Tag: prendit

  • U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal/ Zbulohet miqësia e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

    U arrestua si ‘koka’ e grupit kriminal/ Zbulohet miqësia e Fatjon Prendit me Alfons Ndocin, të dënuarin që u vra në burgun grek

    Fatjon Prendi, i arrestuar së fundmi në Greqi si kreu i një grupi kriminal që u kap me mbi 1 ton drogë dhe arsenal armësh, rezulton të ketë qenë mik i ngushtë me Alfons Ndocin, 35-vjeçarin shqiptar të vrarë në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo në qershor 2024.

    Burime nga hetimet greke kanë zbuluar se Prendi dhe Ndoci kanë pasur një lidhje të afërt miqësore, ndërkohë që të dy konsiderohen emra të njohur për autoritetet greke, për përfshirje në aktivitet kriminal të strukturuar dhe të rrezikshëm, raporton pwr Top Channel, gazetari Artur Bibe.
    Alfons Ndoci kishte një profil të lartë kriminal. Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina, ai vrau me gjakftohtësi pronarin e dyqanit, vetëm sepse guxoi të kundërshtonte grabitjen.
    Në vitin 2018, ai u arratis nga një mjet transporti të të burgosurve në portin e Pireut, së bashku me tre të dënuar të tjerë, gjatë transferimit nga Athina drejt Kretës. Pas një operacioni të forcave speciale greke, ai u kap sërish disa ditë më vonë.
    Në qershor të vitit 2023, Ndoci u arrestua bashkë me shtetasin Gerald Jaho, pas një ndjekjeje policore në Athinë. Dyshja u kap me dy pistoleta, një sasi marijuane dhe mbi 16 mijë euro, së bashku me kartëmonedha të huaja. Ata u pikasën në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i identifikoi si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos.
    Ndoci tentoi të arratisej sërish, duke shkaktuar një përplasje me disa automjete, por u arrestua në vend. Në atë kohë, ai kishte mbi vete një urdhër arresti për “grabitje në bashkëpunim”, si dhe dy dënime për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”, me një total prej tre vitesh burgim.
    Zbulimi i lidhjes mes tij dhe Fatjon Prendit ngre dyshime të reja mbi shtrirjen dhe strukturën e rrjeteve kriminale shqiptare në Greqi dhe më gjerë, teksa hetimet ndaj Prendit dhe bashkëpunëtorëve të tij vijojnë intensivisht.

    Top Channel

  • Ekskluzive/ Vrasja në Lezhë e Gjovalin Prendit, e bija për TCH: Organizatorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

    Ekskluzive/ Vrasja në Lezhë e Gjovalin Prendit, e bija për TCH: Organizatorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

     “Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.

    Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.
    Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.
    Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.
    “Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.
    Një orë pas këtij krimi në tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.
    “Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.
    Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit  Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.
    “Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i  vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.
    E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.
    “Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”, u shpreh ajo.

    Top Channel

  • Vr*sja e Gjovalin Prendit, e bija: Organizatorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

    Vr*sja e Gjovalin Prendit, e bija: Organizatorët i denoncuam, ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

    ”Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës. Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve. Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.
    Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim. ”Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.

    Një orë pas këtij krimi në tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël. ”Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.
    Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët. ”Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.
    E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.
    ”Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë”, u shpreh ajo. /Top Channel/

  • Katër të vrarë në 11 vite/ “Gjithçka nisi nga një sherr banal për një femër”, e bija e Gjovalin Prendit: Ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

    Katër të vrarë në 11 vite/ “Gjithçka nisi nga një sherr banal për një femër”, e bija e Gjovalin Prendit: Ja e vërteta e vëllait me Vis Martinajn

