Tag: prenga

  • Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

    Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

    Kristjan Prenga është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen e fundit. Boksieri shqiptar, në ‘Atlantic City’ të SHBA-së, ka mposhtur në më pak se 30 sekonda kundërshtarin amerikan, i cili kishte pritshmëri në këtë përballje.
    Mjaftuan disa goditje tepër të forta në ije që Brandon Carmack të dorëzohej. Pasi e nisi vrullshëm amerikani mori mësime nga boksieri shqiptar, i cili e fitoi ndeshjen shumë më lehtë se sa pritej. Me këtë triumf Kristjan Prenga e rikonfirmoi veten si nga boksierët më të pamëshirshëm kur vjen puna te ‘nokauti’. Të 19 fitoret në karrierë Prenga i ka me ‘nokaut’.
    Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre. Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

  • BOKS/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA (VIDEO)

    BOKS/ Fitore me nokaut, Prenga shkëlqen në SHBA (VIDEO)

    Mbrëmja e djeshme në Bally’s Atlantic City, SHBA, u kthye në një arenë emocionesh për dhjetëra shqiptarë që mbushën sallën për të mbështetur boksierin e talentuar Kristian Prenga.
    Boksieri Shqipar regjistroi një fitore të frikshme me nokaut, duke e mbyllur duelin e radhës vetëm 1 minutë e 30 sekonda!

    Me këtë triumf, Prenga mbërrin në KO 19, duke forcuar statusin e tij si një nga puncher-at më të pamëshirshëm në peshat e rënda.
     

     
    Dominimi i tij që në sekondat e para tregoi qartë diferencën mes dy boksierëve, ndërsa Carmack u gjunjëzua pa mundur të rikuperonte nga fuqia e goditjeve të shqiptarit.

    Prenga tregoi superioritet absolut, duke dominuar me teknikë të pastër, lëvizje të shpejta dhe goditje të fuqishme, ai arriti ta mbyllë ndeshjen vetëm pas 1 minutë e 30 sekondash, duke siguruar një fitore të pastër dhe mbresëlënëse.
     
     
    Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre.
    Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

  • “Sa më shpejt ta thyejë qafën kjo qeveri”/ Minatori: Mjaft, askush s’bën pazar në kurriz të fëmijëve të mi

    “Sa më shpejt ta thyejë qafën kjo qeveri”/ Minatori: Mjaft, askush s’bën pazar në kurriz të fëmijëve të mi

