Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 18:27
Gjykata e Tiranës dënoi me 16 vite burg 15-vjeçarin Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Voltiza Prendi tha se në raste të tilla tragjike, dhimbja e familjes së viktimës nuk mund të shuhet me një vendim gjykate, por sistemi i drejtësisë për të mitur ka si qëllim parandalimin e rasteve dhe jo ndëshkimin
“Sipas drejtësisë për të mitur, masat janë parandaluese dhe korrigjuese, jo ndëshkuese me dënime maksimale”,-u shpreh Prendi, duke shtuar se në këto situata nuk ka vetëm një familje të lënduar. “Edhe familja e autorit ka humbur dhe është e dëmtuar”. Ajo theksoi se në rrënjë të problemit qëndron mungesa e edukimit dhe e kulturës digjitale në familjet shqiptare. Sipas saj, prindërit shpesh nuk vendosin kufizime të përdorimit të ekranit, çka i ekspozon të miturit ndaj gjuhës agresive dhe përmbajtjeve të rrezikshme online
“Gabim është mungesa e edukimit, ne si prind nuk kemi ditur të edukojmë fëmijën si të jetë i kujdesshëm në rrjetet sociale dhe kjo për shkak se nuk jemi brezi i këtyre rrjeteve. Prindërit nuk bëjnë reduktim kohor përdorimit të ekranit dhe ai të mos jetë i ekspozuar nga një gjuhë agresive në rrjete sociale. Familjet e sotme nuk kanë kulturën ndaj digjitalizimit dhe nuk di si ta mbrojë dhe edukojë në lidhje me rrjete sociale dhe zhvillimin teknologjik”, tha Prendi.
Tag: prendi
-

Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Teksa policia greke ende nuk ka dalë komunikim zyrtar lidhur me goditjen e një grupi kriminal shqiptaro-grek, përgjegjës për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, janë zbardhur emrat e personave të dyshuar. Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër.
Në prangat e të ashtuquajturës “FBI” greke kanë rënë Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjeç nga Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur Vasil Theohari, 31 vjeç nga fshati Krongj i Finiqit.
Ata akuzohen se janë të ngjarjes së ndodhur në 16 maj 2025, kur ndaj automjetit të blinduar të 41-vjecarit grek Jani Lala, u qëllua rreth 50 herë me armë zjarri, por pa mundur ta vrasin e as ta plagosin. Personi që ka shkrepur këmbëzën, dyshohet të jetë Dhimitër Meci, një person i akuzuar për dosja vrasje me pagesë në Greqi.
Të arrestuarit kishin njohuri për të monitoruar objektivat e tyre me automjete, në të cilat kishin instaluar kamera të fshehta, duke pasur kështu mundësinë të kishin një pamje 24-orëshe. Konkretisht, ata kishin parkuar një furgon prodhim italian, përballë karburantit të Lalës, në panelin e kontrollit të të cilit kishin montuar një kamerë. Më 16 maj, kur Lala doli nga karburanti, ata e panë atë duke përdorur mjetet teknologjike që kishin në dispozicion dhe e sulmuan duke e qëlluar me një Kallashnikov. Dy javë pas përpjekjes së dështuar për të vrarë Lalën në karburantin e tij, të dyshuarit u përpoqën përsëri të regjistronin lëvizjet e tij me të njëjtën makinë në një tjetër karburant që ai kishte në dispozicion. Megjithatë, automjeti u pikas më pas nga një punonjës i pikës së karburantit, ndërsa policia gjeti kamerën e fshehur.
Sipas policisë, të njëjtët individë kishin kryer edhe sulmin me zjarrvënie në një pikë karburanti në Argyroupoli më 23 shkurt.
Kush janë shqiptarët e dyshuar: Dhimo Meci, Dhimo Meci, 45 vjeç nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.
Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.
Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.
Viktima Ali Saeed, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit. Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.
Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.
Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.
Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.
Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor.
Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.
Nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.Fatjon Prendi
Fatjon Prendi, aktualisht i burgosur në Trikalla, është arrestuar në shtator të këtij viti si pjesë e një grupi që i’u sekuestruan 1.1 ton marijuanë, droga sintetike dhe arsenal armësh.
Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, 4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje në Krioneri, vajza e së cilës sapo ishte kthyer në shtëpi, duke mbajtur në çantë shumën prej 1700 eurosh. Vajza ndodhej brenda në shtëpi kur autorët thyen një dritare dhe hynë brenda. Sapo e panë, e ndoqën dhe i rrëmbyen çantën, ndërsa vajza e tmerruar vrapoi në dhomën e prindërve të saj, ku familja e saj po flinte në atë kohë, dhe u mbyll brenda me ta, ndërsa njoftoi edhe Policinë.
Grabitësit ikën në këmbë. Oficerët e policisë që nxituan në zonë i ndoqën dhe më pas patën një shkëmbim zjarri.
Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit e pamëshirshëm, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit. Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Një shkëmbim i ri të shtënash me armë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, pranë varrezave të zonës, ndërsa gjatë ndjekjes, një makinë patrullimi u përplas në pjesën e pasme të makinës së Makis Triantafyllopoulos, për të ndaluar grabitësit.
Automjeti ra në një përrua, pjesa e pasme e të cilit ishte e mbushur me plumba nga oficerët e policisë që po ndiqnin autorët.
Kërkimi ndaj tyre vazhdoi, me autorët e krimit të bllokuar në përrua ndërsa përpiqeshin të iknin në këmbë. Një oficer policie u plagos gjatë shkëmbimit të të shtënave.
Fatjon Prendi ka kryer më pak se 10 vite burg. Është arrestuar ne 7.12.2012 dhe liruar me kusht në 11.02.2022. Ne 2017 teksa ishte ne burgun e Domokos, i është gjetur thikë në qeli. Ai njihet si miku i Alfons Ndocit, i vrarë -

21 Janari / Beqiri: Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë/ Mahmutaj: Në spital më fshihnin nga prokurorët
Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.
Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.
Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.
Idajet Beqiri: Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit. Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit. Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi. Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë.
Fatos Mahmutaj: Grafia e dorës sime të plagosur, më dhanë grafinë e dorës së dikujt tjetër. Duke menduar, mendoja se mjekët po përpiqeshin për shëndetin tim, ata po më fshihnin nga grupi i prokurorëve. Më fshehën, për gati 3 orë, nga njëri dhomë në tjetrin. U përballa me një prokuror në korridor. Mjekët ligjorë nuk donin të më prisnin. Nuk më prisnin fare që të bëja ekspertizën. -

“Doli i çarmatosur dhe i rrahur”, Beqiri zbulon detajet: Ndrea Prendi doli me sy të nxirë nga zyra e Berishës, pasi..
Avokati Idajet Beqiri thotë se komandanti i Gardës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi, gjatë protestës, u thirr nga Sali Berisha në Kryeministri.
Në një studio televizive, Beqiri u shpreh se Prendi doli nga zyra e Berishës me sy të nxirë, pasi reezistoi ndaj urdhrit për të shtënë ndaj protestuesve.
Ndërsa gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në 21 janar,deklaroi se në spital, mjekët e penguan që të fliste me prokurorët.
Idajet Beqiri: Ndrea Prendi jepte komanda. U thirr në zyrë, pa pasur asnjë dhunë. Ai u thirr te zyra e kryeministrit. Nga zyra e kryeministrit doli me syrin e enjtur, doli i çarmatosur. Ka rezistuar dhe ka ngrënë grushtin. Ia kemi dhënë emrin SPAK se kush e grushtoi, nga grupi i zjarrit. Prokuroria e Tiranës e zvarriti këtë çështje, nuk e dimë se nga doli plumbi që vrau Aleks Nikën. Ky është një turp. Ekspertimi i kësaj, e kanë çuar gjoja në Turqi. Këtë ekspertimin, e bëj unë, e kam llojet e mekanizmave, shekncore. Ua jap formulën e plotë. -

Nga grabitja e trajnerit tek plagosja e policit, e shkuara e errët e Fatjon Prendit që u kap në Greqi me 1 ton drogë
Policia greke shkatërroi një grup kriminal duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi, 39 vjeç.
