me një foristrade te zeze me fenelina si ato të policisë se shtetasit, unë i kam thënë hapë rrugën dhe i kam vendos dorën në qafë dhe ai me ka thënë se do të dali punë me mua, do të shihemi dhe pastaj ka hap rrugë”.
    Ai vijon deklarimin duke thënë se sot ky person i është afruar dhe i ka thënë se përse e ka prekur me dorë.
    “A më njeh mua se kush jam unë, a të pata thënë se do të dali punë me mua”, shton Ndoji duke thënë se më pas i janë vërsulur me grushte të dy personat.
    “Unë në një moment u jam shkëputur nga duart dhe kam ikur me vrap, por ata më kanë ndjekur me makinë dhe më pas kanë kaluar në këmbë mbi një rrethim të një banese, më kanë dalë para dhe aty ne jemi përlesh me njeri-tjetrin. Ata të dy më kanë godit me gur dhe unë ju jam përgjigjur po me gur dhe në atë moment ky personi me mbiemrin Prenga më ka thënë se “pse, çfarë më di ti mua, unë jam i policisë”, dhe më pas janë larguar”, deklaron 59-vjeçari.
     

    Top Channel

  • Prenga debat me kryebashkiakun e Lezhës: Kam ende 2 shtëpi dhe kantinën e pa legalizuar, vend intrigash

    Prenga debat me kryebashkiakun e Lezhës: Kam ende 2 shtëpi dhe kantinën e pa legalizuar, vend intrigash

    Pronari i agroturizmit “Mrizi i Zanave”, Altin Prenga dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu janë përfshirë në një debat në rrjetin social Facebook.
    Prenga shpërndau sot një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama në Tiranë, ku gjatë prezantimit të projektit për përdorimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake, një qytetar u ankua për korrupsionin në institucionet shtetërore.

    ”Personalisht kemi 2 shtëpi dhe katinën e pa legalizuar sepse ky vend është plot intriga dhe kurrë nuk arrita të zhvilloj një praktikë normale me dokumenta pronësie apo leje ndërtimit nga peripecitë e pronës në këtë vend, ndërkohë që shoh leje dhe legalizime me toka bujqësore në det. Mendoj se kemi mes nesh shumë hiena, intrigant, të korruptuar, të kultivuar në gjakun tonë dhe kërkojnë vite për të ndryshuar”,-shkruan Prenga.
    Kryebashkiaku Ndreu ka komentuar, duke thënë se pretendimet e shkruara krahas videos janë ta pabaza. ”Në fakt, ata që u shërbehet më shumë dhe me korrektësi, janë ata që ankohen më shumë! Nga një verifikim, nuk më rezulton që të jesh penguar, as që të jetë kërkuar ndonjëherë diçka në formë korrupsioni, dhe legalizimet e ndërtimeve pa leje i ke në proces. Je helmuar pak dhe po e tejkalon masën”,-është komenti i Ndreut në postimin e Prengës. Më pas Prenga i është përgjigjur duke i thënë se askush nuk i kishte kërkuar para në zyrat e shtetit, ama institucionet e trajtojnë si të paligjshëm në tokat e të parëve të tij.

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Ja arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore, në GJKKO

    Zhdukja e Jan Prengës/ Ja arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore, në GJKKO

    Seanca gjyqësore që pritej të mbahej nga Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doccaj dhe Geraldo Martini, është shtyrë. Sipas njoftimeve, seanca pritet te zhvillohet më 16 prill në orën 14:00. Trupi gjykues mori vendimin, për shkak të mungesës së avokatit të Gentin Funiqit. Henrik Ligori.
    Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020.Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.
    Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.  Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.
    Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Rexhepit

    Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Rexhepit, Aldo Majnishtës, Gentian Funiqi, Martin Belta, Korado Gështenja, Artan Doccaj dhe Geraldo Martini, është shtyrë. Togat e zeza të GJKKO-së morën vendimin për shkak të mungesës së avokatit të Gentin Funiqit. Henrik Ligori. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 prill në orën 14:00

    Në seancën e sotme, do të dëshmonte Festim Bexhdili i bashkëpandehur në një procedim të lidhur. Ai është dënuar në shkallë të parë me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar 2020. Për Festim Bexhdilin ndërkohë vijon procesi në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

    HETIMI I SPAK PËR RASTIN E JAN PRENGËS

    Sipas dosjes së SPAK-ut, rrëmbimi i Jan Prengës është urdhëruar nga Ekuadori, nga shtetasi Dritan Rexhepi dhe shtetasi Gentjan Funiqi, kjo për arsye se vëllai i viktimës u kishte vjedhur një sasi kokaine në Angli.

    Në dosjen e Prokurorisë thuhej se, ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Jan Prenga, pasi është rrëmbyer në Kamzë, direkt pas ngjarjes është dërguar në kompleksin ‘Golden’ dhe aty është mbajtur peng, si dhe personat që posedojnë e administrojnë këtë kompleks janë të përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit Jan Prenga.

    Gjithashtu, nga shpjegimet e vëllait të shtetasin Tan Prenga, Anton Prenga, rezulton se ai ka dijeni për motivin e rrëmbimit dh mbajtjes peng të Jan Prengës, që është vjedhja e një sasie prej 260 kg lëndë narkotike, kokainë, në Angli, nga vëllai tjetër, Astrit Prenga dhe shoku i tij, Gëzim Dollani.

    Ai gjithashtu ka dijeni kush janë organizatorët dhe rrëmbyesit e Jan Prengës, shtetasit Gentjan Doçaj, Korado Gështenja, Korado Bleta dhe Gramos (Dritan) Rexhepi, pasi këta të fundit e kanë kontaktuar vëllain e tyre Astrit Prenga në Angli për kthimin e lëndës narkotike dhe më pas do të lironin Janin.