    Minatori Kastriot Prenga kërkoi që kjo qeveri të largohet njëherë e mirë, pasi vetëm sa i ka mjeruar qytetarët e saj.
    Teksa ka sjellë në vëmendje se si ai dhe 70 shokët e tij u shkarkuan me ‘një të rënë të lapsi’ nga kompania në minierën e Spaçit në Mirditë, Prenga thotë se tanimë ato kanë mbetur pa të ardhura në familje, pasi ishin të vetmit që i siguronin ato.
    Lexo edhe:Parullat pikante: ‘Nëse vjedh një bukë, të fusin në qeli, nëse vjedh një popull, të japin ministri’Për shkak të përkeqësimit edhe të kushteve atmosferike, Prenga tha se është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të shporrur këtë qeveri, pasi askush nuk mund të bëjë pazare në kurriz të familjen e fëmijëve të tij.
    Unë jam Kastriot Prenga, nga Mirdita. Baba i 3 fëmijëve, dhe që prej disa vitesh punoj si minator në Minierën e Spaçit. Besoj se pak janë në këtë vend që nuk kanë dëgjuar për këtë minierë, ku në kohën e diktaturës kanë humbur jetën jo pak njerëz.
    Dhe sot e kësaj dite, kushtet në minierë nuk kanë ndryshuar shumë nga atëherë. Kompania shet bakrin e nëntokës tonë, por nuk do t’ia dijë për ata që e nxjerrin atë. Jemi njerëz të varfër që halli na ka detyruar të punojmë për atë rrogë që as e tillë s’mund të quhet.
    Por prej gati një muaji, dhe atë pak lëmoshë që na jepnin duke hyrë dhjetëra metra nën tokë, nuk e kam më. Kjo sepse guxuam të kërkojmë të drejtën tonë! Kërkuam pagë më dinjitoze dhe kushte më të mira pune. Ne nuk jemi skllevër që të trajtohemi si të tillë.
    Unë jam një prej atyre 70 minatorëve që kompania i hoqi me të rënë të lapsit vetëm se guxuam të kërkonim një jetë më të mirë për fëmijët tanë.
    U ankuam në shtet, por ministrja bënte sikur nuk dëgjonte.
    Njerëzit që dërgoi nga Inspektorati i Punës për të negociuar, në vend që të ndalonin aty tek dera e minierës, shkuan tek zyrat e administratës. I pritëm gjashtë orë në shi dhe në erë, dhe kur dolën na thanë: “Ndërprisni grevën, do ngeleni pa bukë, me çfarë do i ushqeni fëmijët tuaj?”. Unë po u them atyre zotërinjve: lërini karriget dhe pushtetin jo një ditë, por një orë, dhe provoni të punoni në vendin tonë. Besoj se nuk do rezistonit.
    Protestuam dhe para Kuvendit, më 30 tetor. Hynin e dilnin deputetët socialistë, na shikonin, por për ta ne nuk ekzistonim, ashtu siç nuk ekzistojmë për shtetin dhe kompaninë, që duket se e ka paguar haraçin tek kjo godinë këtu.
    Përse u ngritëm ne? Për kushte pune, sepse hyjmë në galeri dhe nuk e dimë a do dalim që andej. Për një pagë që të na siguronte një jetë më dinjitoze. Në ato toka ne kemi lindur, jemi rritur e kemi lindur fëmijë. Por fitimet e saj po ikin sa në xhepat e pushtetit dhe kush e di se ku. Për ne asgjë.
    Sot moti është ftohur në Mirditë dhe bora ka filluar. Unë jam i papunë, fëmijët e mi duan ngrohje dhe veshje, dëbora do bëjë të sajën e nuk pyet ke apo s’ke të blesh dru zjarri apo veshje. Ku të ankohemi, kush na del për zot mua dhe shokëve të mi?
    Sot dëgjoj për miliona të vjedhura, në tunele, në rrugë, me koncesione, a ku di unë tjetër se çfarë, ndërsa ne jemi çdo ditë para dyerve të minierës për bukën e gojës. Ja pra ky është shteti dhe këta janë ata që na drejtojnë sot. Për shkak të këtyre hajdutëve jemi këtu ku jemi. Po na ikin vëllezërit e fëmijët, se këtu ka të drejtë të jetojë vetëm ai që ka para e pushtet.
    Unë nuk merrem shumë me politikë, por jam këtu në këtë protestë se askush s’mund të bëjë pazar me jetën time dhe me jetën e fëmijëve të mi. Jam këtu se jam i ndërgjegjshëm që në një qeveri të përgjegjshme këto nuk do ndodhnin. Një qeveri e përgjegjshme s’do më tregonte bukën e gojës, por do mbronte të drejtat e mia.
    Por kur vjedh e nuk e qeveris, kjo ndodh. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, se nuk po vuajmë vetëm ne minatorët. Po vuan edhe bujku, edhe pensionisti, edhe biznesi i vogël. Sa më shpejt të thyejë qafën kjo qeveri, sa më shpejt të shkojnë drejt burgut hajdutët, aq më shumë shpresë do kemi për të jetuar si njerëz. Mjaft është mjaft. Faleminderit.

  • Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

    Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

    Antonela Berisha, Klea Prenga dhe Mariela Berisha

    TIRANË- Gjykata e Tiranës shpalli fajtore dhe dënoi dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha për dhuënn ndaj blogeres Klea Prenga. Mariela Berisha u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimi do të mbetet në fuqi edhe nga Apeli. Ndërsa motra e saj, Antonela, u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua ne dy vite.
    Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024, në një lokal luksoz të Tiranës, në zonën e Kodrës së Diellit. Fillimisht u shpallën në këkrim, por më pas motrat Berisha u vetëdorëzuan në tetor të 2024. 

    Por cili ishte shkaku i përplasjes mes tyre?
    Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë./ZËRI

  • Dënohen motrat Mariela e Antonela Berisha

    Dënohen motrat Mariela e Antonela Berisha

    Gjykata e Tiranës gjeti fajtore dhe dënoi motrat Mariela dhe Antoneta Berisha për dhunën ndaj blegeres Klea Prenga.
    Mariela Berisha u dënua me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite nëse dënimin mbetet në fuqi edhe nga Apeli. Motra e saj Antonela u dënua me 3 vite shërbim prove, që iu reduktua ne dy vite.
    Motrat Berisha u dënuan për akuzën e plagosjes së rëndë. Ato dhunuan blogeren Prenga gushtin e 2024 teksa kjo e fundit ndodhej në një restorant lukzos në Tiranë.

  • Vëllai i vrau motrën dhe kunatin në ’97! 53-vjeçarja dhe burri i saj arrestohen për dëshmi të rreme

    Vëllai i vrau motrën dhe kunatin në ’97! 53-vjeçarja dhe burri i saj arrestohen për dëshmi të rreme

    FOTO ILUSTRUESE

    LEZHË- Agustin Prenga 57 vjeç dhe gruaja e tij Valbona Prenga 53 vjeç janë arrestuar pasi kanë gënjyer në dëshminë e tyre gjatë gjyqit në Gjykatën e Lezhës për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 1997. Konkretisht Valbona Prenga dhe burri i saj po dëshmonin në lidhje me vrasjen e motrës dhe bashkëshortit të kësaj të fundit, kryer nga vëllai i saj. 
    Çifti Prenga kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997. Aktualisht autori, njëherësh vëllai i 53-vjeçares është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
    Njoftimi i policisë:
    Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.          
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në  drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vunë në pranga shtetasit:
    V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, bashkëshortë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.   
    Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Kur bëhen bashkë Altin Prenga i Mrizit të Zanave me Gjergj Luca i Rozafës….