Në operacionin, ku morën pjesë edhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, mbi 1000 rrënjë marijuanë, arsenal armësh dhe sasi të tjera droge, përfshirë ato sintetike.
Fatjon Prendi rezulton një emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme më 7 dhjetor 2012 në Krioneri të Greqisë.
Në atë rast, 4 persona, përfshirë Prendin, tentuan të hynin me forcë në shtëpinë e një familjeje, ku vajza e re sapo ishte kthyer duke mbajtur në çantë 1700 euro. Autorët thyen një dritare dhe hynë në banesë, duke i rrëmbyer çantën vajzës, e cila u mbyll me familjen në dhomën e prindërve dhe njoftoi policinë.
Grabitësit u larguan në këmbë, por policia i ndoqi dhe pati shkëmbim zjarri. Gjatë ngjarjes, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos, që kishte shkuar për të raportuar, u bllokua nga grabitësit dhe i morën makinën në zonën e Ekalit. Policia nisi një ndjekje të egër, ku pati një shkëmbim tjetër zjarri pranë varrezave, dhe një makinë patrullimi u përplas në një përrua gjatë ndalimit të autorëve. Një oficer policie u plagos gjatë përleshjes.
Operacioni për shkatërrimin e grupit të Fatjon Prendit u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias. Grupi kriminal kultivonte drogë dhe tregtonte kokainë dhe substanca të tjera sintetike. Në pranga ranë 6 persona, përfshirë kreun e grupit, 39-vjeçarin Prendi, dhe bashkëpunëtorët e tij: 36-vjeçarin Elson Ndreca, 35-vjeçaren Brisejda Cami, 73-vjeçaren Pashke Gega, 35-vjeçaren Zoje Ndoj dhe 50-vjeçarin Arben Mashi, i cili jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuanë, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ecstasy dhe një arsenal armësh që përfshinte 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë dhe 134 fishekë. Po ashtu, u konfiskuan 3 automjete, 17 celularë, para false dhe në valuta të ndryshme.
Sipas burimeve policore, Fatjon Prendi kishte precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa Arben Mashi kishte precedentë për organizatë kriminale, drogë, armë dhe shkelje të ligjit për emigrantët.Top Channel
-

Arben Prendi: Vashat nguten me u bâ gra!
Vashat nguten me u bâ gra!, poezi nga Arben Prendi
Taka të nalta,Të holla thikë,Plagosin trotuarin.Kalimtarët anojnë kryet të trembun mbrapa.Asgja, asgja, mos u ligështoni.Vashat nguten me u bâ gra!
Vashat nguten me u bâ gra,Kozmetikë, inxhina, sytjene me gjinj dredharakë,Sjellje perfekte për kryezoja burrash,Sfidë për lutje.E natyrshme a e panatyrshme kjo ngutje?…Nuk e di pse pra,Vashat nguten me u bâ gra?!
Përqark bubullojnë hapat dhe qeshjet e tyne,Hapa dhe qeshje enkas për gra,Kofshë molisëse, trupa sfungjer, krahë,Lëkundje të prera.
Vashat nguten me u bâ gra!Trillojnë humbje të rrejshme për lojnat,Kukulla mistrece,Macet bishtdredhme,Xixëllonjat,Kunorat me lulet e vockla të qershive,Në një stinë të papërsëritshme.Kot nguten,e pamëshirshme âsht koha.Ah, sa kanë me u pendue!Ah, sa kanë me u pendue!