    “Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim. Të gjenden autorët, të kapen dhe të marrin dënimin e merituar”, tha Viola Prendi, e bija e viktimës.
    Ky është apeli i familjes Prendi drejtuar autoriteteve.
    Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.
    Më 19 shkurt 2014 janë vrarë Taulant Prendi e Klodian Ndreca, 10 vite më vonë në 9 maj në Athinë u ekzekutua Sidorel Prendi i njohur edhe me emrin Roan Brahimi dhe më 17 prill u ekzekutua i ati i tij, i cili për ikjen e nipave dhe të birit priti nga shteti gjetjen e autorëve që janë ende anonim.
    “Ne nuk kemi marrë asnjë kërcënim, babai im jetonte i lirë, dilte në rrugë se thoshte nuk i kam hyrë në hak njeriu”, tha ajo.
    Një orë pas këtij krimi në Tiranë ndodhi një atentat me 4 të plagosur që u dyshua se në shënjestër ishte bashkëshortja e Sidorel Prendit, por për familjen ky ishte një dyshim i pabazë pasi e veja e tij në ato momente ndodhej në Lezhë por kjo zhurmë ka lënë shenjë tek fëmijët e vegjël.
    “Kemi fëmijë që janë të terrorizuar, kanë frikë të shkojnë në shkollë, thonë do na vrasin edhe ne si gjyshin dhe për ne kjo është e tmerrshme”, tha e bija e viktimës.
    Policia ka hedhur dyshimet se vrasja e Gjovalin Prendit lidhet me të shkuarën e të birit Sidorel Prendi i cili sipas bluve megjithëse jo zyrtarisht dyshohet për krime të ndryshme si atentati ndaj Brilant Martinajt, vrasja e Gentjan Bejtes etj, por familja ka një tjetër version dhe flet me emra për autorët.
    “Çdo gjë nisi nga një konflikt banal për një femër. Rivali i vetëm është Ardian Gjeloshi, i biri Klajd Gjeloshi dhe aleatët e tyre. Ata janë organizatorët e vrasjes së babait dhe vëllait tim. I kam deponuar edhe në polici”, tha ajo.
    E motra e Sidorel Prendit alias Rohan Brahimit mohon kategorikisht që i vëllai të jetë përfshirë në vrasjen e Brilant Martinit apo në krime të tjera të ndodhura vitet e fundit pasi ai në këtë kohë nuk ka qenë në Shqipëri. Viola Prendi pranon që i vëllai kishte njohje me Ervis Martinajn, por kurrsesi nuk ishte kundërshtar i tij.
    “Vëllai im nuk ishte kundërshtar i Martinajt. Ka marrë një telefonatë nga ai, u revoltua. Ka ik e ka takuar dhe është kthyer po atë darkë. Nuk është dhunuar siç thonë. Ka ardhur, kemi vijuar darkë.”, u shpreh ajo./ TCH

  • Dalin pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit

    Dalin pamjet e makinës së përdorur në vrasjen e Gjovalin Prendit

    Ky është automjeti tip “Rover” që përdorën autorët e vrasjes së Gjovalin Prendit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës.Foto e siguruara është fiksuar nga kamerat e disa bizneseve në zonën ku u ekzekutua 64-vjeçari.
    Burime pranë grupit të hetimit i thanë Tv Klan se ky automjet ka ardhur nga ura e Milotit dhe sapo kanë mbërritur përpara bar kafes në pronësi të viktimës, kanë zbritur dy persona prej tij dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar.64-vjeçari, ka qenë në pjesën e verandës së lokalit duke shkruar në telefon, ndërsa në brendësi të bar kafes ndodheshin 5 persona, 1 prej tyre bashkëshortja e viktimës.
    Pasi kanë qëlluar me breshëri ndaj Gjovalin Prendit, vrasësit që dyshohet se ishin 3 persona janë larguar nga e njëjta rrugë që kanë ardhur, në drejtim të Fushë Gjormës, aty ku dhe kanë djegur automjetin, që rezultoi i vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti. Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e vrasësve, teksa vijon analizimi i pamjeve të shumta filmike. Ndërkohë po në funksion të hetimit, hetuesit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle banesash kryesisht tek persona me të cilët ka patur konflikte djali i viktimës, Sidorel Prendi, njohur ndryshe si Roan Brahimi. Ky i fundit i dyshuar për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, i ekzekutuar në 9 Maj 2024 në Athinë të Greqisë. Tv Klan

  • Ishin autorë, por vetëm njëri qëlloi drejt Gjovalin Prendit! Zbardhet dinamika e eliminimit të babait të Roan Brahimit

    Ishin autorë, por vetëm njëri qëlloi drejt Gjovalin Prendit! Zbardhet dinamika e eliminimit të babait të Roan Brahimit

    Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit, mbrëmjen e së enjtes në Lezhë.
    Autorët kanë ardhur nga ura e Milotit kanë kaluar lokalin afërsisht 50 metra larg nga pjesa e pasme e lokalit dhe dy persona kanë zbritur nga makina dhe janë afruar në këmbë te dera e lokalit dhe kanë qëlluar nga pjesa anësore ku të dy ishin të armatosur dhe vetëm njëri ka qëlluar.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 52 dhe ka zgjatur vetëm 30 sekonda dhe makina afrohet para lokalit dhe merr dy autorët. Makina ka marrë sërish drejtimin për Milot dhe e kanë djegur në Fushë Gjormë.
    Sa i përket hetimeve pas ngjarjes Policia e Lezhës ka kontrolluar disa banesa dhe ka shoqëruar disa persona ndër to edhe dy vëllezër të fisit Gjeloshi ndër to edhe Ardian Gjeloshi alias Marku. Janë marrë në pyetje për rreth 2 orë nga policia dhe më pas janë lirë.
    Grupi hetimor nga hetimet e deritanishme pistë kryesore ka hakmarrjen. Hetuesit janë fokusuar tek e shkuara e djalit të tij Sidorel Prendi alias Roan Brahimi.
    Fisit Prendi në vitin 2014 pranë lokalit ku u vra i ndjeri Gjovalin Prendi i vranë djalin e xhaxhait dhe të hallës dhe mbeti i plagosur djali tjetër i xhaxhait të Sidorel Prendit. Ngjarje e cila ka mbetur e pazbardhur dhe pa autor. Po ashtu në vitin 2020 babait të Sidorel Prendit i kanë bërë dy sulme në lokal, një me armë dhe një me eksploziv.
    Po ashtu djali i viktimës së datës 17 prill është hetuar për disa ngjarje, ndër to edhe atentati i 10 shkurtit 2024 ndaj Ardian Gjeloshit ku mbeti i plagosur dhe u vra ekonomisti i firmës.
    Po ashtu emri i Sidorel Prendi alias Roan Brahimi ka dalë edhe te vrasja e Gentjan Bejtjes në Larushk të Fushë Krujës. Ngjarje për të cilën është në burg edhe kunati i tij Ilir Beqaraj.

  • Atentati në Lezhë, makina u vodh në Peqin/ Babai i Roan Brahimit u qëllua sapo doli në verandë

    Atentati në Lezhë, makina u vodh në Peqin/ Babai i Roan Brahimit u qëllua sapo doli në verandë

    Gjovalin Prendi, u ekzekutua në verandën e lokalit që kishte në pronësi të tij, në Pllanë të Lezhës, sapo doli të shkruante një mesazh në telefonin e tij.
    Ndërkohë në tavolinën ku ishte ulur Gjovalin Prendi ndodheshin 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit. Kjo e fundit por edhe dëshmitarët e tjerë, nuk kanë mundur të shikojnë se kush janë autorët për shkak se jashtë ishte errësirë.
    Nga dinamika e ngjarjes, rezulton se në atentat kanë marrë pjesë 3 autorë, dy në rolin e ekzekutorëve që kanë zbritur nga makina dhe janë afruar rreth 20 metra Gjovalin Prendit ndërsa një person i tretë ka qenë në rolin e shoferit.
    Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se makina tip “Porsche” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 mars të këtij viti.
    Policia dhe Prokuroria e Lezhës, si pistë kryesore vijojnë të kenë atë të hakmarrjes. Gjovalin Prendi, ishte babai i Sidorel Prendit i ekzekutuar në 9 maj të 2024 në Athinë të Greqisë. I njohur ndryshe dhe me emrin Roan Brahimi, ishte një prej armiqve të Ervis Martinajt, por emri i tij është lakuar në disa ngjarje kriminale.

  • Makina e vrasësve të 64-vjeçarit u vodh në Peqin 1 muaj më parë

    Makina e vrasësve të 64-vjeçarit u vodh në Peqin 1 muaj më parë

    Makina tip Land Rover e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 Mars të këtij viti.Kjo e dhënë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Lezhës, e cila vijon hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së 64-vjeçarit, mbrëmjen e së enjtes në Pllanë të Lezhës.
    Të paktën 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutim, 2 prej të cilëve kanë zbritur nga makina, kanë përshkruar rreth 20 metra rrugë në këmbë dhe kanë qëlluar në drejtim të Gjovalin Prendit.Viktima në momentin që është ekzekutuar ka qenë në verandën e lokalit, duke shkruar në telefon, teksa në brendësi të bar kafes në pronësi të tij, ndodheshin 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.
    Kjo e fundit, por dhe personat e tjerë dëshmitar në vendngjarje, në deklarimet e para kanë treguar se nuk kanë mundur të shquajnë autorët dhe se në momentin e breshërisë janë shtrirë në tokë.
    Gjovalin Prendi, ishte babai i Sidorel Prendit i ekzekutuar në 9 Maj të 2024 në Athinë të Greqisë. I njohur ndryshe dhe me emrin Roan Brahimi, Sidorel Prendi ka qenë i dyshuar disa ngjarje të rënda kriminale.
    Pikërisht këto ngjarje dhe e shkuara e djalit të 64-vjeçarit, janë pista me e fortë që hetusit janë përqëndruar për vrasjen e të enjtes në Pllanë.
    Tv Klan

  • Vrasja e Gjovalin Prendit! Policia kontrolle në 5 familje, rivale të Roan Brahimit

    Vrasja e Gjovalin Prendit! Policia kontrolle në 5 familje, rivale të Roan Brahimit

    Në kuadër të hetimeve që po kryen rreth atentatit të Gjovalin Prendit, ku 64-vjeçari ndwrroi jetw,  policia ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.
    Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.
    Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.
    Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.
    Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.

  • Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit/ Ja itinerari i atentatorëve, hapen dosjet e të birit të vrarë në Athinë

    Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit/ Ja itinerari i atentatorëve, hapen dosjet e të birit të vrarë në Athinë

    Kur kanë kaluar më shumë 24 orë nga atentati që tronditi Lezhën, policia dhe grupi hetimor nuk kanë mundur ende të gjejnë asnjë gjurmë të vrasësve të Gjovalin Prendit.

    Përgjatë së djeshmes, e vetmja punë e konkretizuar e policisë është gjetja e mjetit luksoz të përdorur nga autorët e krimit në pritën që i zunë Prendit në derën e lokalit të tij, në fshatin Pllanë. Policia i humbi shpejt gjurmët e atentatorëve, të cilët dyshohet që e kanë kaluar lehtësisht urën e Milotit për të hyrë nëpër fshatrat e Kurbinit pa u ndjekur nga askush.
    Aty kanë djegur mjetin për t’u larguar në drejtim të paditur. Përgjatë së djeshmes, nuk është bërë me dije asnjë e dhënë tjetër në lidhje me pistat në të cilat është fokusuar hetimi dhe aq më pak të ketë ndonjë shpresë për identifikimin e atentatorëve, që dyshohet që kanë qenë 4, ku dy prej tyre kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar në drejtim të Prendit.
    Referuar të dhënave që vijnë nga Lezha saktësohet se autorët e kanë djegur mjetin në zonën e Gjormit, jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse policia ka mundur të gjejë pamje të makinës që u përdor në vrasje. Nga dëshmitë e personave që e kanë parë mjetin është mësuar lloji, ndërsa makina është gjetur e shkrumbuar, çka u heq mundësinë ekspertëve për të gjetur ndonjë gjurmë të personave që kanë qenë brenda mjetit.
    Nga sa është mësuar pas aktit të rëndë, policia ka kryer pyetjen e shumë personave, mes tyre edhe të afërm me viktimën por që nuk është mësuar asnjë e dhënë në lidhje me konflikte që ka pasur Prendi, ndonëse disa herë më parë ka qenë i shënjestruar, por gjithnjë policia dhe prokuroria e Lezhës nuk kanë hapur hetime duke e konsideruar si kërcënime si mesazh për çështjet në të cilat dyshohej se ishte përfshirë i biri.
    Djali i tij, Sidorel Prendi, që njihet me emrin Roan Brahimi, u ekzekutua me 9 maj të vitit të kaluar në Athinë, teksa kishte mbërritur në Athinë për të kaluar Pashkët me familjen e tij që kishte në Greqi. Nga të dhënat e medias greke, aso kohe u mësua, se në makinë me Roanin gjendeshin edhe djali dhe gruaja, por atentatorët kanë qëlluar drejt tij duke mos i dëmtuar pjesën tjetër të familjes.
    DYSHIMET DHE HETIMET
    Grupi hetimor që është rikthyer ditën e djeshme në vendin e ngjarjes, mësohet se ka arritur të kuptojë lëvizjen që kanë bërë autorët për të mbërritur të padyshimtë në lokalin e Prendit. Sipas të dhënave, ata kanë ardhur nga Miloti, rrugës së vjetër dhe kanë hyrë në pjesën që duket si garazh për lokalin. Nga aty kanë zbritur dy persona, për të cilët nuk dihet nëse kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar mbi 64-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.
    Ata janë larguar pa kërcënuar askënd tjetër, ndërkohë që kanë marrë rrugën nëpërmjet Pllanës, për të dalë në aksin që lidh Lezhën me Tiranën dhe për t’u zhdukur.
    Grupi hetimor është rikthyer sërish tek aktivitetet e pahetuara të të birit të viktimës, për të parë hollësitë dhe për të shkuar drejt një piste konkrete. Roan Brahimi, ose Sidorel Prendi, i cili u vra vetëm një vit më parë, ishte i dyshuar për një sërë aktesh. Madje, Policia e Shtetit e listoi në mes të 5 emrave që duhej të dëshmonte për masakrën e FushëKrujës me 4 të vrarë, atentat ku humbi jetën Brilant Martini, si shënjestra kryesore e asaj ngjarjeje horror, që tronditi mbarë opinionin publik.
    Përveç djalit nga Pllana, në listën e personave që duheshin pyetur ishin edhe emra të njohur të botës së krimit në vend dhe që aktualisht janë në kërkim për dosjet e bujshme të grupeve kriminale, por asnjëherë nuk u mësua nëse këta persona u morën në pyetje mbi ngjarjen e frikshme, ku u vranë dhe më pas u dogjën në mes të ditës dhe në mes të rrugës kryesore të vendit katër djem të rinj.