    Kur bëhen bashkë Altin Prenga i Mrizit të Zanave me Gjergj Luca i Rozafës….

    Kur bëhen bashkë Altin Prenga i Mrizit të Zanave me Gjergj Luca i Rozafës kuptohet qartë çfarë energjie e çfarë dashurie i japin këtij vendi.
    I famshi Altin Prenga që ka bërë një supër bar-restorant te Mrizi i Zanave, por jo vetëm restorant, sepse ai ka ideuar dhe bërë realitet investimet në zonë në fushën e vreshtarisë dhe perimeve, duke u kthyer në një person që tregon se si njeriu me pasion, besim dhe përkushtim bën histori; pra sot ishte te Gjergj Luca në Elbasan, atje ku Luca ka “perandorinë” e tij.

    Të dy promovuan para klientëve verën shqiptare, e prodhuar nga Altin Prenga, duke iu dhuruar nga një shishe verë falas çdo tavoline.

    Të dy, Gjergji dhe Altini, janë personazhe VIP që e kanë krijuar emrin në sajë të punës disa vjeçare.

  • Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

    Botërori i mundjes/ Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

    20 Shtator 2025

    18:58

    Telesport

    Botërori i mundjes po shkon drejt fundit dhe përvec medaljes së argjendtë të fituar nga Chermen Valiev, për Shqipërinë nuk do të vijë asnjë medalje e dytë.
    Mundësit e fundit që garuan për ngjyrat kuqezi në këtë turne, Albina Drazhi dhe Gjete Prenga, u mundën që në sfidat e tyre të para, duke u eliminuar nga gara.
    Gjete Prenga garoi në peshën 67kg të stilit greko-romak dhe në përballjen e parë, atë ndaj neo-zelandezit Tsuchika Shimoyamadaa, u mund 0-9.
    Ndërsa Albina Drazhi garoi në peshën 68kg, ku përballë saj ishte Sophia Schaefle e Gjermanisë. Kjo e fundit fitoi 5-3, duke eliminuar mundësen kuqezi.

  • “Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije”

    “Ushqimi shqiptar është identitet – jo vetëm shije”

    Flet Altin Prenga – i njohur për agroturizmin “Mrizi i Zanave” Në vitet e fundit, ka një rritje të numrit të restoranteve dhe agroturizmeve që ofrojnë produkte vendase dhe pjata tradicionale të interpretuara me kujdes dhe kreativitet.Kjo qasje përputhet me tendencat globale drejt produkteve lokale, të stinës dhe përvojave autentike gastronomike.Në këtë kontekst, shefi Altin Prenga – i njohur p…

  • Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

    Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

    Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim ndryshe nga veriu, konkretisht nga Altin Prenga, themeluesi i agroturizmit të njohur Mrizi i Zanave.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Prenga thekson se turizmi shqiptar, përkundër perceptimeve pesimiste, po kalon një nga periudhat më të mira.
    “Sukses nuk do të thotë me mbush çdo shezlon apo çdo objekt prej betoni. Po na vijnë miq të mirë, ndoshta edhe më të mirë se ç’i meritojmë.”
    Ai nënvizon se cilësia dhe përkushtimi janë thelbi i një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm numrat apo grumbullimet masive. Sipas tij, struktura të mirëfillta turistike në të gjithë vendin, nga jugu në veri, janë të mbushura plot dhe po japin fryte.
    Prenga dha edhe një mesazh për ata që e shohin turizmin thjesht si një mundësi për fitim të shpejtë:
    “Ata që e shohin turizmin vetëm si mënyrë pasurimi, pa pasion e përkushtim, uroj të kenë më pak punë. Ndoshta konkurrenca do i detyrojë të bëhen më mikpritës, më të ndershëm në çmim dhe të kthehen te identiteti.”Ai bën të ditur se dhomat në Mrizi për gusht janë të prenotuara prej 5 muajsh, dhe megjithëse mund t’i kishin shitur dyfish më shtrenjtë, nuk e kanë bërë. Përkundrazi, ai thotë se po i orientojnë mysafirët te bujtinat përreth, që të përfitojë e gjithë zona.
    Ky reagim vjen si një kundërpeshë ndaj zërave që flasin për dështim të turizmit, duke vënë në pah një realitet tjetër: atë të mikpritjes së ndershme, zhvillimit lokal dhe ruajtjes së identitetit.