ObserverKult
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT: ARBEN PRENDI
Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Arben Prendi
Cila është frika juaj më e madhe?Nuk e di, në të vërtetë. Ndoshta frika se mos vdes i ri dhe i lë fëmijët të vegjël, pa mbështetje dhe përkujdesje.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?Përgjithësisht nuk admiroj askend. Më shumë prirem drejt admirimit të cilësive të veçanta nga njerëz të ndryshëm.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?Me asnjë. Secila qenie njerëzore është unike. Secila është e rëndësishme në vetvete. Rrethana të caktuara në jetë nxjerrin në pah cilësitë e karaktereve njerëzore.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?Ndoshta natyra pak e mbyllur dhe të mos qenit sistematik në veprimtarinë e përditshme.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
-

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan! Si e dhunuan Sidorelin brutalisht
Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”.
Por, nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote… U ndje i tradhtuar.
Në vend që të pritej nga një grup garantësh, ai u përball me grupin e dhunës. Ervis Martinaj, bashkë me të besuarit e tij, e rrahën Sidorelin në mënyrë brutale. E lidhën, e goditën me sende të forta, e më pas, e hodhën jashtë në gjendje mjaft të rëndë… Kjo ngjarje, as u zbulua dhe as u denoncua kurrë.
Thuhet se Martinaj, e la të gjallë vetëm që ti kujtonte se kush e kishte në dorë jetën e tij. Por, ky ishte autogol… Prendi ka qenë një nga personat që dinte shumë për grupin e tij.
“Prej disa kohësh organi i akuzës ka filluar të funksionojë në bazë të asaj që quhet regjistrimi i veprës, por jo i autorit. Dhe duke qenë se për ngjarje të rënda kriminale, më përpara regjistrohet vepra dhe jo autori, por emri i autorit ndoshta nuk regjistrohet kurrë. I jep mundësi palëve të dëmtuara në këtë rast që të kenë mundësi, dhe të kenë akses dhe të marrin informacion nga dosjet” u shpreh avokati Ermal Hamataj“Nuk e shoh shumë efektiv, bashkëpunimin mes këtyre strukturave dhe mendoj se ajo është ajo që sjell më pas çedimin e zbulimit të ngjarjeve të ndryshme, gjithashtu mendoj se duhet të jetë edhe më efektiv”- u shpreh Dea Toçi, avokate
Pas dhunimit çnjerëzor nga grupi i Martinajt dhe tradhtisë që ndjeu nga Ylli Brahimi, Sidorel Prendi nuk u tërhoq. Ai nuk kërkoi drejtësi nëpër institucione. Ai kërkoi hak. Dhe për këtë, duhej të formonte aleanca të reja, me njerëz që kishin po aq gjak për të larë sa ai.
Në qarqet e botës së të krimit, urrejtja ndaj Ervis Martinajt nuk ishte e re. Për shumë, Martinaj ishte kthyer në një figurë që duhej eliminuar, një njeri që kishte thyer aleanca, prishur pazare, si dhe kishte vënë në shënjestër, emra të njohur të botës së krimit. Për këtë arsye Sidorel Prendi afrohet me Durim Bamin, i cili vitet e fundit ishte në konflikt të hapur me Martinajn.
Ai kishte nisur të frekuentonte zonën e Niklës, aty ku ndikimi i Durim Bamit ishte i pakontestueshëm. Në këtë mjedis, ku çdo fjalë peshohet me plumb dhe çdo shtrëngim duarsh fsheh një aleancë të re, Sidorel Prendi gjen hapësirën për t’u pozicionuar kundër Martinajt.
“Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”- u shpreh Alban Qafa, avokat.
“Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë duhet të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”-u shpreh avokatja, Dea Toçi.
Prendi nuk ishte më vetëm një viktimë që kërkonte hakmarrje. Ai ishte tashmë pjesë e një fronti të heshtur, por shumë të rrezikshëm, të formuar nga ata që kishin një qëllim të përbashkët: eliminimin e njeriut më të fuqishëm në botën e krimit Ervis Martinajn.
Kjo aleancë nuk ishte thjesht një bashkëpunim. Së bashku Durim Bamin, klanin Duka, e të tjerë, formuan një bosht të ri kundër dominimit të Martinajt. Hakmarrja e “Sidit”, nisi me atë që e tradhëtoi. Në krye të listës nuk ishte Brilanti. As Ervisi. Ishte Ylli Brahimi, njeriu që e kishte shitur. Njeriu që e theu në besë.Më 13 janar të viti 2021, qendra e Milotit u kthye në skenën e një atentati të mirëorganizuar. Ylli Brahimi në atë kohë, një emër periferik për publikun, por kyç në pazaret e brendshme të botës së nëndheshme, u qëllua me breshëri.
45-vjeçari ndodhej në trotuar, duke biseduar me dy persona të tjerë, kur një motor në të cilin ishin dy persona me skafandra iu afrua, dhe pasagjeri hapi zjarr drejt tij. Brahimi u plagos, por shpëtoi pa rrezik për jetën. Ndërsa autorët u zhdukën brenda pak sekondave.
“Dy persona që kanë qenë shokë, kthehen në armiq vrasin njëri tjetrin, kur njëra nga palët i bën gol palës tjetër. Nuk likuidon lekët e furnizimit me lëndë narkotike, qoftë me kokainë qoftë me hashash, apo qoftë edhe borxhet që rrjedhin nga lekët me fajde, që merren për të financuar një aktivitet të paligjshëm të lëndëve narkotike, apo qoftë edhe nga lojërat e fatit”-u shpreh Alban Qafa, avokat. -

Takimi sqarues i shkuar keq Martinaj-Prendi dhe atentatet që pasuan
Takimi Martinaj-Prendi u vendos të zhvillohej në Fushë-Kuqe, zonë e njohur si baza e Ervisit. Sidorel Prendi nuk kishte shkuar atje për luftë, shkoi për të “negociuar”. Nga ajo bazë ai doli i dhunuar rëndë, pa nder siç thuhet mes njerëzve të asaj bote. U ndje i tradhtuar. Në vend që të pritej nga një grup garantësh, ai u përball me grupin e dhunës. Ervis Martinaj, bashkë me të besuarit e tij, e rrahën Sidorelin në mënyrë brutale. E lidhën, e goditën me sende të forta, e më pas, e hodhën jashtë në gjendje mjaft të rëndë. Kjo ngjarje, as u zbulua dhe as u denoncua kurrë.
Thuhet se Martinaj, e la të gjallë vetëm që ti kujtonte se kush e kishte në dorë jetën e tij. Por, ky ishte autogol… Prendi ka qenë një nga personat që dinte shumë për grupin e tij. “Prej disa kohësh organi i akuzës ka filluar të funksionojë në bazë të asaj që quhet regjistrimi i veprës, por jo i autorit. Dhe duke qenë se për ngjarje të rënda kriminale, më përpara regjistrohet vepra dhe jo autori, por emri i autorit ndoshta nuk regjistrohet kurrë. I jep mundësi palëve të dëmtuara në këtë rast që të kenë mundësi, dhe të kenë akses dhe të marrin informacion nga dosjet” u shpreh avokati Ermal Hamataj. “Nuk e shoh shumë efektiv, bashkëpunimin mes këtyre strukturave dhe mendoj se ajo është ajo që sjell më pas çedimin e zbulimit të ngjarjeve të ndryshme, gjithashtu mendoj se duhet të jetë edhe më efektiv”,-u shpreh Dea Toçi, avokate.Pas dhunimit çnjerëzor nga grupi i Martinajt dhe tradhtisë që ndjeu nga Ylli Brahimi, Sidorel Prendi nuk u tërhoq. Ai nuk kërkoi drejtësi nëpër institucione. Ai kërkoi hak. Dhe për këtë, duhej të formonte aleanca të reja, me njerëz që kishin po aq gjak për të larë sa ai. Në qarqet e botës së të krimit, urrejtja ndaj Ervis Martinajt nuk ishte e re. Për shumë, Martinaj ishte kthyer në një figurë që duhej eliminuar, një njeri që kishte thyer aleanca, prishur pazare, si dhe kishte vënë në shënjestër, emra të njohur të botës së krimit. Për këtë arsye Sidorel Prendi afrohet me Durim Bamin, i cili vitet e fundit ishte në konflikt të hapur me Martinajn.
Ai kishte nisur të frekuentonte zonën e Niklës, aty ku ndikimi i Durim Bamit ishte i pakontestueshëm. Në këtë mjedis, ku çdo fjalë peshohet me plumb dhe çdo shtrëngim duarsh fsheh një aleancë të re, Sidorel Prendi gjen hapësirën për t’u pozicionuar kundër Martinajt. “Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”,-u shpreh Alban Qafa, avokat.
“Duhet që strukturat e policisë edhe të prokurorisë duhet të kenë bashkëpunimin që thashë në krye të herës për të qenë më efektivë në mënyrë që mos të kryhen këto vepra, pasi kryhen më pas edhe vënie përpara përgjegjësisë së autorëve nuk kanë vlerën e njëjtë”-u shpreh avokatja, Dea Toçi. Prendi nuk ishte më vetëm një viktimë që kërkonte hakmarrje. Ai ishte tashmë pjesë e një fronti të heshtur, por shumë të rrezikshëm, të formuar nga ata që kishin një qëllim të përbashkët: eliminimin e njeriut më të fuqishëm në botën e krimit Ervis Martinajn.
Kjo aleancë nuk ishte thjesht një bashkëpunim. Së bashku Durim Bamin, klanin Duka, e të tjerë, formuan një bosht të ri kundër dominimit të Martinajt. Hakmarrja e “Sidit”, nisi me atë që e tradhëtoi. Në krye të listës nuk ishte Brilanti. As Ervisi. Ishte Ylli Brahimi, njeriu që e kishte shitur. Njeriu që e theu në besë. Më 13 janar të viti 2021, qendra e Milotit u kthye në skenën e një atentati të mirëorganizuar. Ylli Brahimi në atë kohë, një emër periferik për publikun, por kyç në pazaret e brendshme të botës së nëndheshme, u qëllua me breshëri.
45-vjeçari ndodhej në trotuar, duke biseduar me dy persona të tjerë, kur një motor në të cilin ishin dy persona me skafandra iu afrua, dhe pasagjeri hapi zjarr drejt tij. Brahimi u plagos, por shpëtoi pa rrezik për jetën. Ndërsa autorët u zhdukën brenda pak sekondave. “Dy persona që kanë qenë shokë, kthehen në armiq vrasin njëri tjetrin, kur njëra nga palët i bën gol palës tjetër. Nuk likuidon lekët e furnizimit me lëndë narkotike, qoftë me kokainë qoftë me hashash, apo qoftë edhe borxhet që rrjedhin nga lekët me fajde, që merren për të financuar një aktivitet të paligjshëm të lëndëve narkotike, apo qoftë edhe nga lojërat e fatit”-u shpreh Alban Qafa, avokat. /TCH/ -

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminuan ‘Sidi’ dhe i ati?
Dy atentate mafioze, në dy rrethe të ndryshme, Tiranë dhe Lezhë.
Një orë e 45 minuta distancë kohore mes krimeve. 50 kilometër distancë gjeografike. Disa rastësi të dyshimta që dukej sikur lidhnin ngjarjet, për të ngritur edhe më tepër mister.Gjovalin Prendi, u vra në fshatin Pllanë pranë biznesit të tij, pa mbushur 1 vit nga ekzekutimi mafioz i të birit, Sidorel Prendi, i njohur si Roan Brahimi. Me sa duket eliminimi i atij personazhi të njohur të botës së errët, nuk e kishte mbyllur kapitullin e hakmarrjes nga rivalët…
“Rasti në fjalë që supozohet që është saga e një gjakmarrjeje që mund të ketë lindur prej 10 apo 15 viteve është pikërisht për arsyen se ky zinxhir nuk është shkëputur. Nqs ky zinxhir do ishte shkëputur që në vrasjen e parë do ishim duke folur ndryshe dhe nuk do ishim tek viktima e disatë’ u shpreh Ermal Hamataj, avokat.
“Motivi i atyre ngjarjeve është hakmarrja dhe gjakmarrja bashkë. Është një familje që ka pasur edhe më parë viktima në vitin 2014, Sidorel Prendit, i është ekzektuar djali i hallës dhe djali i xhajes, në vitin 2014 në Urën e Milotit” u shpreh Alban Qafa, avokat.
Referuar skenës së atentatit dhe dëshmive, 64-vjeçari Prendi, nuk i trembej një atentati të mundshëm pasi nuk ruhej. Atij nuk i tërhoqi vëmendjen as mjeti i dyshimtë i atentatorëve dhe dy personat e veshur me rroba të errëta që iu afruan pranë verandës së lokalit.
Njëri prej tyre, nxori armën dhe hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend ndërsa tjetri rrinte në gatishmëri. Brenda në lokal ishte edhe bashkëshortja e viktimës, e cila e shtangur nuk arrin të reagojë…….Mjeti i autorëve do të gjendej i shkrumbuar në Gjorm. -

Inside Story/ Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj, pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati?
Dy atentate mafioze, në dy rrethe të ndryshme, Tiranë dhe Lezhë.
Një orë e 45 minuta distancë kohore mes krimeve. 50 kilometër distancë gjeografike. Disa rastësi të dyshimta që dukej sikur lidhnin ngjarjet, për të ngritur edhe më tepër mister.
Gjovalin Prendi, u vra në fshatin Pllanë pranë biznesit të tij, pa mbushur 1 vit nga ekzekutimi mafioz i të birit, Sidorel Prendi, i njohur si Roan Brahimi. Me sa duket eliminimi i atij personazhi të njohur të botës së errët, nuk e kishte mbyllur kapitullin e hakmarrjes nga rivalët…
“Rasti në fjalë që supozohet që është saga e një gjakmarrjeje që mund të ketë lindur prej 10 apo 15 viteve është pikërisht për arsyen se ky zinxhir nuk është shkëputur. Nqs ky zinxhir do ishte shkëputur që në vrasjen e parë do ishim duke folur ndryshe dhe nuk do ishim tek viktima e disatë’ u shpreh Ermal Hamataj, avokat.
“Motivi i atyre ngjarjeve është hakmarrja dhe gjakmarrja bashkë. Është një familje që ka pasur edhe më parë viktima në vitin 2014, Sidorel Prendit, i është ekzektuar djali i hallës dhe djali i xhajes, në vitin 2014 në Urën e Milotit” u shpreh Alban Qafa, avokat.
Referuar skenës së atentatit dhe dëshmive, 64-vjeçari Prendi, nuk i trembej një atentati të mundshëm pasi nuk ruhej. Atij nuk i tërhoqi vëmendjen as mjeti i dyshimtë i atentatorëve dhe dy personat e veshur me rroba të errëta që iu afruan pranë verandës së lokalit.
Njëri prej tyre, nxori armën dhe hapi zjarr duke e lënë të vdekur në vend ndërsa tjetri rrinte në gatishmëri. Brenda në lokal ishte edhe bashkëshortja e viktimës, e cila e shtangur nuk arrin të reagojë…….Mjeti i autorëve do të gjendej i shkrumbuar në Gjorm.Top Channel
